“Nxehet” merkato e janarit/ Shkëmbim i bujshëm mes Realit dhe Juves – CNA
Connect with us

Aktualitet

“Nxehet” merkato e janarit/ Shkëmbim i bujshëm mes Realit dhe Juves

Publikuar

-

Pasi Juventus e transferoi Cristiano Ronaldon nga Real Madridi duke shkaktuar befasinë më të madhe në merkaton e kaluar, tashmë palët po mendojnë për një tjetër “bombë”. “Zonja e Vjetër” po e kërkon Iscon nga Real Madridi, por duket se këta të fundit do ta lirojnë lojtarin vetëm me një kusht.

“Tuttosport” shkruan se Isco mund të transferohet në Juventus vetëm nëse në shkëmbim e pranojnë Paulo Dybalan. Isco është i pakënaqur me mungesën e minutave në dispozicion tek Reali, dhe duket se janari do të jetë muaji i fundit i tij tek “Los Blancos”.

Madrilenët në anën tjetër kanë nevojë për përmirësime në sulm dhe Dybala do të ishte zgjidhja perfekte. Lajmi është pritur shumë keq nga tifozët e Juves, të cilët e cilësojnë Dybalën një ndër simbolet e ekipit kampion të Italisë. /CNA.al

Aktualitet

“Do me i kap si futbollist”/ Bes Kallaku “sakrifikon” për lodrat e vajzës në videon epike

Publikuar

-

Aktor i humorit dhe tashmë moderator i “Be Coffe” Bes Kallaku, është tepër aktiv në Instagram ku tregon momente nga përditshmëria e tij me familjen dhe me punën.

Por së fundmi ai postoi një video nga kamerat e sigurisë në garazhin e tij, ku shfaqet sakrifica e përditshme që është i gatshëm të bëjë për Ajkën.

“Gati çuna?”, dëgjohet të thotë Besi dhe në video duket si rrëshket teksa përpiqet të kapë me këmbë një top që rrokulliset jashtë makine.

“Kur bien lodrat e Ajkës nga makina edhe baba do me i kap si futbollist”, shkruan Besi në përshkrimin e videos.

Ndërsa Xhensila i komentoi:

“Më raftë pika”

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Zbulohen detajet/ Kush e përgatiti shkresën skandaloze për shkatërrimin e zgjedhjeve

Publikuar

-

By

Mbrëmjen e djeshme, një dokument pa firmë dhe pa vulë, një shkresë thuajse si trakt u publikua në shumë media.

Fillimisht shkresa u duk e pabesueshme, për shkak të mungesës së vulës dhe një numri të protokollit zyrtar, sikur të ishte një dokument i shkruar kudo apo një fake news i përdorur si opozitë.

Në fakt pas disa verifikimeve të shpejta, CNA.al mundi t’a konfirmojë nga disa burime zyrtare brenda Partisë Demokratike.

Ajo shkresë më pas u publikua edhe në emsionin Real Story të Sokol Ballës, i cili fillimisht tentoi të krijonte alibinë e një Fake News, por më pas e pranoi që do të ishin misionet diplomatike ato që do të bënin verifikimin e kësaj letre.

Sot në mëngjes, e ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë, Leyla Moses Ones është takuar me kreun e PD-së, Lulzim Basha, menjëherë pas asaj që tha dje vetë Sokol Balla, apo publikimit të dokumentit jo zyrtar të PD-së, në media.

Në fakt vështirë që Lulzim Basha ta pranojë atë shkresë, por burime zyrtare nga PD-ja, thanë se ajo është e pamohueshme.

Dokumenti është përgatitur nga Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Gazment Bardhi dhe ajo ka qënë në dorë të të gjithë anëtarëve të kryesisë. Shumica prej tyre kanë qarkulluar me të, por u është dhënë edhe drejtuesve të PD-së në rrethe si dhe ish-deputetëve, të cilët më tej ua kanë përcjellë kryetarëve të degëve dhe kryetarëve të bashkive, si një letër udhëzuese dhe qëndrim final që Partia Demokratike do të mbajë ditën e zgjedhjeve.

Edhe një herë dje është konfirmuar ajo që Basha ka thënë shpesh, se zgjedhje me 30 qershor nuk do të ketë. Dhe ajo që e konfirmoi dje edhe Dashamir Shehi, i cili pas takimit me aleatët, në një prononcim për mediat tha se do të bënin gjithçka që të mos ketë një proces zgjedhor.

Të njëjtën gjë e kanë paralajmëruar edhe kryetarët e bashkive, që i përkasin aleancës së PD-së dhe LSI-së, ku nuk kanë lejuar në shumicën e bashkive të mëdha, si në Shkodër, Mallakastër, Kamëz apo Lezhë që të ketë zyra për KZAZ-në, apo si në Kukës që kanë bërë spstimin e tyre, apo kanë kundërshtuar që të zhvillohen zgjedhjet.

Për më tepër ata kanë dalë edhe me një deklaratë zyrtare, ku kanë theksuar se nuk do të lejojnë zgjedhjet, por do të zbatojnë vendimin e presidentit.

Mesa duket nga 61, në të paktën 27 prej tyre po tentohet të prishet procesi zgjedhor.

Por, nga 27 bashki të drejtuara nga opozita jashtë parlamentit, të cilat një pjesë e madhe janë të drejtuara nga LSI, pra të mbështetur dje nga Partia Socialiste, kur ishin së bashku në koalicion në 2015-ën, në vetëm 14 prej këtyre bashkive janë të PD-së. Por janë edhe në disa zona që tradicionalisht njihen si të majta, si Mallakastra, apo edhe Pogradeci, ku po tentohet që me kryebashkiakët të prishet procesi, por me sa duket është më e vështirë.

Gjithësesi vizita mëngjesin e sotëm e Leyla Moses Ones në zyrën e Lulzim Bashës është një shenjë tjetër e qartë e diplomacisë perëndimore, se opozita nuk ka mbështetje në aksionin e saj kundër zgjedhjeve të 30 qershorit./ CNA.al

“Shkatërroni procesin zgjedhor”/ Përfaqësuesja e SHBA urgjent në zyrën e Bashës

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Kaçen e duan ekipet e Superligës, merret vendimi i papritur për mesfushorin e kombëtares

Publikuar

-

By

Kur u duk se gjithçka po merrte fund, PAOK merr vendimin për Ergys Kaçen. Kampionët e Greqisë nuk e shikojnë mesfushorin e kombëtares shqiptare si një futbollist që do të bëj diferencën dhe është vënë në lëvizje për të gjetur një skuadër të re për të.

Por, huazimi duket se e ka lodhur së tepërmi Kaçen, që kërkon që firmos një kontratë të regullt, ku mund të kalojë një periudhë të gjatë të karrierës së tij.

E në të tilla kushte, PAOK ka “mbyllur” njërin sy, duke e grumbulluar Kaçen për fazën përgatitore të sezonit të ardhshëm.

25 vjeçari bëri një sezon për kornizë me Panathinaikos, ku u aktivizua në 30 raste, duke shënuar edhe 2 gola. Gjithsesi, ditët e ardhshme do të jenë të nxehta për Kaçen, me korçarin që duhet të studiojë edhe pista të tjera për të nisur karrierën, ku nuk perjashtohen edhe ato nga Superliga shqiptare.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet15:14 - 24 Qershor, 2019

Kukësi lë me gisht në gojë Partizanin, i “rrëmben” nga duart Azdren Llullakun

Kukësi nuk ia doli dot që ta mundë Partizanin në kampionat, por shpreson ta bëjë një gjë të tillë në…...

Aktualitet20:54 - 23 Qershor, 2019

Zaev vulos zvendësimet/ Tre shqiptarë, ministra në qeverinë e “re”

 Kryeministri Zoran Zaev, sot vulosi përbërjen e re Qeveritare, ku  gjashtë ministri do të pësojnë ndryshime. Kështu, sikurse raportojnë mediat vendore:...

Aktualitet20:10 - 23 Qershor, 2019

Gara për Bashkinë e Stambollit/ Humb për të dytë herë i preferuari i Erdogan

Kandidati i partisë në pushtet në zgjedhjet e përsëritura për Kryetar Bashkie në Stamboll, Binali Yildirim, pranoi humbjen ndaj kandidatit...

Aktualitet17:01 - 23 Qershor, 2019

Zgjedhjet për kryebashkiakun e Stambollit

Pas një ankese të kreut të shtetit turk, Erdogan, zgjedhjet për postin e bashkisë së Stambollit u anuluan. Kandidati AKP,...

Aktualitet16:48 - 23 Qershor, 2019

Dështimi i takimit në Paris/ Kosova dhe Serbia në kërkim të “fajtorit”

Nisma e kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emanuel Macron, për një takim në Paris në përpjekje për të zhbllokuar bisedimet...

Aktualitet10:19 - 22 Qershor, 2019

Zjarr në Paris/ Tre të vdekur, 28 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Paris, ku tre persona kanë vdekur, ndërsa 28 të tjerë janë plagosur si...

Aktualitet13:13 - 21 Qershor, 2019

Tërmeti shkund Francën/ Dëmtohen ndërtesat

Franca është tronditur nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës Rihter mëngjesin e sotëm. Tërmeti ka...

Aktualitet11:20 - 21 Qershor, 2019

Protesta e opozitës/ Blindohet Kryeministria e Parlamenti

Opozita do të zhvillojë sonte në orën 20:00 protestën e nëntë kombëtare e përpara Kryeministrisë kundër qeverisë Rama. Për mbarëvjatjen...

Aktualitet20:28 - 20 Qershor, 2019

Turqi, 151 të dënuar me burgim përjetshëm

Një gjykatë turke në Ankara dënoi të enjten 151 persona me burgim të përjetshëm nën akuzat për grusht shteti në...

Aktualitet18:34 - 20 Qershor, 2019

Rrugët e ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor përmes medias satelite

Një studim i Fondit Marshall Gjerman në Shtetet e Bashkuara, vë në pah se zhgënjimi i përgjithshëm me Perëndimin në...

Aktualitet18:26 - 20 Qershor, 2019

Viktimë e përgjimeve/ Jep dorëheqje ministri i Inovacionit

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në qeverinë e Kosovës, Besim Beqaj, dha sot dorëheqje nga posti i tij. Dorëheqja e...

Aktualitet20:48 - 19 Qershor, 2019

Trump premton dëbime masive të imigrantëve të paligjshëm

Presidenti Donald Trump, i cili nisi zyrtarisht fushatën për rizgjedhje, thotë se autoritetet amerikane të emigracionit do të fillojnë deportimin...

Aktualitet20:38 - 19 Qershor, 2019

Kapet sasia më e madhe e drogës në historinë e SHBA

Autoritetet federale njoftuan të martën se kanë sekuestruar sasinë më të madhe të drogës në historinë e SHBA. Bëhet fjalë...

Aktualitet19:08 - 18 Qershor, 2019

A i ka mbajtur Presidenti Trump premtimet e bëra?

Ndërsa demokratët vazhdojnë përplasjen njëvjeçare për të parë se kush do të sfidojë Presidentin Donald Trump në zgjedhjet 2020, presidenti...

Aktualitet18:47 - 18 Qershor, 2019

Erdogan e quan “martir”/ Funerali i ish presidentit egjiptian, Mohamed Morsi

Ish presidenti egjiptian Mohamed Morsi, udhëheqësi i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në vend, i cili u detyrua më...

Aktualitet18:39 - 18 Qershor, 2019

Shtetet e Bashkuara ratifikojnë marrëveshjen e ekstradimit me Kosovën

Ministri i Drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahiri, tha të martën se ka marrë një letër të nënshkruar presidenti i Shteteve...

Aktualitet18:26 - 18 Qershor, 2019

Gjoka bën deklaratën që nuk pritej: Më mirë që na ra Debreceni

Kukësi do të përballet me Debrecenin në turin e parë të Europa League dhe në kampin verilindor e kanë pritur...

Aktualitet19:48 - 17 Qershor, 2019

Ndërron jetë në sallën e gjyqit ish Presidenti i “Pranverës Arabe”

Mohamed Morsi, ish presidenti i  Egjiptit, i dalë pas lëvizjes së njohur si “Pranvera Arabe”, që rrëzoi nga froni presidencial...

Aktualitet19:04 - 17 Qershor, 2019

Vizitë në Sarajevë/ Palmer: Rusia po bllokon Ballkanin Perëndimor

Zëvendësi i ndihmësit të Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën, Matthew Palmer ka deklaruar se SHBA angazhohet për një raport...

Aktualitet18:37 - 17 Qershor, 2019

Vendimi pritet të shtyhet/ Mogherini: Çelja e negociatave të bëhet sa më shpejt

Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme edhe njëherë ka kërkuar nga vendet anëtare të BE...

Aktualitet18:31 - 17 Qershor, 2019

Maqedoni e Veriut, hidhet poshtë varianti i zgjedhjeve të parakohëshme

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev bëri të ditur të dielën në mbrëmje se nuk do të ketë zgjedhje të parakohëshme parlamentare...

Aktualitet18:18 - 17 Qershor, 2019

“I ke dhënë ndonjë gjë a si ke dhënë”/ Qytetari i ankohet drejtorit të Ramës se nuk ka marrë lekët e votave

Në audiopërgjimin nr.5, publikuar nga gazetari i “Bild”, zbulohet biseda mes drejtorit në ministrinë e Brendshme Arben Keshi me dy persona...

Aktualitet14:13 - 17 Qershor, 2019

Lëvizja pa viza/ Avramopoulos: Kujdes, BE do të marrë masa

Numri i hyrjeve legale të azilkërkuesve në BE po rritet. Veçanërisht persona nga Amerika Latine dhe Ballkani Perëndimor e kanë...

Aktualitet12:00 - 17 Qershor, 2019

Presionet dhe sinjalet/ Grindje serioze mes Iranit dhe Britanisë së Madhe

Edhe Britania e Madhe beson se Irani qëndron pas sulmeve ndaj dy anijeve. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi në Teheran, i...

Aktualitet09:04 - 17 Qershor, 2019

Humb jetën një pushuese në Vlorë

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në plazhin e vjetër të Vlorës. Viktima është identifikuar si Shoha...

Aktualitet19:36 - 16 Qershor, 2019

BE damkos Rusinë për dezinformim

Gënjeshtra, teori komplotiste, #hashtag-e me urrejtje. Në zgjedhjet europiane të majit janë përdorur instrumenta dezinformimi me origjinë në Rusi, shprehet...

Aktualitet18:11 - 16 Qershor, 2019

Operacioni “Krasta”/ Jepet vendimi për Suela Mustën

Gjykata e Elbasanit ka vendosur sot masën “Arrest shtëpie” për gazetaren Suela Musta e arrestuar nga policia gjatë operacionit të...

Aktualitet10:33 - 16 Qershor, 2019

Thaçi për L’Express/ Në Hagë shkoj vetëm si dëshmitar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur  për 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës në të përjavshmen francese “L’Express”. Ndër të...

Trending