LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk mbyllën lojërat e fatit/ Procedohen penalisht dy persona

12 Janar 2019, 10:12, Aktualitet CNA
Nuk mbyllën lojërat e fatit/ Procedohen penalisht dy persona

Dy shtetas, konkretisht një në Tiranë dhe në Klos, janë proceduar penalisht për veprën penale ?Organizimi i lotarive të palejuara?.

Policia bën të ditur se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një njësi kompjuterike , dy televizorë dhe pajisje elektronike të cilat përdoreshin për organizimin e lotarive të palejuara.

Në Tiranë u procedua penalisht , shtetasi Z. G., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën e Dibrës, në ambientet e lokalit të tij u konstatuan paisje të cilat dyshohet se përdoreshin për organizimin e lojërave të fatit.

Në Klos të Burrelit u procedua penalisht shtetasi E.H., 35 vjeç, pasi në subjektin e tij u konstatuan të montuara pajisje për ushtrimin e lojërave të fatit.

Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë vendin deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor.

Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit ‘Komisariati Dixhital’, çdo veprimtari të tillë të kundërligjshme.

Lajmet e fundit nga