LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Detajet e errëta të historisë në ‘Dua të të bëj të lumtur’ që revoltoi shqiptarët

13 Janar 2019, 10:40, Lifestyle CNA
Detajet e errëta të historisë në ‘Dua të të

Kjo histori në ?Dua të të bëj të lumtur? zë vëndin e parë si historia që revoltoi shqiptarët dhe si historia që mërziti Arbana Osmanin për mënyrën si u trajtua. Bëhet fjalë për rastin e dy vajzave të mitura të Gëzimit, të cilat jetojnë në jetimore. Marsin e shkuar, çifti i misionerëve, Alfredi dhe Diana i kërkuan publikisht Gëzimit të kujdeseshin për fëmijët e tij, por ai nuk pranoi.

Në një intervistë për Revistën Who, autorja dhe moderatorja e ?Dua të të bëj të lumtur, Arbana Osmani, thotë se nuk është krenare për trajtimin që iu bë kësaj historie.

?Duke pasur tendencën që personazhe të caktuar të mos i dëmtojmë e cënojmë në të shkuarën e tyre, kemi zgjedhur të mos tregojmë detaje ?të errëta? e ?të pakëndshme? në mënyrë që historia të ketë një përfundim të lumtur, sepse ai është qëllimi në fund të fundit.

Vjet, ne patëm një histori, ku dy vajza të mitura na kërkonin t?i largonim nga jetimorja. Ajo histori kishte plot të pathëna për babain e tyre, të cilat me dashje ne nuk donim t?i bënim publike për të mirën e vajzave,? thotë Arbana.

 

Fill pas asaj historie, ?Dua të të bëj të lumtur? hoqi dorë nga praktika e mbrojtjes së personazheve. Ç?do histori do të tregohet siç ndodhi:

?Fatkeqsisht, ato vajza janë akoma në jetimore, historia u harrua dhe e vetmja gjë që mbeti janë ca komente të ekstremistëve muslimanë në profilin e programit, njerëz tërësisht të keqkuptuar që e kthyen qëllimin e programit në një ?luftë? mes besimeve. Në atë moment, bashkë me stafin vendosëm se nuk do të ?mbrojmë? asnjë nga personazhet, se do të servirim çdo histori ashtu siç është dhe se do të kemi kujdes të mos përdoremi nga njerëz të caktuar,? përfundon ajo.

Lajmet e fundit nga