Nga Arian Galdini/ Edi i magjepsur! – CNA
Connect with us

Opinione

Nga Arian Galdini/ Edi i magjepsur!

Publikuar

-

A e dini çfarë?

Kam vendosur ta besoj plotësisht Edi Ramën kur na rrëfen mbushur me pasion për djalin e ri Gent Caka dhe talentin e dijen e tij kaq mbresëlënës.

E besoj se Caka ia paska dalë tia mbushë mendjen Kryeministrit të vendit tim se ai qenkërkësh “i talentuari” dhe “i shumëlexuari” që meriton të ngjizet si modeli i të riut shqiptar sot.

Madje rruga e tij e ngjitjes duhet të shërbejë si udhërrëfyes për të gjithë të rinjtë tanë.

Duket më tepër se i bukur dhe i guximshëm ky projeksion politik.

I shkon për shtat edhe nismës më të re të quajtur Puna e Mbarë të prezantuar nga KM, nëpërmjet së cilës ai synon të përfshijë në Administratën Publike të gjithë ata të rinj e të reja që i kanë kryer studimet me 9ta dhe 10ta.

Mirëpo  përtej agjipropit e pëpjekjes titanike të KM për ta shitur këtë si një vlerë publike e moderne, ka disa pyetje të cilat nuk gjejnë asnjë përgjigje tek pasioni dhe magjepsja e Edit për Gentin.

Po e nisim me pyetjen më të thjeshtë në botë.

Çfarë është një Ministër?

Si e mendon Edi Rama këtë punën e Ministrit?

Qeveria dhe qeverisja janë vërtetë vullnet politik i KM dhe Shumicës, por para së gjithësh janë çështje e publikut.

Kjo antikultura e sajuar prej Liderëve Supremë të këtyre 3 dekadave tranzicion e postkomunizëm, se këta mund të sjellin e vendosin kë të duan e ku të duan, nuk mund të rilegjitimohet as me magjepsësin Gent Caka.

Është antikulturë dhe pikë.

Në demokraci, publiku voton Kandidatin për KM që të bëhet KM, por voton edhe Partinë ose Koalicionin që krijon Shumicën.

Partitë ekzistojnë sepse e pjesmja i jeo mundësi publikut dhe grupeve të interesit që të njohin dhe votojnë përfaqësuesit e tyre.

Demokracia është e lodhshme, bezdisëse, kokëçarëse, por nuk ka asnjë mënyrë tjetër për ta përjetuar atë përveçse duke ia duruar të gjitha andrallat që sigurojnë përfaqësim, llogaridhënie dhe përgjegjshmëri.

Si mundet që një KM, ta hedhë në kosh të plehrave Partinë, e të dalë përballë publikut i vetëm e ta kontraktojë publikun si “outsource” që nevojitet për shërbimet e tij vetëm kur votohet, e me vota që meren kundrejt pagesës përkatëse?

Kur demokracia kthehet në një transaksion financiar dhe qeverisja në një biznes, Qeveria domosdo shndërrohet në Korporatë.

Pra Edi i magjepsur, e ka sjellë Gentin si një prurje manaxheriale brenda një logjike korporative.

Përndryshe, ma gjeni një Ministër në botën perëndimore demokratike që emërohet nga KM dhe nuk ka asgjë për të thënë vetë me gojën e tij, kur një “pjesë e palexuar”, “e ligë”, zogori kadrinjsh, ngrenë pyetje e madje refuzojnë ardhjen e tij në detyrë?

Ku keni parë ju diku në botë që Ministrat të vijnë si surpriza për publikun, e KM ti heqë, ti vërë, ti mbajë, ti mbrojë, ti shajë e lëvdojë, si ti dojë e kur ti dojë qejfi atij?

Publiku në demokraci, e gjen përfaqësimin e tij tek emri dhe personaliteti i çdokujt që mer përsipër një ofiq publik.

LEXO EDHE:  Grabitja e pronave publike/ Ish ministri i Ramës jep alarmin

A do ta përfytyronit ju apo a mund ta gjeni ju sot një shembull, një të vetëm, në demokracitë perëndimore, ku e kur një individ emërohet Ministër nga KM, e vetë nuk ka gojë as për tu mbrojtur, as për tu përballur, as për të sqaruar, as për të informuar, as për të komunikuar me publikun?

Pse flet KM për të emëruarin e tij?

Le të dalë vetë magjepsësi Caka e ti flasë publikut për veten e tij.

Po dinjiteti njerëzor ku është këtu?

Ma gjeni ju një rast në perëndimin demokratik, kur dikush bëhet casus belli mes dy institucioneve a mes dy palëve, e vetë nuk paskërka asgjë për të thënë, qoftë për tu bërë palë në luftë, qoftë për ti dhënë fund luftës duke larguar veten nga skena e përdorimit.

Shoqëria ka nevojë për akte dinjiteti nga vetë invividi që të vlerësojë e kuptojë kualitetet e njerëzve që marin detyra të larta publike.

Kur shoqëria detyrohet ta shohë dhe vlerësojë Gent Cakën vetëm nga sytë, fjalët dhe konsideratat e magjepsura të Edi Ramës, nuk ka më asnjë arsye pse KM të mërzitet me zogorinë e të pamagjepsurve me Ramën.

Genti mund të jetë magjepsës, por këtë e di vetëm Edi Rama.

Genti mund të ketë lexuar më shumë se shumëkush në rruzull, por këtë përsëri e di vetëm Edi Rama.

Ne nuk kemi pse ta pranojmë Ministër Gentin, që ai të na magjepsë edhe neve sikurse ka magjepsur Edi Ramën.

Ndoshta ai duhet ta bëjë vetë betejën e tij qoftë për tu përballur për të drejtën e tij për tu bërë Ministër, qoftë me aktin e tij të tërheqjes me dinjitet nga të qenurit i përdorur si shkak lufte.

Sepse, po e mbrojti vetëm Edi Rama, po foli vetëm Edi Rama për të, nuk janë vetëm ata që po e refuzojnë Gentin keqpërdoruesit e djalit të ri të talentuar.

Më së pari është vetë Edi Rama keqpërdoruesi i një të riu të talentuar, të cilin e emëron Ministër por nuk e lejon të pëballet apo dorëhiqet.

Të talentuarit e këtij vendi, nuk kanë nevojë të bëhen Ministra, për tu ndjerë të vlerësuar.

Ky vend ka nevojë për lirinë e të talentuarve për tu shprehur e për tëen konkuruar.

Se si Ministra, kemi parë të na shkëlqejnë të gjithë derrat e korruptuar të këtij vendi.

Si qytetarë, jetojmë në shoqërinë kur të rinjtë e talentuar as inkurajohen, as vlerësohen, as lejohen, as përfillen.

Andaj, Edi i magjepsur, lejoje Gentin të bëhet qytetar që përballet ose tërhiqet me dinjitet.

Sepse për Ministër në Korporatën tënde private që e quan Qeverisje, ti mund të bësh edhe rojen e kopshtit zoologjik e të na thuash se ai ka talentin të na marë lekë teksa paguajmë biletat kur hyjmë për tu argëtuar duke parë egërsirat.

 

Aktualitet

Nga Andi BUSHATI/ Një kapak për të fikur ‘kazanin” e kritikave

Publikuar

-

By

samitti

Disa diplomatë, OSBE-ja, shoqatat ndërkombëtare të lirisë së shtypit dhe ato shqiptare të të drejtave të njeriut, po reken më kot të ngrejnë zërin, kurndër ligjit drakonian që Edi Rama ka hartuar kundër mediave online.

Ky draft, i miratuar tashmë në Këshillin e Ministrave, parashikon gjoba marramendëse (mbi 8 mijë euro) që janë baraz me falimentimin e një mediaje me buxhet të ulët dhe me me financim fraxhil. Por, sikur kjo të mos mjaftonte, në ligj i jepet e drejta AMA-s (autoriteti shqiptar i mediave), të urdhërojë heqjen e lajmeve, të marrë paratë e gjobave pa pasur ende një vendim gjykate, në emër të luftës ndaj lajmeve të pavërteta.

Kjo në fakt nuk është një lëvizje surprizuese e Edi Ramës për të kontrolluar dhe mediat e reja, kryesisht të drejtuara nga gazetarë, ashtu sikurse kontrollon katër- pesë pronarët e vetëm të TV-ve në vend.

Në vitin 2015, ai u tërhoq pas presionit të fortë ndërkombëtar nga ideja për të rikthyer dënimin e shpifjes nga Kodi Penal, i cili parashikonte burg për gazetarët. Pak më pas ai hartoi një projekt ligj të ashpër për të përfshirë edhe aktivitetin mediatik në kuadër të tregëtisë së shitblerjeve online. Krahas sharjeve, fyerjeve dhe përbuzjes për gazetarët, ai shtoi, në mënyrë të fshehtë, në paketën fiskale fundvitin e shkuar, taksën mbi raklamën, vetëm për mediat online, duke e çuar nga zero (siç e kanë TV dhe gazetat) në 20%, për të alternuar masat represive me ato financiare.

Prej disa muajsh presioni është edhe më i madh. Përgjimet fundidit të botuara nga BILD, skandalet e tenderave me dokumenta fallco të zbuluara nga mediat, parlamenti i mbushur me karagjozët e një opozite fallco dhe organizimi i zgjedhjeve lokale monopartiake e kanë bërë edhe më akute shtypjen e çdo burimi informacioni të lirë dhe të pavarur.

Pikërisht, në këtë kuadër, pothuajse kanë përfunduar tratativat për të mbyllur emisionin “Të Paekspozuarit”, i cili vetëm sezonin e kaluar, transmetoi i pari përgjimet Dako – Avdylaj dhe tenderin e Unazës së re.

Presionit të butë nuk i ka shpëtuar as edhe një program shumë më neutral dhe i balancuar si “Opinion”. Vetë Edi Rama, shefi i tij i shtypit Endri Fuga dhe Engjëll Agaçi, kanë ushtruar presion gjatë një darke pas zgjedhjeve në restorant Padam, ndaj gazetarit Blendi Fevziu, duke i kërkuar më pak prezencë të opozitës, më pak jehonë për temat e saj dhe duke i kujtuar gjithashtu se kjo shkon në drejtim të kundërt me benefitet që mer pronari i televizionit.

LEXO EDHE:  Shënim-Partia “mëmë” është Soros/ Rama dhe Basha janë veglat për kontrollin e sistemit

Pikërisht, në këtë kuadër, u shpall dhe tentativa për të ringjallur paketën anti shpifje aq shumë të dashur nga Edi Rama, e cila kërkon të thajë edhe ato oaze të vogla lirie që lindën në peisazhin mediatik shqiptar vitet e fundit.

Ndaj kësaj tentative kanë ngritur menjëherë zërin, OSBE, Shoqatat ndërkombëtare të gazetarëve dhe ndonjë diplomat i lartë europian.

Por, qasja e tyre, po aq sa është e dobët, po aq duket edhe naïve.

Pasi problemi që Shqipëria ka sot, nuk është ai i një lideri autoritar që kërkon të luftojë fyerjen dhe shpifjen përmes një pakete drakoniane dhe me masa që janë në kufijtë e ligjshmërisë.

Problemi real është se ne po rëshkasin drejt një regjimi diktatorial, me parlament njëngjyrësh dhe me zgjedhjet ku voton dhe fiton një partie e vetme.

Në një situatë të tillë, kur gjithçka po rokulliset drejt monizmit është e pa imagjinueshme ecja paralel me një media të lirë dhe me një drejtësi të pavarur. E para është e dënuar të shkatërrojë edhe këto të fundit. Bota nuk njeh asnjë rast, kur pushteti personal, ndarja arbitrare e parave publike, grabitja e votave dhe e tenderave të kenë bashkëjetuar me një sistem drejtësie të ndershëm dhe me një media profesionale.

Prandaj, sado përkrahëse të duken, vërejtjet dhe protestat e mefshta që janë dëgjuar këto ditë kundër paketës “anti shpifje”, ato nuk përbëjnë një zgjidhje. Sepse, në situatën e re ku kemi mbëritur, në pyetje nuk është më dilema se si do zbutet dhuna e pushtetit ndaj medias së lirë, por nëse është e munduar të ekzistojë një e tillë, përkrah diktaturës që po tenton të instalohet. Pikërisht për këtë, pa ndarë qëndrimin për qorsokakun drejt të cilit po e gremis vendin Rilindja, është donkishoteske të shpresosh se mund ta arrish kompromisin e një kohabitacioni paqësor mes saj edhe shtypit./Lapsi.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Nga Sadik Bejko/ Doktor i Ri i Adhamudhit tek “Blloku”

Publikuar

-

Profesor Isuf Kalo, ish-doktori i Adhamudhit të Bllokut, ka shkruar një libër. Në një status timin në fb, i shpenguar, si në një status fb-je, unë shpreha me shkrim një përshtypje. E them prapë: përshtypje.

Gazetat, rrjetet sociale atë status e shpërndanë pa ndonjë autorizim prej meje. Botuesi i librit të Doktorit të Adhamudhit të Bllokut më kthehet sot me në një goxha përgjigje.

Prej më shumë se pesëdhjetë vjetëve në këtë vend kam statusin e shkrimtarit. Dhe e kam me shumë nder. E kam që atëherë kur Henri Çili and Co… ishin ende matanë kësj bote, në… AND-në e prindërve të tyre.

Formalisht kam respekt për Çilin, kam respekt dhe për dr. Isuf Kalon. Deri më sot ishim secili në punë të vet. Nuk doja, nuk kisha pse të vihesha me ta përballë. Por … duhet të përgjigjem.

Shkrimtari për nga motivi i genit është dëshmitar. Ja… po dëhmoj: Mora pjesë në promovimin e librit të dr. Isuf Kalos në hotel Rogner. Vapë e lemerisshme, kohë pushimesh, korrik. Jo klimë fort e përshtatshme për të botuar, për të promovuar një libër.

Por Henri Çili, beznesmen me nuhatje tregu, mendon ndryshe. Ai nxiton ta publikojë, ta promovojë, t’i bëjë marketing librit për të joshur lexuesin e sezonit veror dhe atë turistik. Dhe… e shpall, e plas me bujë promovimin në hotel Rogner.

Ngjarje… ngjarje në një kryeqytet bosh, pas zgjedhjeve, në një kryeqytet vape, pa ngjarje. Oooo ! Dr Isuf Kalo ka bërë libër… për Ne… për Enverin… për Bllokun. Oooo.. o burraaaa! Ishin mbledhur aty në Rogner gjithë “buka e vjetër”, pra, gjithë rrethi i atyre që kanë përtypur jargë e thërrime nga sofra e ish-Bllokut.

Ja, po vjen dhe vetë dr. Sali Berisha, po… edhe çifti Berisha. Një qokë kjo e Berishës jo vetëm si e kolegut për kolegun dr. Kalo, por dhe se ata kanë qenë bashkë në një “varkë”, kanë shijuar flladet e valët e liqenit të kohërave bashkë me djemtë e zonjës së parë të Bllokut.

Zoti Berisha… një veteran i zvenitur prej moshës, prej konsumimit të gjatë, së paku, duhet të ishte mënjanuar prej politikës, të vetmohej drejt e në shenjtninë e tij.

Por ja, si hije e kohërave të shkuara e të perënduara dhe vetë zoti Berisha… na e nderon, doktorin e Adhamudhit të Bllokut. Ahh…ahh Moj kasolle (mor Rogner) ku na mblodhe..

Librin e prezanton biri i ish-nëndrejtorit të Institutit të Nexhmijes, prof F. Tarifa. Ky zotni Tarifa junor para ca javësh ka deklaruar në shtyp se është krenar për atin, Tarifën senjor-nëndrejtor në Bllok, që edhe sot e në këto ditë shkruan e boton në një gazetë shkrime glorifikuese për kryeministrin, udhëheqësin “tao tao”, për Adil Çarçanin. (Moj kasolle… ku na mblodhe).

LEXO EDHE:  Shënim-Partia “mëmë” është Soros/ Rama dhe Basha janë veglat për kontrollin e sistemit

Kjo është shija që ka botuesi, administratori i një universiteti, promovuesi i neoliberalizmit, gazetari, intelektuali, biznesmeni, i suksesshmi dhe i shumë etj, etj i rëndësishmi, zotëria e tij Henri Çili. Është era e tij, është e drejta e tij ta ketë cilëndo shije. Po unë? Ç’po më duhej mua këtu? Mua më vinte një erë aq e ndohtë, e ndohtë sikur lumin e Lanës ta kishin kthyer e ta kishin ndryrë, përhapur në mjediset luksi të hotel Rognerit. Dola, u largova prej andej me të shpejtë.

Tani që fragmente nga libri “Blloku” janë në faqet e para të shtypit më me peshë në këtë vend, më vjen era e një shpifësire më të madhe sesa e asaj mbasditeje në Rogner.

Jo lumi i Lanës, po gjirizet e Tiranës kanë shpërthyer sheshit dhe po rrëkëllehen në bulevardet dhe sheshet e Tiranës dhe në sheshet e të gjithë vendit. Fotot luksi të bllokmenëve, nuseve, bijve e mbesave të tyre i sheh në faqet e pra të gazetave. Nga dita në ditë.

Kjo m’i bie zorrët në grykë. Një idolatri e shfrenuar për zotat e dikurshëm komunistë. Kjo është pasoja e botimit të këtij libri të doktorit të Adhamudhit të Bllokut. Dhe e botuesit, e neoliberalit Henri Çili. Nuk besoj se sot do të mbusheshin kështu faqet e para të gazetave me fotot e Egon Krenzit në Gjermani, me fotot e Brezhnjevit në Rusi, apo me fotot e bllokmenëve në Poloni, në Hungari.

Po pse te ne ndodh? Mos doktor Isuf Kaloja ka bërë një kryevepër e na ka bërë të gjithëve magji? Jo, nuk është as libër për të qenë, as magji. Mos u hutoni. Shpjegimi është diku tjetër. Shqipëria ka ndërgjegje të deformuar. Në zonat e vdekura të trurit të saj janë të gjallë zotat e vjetër. Para disa javësh një deputet i mykur enverist skrapali u ngrit kundër Institutit të studimeve kundër komunizmit. Në krye të atyre që sulmonin ata që denonconin si kriminal komunizmin, ishte Fatos Tarifa dhe ati i tij.

Ky fliste dhe në promovimin e Çilit. Ky rreth njerëzish që duan t’ia mbrojnë erzin komunizmit ishte atë ditë në Rogner, për të promovuar librin rehabilitues të Bllokut nga doktori i Adhamudhit të Palortosë. Deputeti i mykur skrapali dhe neoliberali Henri Çili janë në një vijë. Por secili për hesap të tij. Të cilit hesap? Ka vetëm një luftë, vetëm një motiv… madhor. Lufta e paskrupullt për para e për pushtet. Ndaj Blloku është i gjallë ende. Jo vetëm në nëndërgjegje. Në realitet. Ne ende po qeverisem./CNA.al

*Autori është shkrimtar, ish deputet i PD-së në vitet 1992-1997.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Nga Klodian Tomorri/ Pse nuk miratohet ligji i përgjegjësisë materiale?

Publikuar

-

Fatura e radhës që zyrtarët publike vunë mbi kurrizin e popullit, ajo e godinës në sheshin Italia, rikthen edhe një herë nevojën urgjente për ligjin e përgjegjësisë materiale.

Prej vitesh Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar miratimin e një ligji, i cili të vendosë përgjegjësinë e zhdëmtimit tek zyrtarët publikë që shkaktojnë kosto për qytetarët përmes vendimarrjes së tyre, sipas modelit që aplikojnë shumica e vendeve të zhvilluara. Fabula është e thjeshtë. Një zyrtar publik, që u shkakton dëme qytetarëve duhet të zhdëmtojë koston.

Por askujt nuk i intereson, që ligji të bëhet. As maxhorancës e madje as edhe opozitës. As kjo e fundit nuk ka e ka përmendur asnjëherë nevojën për miratimin e këtij ligji, aq më pak të ketë propozuar diçka konkrete. Arsyeja është e qartë. Po të bëjnë ligjin nuk vjedhin dot më.
Shembja e godinës në sheshin Italia, pranë stadiumit kombëtar, është rasti flagrant se si zyrtarët në poste publike, i shkaktojnë kosto direkte qytetarëve përmes vendimeve arbitrare, të cilat mund të jenë pasojë e korrupsionit ose paaftesisë.

Godina është ndërtuar me lejën e kryeministrit Rama, gjatë kohës që ai drejtonte Bashkinë e Tiranës. Por ndërtesa u bë në thyerje të lejës. Serish ajo që e legalizoi ishte qeveria e drejtuar nga zoti Rama vetëm pak vite më parë. Ndërsa tani godina u shemb nga Bashkia dhe qytetarët do të paguajnë faturën disa milionë euro për zhdëmtimin e pronarëve.

Janë të paktën 3 akte në kundërshtim të pastër me interesin publik. Dhënia e lejës në kumdërshtim me ligjin, legalizimi i shkeljes së lejës, po në kundërshtim me ligjin kur dihej që aty kishte projekt publik dhe së treti prishja e ndërtesës.

LEXO EDHE:  Berisha zbardh gënjeshtrat e Ramës/ Zbulon kërkesën e kryeministrit për Vuçiçin

Në një shtet gjysmë normal sot përmbarimi duhet të kishte bllokuar llogaritë bankare të kryeministrit, shtëpinë ku ai jeton dhe çdo prone tjetër të luajtshme apo te paluajtshme që zotëron. Në Shqipëri, kryeministri dhe gjithë zyrtarët e tjerë publik, madje edhe ato të niveleve të ulëta, mund të marrin vendime që i shkaktojnë dëme të rënda qytetarëve pa asnjë përgjegjësi.

Vetëm vitet e fundit janë qindra milionë euro dëme. Në fillim ishte Cezi plote 90 milionë euro. Me pas pallati i Ujit të Ftohtë në Vlorë 17 milionë euro. Sot po vijnë dy fatura të tjera. Ndërtesa e shembur në sheshin Italia me mbi 4 milionë euro dhe fatura e tmerrshme e Bechettit 110 milionë euro. Mbi 230 milionë euro faturë që paguhet direkt nga populli më i varfër i Europës, për tekat ose korrupsionin e zyrtarëve që e drejtojnë.

Në të katër këto raste, ka patur disa zyrtarë publike të përfshirë dhe pergjegjës për dëmet. Por vetëm njëri ka qenë tek të katërta. Nuk është e vështirë të merret me mend se kush.

Edhe sa duhet të paguajnë qytetarët për marrëzinë ose babëzinë e zyrtarëve publikë? Prandaj është e nevojshme miratimi i ligjit për përgjegjësine materiale të zyrtarëve publikë, e madje jo vetëm në aspektin individual, por edhe në rang solidar. Nëse qeveria merr një vendim arbitrar dhe në kundërshtim me ligjin, që shkakton dëm për qytetarët, atëhere duhet të paguajnë të gjithë ministrat./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending