Shënim/ Ilir Meta del hapur kundër reformës në drejtësi – CNA
Connect with us

Aktualitet

Shënim/ Ilir Meta del hapur kundër reformës në drejtësi

Publikuar

-

Sot, Presidenti Ilir Meta, pas disa lëvizjeve të bëra kohët e fundit, duke filluar që me mosdekretimin e Sandër Lleshajt, por edhe të Gent Cakajt, ka dalë hapur kundër reformës në drejtësi.

Nëpërmjet zëdhënësit të tij, Meta ka bërë thirrje për  rivendosjen e rendit kushtetues, ndërsa e ka quajtur Kryeministrin pengmarrës të reformës në drejtësi.

Pra, Ilir Meta ka dalë atje ku do.  Gjuha e tij ka shkuar ku dhemb dhëmbi. I frikësuar apo jo, kjo ka pak rëndësi.

Presidenti  i Republikës, i cili katër vite më parë qurravitej përpara ambasadorëve, se nuk ishte ai bllokuesi i reformës në drejtësi dhe se ka bërë  partizanin e mbrojtjes të kësaj reforme, sot doli hapur që ka qenë një nga njerëzit që nuk e ka dashur atë.

Madje, ka kërkuar në çdo moment destabilizimin e Shqipërisë për të mos u miratuar kurrë një reformë e vërtetë në drejtësi, e cila mund të rrezikonte kokën e tij dhe ta çonte në pranga.

Jo vetëm atë, por edhe sektin e tij të LSI –së,  si dhe pjesën tjetër të politikës së korruptuar në vend, pra, këdo përfshirë Ramën, Berishën dhe këdo tjetër që kanë pasur nga pas.

Deklarata e sotme e zëdhënësit të Metës tregon qartë se Presidenti po bën thirrje për shkatërrimin e reformës në drejtësi dhe zbatimin e një reforme tjetër mbi renojat e asaj të votuar në vitin 2015.

LEXO EDHE:  Reforma në Drejtësi/ Meta akuza të forta Ramës

Një reformë pazaresh për të shpëtuar  kokën e Ilir Metës, sepse ndoshta ERDHI DITA,  që Ilir Meta dhe ndonjë tjetër të japë llogari edhe Edi Rama e ministrat e tij apo dhe Sali Berisha e ministrat e tij.

Këtë Ilir Meta e ka kuptuar mjaft mirë  dhe është mjaft i qartë në qëndrimin e tij.

Ai del hapur  kundër reformës në drejtësi duke bërë thirrje  se ai do të vendosë rendin kushtetues në Shqipëri. Kush mund ta bëjë këtë?

Do ta bëjë njeriu, i cili është kapur me bllok në dorë duke vjedhur dhe duke grabitur shqiptarët dhe tani kërkon rend kushtetues dhe reformë tjetër  në drejtësi, me qëllimin e vetëm që t’u shpëtojë prangave.

Me sa duket, ashtu siç thamë më lart DITA ERDHI dhe orët nuk po vonojnë për të dhënë llogari Ilir Meta, stani i tij dhe të gjithë të tjerët me radhë.

Prandaj, duket më i trembur se kurrë, Presidenti ynë i nderuar që është njeriu i bëmave dhe gjëmave, të cilat nuk ka reformë në drejtësi që mund t’ia mbulojë./CNA.al

Aktualitet

E rëndë/ 65-vjeçari gjendet i vetëvarur në oborrin e banesës

Publikuar

-

By

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Policia e Vlorës njofton se rreth orës 07:00, të mëngjesit në Selenicë është gjetur i vetëvarur në oborrin e banesës së tij 65-vjeçari S. N. Sipas uniformave blu, në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Kujtojmë këtu se vetëm një orë më parë një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi në Vlorë, ku pas shpërthimit të një bombule gazi, një banesë u përtfshi nga flakët dhe si pasojë mbetën të lënduar dy persona, njëri prej të cilëvë ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

LEXO EDHE:  Aksioni opozitar/ Basha zbardh takimin me Metën dhe aleatët

“Më datë 17.07.2019, rreth orës 07:07, në Selenicë të Vlorës për shkaqe ende të paqarta është gjetur i vetëvarur në oborrin e banesës së tij 65 vjeçari S. N.

Nga hetimet dhe kqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune apo dëmtime të tjera përveç atyre të shkaktuara nga vetëvarja.

Grupi hetimorë ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.”-njofton policia./ CNA.al

Banesa përfshihet nga flakët/ Lëndohen dy persona

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Rama mbledh kryesinë e PS/ Çfarë pritet të ndodhë

Publikuar

-

By

Kryeministri Rama tek selia e PS

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot kryesinë e Partisë Socialiste, ku në qendër të diskutimeve pritet që të jenë disa çështje, nga seanca plenare që do të zhvillohet nesër dhe projektligjet që do të miratohen.

Po ashtu kryesia e PS, e cila do të mblidhet në orën 09:00, mendohet se do të diskutojë edhe në lidhje me Asamblenë e 22 korrikut, si dhe organizimin e PS-së.

LEXO EDHE:  Reforma në drejtësi/ Ministrja Gjonaj kapet duke gënjyer

Kujtojmë këtu se rreth measditës së djeshme, kryeministri Edi Rama mblodhi në selinë e PS, për rreth një orë drejtuesit ne qarqet Lezhë, Shkodër, Dibër dhe Kukës.

Nga kjo mbledhje Rama dha 10 porosi, mes të cilave edhe zëvendësimet që do të bëhen në bashkitë e djathta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Banesa përfshihet nga flakët/ Lëndohen dy persona

Publikuar

-

By

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vlorë, ku një banesë është përfshirë nga flakët.

Mëasohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00, ndërsa si pasojë kanë mbetur të lënduar dy shtetas, me inicialet R.S dhe M.S.

Burimet bëjnë të ditur se shkak për flakët është bërë shpërthimi i një bombule gazi.

Sipas policisë, shtetasja M. S. ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe do të niset drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

“Më datë 17.07.2018, në orën 05:53, në Selenicë të Vlorës ka marrë flakë një banesë si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi. Nga shpërthimi kanë mbetur të dëmtuar pronarët e banesës, 49 vjeçari R.S dhe bashkëshortja e tij 42 vjeçare M.S.Kjo e fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe do të niset drejt Tiranës për mjekim më të specializuar. Nuk ka persona të tjerë të dëmtuar dhe gjithashtu banesa nuk përbën rrezik nga zjarri për banesat e tjera. Grupi hetimorë po vijon veprimet e mëtejshme proçeduriale.”-thuhet në njoftimin e policisë./ CNA.al

LEXO EDHE:  Shënim-Partia “mëmë” është Soros/ Rama dhe Basha janë veglat për kontrollin e sistemit
LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending