Nga Sokol Balla/ Ilir Meta, si Shaban Qosja! – CNA
Connect with us

Aktualitet

Nga Sokol Balla/ Ilir Meta, si Shaban Qosja!

Publikuar

-

Ilir Meta e bëri sërish. Kesaj radhe Presidenti shkoi edhe me larg, duke mos dekretuar as shkarkimin e Ministrit të Jashtem dhe bërë keshtu de facto rolin e Kryeministrit.

Sikur të mos mjaftonte kjo, sot në 11 janar, që ka qenë dikur Festa e Republikës, kreu i saj theu një rekord të ri.

Kësaj radhe nuk u shqetësua më as për Kushtetuten dhe as për rolin e tij. Ai foli si politikan dhe në shumë gjera që tha kishte të drejtë. Ka të drejtë kur thotë se Caka nuk është zgjedhja me e pershtatshme për Ministër të jashtëm.

Por nëse nuk dekreton shkarkimin e Bushatit duhet së paku t’i kërkojë atij ndjesë, për vrerin publik dhe privat që i derdhi për pesë vjet rresht. Duke e quajtur nga Gylenist e deri në etiketime morale të ulëta.

Duke shfryrë ndaj faktit që Bushati me finesen e tij cinike e injoroi thellësisht atë në negociatat për Marrëveshjen e Detit. Kaq duhet t’i kishte mjaftuar atij per ta firmosur shkarkimin bile dhe me një mesazh shpotitës ne celular.
Por nuk ndodhi asnjera prej tyre.

Meta thotë se Caka është për ndryshim kufijsh. Intervista e parë saktë ne një ekran kosovar, tregon se Caka bën një lapsus të cilit i rikthehet duke e korigjuar, por nuk është ky problemi. Për atë punë ke videon e Cakajt duke folur anglisht aq keq, sa të vjen keq ta shohësh dy here rresht.

Por kjo nuk është cështje qe i takon Presidentit. Plus që edhe nëse Cakaj është pro negociatave Thaci Vucic, ky nuk është argument.

As për Metën as për Kushtetutën tonë, që ruan kufijtë tonë dhe jo të Kosovës. Ah, nëse Meta mendon se edhe Rama është pro kësaj, mund ta thotë publikisht, mund ta thotë që Rama po rrezikon stabilitetin e rajonit, por nga kryeministër nuk e heq dot apo jo?

Meta në rastin më të mirë mund të bejë një deklaratë publike kundër kësaj vije të re në politikën e jashtme, (Bushati ishte hapur kundër dhe sic tha Kotzias mund të ketë marrë kosto për kete).

Meta mund të mos firmosë nëse një doktrinë e tillë i vjen atij në tavolinë, por nuk mund të mos dekretojë dikë vetëm se i duket teveqel dhe i papërshtatshëm për ministër të jashtëm.

Cakaj nuk do ishte as i pari dhe as i fundit në këtë pozicion apo në pozicione të tjera, as sot dhe as dje, per këtë mjaft të kujtojmë disa prej ministrave mbresëlënës kur vetë Meta ishte kryeministër.

Por kjo është përgjegjësi politike e kryeministrit që do gjykohet për kete nga vota në qershor, por jo për shkelje të Kushtetutës.

Sa i përket Certifikatës së Sigurisë, Presidenti mund të ketë të drejtë të shqetësohet apo alarmohet, dhe nuk dyshoj hic që ai mund të ketë edhe të drejtë.

LEXO EDHE:  Basha: Arrestimi i Balilit kapitullim i  qeverisë Rama

Por ai s’mund te vere ne dyshim certifikatën kur ajo i vjen si dokument në tavolinë. Atë e bën prokuroria dhe hetimet e mundshme.

Atij i duhet të kafshojë buzën dhe ta pranojë. Ndërsa thirrja për Komision Hetimor Parlamentar nuk i takon Presidentit por opozitës ndaj mendoj se në këtë rast thjesht ka ngatërruar orarin e punës me atë të pushimit në shtëpi në gjirin e familjes.

Une deri diku e kuptoj Metën kur i sugjeron Ramës të bëjë vetë ministrin e jashtëm, por e shoh të paprecentë që të nxjerrë shefin e tij të kabinetit si Kizin e Pazarit që të sugjerojë që Cakaj të bëhet ministër Kulture.

Një pyetje kam: pse të jesh anëtar i kabinetit megjithese per Kulturën, nuk duhet certifikatë sigurie?

Gabim duhet të ketë qene dhe ky. Po Rama s’mund t’i kërkojë Presidentit ta zëvendësojë, bile as ta pyesë përse iku shefi i mëparshëm i Kabinetit të Presidentit, vetëm dy ditë pasi Meta firmosi si pa të keq dekretin e famshëm për Lleshin. Kjo sepse Presidenca e zgjedh vetë stafin e vet. Secili zgjedh teveqelët e vet.

Bile Presidenti ka fatin e madh që nuk votohet nga ne, ndryshe nga kryeministri dhe mund të zgjedhë të shkojë për Vit të Ri në Gracanicë dhe jo në Sali Salltik, dhe askush mos të merret me të. Fundja për pesë vjet ai është i papërgjegjshëm. Por jo përballë Kushtetutës.

Gjithsesi unë e kuptoj Ilir Metën. I rri ngushtë ai vend. Ai ka profil politik të lartë. Dhe është aq lart, sa hunda e tij ndjen gjëra larg, që ne nuk i shohim akoma por ndoshta i marrim me mend. Punë për te, sa kohë s’na i thotë, si duket ka një arsye. Ajo që shohim deri tani është ngjashmëria dramatike me një tjetër hundë. Dhe legjendën urbane tiranase të Shaban Qoses.

Një shitës ushqimor që kishte një vecanti fizike që cunat e Myslym Shyrit ja vinin cdo ditë në pah, kur i hapnin derën e dyqanit dhe i thërrisnin: “O hunderr!” Aq sa një ditë me të drejtë Shabani thirri policinë. E cila i zbuti kurrizin cunave 24 orë në rajon.
Të nesërmen për një javë rresht, cunat kalonin kokulur para dyqanit të Shabës. Por pas ca ditësh Shaban Qosja nuk duroi dot. I doli cunave përpara dhe i bërtiti: “Homee, s’po m shani mo hunderr ee?”

Por mes fabulës së Shabanit dhe Ilirit ka një ndryshim esencial. Shabani doli nga dyqani ama. Aty në rrugë dhe u përball me cunat dhe me vesin e tij, që sot njihet si “gërricje si e Shaban Qoses”.

Ndërsa Iliri gërricet nga Presidenca. Kjo e bën lojë të pabarabartë, të komplikuar dhe të rrezikshme.

Aktualitet

Cakaj ministë i Jashtëm/ Paralajmëron Taulant Balla

Publikuar

-

By

deputeti i ps, taulant balla jashte kuvendit

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla pas mbarimit të seancës parlamentare tha se kërkesa e opozitës për debat ishte një kapriço.

“Kabineti qeveritar duhet bërë sipas rregullores. Unë i shoh gjithmonë kërkesat që opozita sjell. Kjo kërkesë ishte një kapriço e momentit. Sensioni i jashtëzakonshëm u thirr nga kryeministri në bazë të Kushtetutës.”-tha Balla.

Ai shtoi më tej, se i Presidenti duhet të kishte bërë edhe dekretimin e  Gent Cakajt si ministër të Jashtëm dhe tha se shumë shpejt ai do i bashkohet qeverisë.

LEXO EDHE:  Gara për Tiranën/ Si po tallen Luli dhe Mona me Ylli Manjanin

“Na vjen keq që Presidenti i Republikës sot nuk na bëri të mundur dekretin për ministrin e Jashtëm.

Sapo Gjykata Kushtetuese të zgjidhi këtë ngërç ne do të kemi nderin që zotin Cakaj ta kemi në kabinetin tonë.

Deri në atë kohë kryeministri do jetë ai  ministër i Jashtëm.”-deklaroi Balla./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Mediat e nxjerrin “zbuluar”/ Ja dështimi i madh i Igli Tares

Publikuar

-

By

Igli Tare, mbahet si një nga drejtorët sportiv më të mirë në kampionatin italian duke bërë shumë goditje cilësore dhe “low-cost”, në merkato. Ai ka arritur të sjellë shumë të ardhura për klubin, pasi ka investuar shumë pak dhe ka sjellë më shumë para nga sa pritej.

Filozofia e kryeqytetasve me në krye Igli Taren si zbatues është e thjeshtë, blejmë lojtarë me kosto të vogël dhe i sheshim shtrenjtë. Pra, mund të themi një model si Arsenali, Porto apo dhe Benfika që prodhojnë lojtarë gati për ekipet e mëdha.

Por, përveç këtyre sukseseve, mediat italiane e kanë nxjerrë zbuluar Taren dhe presidentin e klubit Klaudio Lotito. Kjo sepse objektivi kryesor i ekipit ka qenë Liga e Kampionëve, e cili nuk është arritur vitet e fundit.

LEXO EDHE:  Ligji për Kadastrën/ Ish-ministri i Ramës zbulon thelbin e problemit

Prezenca e fundit e ekipit në kompeticionin më të madh Europian për klube është në sezonin 2007-2008, kur kishin në grup Olimpiakosin, Verder Bremen dhe Real Madridin. Pra plot 11 vite, pa dëgjuar himnin e Championsit.

Para çdo arritje tjetër në krye të Lacios, ky dështim nuk mund të mbulohet me asgjë sipas mediave italiane. Justifikimi i klubit është i thjeshtë dhe i qartë, që nuk ka të njëjtin buxhet ekipi më rivalët e tjerë si Juventus, Inter, Roma, Napoli apo edhe Milani.

Nëse Lacio do të gjente veten në grupet e Ligës së Kampionëve, atëherë çdo gjë do gjente vendin e vet dhe Igli Tare mund të quhej me plot gojën drejtori sportiv më i suksesshëm.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Çmendet” Kryemadhi/ Sulmon Ramën

Publikuar

-

By

kryetarja e lsi monika kryemadh jashte kuvendit

Pas braktisjes së seancës parlamentare, pasi nuk u lejuan që të debatonin në lidhje me emërimet dhe shkarkimet në qeveri, Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka folur për mediat në lidhje me këtë vendim.

Ajo tha se çdo person që do t’i shërbejë kryeministrit Edi Rama dhe kësaj qeverie do të shpallet armik i shqiptarëve.

LEXO EDHE:  Basha: Arrestimi i Balilit kapitullim i  qeverisë Rama

“S’ka nevojë për protesta masive ke me qindra dhe mijëra studentët dhe qytetarë që protestojnë.

Çdo njeri që i jep oksigjen qeverisë me këtë kryeministër të çmendur është tradhtar kombëtar. Iu kërkojmë që të hapni ekranet e mos u merrni peng nga kjo qeveri e marrë.”-tha Kryemadhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

ministri i jashtem rus, sergey lavrov, ne nje konferece per mediat ministri i jashtem rus, sergey lavrov, ne nje konferece per mediat
Aktualitet15:58 - 16 Janar, 2019

Ndryshimi i emrit të Maqedonisë/ Zbulohet qëndrimi i Rusisë

Rusia ka ngritur një pikëpyetje në lidhje me marrëveshjen e ndryshimit të emrit të Maqedonisë. Ministri i Jashtëm i Rusisë,...

ish-komandanti thirret nga gjykata speciale ish-komandanti thirret nga gjykata speciale
Aktualitet15:41 - 16 Janar, 2019

Akuza për krime lufte/ Ish-komandanti në Gjykatën Speciale

Komandanti i Brigadës 124 të Rahovecit, Ismet Tara, i njohur si “komandant Hoxha”, është  thirrur nga Gjykata Speciale. Tara është...

voa, zeri i amerikes ne shqip voa, zeri i amerikes ne shqip
Aktualitet10:58 - 15 Janar, 2019

E quajti kazan/ “Zëri i Amerikës” i përgjigjet Ramës

Media amerikane më e madhe dhe më jetëgjatë, në Shqipëri, “Zëri i Amerikës” mbushi  sot 75-vjet transmetim. Ditën e djeshmje...

masakra ku u vrane 45 vete ne recak masakra ku u vrane 45 vete ne recak
Aktualitet10:47 - 15 Janar, 2019

Masakra e Reçakut/ Ende nuk ka drejtësi

20-vjet kanë kaluar nga masakra në Reçak të Shtimës në Kosovë dhe asnjë shenjë nuk ka që të bëjë lidhjen...

Aktualitet13:54 - 13 Janar, 2019

Foto/ Zgjidhet ministri i ri i Mbrojtjes në Greqi

Është zgjedhur personi i cili do të drejtojë Ministrinë e Mbrojtjes në Greqi. Menjëherë pas dorëheqjes së Panos Kammenos nga...

Aktualitet13:30 - 13 Janar, 2019

Paralajmëron drejtori i Policisë/ Çfarë do ndodhë me grupet kriminale

106-vjetori i krijimit të Policisë së Shtetit është festuar edhe në Drejtorinë Vendore të qyetit të Elbasanit. Drejtori i Policisë...

Aktualitet11:43 - 13 Janar, 2019

Dorëhiqet ministri i Mbrojtjes në Greqi

Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos ka dhënë dorëheqjen. Kammenos, i cili njëkohësisht është edhe lider i partisë ANEL, ka...

Aktualitet14:49 - 12 Janar, 2019

Shpërthim i fuqishëm në Paris/ 2 të vdekur 30 të plagosur

Parisi u trondit nga një shpërthim i fuqishëm mëngjesin e sotëm. Shpërthimi ndodhi si rezultat i rrjedhjes së gazit në...

Aktualitet10:02 - 12 Janar, 2019

Shpërthim në qendër të Parisit/ Raportohet për disa të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen Opera, në Paris. Mësohet...

Aktualitet19:46 - 11 Janar, 2019

Kuvendi çan bllokadën e votave/ Miratohet emri Maqedonia e Veriut

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi sot  ndryshimin e Kushtetutës për marrëveshjen me Greqinë në lidhje me çështjen e ndryshimit...

Aktualitet18:53 - 11 Janar, 2019

Skandali në Pashaliman/ Reagon Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura ka reaguar pas vjedhjes së tre armëve automatike në bazën ushtarake të Pashalimanit...

Aktualitet15:29 - 11 Janar, 2019

Thirrja e Alia Asllanit më aktuale se kurrë/ Mbushni xhepe, mbushni arka, të “pabrek” ju gjeti dreka, milionier ju gjeti darka!

Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë, nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë! Pra, o burra, hani,...

Aktualitet13:49 - 11 Janar, 2019

Debati për Cakajn/ Albin Kurti zë ngushtë Ramën

Debati për mosdekretimin e Gent Cakaj ka përfshirë të gjithë spektrin politik në Kosovë. Pas refuzimit të Presidentit Ilir Meta,...

Aktualitet13:09 - 11 Janar, 2019

Dëbora izolon Kukësin/ Ndërhyn ushtria

Forcat e ushtrisë janë nisur drejt fshatit Tërshenë të Kukësit, ku që prej mbrëmjes së djeshme një 50-vjeçar është shumë...

Aktualitet10:10 - 11 Janar, 2019

“$525,000+ për Shqipërinë në 3 minuta”, Albanian Scholarship Effort

Nga Besart Çopa * Në moshën 15 vjecare unë isha Shqiptari i parë që iku në një nga gjimnazet më...

Kultura09:19 - 11 Janar, 2019

Konkurs poetik, për dëshmorin Bylbyl Hazir Breçani

“Botimet TROPOJA”, në nderim të emrit e veprës të Bylbyl Hazir Breçanit: “Dëshmor i Kosovës dhe i Shqipërisë”, “Qytetar Nderi”...

Aktualitet01:08 - 11 Janar, 2019

VIDEO-Përplasje në fakultetin e drejtësisë/ Policia futet në ambientet ku janë ngujuar studentët

Policia private qe ruan godinen, është futur rreth ores 00.30 minuta, në ambientet e brendëshme të Fakultetit të Drejtësisë, ku...

Aktualitet21:02 - 9 Janar, 2019

Themeluesi i Amazon ndahet nga gruaja, bien aksionet e kompanisë në bursat ndërkombëtare

Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos dhe gruaja, Mc Kenzie, do të ndahen. Ata të dy do të ndahen pas 25...

Aktualitet17:57 - 9 Janar, 2019

Administrata e Trump degradon misionin e BE në SHBA

Administrata e presidentit Donald Trump ka degraduar vitin e kaluar statusin e misionit të Bashkimit Europian pa bërë asnjë njoftim....

drejtesia, vettingu, kalimi drejtesia, vettingu, kalimi
Aktualitet11:18 - 9 Janar, 2019

Kreu i Gjykatës së Kurbinit del para Vettingut/ KPK zbulon pasurinë e fshehur

Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit, do të japë sot vendimin për Kryetarin e Gjykatës së Kurbinit, Alfred Gjonin, vendim i...

Aktualitet09:42 - 9 Janar, 2019

Video/ Festivali i akullit dhe borës

Në Kinë është hapur Festivali ndërkombëtar i Harbinit, i skulpturave të akullit dhe borës. I vendosur në provincën e Heilongjangut...

Aktualitet09:35 - 9 Janar, 2019

Epopeja e një kinemaje

Korça ka qenë një nga qytetet e para në Shqipëri që i hapi rrugë ekranit të madh të kinemasë përmes...

Aktualitet20:17 - 8 Janar, 2019

Shkatërrohet grupi i mafjes në Itali/ Shqiptarë të përfshirë, ja emrat

Një grup kriminal është shkatërruar ditën e sotme nga policia italiane. Bëhet fjalë për një grup mafjoz, të përfshirë në...

Aktualitet15:38 - 8 Janar, 2019

Në kujtim të aktorit Perika Gjezi

Perika Gjezi (1949-2010) ka lindur në vitin 1949 në qytetin e Korçës. Aktivizohet që në moshë shumë të re në...

Aktualitet09:02 - 8 Janar, 2019

Ekipi negociator i Kosovës sot në Bruksel/ Çfarë pritet të diskutohet

Për herë të parë ekipi negociues i Kosovës me Serbinë, takon sot në Bruksel Federica Mogherinin, që është ndërmjetësuese në...

Aktualitet19:36 - 7 Janar, 2019

Temperaturat e ulëta/ IGJEUM jep alarmin, tregohuni të kujdesshëm këto ditë

Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga një mot i acartë, me temperatura shumë të ulëta të cilat shpesh...

Aktualitet17:51 - 7 Janar, 2019

Negociatat me Serbinë/ Ekipi i Kosovës të martën në Bruksel

Për herë të parë ekipi negociues i Kosovës me Serbinë, takon të martën në Bruksel Federica Mogherinin, që është ndërmjetësuese...

Aktualitet16:51 - 7 Janar, 2019

42 vjeçarja rrëfen rrëmbimin dhe degradimin ndaj lëndëve narkotike/ “20 burra për…”

Një 42-vjeçare ka rrëfyer për mediat sesi u rrëmbye dhe u shit për skllave seksi në moshën 19-vjeçare. Kur ishte...

Trending

Read previous post:
Shpërthim në qendër të Parisit/ Raportohet për disa të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen Opera, në Paris. Mësohet...

Close