Paralajmërimi i fortë i Bashës/ Vendi drejt një konflikti civil – CNA
Connect with us

Aktualitet

Paralajmërimi i fortë i Bashës/ Vendi drejt një konflikti civil

Publikuar

-

Kryetari i PD, Lulzim Basha gjate nje deklarate per mediat

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat mesditen e sotme, ka hedhur akuza të forta në drejtim të kryeministrit Rama.

Kreu i opozitës akuzoi Ramën se ka urdhëruar ndërprerjen e ngrohjes dhe heqjen e ushqimit për studentët e ngujuar.

“Rama ka urdhëruar ndërprerjen e ngrohjes, heqjen e ushqimit për studentët e ngujuar si dhe ka urdhëruar të dhunojnë studentët. Kjo është shkelje e ligjit vetëm me urdhër të Ramës. Deklarata e djeshme e Lleshajt është papërgjegjshmëri.”-tha Basha.

Më tej, kreu i PD tha se nisur nga situata me të cilën po përballet tani, vendi po shkon drejt një konflikti civil.

“Jemi i vetmi vend në Europë dhe Botë ku policia është futur në ambjente universitare ku studentët po protestojnë më ligj.

LEXO EDHE:  Andi Bushati: Pranimi i 13 tetorit nga opozita, absurd

Ligji për arsimin e lartë e thotë qartë se ndërhyrja e policisë bëhet me kërkesë të titullarit cënimi i paprekshmërisë ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi. I bëj thirrje prokurorisë të hetojë.Me heshtjen e saj ajo po provon se është bashkëfajtore me falangat kriminale të një të marri që ka udhëruar dhunimin e studentëve. Mbështetje totale për cdo veprim të studenvte të kërkesave të tyre të drejta, opozita do vijojë të mbrojë të drejtën e studentëve. Kjo shkelje flagrante e ligjit po shtyn vendit drej një konflikti civil. Pasi kanë vjedhur e zhvatur paratë e prindërve, të taksapaguesve të infrastrukturës tani po dhunojnë edhe fëmijët.”-deklaroi Basha./CNA.al

Aktualitet

“Kasapi” iu bën “gjëmen” dy hajdutëve/ Zbardhen një sërë vjedhjesh

Publikuar

-

By

Policia e Lezhës ka finalizuar një operacion, ku ka vënë në pranga dy shtetas, të akuzuar për vjedhje.

Mësohet se në kuadër të operacionit të koduar “Kasapi”, janë zbardhur një sërë vjedhjesh të bagëtive të trasha të ndodhura në Lezhë dhe Shijak.

Si rezultat janë prangosur 2 shtetas për veprat penale “Vjedhja” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga veprimtaria kriminale”, si dhe është sekuestruar një mjet fugon që shërbente për transportimin e bagëtive të trasha të vjedhura.

Njoftimi i policisë:

Lezhë

Zbardhen një sërë vjedhjesh të bagëtive të trasha të ndodhura në Lezhë dhe Shijak.

Finalizohet operacioni “Kasapi”, i zhvilluar nga Policia e Lezhës dhe ajo e Shijakut.

Arrestohen 2 shtetas për veprat penale “Vjedhja” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga veprimtaria kriminale”.

Sekuestrohet një mjet fugon që shërbente për transportimin e bagëtive të trasha të vjedhura.

Nga efektivët e policisë të Komisariatit të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me efektivët e Komisariatit të Policisë Shijak, me qëllim evidentimin dhe vendosjen para përgjegjësisë të autorëve të dyshuar të veprave të ndryshme penale, pas një punë hetimore të mirëorganizuar bazuar në informacione policore, është finalizuar operacioni “Kasapi”, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit:
-A.N., 32 vjeç, banues në Kurbin;
-E.L., 38 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë;

LEXO EDHE:  “Ka vjedhur në shtëpinë e tij”/ Demokratët “masakrojnë” Bashën: Ik Luli, që të ikë Rama    

Shtetasi A.N. dyshohet se në harkun kohor prill – korrik 2019, ka kryer 7 vjedhje, konkretisht në fshatin Barbullojë, Tale e Baqel në Lezhë dhe në Karpen, Fllakë, Shijak e Maminas, ku ka vjedhur gjithsej 11 krerë bagëti të trasha, vjedhje këto të dokumentuara në mënyrë ligjore.

Gjatë operacionit, Policia gjeti dhe sekuestroi edhe një mjet fugon, i marrë me qera nga shtetasi A.N, që shërbente për të transportuar bagëtitë e vjedhura..

Ndërsa arrestimi në flagrancë i shtetasit E.L., u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në stallën e tij në Paskuqan, iu gjetën dy krerë bagëti të trasha të vjedhura në Tale, Lezhë dhe në Maminas.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja”, në ngarkim të shtetasit A.N. dhe për veprën penale ”Përvetësimi i parave që rrjedhin nga veprimtaria kriminale ” në ngarkim të shtetasit E.L./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Dyshe me Tefik Osmanin, Marko Radas thuajse i Tiranës

Publikuar

-

By

Marko Radas është në bisedime të ethshme me Tiranën. Janë burime pranë klubit që bëjnë me dije një fakt të tillë. Kroati prej kohësh ka nisur kontaktet me Tiranën dhe pas dënimit të Skënderbeut nuk do të ishte çudi që të zgjidhte bardheblutë dhe të largohej nga Korça pas shumë vitesh të suksesshme e të mbushura me trofe.

Mësohet se gjërat janë serioze, paçka se te Tirana duan t’i minimizojnë gjërat. Në orët në vazhdim mund të kemi një marrëveshje. Në fakt, u fol që në prill-maj se mbrojtësi mund të vinte te Tirana në verë, shkruan “Panorama Sport”.

Lojtari është në fund të karrierës dhe eksperienca e tij mund t’i ndihmojë bardheblutë në boshllëkun që kanë në qendër të mbrojtjes ku janë të zbuluar. Gjithsesi, gjithçka varet nga vetë lojtari i cili ndoshta mund të thotë mjaft dhe Tirana, paçka se e pëlqen, ndoshta mendon të shohë tjetër lojtar.

LEXO EDHE:  Nga Mitro Çela/ Dora e Zotit në sup të Ramës

Zgjedhje ideale është edhe Fidan Aliti, që luan si në krah dhe qendër të mbrojtjes, por ai është shumë larg Tiranës.

Në këto kushte, nëse Radas bashkohet me Tiranën, do të formonte një dyshe me Tefik Osmanin, lojtar me të cilin ka luajtur edhe te Skënderbeu, kohë më parë. Marko Radas është 35 vjeç. Ai është mbrojtës. Sezonin e fundit është aktivizuar 2400 minuta në radhët e Skënderbeut, pa shënuar asnjë gol.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

E rëndë/ 65-vjeçari gjendet i vetëvarur në oborrin e banesës

Publikuar

-

By

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Policia e Vlorës njofton se rreth orës 07:00, të mëngjesit në Selenicë është gjetur i vetëvarur në oborrin e banesës së tij 65-vjeçari S. N. Sipas uniformave blu, në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Kujtojmë këtu se vetëm një orë më parë një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi në Vlorë, ku pas shpërthimit të një bombule gazi, një banesë u përtfshi nga flakët dhe si pasojë mbetën të lënduar dy persona, njëri prej të cilëvë ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

LEXO EDHE:  Si e “vrau” Lulzim Basha, Arben Ristanin dhe reagimi i vonuar i ish-sekretarit të PD

“Më datë 17.07.2019, rreth orës 07:07, në Selenicë të Vlorës për shkaqe ende të paqarta është gjetur i vetëvarur në oborrin e banesës së tij 65 vjeçari S. N.

Nga hetimet dhe kqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune apo dëmtime të tjera përveç atyre të shkaktuara nga vetëvarja.

Grupi hetimorë ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.”-njofton policia./ CNA.al

Banesa përfshihet nga flakët/ Lëndohen dy persona

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending