Tryeza për çështjet e medias/ Ish-zyrtarja e PD “demaskon” Bashën – CNA
Connect with us

Aktualitet

Tryeza për çështjet e medias/ Ish-zyrtarja e PD “demaskon” Bashën

Publikuar

-

Ish-anëtarja e kryesisë së PD, Endira Bushati ka reaguar në lidhje me tryezën që PD zhvilloi ditën e djeshme, ku u diskutua në lidhje me ligjin për mediat online.

Në një postim në rrjetet sociale, Endira Bushati shkruan se kjo është prova më e fundit se pse kjo opozitë nuk besohet.

“Pashë dje një tryezë të thirrur nga Basha në emër të opozitës për çështjet e medias….

Në krye dhe Albana Vokshi si Kryetare e Komisionit të Medias….

Anash dhe Agron Gjekmarkaj si anëtar i AMA-s…..

Rreth e rrotull gazetarë, deputetë, pronarë gazetash e portalesh.

Në teori, një grup i tillë mund të rrëzojë Qeverinë.

Por këtë grup pak e dëgjojnë…e akoma më pak e besojnë.

Sado që ulëret nga mëngjesi deri në darkë për kapje dhe oligarkë të medias në shërbim të Ramës….

Sepse kjo opozitë ulëret, por shumë pak besojnë se e ka me të vërtetë…..”-shkruan Bushati.

Më tej, ish-kryetarja e AMA-s risjell në vëmendje një vendimin nr.56/2016 të Gjykatës Kushtetuese, i cili sipas saj me kërkesë të Sandrit, ka shfuqizuar si antikushtetues paragrafin 3 të nenit 62 të Ligjit të Medias, për të cilin sipas saj opozita nuk flet.

“Keni dëgjuar ndonjëherë për Vendimin nr. 56/2016 të Gjykatës Kushtetuese????

Keni dëgjuar ndonjëherë që Basha të flasë për këtë Vendim???

Po Albana Vokshi si kryetare e Komisionit të Medias e keni dëgjuar ta përmendë ndonjëherë????

Po Agron Gjekmarkaj si anëtar i AMA-s i zgjedhur nga opozita ka folur ndonjëherë për të????

Po bëhen 3 vjet dhe opozita jo vetëm asnjë fjalë, por dhe asnjë veprim!

Vendimi nr.56/2016 i Gjykatës Kushtetuese, me kërkesë të Sandrit, ka shfuqizuar si antikushtetues paragrafin 3 të nenit 62 të Ligjit të Medias….

LEXO EDHE:  Plas tek opozita/ Monika Kryemadhi sherr me Lulzim Bashën

Ky paragraf (si gjithë neni 62, i shkruar nga ekspertë të huaj) vendoste një kufizim:

Askush, vetë apo përmes familjarëve nuk mund të zotëronte më shumë se 40% të aksioneve në një licencë kombëtare.”-shkruan Endira Bushati.

Më tej, ajo thekson se “Domethënë: as Sandri e as Vjollca, së bashku me familjarët përkatës, nuk mund të zotëronin më shumë se 40% të aksioneve të kompanisë, duke mos pasur në këtë mënyrë vendimmarrjen absolute mbi një televizion kombëtar….

Kjo, me qëllimin për të garantuar, pluralizmin në media…”.

Sipas Endira Bushatit OSBE ishte kategorikisht kundër shfuqizimit të nenit 62 dhe Rama nuk mundi ta bënte.

“E mbani mend se si Taulant Balla në 2015 propozoi shfuqizimin e gjithë nenit 62????

Erdhi OSBE e tha: “Gjëja e fundit që i duhet Shqipërisë është shfuqizimi i nenit 62!”

Ramës nuk ia mbajti dot, por ka gjithmonë rrugëzgjidhje: kap Sandri Gjykatën Kushtetuese….

Dhe ashtu ndodhi!

Pas këtij Vendimi të GJK, duhej që Parlamenti të plotësonte boshllëkun ligjor të krijuar në nenin 62…

Mirë Rama dihet…

Po tash 3 vjet, që Komisionin e Medias e kryeson opozita, pse nuk flitet për këtë punë???

Po ndonjë amendament ligjor pse nuk propozohet??

Që media të mos jetë në duar të oligarkëve pra????

Pse???

Lul, propozoji shqiptarëve një ligj që televizionet kombëtare të mos jenë në 2-3 duar, peng i tenderave, koncesioneve e ppp-ve!

Nëse Sandrin e Vjollcën “i kemi të gjithë xhan”, Lul mos u anko kot kamerave për oligarki në media…”-përfundon postimin e saj Endira Bushati./ CNA.al

Aktualitet

Si dukej çifti Ermal-Ariana në vitin 2008/Këngëtari hap albumin e dasmës

Publikuar

-

Ermal Fejzullahu është ndjerë nostalgjik dhe ka hapur albumin e vjetër të para 11 viteve.

Këngëtari ka publikuar disa foto që i përkasin vitit 2008, kohë kur ai ka lidhur kurorë me partneren Ariana Fejzullahu.

Ndonëse të rinj në moshë, Ariana dhe Ermali kanë plot 11 vite martesë pasi janë martuar në moshë fare të re.

Vitet ikin shpejt dhe as vetë Ermali nuk e beson, pasi ka parë këto foto dhe i ka ndarë me miqtë në Instagram.

LEXO EDHE:  Si po i nxit Basha kandidatët të marrin mandatet

Ai ka publikuar edhe dy foto të fëmijëve të tij kur ishin të vegjël, Arti dhe Buna.

 

Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij Ariana, u përfolën se do të bëhen prindër për herë të katërt, por gjithçka ishte vetëm në kuadrin e thashethemeve.

Çifti ka 3 fëmijë, dy vajza Buna dhe Era dhe një djalë që quhet Art.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Foto/ Kush është i riu që u ekzekutua në Tiranë

Publikuar

-

By

Pak çaste më parë një ngjarje e rëndë ndodhi në afërsi të sheshit “Willson”.

I riu Jurgen Kurti u qëllua për vdekje nga një breshëri automatiku në lëvizje.

Por kush është Jurgen Kurti?

Kurti nuk është i panjohur për mediat dhe drejtësinë shqiptare.

Tre vite më parë ai u arrestua për vrasjen e babait të tij, në zonën e ish-Bllokut.

LEXO EDHE:  Djegia e mandateve/ Ambasadorja gjermane: Debati politik bëhet vetëm në Parlament

Kurti i cili ka qenë edhe menaxher i disa vipave, njihej për jetën e tij luksoze./CNA.al

Plumbat trondisin Tiranën/ Vritet një person tek sheshi “Willson”

Krimi mafioz tek sheshi “Willson”/ Identifikohet viktima

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Gomez nuk ia del për kombëtaren / Hera e parë që Klopp gëzohet për një dëmtim

Publikuar

-

By

Liverpool ka qenë një nga skuadrat që ka vuajtur më shumë nga dëmtimet këtë sezon, sidomos në repartin e mbrojtjes. Një mungesë shumë e rëndësishme në muajt e fundit ka qenë mbrojtësi i talentuar, Gomez, që nën urdhrat e Klopp ka qenë një lojtar shumë cilësor.

Mungesa e tij iu dha mundësinë Joel Matip dhe Dejan Lovren të merrnin një fanellë titullari, por dhe të dy këta mbrojtës kanë vuajtur nga dëmtimet. Gomez nuk luan që prej muajit dhjetor dhe që nga ajo periudhë, mbrojtja e Liverpoolit ka pasur probleme.

LEXO EDHE:  Basha mbledh kryetarët e degëve/ Protestat do të vazhdojnë

21-vjeçari ishte dhe pjesë e padiskutueshme e kombëtares angleze, por nuk u rikthye dot në kohë që të grumbullohej për dy sfidat kualifikuese të kësaj jave. Por ky fakt është një lajm i mirë për Kloppin, pasi Gomez do të ketë kohën e duhur që të rikuperohet plotësisht dhe me shumë gjasa, kur kampionati të fillojë, shtatlarti anglez do të zbresë në fushat e blerta.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet19:30 - 18 Mars, 2019

Franca shpall ndalimin e protestave, pas trazirave

Kryeministri i Francës shpalli të hënën ndalimin e protestave të jelekëve të verdhë në bulevardin Champs-Elysees të Parisit dhe në...

Aktualitet19:12 - 18 Mars, 2019

Holandë/ Arrestohet i dyshuari për sulmin në tramvaj

Policia holandeze arrestoi një person me origjinë turke, i dyshuar për përfshirje në incidentin me armë në një tramvaj të...

Aktualitet18:23 - 18 Mars, 2019

Për të apasionuarit e teatrit/ Korçarët sjellin “Kopracin” në Tiranë

Komedia “Kopraci” e Molierit, një nga kryeveprat botërore ka mbërritur në Tiranë. Të gjithë të apasionuarit e teatrit do të...

Aktualitet21:12 - 17 Mars, 2019

Macron dënoi “apokalipsin“ e Parisit

Protestat e “jelekëve të verdhë“ u kthyen në trazira të shtunën dhe në përleshje nëpër rrugët e kryeqytetit francez. Presidenti...

Aktualitet19:13 - 17 Mars, 2019

Fillon kthimi i trupave të viktimave në Zelandën e Re

Policia tha se numri i të vdekurve në vrasjet masive në dy xhami të qytetit Christchurch, në Zelandën e Re...

Aktualitet19:07 - 17 Mars, 2019

Terroristi neozelandes njohës i mirë i Ballkanit

Brenton Harrison Tarrant, 28-vjeçari i akuzuar për vrasjen e 49 vetëve dhe plagosjen e shumë të tjerëve në dy xhami...

protesta ne serbi protesta ne serbi
Aktualitet11:01 - 17 Mars, 2019

Grusht shteti në Serbi/ Opozita merr mediat shtetërore

President i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pritet që të flasin për serbët, një ditë pasi protestuesit u futën në ambjentet e...

Aktualitet09:01 - 16 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re ka një hero/ Kush është i riu që u përball me autorin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Zelandën e Re, ku pas një sulmi me armë...

Aktualitet19:30 - 15 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re/ Merkel: Racizmi mori jetën e njerëzve që faleshin paqësisht në xhami

Ngjarja e masakrës në Zelandën e Re, ku rreth 49 vetë u qëlluan për vdekje nga një person gjatë kohës...

Aktualitet16:56 - 15 Mars, 2019

Maqedoni/ Dënohen të akuzuarit për ngjarjet e dhunshme në Parlament

Në Shkup, 16 nga 17 të akuzuarit për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit 2017 në Parlamentin e Maqedonisë së...

Aktualitet15:39 - 15 Mars, 2019

Tragjedia në Zelandën e Re/ Rritet bilanci i viktimave

Ka shkuar në 49 numri i perosnave që kanë humbur jetën pas sulmit me armë zjarri në dy xhami në...

Aktualitet08:44 - 14 Mars, 2019

Marrëveshja e Ohrit përçan partinë shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Shpërbërja e Sekretariatit për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, përçan partinë shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoni. Përmes një...

Bota19:07 - 13 Mars, 2019

Një tjetër dënim me burg për menaxherin e fushatës Trump

Një gjykatë federale në Uashington dha të mërkurën një tjetër masë dënimi për ish-menaxherin e fushatës së presidentit Donald Trump,...

presidenti serb aleksander vucic presidenti serb aleksander vucic
Aktualitet15:55 - 13 Mars, 2019

Miratimi i platformës/ Vuçiç: Dialogu mbaroi

Aleksandër Vuçiç, President i Serbisë , ka deklaruar  ditën e sotme se  Prishtina zyrtare me miratimine e  platformës për dialogun...

Ministrja e Shendetesise, Manastirliu gjate nje deklarate per mediat Ministrja e Shendetesise, Manastirliu gjate nje deklarate per mediat
Aktualitet12:10 - 13 Mars, 2019

Manastirliu në OKB/ Zgjerojmë financimin e programeve të mbrojtjes sociale

 “Qeveria shqiptare po zgjeron financimin publik për programet e mbrojtes sociale, për herë të parë në 15% të shpenzimeve publike,...

Aktualitet11:04 - 13 Mars, 2019

“Jam shumë sëmurë, nuk eci dot”/Aktorja e njohur shqiptare në gjëndje të rëndë shëndetësore

Aktorja e njohur e skenës shqiptare, Margarita Xhepa është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kësisoj do t’i nënshtrohet ditën...

Aktualitet09:16 - 12 Mars, 2019

Ivanov refuzon ligjet me emrin Maqedonia e Veriut

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Gjorge Ivanov, refuzoi të dekretojë 11 ligje që janë miratuar me emrin Republika e Maqedonisë...

haradinaj kushte serbise haradinaj kushte serbise
Aktualitet17:06 - 11 Mars, 2019

Haradinaj takim me dy këshilltarët e Merkel

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj zhvilloi një takim ditën e sotme me dy këshilltarët e kancelares gjermane Angela Merkel, Jan...

Aktualitet09:53 - 10 Mars, 2019

Pacolli thirrje Vuçiç për tu kthyer në tavolinën e dialogut

Behxhet Pacolli, zv-kryeministri i Kosovës ka ftuar presidentitne Serbisë, që të mos luaj lojra, por të ktheht na tavolinën e...

Aktualitet23:46 - 9 Mars, 2019

“A të ka ngacmuar ndonjë deputet? Ja përgjigja e papritur e Grida Dumës

Grida Duma iu përgjigj shumë pyetjeve nga Ermali sot në emisionin Xing me Ermalin. Cili deputet të ka gjuajtur më...

Aktualitet23:30 - 9 Mars, 2019

“A do zhvisheshe për një spot? “/Grida Duma jep përgjigjen befasuese

Gjatë një interviste me titull “Grida kryeministre”, Ermali e pyeti ish deputeten nëse do ishte kryeministre a do e bënte...

Aktualitet23:20 - 9 Mars, 2019

“Është sakrificë”/Grida Duma tregon çfarë ndodhi kur la mandatin

Në muajin shkurt deputetët e opozitës firmosën deklaratat për lënien e mandatit si ligjvënës të parlamentit. Të parët që firmosën...

Aktualitet22:44 - 9 Mars, 2019

Aeroplani përfshihet nga flakët në Kolumbi/ Humbin jetën 12 pasagjerët

Ditën e sotme në Kolumbi është rrëzuar një aeroplan me 12 pasagjerë. Fatkeqësisht asnjë nga personat në bord nuk ka...

Aktualitet21:59 - 9 Mars, 2019

Vulin qetëson serbët/ Ushtria është gati

President i Serbisë Aleksandër Vuçiç, ka qenë kundër miratimit të Platformës për Dialog me Kuvendin e Kosovës. Sipas tij, platforma...

presidenti serb aleksander vucic presidenti serb aleksander vucic
Aktualitet20:50 - 9 Mars, 2019

Paralajmëron Vuçiç/ Mos bëni filma me Serbinë, është shumë më e fuqishme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se Serbia është e gatshme t’i bëjë ballë çdo sfide. Sipas Vuçiç, Serbia...

Aktualitet19:18 - 9 Mars, 2019

Hand: Një marrëveshje e nxituar mes Kosovës dhe Serbisë, do të kishte pasoja

Robert Hand, këshilltar politik i Komisionit të Helsinkit thotë se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të ngusin Kosovën dhe Serbinë...

Aktualitet14:22 - 9 Mars, 2019

Gara në Tiranë/ Një grua fituese e Konkursit Ndërkombëtar të Dirigjentëve

Deliana Lazarova dirigjentja fituese e NRTA Conducting Competition. Pas drejtimit të tre konkurrentëve  juria e përbërë nga personalitete ndërkombëtare të...

Aktualitet14:00 - 9 Mars, 2019

Tarifat dhe bisedimet me Serbinë/ Zyrtari i lartë amerikan në Prishtinë

Zëvendës sekretari amerikan i shtetit, David Hale, po qëndron të shtunën në Prishtinë “për të nënvizuar mundësinë historike për të...

Trending

Read previous post:
Shpërthim në qendër të Parisit/ Raportohet për disa të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen Opera, në Paris. Mësohet...

Close