LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksidenti me dy viktima/ Banorët e ish-Kënetës protestë për sinjalistikën

13 Janar 2019, 09:46, Aktualitet CNA
Aksidenti me dy viktima/ Banorët e ish-Kënetës protestë

Banorët e zonës së ish-Kënetës në Durrës janë ngritur në protestë pas aksidentit të ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku humbën jetën vjehrrë e nuse.

Viktima të aksidentit mbetën Bukurie Cufaj 56 vjeçe  dhe Sabije Cufaj 38 vjeçe.

Banorët protestojnë për mungesën e sinjalistikës në rrugën ?Vëllazërimi?, që sipas tyre është bërë burim i shumë aksidenteve.

Banorët shprehen se kjo rrugë ka mbi 10 vite që është bërë dhe deri më tani  nuk është bërë pajisja me sinjalistikë.

?Rruga ka 10 vjet që është bërë, po qëkur është ndërtuar ata nuk i vendosën sinjalistikë. Këtu janë bërë shuëm aksidente. Jeta nuk është e sigurtë në se kalon në këtë rrugë.?-thanë banorët./CNA.al

Lajmet e fundit nga