Vasili “masakron” Ramën/ Çfarë thoshte dje dhe sot për Metën e Nishanin – CNA
Connect with us

Aktualitet

Vasili “masakron” Ramën/ Çfarë thoshte dje dhe sot për Metën e Nishanin

Publikuar

-

klreu i grupit parlamentar i lsi, petrit vasili dhe kryeministri edi rama

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar sërish sot në lidhje me përplasjet mes kryeministrit Rama dhe presidentit Meta, pasi ky i fundit refuzoi dekretimin e Gent Cakajt në krye të ministrisë së Jashtme.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili e cilëson Ramën si një njeri të “lajthitur”, ndaj të cilit duhet të rrish larg.

Gjithashtu Vasili risjell në vëmendje dy qëndrime të ndryshme të Ramës, në raport me ish-presidentin Nishani dhe presidentin aktual, Meta.

“Rrini larg nje te lajthituri si Edi Rama.
(dje dhe sot per Meten dhe Nishanin).

Qe Edi Rama kur flet pervec se ben pis por edhe qelb ere tere mjedisin e logjikes kete e dine te gjithe.

Padija dhe shkollepakesia e tij kuterbon.

Por shume me te qarta jane fjalet se komentet.

LEXO EDHE:  “Të fala Eqerem Çabejit”/ Gazetari tallet me Cakajn

Ky shpifurine logjike kryeminister ne maj te 2018 pra 7 muaj me pare lexoni çfare thoshte per Ilir Meten President:

“Ajo që unë vlerësoj është pozicioni që ai mban.
Nëse nuk do ishte Meta, por një person që s’do kishte bagazh nga e shkuara do ishte shumë keq.

Është presidenti më i mirë që kemi pasur.”- u shpreh Rama në “abc”.

Ndersa po ky shpifurine logjike kryeminister qe i hoqi edhe portretin ja cfare thote sot per Bujar Nishanin:

“Nishani meriton sot respekt për shkak të Metës se pavarësisht se u bë qesharak, ishte partiak, s’ka arritur aty ku ka arritur Meta që ka sfiduar rendin kushtetues”, tha Rama.

Rrijini larg ketij te marri qe s’di çflet,mos e afroni qe te mos vini ere edhe ju vete!”-shkruan Vasili në postimin e tij./ CNA.al

Aktualitet

48 mijë dosje dhe 600 mijë dokumente /Hapen arkivat sekrete të komunizmit

Publikuar

-

By

Mijëra dosje dhe dokumenta janë në dispozicion të kujtdo që do të dëshiroj të zbuloj sekrete të kohës kur vendi drejtohej nga udhëheqësit e sistemit komunist. Sikurse ka konfirmuar Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, procesi masiv i deklasifikimit të dokumenteve, që kanë qënë sekret deri më sot, ka përfunduar tërësisht.

Duke nisur prej ditës së sotme të interesurit mundet të aksesojnë lirisht në më shumë se 48 mijë dosje dhe 600 mijë dokumente, që nisin nga viti 1945-1993. Bëhet fjalë për dokumenta të nxjerra nga fondet e Presidiumit të Kuvendit Popullor, Kryeministrisë, fondet personale të Enver Hoxhës dhe Hysni Kapos. Por edhe fondet e ish-arkivit të partisë, fondet e ministrive, të Prokurorisë së Përgjithshme, Gjykatës së Lartë dhe të organeve të tjera qendrore të asaj kohe.

LEXO EDHE:  Përplasja Rama-Meta/ Ironia therëse e Gjekmarkajt

Por duke qene se perfshijne dhe periudhen e viteve te para te themelimit te PD dhe ardhjes se saj ne pushtet, pritet te dalin nga arkivat dhe dokumentet që dëshmojnë se  kush dhe me urdhër të kujt u themelua PD dhe si erdhën drejtuesit e saj në krye të shtetit./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Kjo analizë gjaku, do t’ju ndihmojë të konfirmoni shtatzëninë që në ditën e parë

Publikuar

-

shtatzeni eko-test

Shumë gra duan të kenë një fëmijë, ndërsa disa të tjera thjesht nuk janë gati.Pyetja më e zakonshme në këto rastë është: Si mund ta kuptoj që kam mbetur shtatzënë pas një marrëdhënie të pambrojur? Përgjigja është pak e komplikuar. Për ata që nuk e dinë ende, një grua mbetet shtatzënë kur një spermatozoid dhe një vezë takohen dhe bashkohen, duke formuar zigotën.

Për të dalluar një shtatzëni në fazat  hershme do të jetë pak e vështirë. Simptomat e një shtatzanie të mundshme, janë të ngjashme me simptomat e ditëve të para  të ciklit menstrual.  Kështu që shpesh mundet dhe të ngatërrohen me njëra-tjetrën. Nga ana tjetër testet e shtatzënisë që shiten në farmaci, shpesh mund të dalin jo të saktë.

LEXO EDHE:  Bushati dorëzon detyrën/ Nuk ka garanci se ajo që kemi para do të jetë më e mirë

Gjithsesi ekziston një analizë e cila tregon qartë dhe me nje nivel të papërfillshëm gabimi nëse jeni shtatzënë apo jo. Analiza beta HCG, lidhet me horomin e shtatzënisë dhe HCG-ja rritet në nivele me rritjen e fëmijës në bark. Kjo analizë në fazat e mëvonshme të shtatzënisë mund të tregojë dhe zhvillimin e fëmijës. Nëse më vonë gjatë shtatzënisë niveli i hormonit beta HCG nuk është rritut shumë,kjo tregon se fëmija juaj nuk po zhvillohet si duhet brenda jush./CNA.al  

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Reformë me xhaketat e vjetra/ Dështimi i Ramës me rilindjen e Policisë

Publikuar

-

By

Emërimi i Tonin Vocajt si drejtues i Drejtorisë së Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar, si edhe ai i Muhamet Rrumbullakut në atë të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) ka qenë hapi i parë i reformimit të Policisë së Shtetit. Por edhe fillimi i nisjes së një reforme të paralajmëruar nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i ardhur nga rradhët e Ushtrisë.

Një nisje që pritet të vijojë me të tjerë emra të qenë drejtues të lartë Policie në kohët e shkuara, kur dikush më shumë e dikush më pak kanë qenë të përfolur si të ngjyer nëpër veprime antiligjore.

Përveç këtyre emërimeve burimet mediatike kanë njoftuar se në ditët vijuese pritet të ketë ndryshime drejtuesish në policitë e qarqeve Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Në Durrës mësohet se Lleshaj ka planifikuar të rikthej Ilia Nasin, ndërsa në Tiranë Edmond Rizaj. Që dy këta emra janë të njohur në Policinë e Shtetit, pasi kanë një karrierë të gjatë.

Por, burimet konfidenciale të CNA.al bëjnë me dije se ndryshime do të ketë edhe brenda strukturave të drejtorive ku pritet të lëvizin shefa sektorësh në të tjera qarqe të vendit dhe jo vetëm. Fakti që gjithçka po kryhet pa konkurim por me emërim nuk e përjashton mundësinë që sikurse në emërimet në kupolë edhe nëpër këto sektorë të rikthehen personazhë me të shkuar të spikatur në rradhët e Policisë të viteve të shkuara.

LEXO EDHE:  Rama i delegoi kompentencat Gent Cakajt/ Reagon Meta

Megjithse të motivuara si ndryshime që do të sjellin rilindjen e Policisë, rikthimi i xhaketave të vjetra, që janë konsumuar më parë në metodikën e drejtimit të punëve dhe prapambetjen në zotërimin e teknologjisë bashkëkohore, është tregues i dështimit të qeverisë Rama dhe i deklaratave të këtij të fundit për rilindje të rradhëve të uniformave blu, me emërimin e Lleshajt në vend të Fatmir Xhafajt.

Emërimi i xhaketvjetërve nuk jep shpresë se mund të sjellë një polici bashkëkohore, qoftë edhe nisur nga fakti i konfliktit që këta kuadro të kohës së makinës së shkrimit, faksit, telefonit fiks etj., kanë me teknologjinë bashkëkohore. Përdorimin e kompjuterit ngadalësisht me dy gishta, si dhe punimin e mjeteve elektronike me vetëm versionin si telefon fiks, nga ish shefat e rikthyer e pohojnë si të qenë masivisht evident, dhe pra kjo jo për faj të tyre. Sikurse ata janë të pafajshëm që qeveria Rama i gjuan për të rilindur policinë bashkëkohore./CAN.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet20:04 - 23 Janar, 2019

Punime në nënstacion/ Këto zona do mbesin pa energji për dy ditë

Energjia elektrike do të ndërpritet gjatë intervalit kohor 08:00-15:00 në datat 24-25 janar, në disa lagje të qytetit të Laçit....

politikat e brexit politikat e brexit
Aktualitet19:41 - 23 Janar, 2019

Azil në Britaninë e Madhe/ Politikat që do ndiqen deri në Brexit

Deri në Brexit Britania e Madhe do të jetë pjesë e BE dhe do të mbetet me këtë pjesë e...

takimi i vladimir putin me rexhep tayp erdogan takimi i vladimir putin me rexhep tayp erdogan
Aktualitet18:16 - 23 Janar, 2019

Çështja e Sirisë/ Erdogan takim me Putin në Moskë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin u takuan në Moskë për të biseduat mbi...

godina e fakultetit te shkencave te natyres godina e fakultetit te shkencave te natyres
Aktualitet17:04 - 23 Janar, 2019

Protestat/ Pedagogët e FSHN bashkohen me studentët

Pedagogët e Shkecave të Natyrës kanë dalë sot në mbështetje të protestave të studentëve. Ata kanë kërkuar hartim të ri...

hashim thaci per isa boletinin hashim thaci per isa boletinin
Aktualitet16:52 - 23 Janar, 2019

Thaçi: Bashkimi kombëtar, amaneti i Isa Boletinit

Sot janë bërë 103 vjet që nga vrasja e Isa Boletinit, njërit nga udhëheqësit kryesorë të kryengritjeve shqiptare. Me anë...

debaqt ne parlamentin grek debaqt ne parlamentin grek
Aktualitet14:18 - 23 Janar, 2019

“Maqedonia Veriore”/ Plasin debatet në Parlamentin grek

Çështja e emrit të Maqedonisë ose e njohur ndryshe si “Marrëveshja e Prespës” ka shkaktuar debate të forta në Parlamentin...

Aktualitet10:05 - 23 Janar, 2019

Studentët nuk dorëzohen/ Vijon bojkoti masiv

Studentët e universiteteve publike në vend vijojnë qëndresën e tyre, duke mos u tërhequr deri në plotësimin e të gjitha...

Aktualitet09:22 - 23 Janar, 2019

Humb betejën me kancerin/ Ndërron jetë gazetari i njohur

Gazetari inovativ, krijues dhe botues i gazetës Proto Thema në Greqi, Themis Anastasiadis, ka ndërruar jetë në moshën 61-vjeçare, pas...

Aktualitet17:35 - 22 Janar, 2019

Ukrainë/ Timoshenko, kandidate për Presidente

Ish-kryemisnitrja Julia Tymoshenko, ka njoftuar sot kandidaturën për Presidente. Tymoshenko e cila ka qenë kryeministri në vitet 2007 e 2010...

Aktualitet15:14 - 22 Janar, 2019

Shpërthim në minierë/ Bllokohen 100 punëtorë  

Pas një shpërthimi që ka ndodhur në një dalje që furnizon minierën e kompleksit metalurgjik “Trepça”, në Stantërg, rreth 100...

presidenti i shba, donald trump presidenti i shba, donald trump
Aktualitet16:26 - 21 Janar, 2019

Zgjedhjet e 2020 / Zbulohet kush do përballet me Trump

Demokratët amerikanë kanë bërë publike se cila do jetë kandidatura e tyre për zgjedhjet presidenciale 2020. Senatorja amerikane, Kamala Harris...

protesta para parlamentit grek protesta para parlamentit grek
Aktualitet15:14 - 21 Janar, 2019

Protesta e dhunshme në Athinë/ Plagosen dhjetra vetë

Protesta e dhunshme që u zhvillua ditën e djeshme në Athinë ka përfundura me dhjetëra të plagosur. Mediat e huaja...

hashim thaci per isa boletinin hashim thaci per isa boletinin
Aktualitet12:25 - 21 Janar, 2019

Familja Jashari akuza Thaçit/ Serbia dhe Greqia ju pagoi për propagandë

Murat Jashari, vëllai i Ismetit – komandant “Kumanovës”, në vazhdimin e pyetjeve për Hashim Thaçi thotë se, ky ka krijuar...

Ish-presidenti i Kosoves, Ibrahim Rugova Ish-presidenti i Kosoves, Ibrahim Rugova
Aktualitet10:27 - 21 Janar, 2019

13-vjetori i vdekjes së Rugovës/ Kosova nderon ish-presidentin

Sot shënohet 13-vjetori i vdekjes së ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova. Në nderim të ish-presidentit, në Kosovë do të mbahen homazhe në varrin e tij...

Aktualitet10:19 - 21 Janar, 2019

Ish-këshilltari i Ramës kundër taksës ndaj Serbisë/ Pezullimi është i domosdoshëm

Analisti politik Shkëlzen Maliqi, ish-këshilltari i kryeministrit Rama, ka thënë se është e domosdoshme që të pezullohet taksa 100% e...

Aktualitet09:55 - 21 Janar, 2019

 “Kamerat”/ Mitro Çela rrëfen historinë e padëgjuar

 Nga Mitro Çela * Teknologjia ka ecur përpara. Në shumë dyer ka kamera. Por çdo e mirë e ka një...

protesta para parlamentit grek protesta para parlamentit grek
Aktualitet14:01 - 20 Janar, 2019

“Marrëveshja e Prespës”/ Greqia përfshihet në protestë masive

Me mijëra qytetarë grekë janë duke protestuar përpara Parlamentit në Athinë. Kjo protestë është iniciuar nga “Marrëveshja e Prespës”. Me...

el chapo dashnore grua el chapo dashnore grua
Aktualitet11:43 - 20 Janar, 2019

“Kishim marrëdhënie miks”, gruaja e lordit të drogës dëgjon rrëfimin e dashnores në sallën e gjyqit

Që gruaja dhe dashnorja të përballen në gjykatë, duket si një skenë filmash apo telenovelash, por në rastin e lordit...

zjarrr ne nje resort turistik zjarrr ne nje resort turistik
Aktualitet10:11 - 20 Janar, 2019

Merr flakë resorti turistik/ Ndërrojnë jetë dy persona plagosen disa të tjerë

Një zjarr i madh ka rënë në një resort skish në Courchevel, në Alpet e Francës. Mediat ndërkombëtare raportojnë se...

presidenti i shba donald trump presidenti i shba donald trump
Aktualitet09:18 - 20 Janar, 2019

Dy vite Donald Trump/ Dy vite shokim për miqtë e SHBA

Më 20 Janar Donald Trump mbush dy vite në postin e presidentit – Në dy vitet e mandatit ai ka...

presidenti serb aleksander vucic presidenti serb aleksander vucic
Aktualitet09:09 - 20 Janar, 2019

“Vuçiç largohu”/ Protesta masive në Beograd

Me mijëra qytetarë serbë protestuan në rrugët e Beogradit kundër sundimit autokratik të presidentit të tyre Aleksandër Vuçiç. Kjo protestë...

vendosja e gjuhes shqipe ne maqedoni vendosja e gjuhes shqipe ne maqedoni
Aktualitet19:25 - 19 Janar, 2019

Vendosja e gjuhës shqipe/ Sfidat e institucioneve të Maqedonisë

Hyrja në fuqi e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, qytetarëve shqiptarë të Maqedonisë u mundëson një komunikim të zgjeruar me...

protesta per mbrojtjen e teatrit protesta per mbrojtjen e teatrit
Aktualitet19:04 - 19 Janar, 2019

Protesta e Teatrit/ Ambientalisti thirrje për bashkim

Ambientalisti Sazan Guri ka marrë pjesë mbrëmjen e sotme te portesta që zhvillohet për mbrojtjen e Teatrit. Ai u ka...

presidenti i shba donald trump, udheheqesi i korese se veriut kim jong un presidenti i shba donald trump, udheheqesi i korese se veriut kim jong un
Aktualitet17:19 - 19 Janar, 2019

Çarmatimi bërthamor/ Trump takohet me Kim Jong Un

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un do të takohen do të takohen...

mbytet gomonia me emigrante ne detin mesdhe mbytet gomonia me emigrante ne detin mesdhe
Aktualitet15:09 - 19 Janar, 2019

Tragjike/ Mbytet gomonia me 117 emigrantë

Një tragjedi tjetër ka ndodhur në Detin Mesdhe. Një gomone me rreth 117 emigrantë është mbytur dhe si pasojë të...

Aktualitet15:09 - 19 Janar, 2019

Shpërthim në Meksikë/ 20 të vdekur, 71 të plagosur

Një ngarje e rëndë ka tronditur Meksikën, ku pas një shpërthimi të një gypi karburantësh, 20 persona kanë mbetur të...

Aktualitet18:20 - 17 Janar, 2019

Vizita e Putin në Serbi/ Tregon dy gabimet e Kosovës

Presidenti rus, Vladimir Putin i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Serbi. Nga konferenca me homologun e tij serb...

Aktualitet16:11 - 17 Janar, 2019

Kaos në Universitetin e Durrësit/ Pedagogët bashkohen me studentët

Pedagogët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës kanë firmosur një peticion për të mbështetur protestën e studentëve. Ndërsa, studentët prej...

Trending

Read previous post:
Shpërthim në qendër të Parisit/ Raportohet për disa të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen Opera, në Paris. Mësohet...

Close