Moti i keq/ ARRSH jep njoftimin e rëndësishëm – CNA
Connect with us

Aktualitet

Moti i keq/ ARRSH jep njoftimin e rëndësishëm

Publikuar

-

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpërndarë një njoftim për mediat në rrjetet sociale ku ka sqaruar situatën e rrugëve për ditën e sotme.

Sipas ARRSH, Në qarqet Korçës, Vlorës dhe Gjirokastrës qarkullimi kryhet pa zinxhirë.

Ndërsa në Rajonin Verior po punohet për normalizimin e situatës por në disa akse bëhet thirrje të qarkullohet me zinxhirë.

Njoftimi i plotë i ARRSH:

Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Që në orët e para të mëngjesit është punuar dhe vazhdon të punohet për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.
Në të gjitha akset kombëtare të këtij Rajoni ku përfshihen rrugët e qarkut të Korçës, Vlorës dhe Gjirokastrës qarkullimi kryhet pa zinxhir.

Në Rajonin Verior Shkodër: Kontraktorët kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.
Në të gjitha akset e këtij Rajoni ka përmirësim të dukshëm të gjendjes së akseve.

Segmentet rrugore ku rekomandohen zinxhirët:

Qafë Mali – Fierzë
Ura e Cerenecit – Steblevë
Qafë Bualli – KrastË
Trebisht – DoganË

Segmentet rrugore ku rekomandohen pjesërisht me zinxhir
Kuben-Vasije
Peshkopi-Qafë Draje
Peshkopi-Ushtelencë
Domaj-Draj Rec
Bulqizë-Fushë Bulqizë

Në Rajonin Qendror Tiranë: Puna nga ana e kontraktorëve vazhdon për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

Në akset e mëposhtme qarkullohet pjesërisht me zinxhir.

Rrugët e Dajtit (Qafë Priskë – Qafë Mollë, Qafë Priskë – Shëngjergj)
Rruga Lunik -Steblevë

Në akset e tjera të këtij Rajoni qarkullimi kryhet normalisht pa zinxhirë.

Për shkak të temperaturave të ulëta, rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit.
Gjithashtu gjatë lëvizjes duhet të respektojnë sinjalistikën rrugore./CNA.al

Aktualitet

E rëndë/ 65-vjeçari gjendet i vetëvarur në oborrin e banesës

Publikuar

-

By

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Policia e Vlorës njofton se rreth orës 07:00, të mëngjesit në Selenicë është gjetur i vetëvarur në oborrin e banesës së tij 65-vjeçari S. N. Sipas uniformave blu, në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Kujtojmë këtu se vetëm një orë më parë një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi në Vlorë, ku pas shpërthimit të një bombule gazi, një banesë u përtfshi nga flakët dhe si pasojë mbetën të lënduar dy persona, njëri prej të cilëvë ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Më datë 17.07.2019, rreth orës 07:07, në Selenicë të Vlorës për shkaqe ende të paqarta është gjetur i vetëvarur në oborrin e banesës së tij 65 vjeçari S. N.

Nga hetimet dhe kqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune apo dëmtime të tjera përveç atyre të shkaktuara nga vetëvarja.

Grupi hetimorë ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.”-njofton policia./ CNA.al

Banesa përfshihet nga flakët/ Lëndohen dy persona

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Banesa përfshihet nga flakët/ Lëndohen dy persona

Publikuar

-

By

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vlorë, ku një banesë është përfshirë nga flakët.

Mëasohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00, ndërsa si pasojë kanë mbetur të lënduar dy shtetas, me inicialet R.S dhe M.S.

Burimet bëjnë të ditur se shkak për flakët është bërë shpërthimi i një bombule gazi.

Sipas policisë, shtetasja M. S. ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe do të niset drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

“Më datë 17.07.2018, në orën 05:53, në Selenicë të Vlorës ka marrë flakë një banesë si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi. Nga shpërthimi kanë mbetur të dëmtuar pronarët e banesës, 49 vjeçari R.S dhe bashkëshortja e tij 42 vjeçare M.S.Kjo e fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe do të niset drejt Tiranës për mjekim më të specializuar. Nuk ka persona të tjerë të dëmtuar dhe gjithashtu banesa nuk përbën rrezik nga zjarri për banesat e tjera. Grupi hetimorë po vijon veprimet e mëtejshme proçeduriale.”-thuhet në njoftimin e policisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Shtypi i ditës, 17 korrik 2019

Publikuar

-

By

Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar për ditën e sotme, datë 17 korrik 2019:

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin “Basha takon Meten: Do të garantojmë votën e lirë”, ndërsa një tjetër titull vijon “Dhunohet” Francesk Radi, vajza: Injorantë”.

“Panorama” ka si titull kryesor “Shtesa e pensionit, lista e profesioneve që përfitojnë”, ndërsa një tjetër titull vijon “Nusja e Bllokut flirte me francezin, Bashkim Shehu: C’më tha babai për lidhjen e gruas sime me diplomatin”.

“Shekulli” hapet me titullin “Koorporata e investimeve, rrëzohet ligji i oligarkëve”, ndërsa një tjetër titull vijon “Ish-të përndjekurit, gati kësti i tretë për 520 trashëgimtarë”.

“Koha Jonë” hapet me titullin “Arben Malaj shkatërron imazhin e Edi Ramës në PS”, ndërsa një tjetër titull vijon “Presidenti Ilir Meta: Ja si Ramaforma e la vendin pa Gjykatë Kushtetuese”.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending