LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

106-vjetori i Policisë së Shtetit/ Sfidat ndër vite

13 Janar 2019, 12:59, Aktualitet CNA
106-vjetori i Policisë së Shtetit/ Sfidat ndër vite

13 janari shënon përvjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit. Këtë vit policia shqiptare bën plot 106 vjet.

Përgjatë 106 viteve Policia ka ndryshuar formën dhe përmbajtjen e saj duke iu nënshtruar kërkesave të kohës dhe komunitetit hap pas hapi.
Kështu e ka përkufzuar kreu i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, rrugëtimin e Policisë ndër vite, gjatë ceremonisë të organizuar për këtë rast.

Sipas të njëjtit, Filozofia e institucionit nga dikur e hekurt, e standardizuar  dhe e detyrueshme sot është fleksible tolerante, e hapur dhe e angazhuar për të përvetësuar idetë dhe teknologjitë e reja.

?Detyra dhe thelbi i saj mbetet i njëjtë pavarësisht kohës apo dimensioneve sociale, ne jemi pararojë e mbrojtjes së ligjit.
Është pikërisht zbatimi i ligji kryefjala e betimit të secilit prej nesh. Sigurisht që çdo periudhë ka pasur karakteristikat e veta në të cilat janë vënë re të metat e përparësitë e institucionit dhe metodave të përdorura duke u krijuar një traditë?, ka thënë Veliu.
Në memorien e Historisë së Policisë Shqiptare janë fiksuar mjaft punonjës policie, të cilët janë bërë simbol sakrifice e vetmohimi në kryerjen e detyrës. Me aktet e tyre të trimërisë, Policia ka të skalitur edhe disa emra heronjsh e dëshmorësh që sot prehen të qetë në Altarin e Trimërisë:

Ata janë oficerët: Kolonelë Arben Zylyftar, n/kolonel Ylvi Bengasi,Artan Cuku si dhe  policët: Arben Ujka, Mehdi Vatoci, Arshi Bregasi, Veledin Pashaj, Bujar Hamitaj e të tjerë.

Sfidat e Policisë ndër vite

Që nga viti 1920, kur është miratuar organika e re e policisë së përgjithshme, e deri më sot, Policia e Shtetit ka kaluar në shumë sfida.

Përgjatë periudhës 1925-1938, në Polici u futën elemente moderne perëndimore në fushën e strukturave dhe legjislacionit.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore strukturat e policisë dhe xhandarmërisë ne pjesën me të madhe u asimiluan dhe u profilizuan sipas interesave të shteteve pushtuese. Gjatë dy pushtimeve, policia u integrua në strukturat ushtarake me emërtimin Trupa e Armatosur e Policisë.

Duke filluar nga viti 1991, pas futjes së Shqipërisë në rrugën e proceseve demokratike, kanë ndodhur disa ndryshime të rëndesishme në fushën e organizimit dhe ristrukturimit të Policisë Shqiptare.

Në vitin 1991, me krijimin e Ministrisë së Rendit Publik, policisë iu dha statusi i një institucioni më vete, ndryshe nga ç? ishte më parë.

Gjëte vitit 1992-96, në bazë të programit qeveritar, por pa hartuar strategji konkerte, u zhvillua reforma në polici. Ky proces përfshiu fushën e ristrukturimit te policisë në të gjitha nivelet, rinovimin e personelit te policise, zgjerimin e kuadrit ligjor dhe hapjen e saj me institucionet homologe të botës e organizatat ndërkombëtare.

Në vitin 1977, policia mori një goditje, për shkak të trazirave, për shkak të standarteve të ulëta të rekrutimit të personelit etj.

Reforma në Policinë e Shtetit e inicuar nga Vendimi i Qeverisë nr.384, date 28.7.1999, përbën një moment shumë të rëndësishëm për të ardhmen e policisë. Dokumenti bazë i hartuar në vitin 1999-2000 quhet Strategjia e Reformës në Polici./CNA.al

Lajmet e fundit nga