Moti ekstrem/ Ngricat dhe acari “pushtojnë” Shqipërinë – CNA
Connect with us

Aktualitet

Moti ekstrem/ Ngricat dhe acari “pushtojnë” Shqipërinë

Publikuar

-

Orët e para të ditës do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta.

Kjo situatë do të dominojë në të gjithë vendin, ku më të dendura vranësirat mbeten në zonat malore.

Pasditja dhe nata do të vijojnë me kthjellime dhe vranësira kalimtare por pa rrezikuar reshje.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen sërish duke luhatur vlerat ditore nga -9°C mëngjesi në zonat malore deri në 7°C mesdita në bregdet.

LEXO EDHE:  Moti ekstrem/ Temperaturat bien në -11 gradë Celsius

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Aktualitet

Dekretimi i ministrave të rinj/ Nis seanca e jashtëzakonshme parlamentare

Publikuar

-

By

seanca e jashtezakonshme parlamentare

Ka nisur seanca e  jashtëzakonshme e parlamentare,  ku pritet miratimi dhe  Votimi i Dekreteve të Presidentit të Republikës për shkarkim dhe emërim të  shtatë ministrave dhe një zëvendëskryministri.

Në seancë, ashtu siç kishin paralajmëruar ndodhet edhe Opozita.

Më herët, Presidenti Ilir Meta  ka konfirmuar dekretimin e shkarkimit të Lindita Nikollës, Niko Peleshit, Mirela Kumbaros, Damian Gjiknurit, Arben Ahmetajt, Sonila Qatos, zv/kryeministres Senada Mesi.

Ndërsa ka konfirmuar dekretimin për emërim të Elisa Spiropalit, ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erion Braçes, Zv.Kryeministër, Blendi Çuçit, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Eduard Shalsit, Ministër i Sipërmarrjes dhe Biznesit, Belinda Ballukut, Ministre e Infrastrukturës dhe energjisë, Anila Demaj, Ministre e Financave Dhe Ekonomisë,  Besa Shahini, Ministre e Arsimit, Sportit Dhe Rinisë si dhe  Elva Margariti, Ministre e Kulturës.

LEXO EDHE:  Moti ekstrem/ Temperaturat bien në -11 gradë Celsius

Të vetmit propozime të Ramës që nuk u dekretuan për shkarkim dhe emërim ishin Ditmir Bushati dhe Genc Cakaj, për Ministrinë e Jashtme. Pas këtij ngërçi, Rama, e vetemërua Ministër i Jashtëm, por ende nuk është dekretuar nga Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Intervista me Balilin/ Artan Hoxha rrëfen detajet e realizimit

Publikuar

-

By

artan hoxha rrefen detajet e intervistes me balilin

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka rrëfyer se si arriti të intervistonte Klement Balilin.

Ai ka thënë se tentativën e parë për ta intervistuar e kishte bërë rreth një vit më parë.

“Ai u bë një personazh që përqëndroheshin akuza politike dhe kjo e vendosi në qendrën e vëmendjes. Nofka që i është vënë nga mediat greke si “Eskobari i Ballkanit”, për mendimin tim do të ishte më e drejtë ta cilësonim si “Magjistari” ashtu siç e quajti edhe ish-ambasadori Lu. Sinonimi Eskobar është i një tjetër kalibri. Për mua ka qenë një punë që ka nisur kohë më parë. Unë i kam pasur negociatat në një tjetër formë. Kam pasur një hezitim për shkak të qëndrimit publik që kam mbajtur kundër tij. Por pata bërë përpjekje dhe pata vendosur kontakte dhe pak nga pak po më plotësohej e gjithë tabloja se kush ishte dhe çfarë përfaqësonte Balili”, ka thënë Hoxha në A2.

LEXO EDHE:  Moti ekstrem/ Temperaturat bien në -11 gradë Celsius

Ai ka treguar se tentativën e parë për intervistë,  kam patur para një viti, por në fakt për shumë arsye ajo intervistë nuk është bërë.

“Nuk e kam publikuar atë intervistë sepse mu kërkua që intervista të bëhej vetëm me celular, e cila nuk do të kishte cilësinë e duhur. Mu caktuan edhe një kuadër pyetjesh që ishin më shumë teknike. Unë isha i gatshëm të shkoja ku do e vendoste personi. Ai ishte një person në kërkim. Unë arrita ta intervistojë atë, rreth 24 orë para se të arrestohej. Mu përcaktua vendi dhe më thanë që mund të shoqërohesha vetëm nga operatori. Nëse operatori do të jepte një informacion, atëherë do të ishte përgjegjësi e imja. Nëse Balili do të arrestohej para negociatave, policia do të merrte shpërblim”,  ka thënë ndër të tjera gazetari.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

E pranon dhe vetë Messi/ Atë që bëri Ronaldinho nuk do e harroj kurrë!

Publikuar

-

By

Lionel Messi kapi shifrën e 400 golave në La Liga me realizimin ndaj Eibarit tre ditë më parë. Për sulmuesin argjentinas kjo është një shifër që e gëzon edhe pse ai thekson se asnjëherë nuk ka qenë i fiksuar pas numrave.

Argjentinasi nuk pëlqen të flasë për golat e tij në veçanti, por pranon një fakt të vetëm, “goli i parë kundër Albcete dhe atë pasim nga Ronaldinho nuk do ta harroj kurrë”, ky ishte goli i tij i parë me fanellën e Barcelonës, që në debutimin e tij, teksa më parë arbitri i anuloi një gol për pozicion jashtë loje.

LEXO EDHE:  Moti ekstrem/ Temperaturat bien në -11 gradë Celsius

Sa i përket golave të tij më të bukur në karrierë, 31-vjeçari nuk bën diferenca, por realizimet ndaj skuadrave të forta si Atletico Madrid, Valencia apo Sevilla në “Camp Nou” apo në transfertë janë më të bukurit për të, teksa nuk përmend në asnjë moment golat kundër Real Madridit. /CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

ministri i jashtem rus, sergey lavrov, ne nje konferece per mediat ministri i jashtem rus, sergey lavrov, ne nje konferece per mediat
Aktualitet15:58 - 16 Janar, 2019

Ndryshimi i emrit të Maqedonisë/ Zbulohet qëndrimi i Rusisë

Rusia ka ngritur një pikëpyetje në lidhje me marrëveshjen e ndryshimit të emrit të Maqedonisë. Ministri i Jashtëm i Rusisë,...

ish-komandanti thirret nga gjykata speciale ish-komandanti thirret nga gjykata speciale
Aktualitet15:41 - 16 Janar, 2019

Akuza për krime lufte/ Ish-komandanti në Gjykatën Speciale

Komandanti i Brigadës 124 të Rahovecit, Ismet Tara, i njohur si “komandant Hoxha”, është  thirrur nga Gjykata Speciale. Tara është...

voa, zeri i amerikes ne shqip voa, zeri i amerikes ne shqip
Aktualitet10:58 - 15 Janar, 2019

E quajti kazan/ “Zëri i Amerikës” i përgjigjet Ramës

Media amerikane më e madhe dhe më jetëgjatë, në Shqipëri, “Zëri i Amerikës” mbushi  sot 75-vjet transmetim. Ditën e djeshmje...

masakra ku u vrane 45 vete ne recak masakra ku u vrane 45 vete ne recak
Aktualitet10:47 - 15 Janar, 2019

Masakra e Reçakut/ Ende nuk ka drejtësi

20-vjet kanë kaluar nga masakra në Reçak të Shtimës në Kosovë dhe asnjë shenjë nuk ka që të bëjë lidhjen...

Aktualitet13:54 - 13 Janar, 2019

Foto/ Zgjidhet ministri i ri i Mbrojtjes në Greqi

Është zgjedhur personi i cili do të drejtojë Ministrinë e Mbrojtjes në Greqi. Menjëherë pas dorëheqjes së Panos Kammenos nga...

Aktualitet13:30 - 13 Janar, 2019

Paralajmëron drejtori i Policisë/ Çfarë do ndodhë me grupet kriminale

106-vjetori i krijimit të Policisë së Shtetit është festuar edhe në Drejtorinë Vendore të qyetit të Elbasanit. Drejtori i Policisë...

Aktualitet11:43 - 13 Janar, 2019

Dorëhiqet ministri i Mbrojtjes në Greqi

Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos ka dhënë dorëheqjen. Kammenos, i cili njëkohësisht është edhe lider i partisë ANEL, ka...

Aktualitet14:49 - 12 Janar, 2019

Shpërthim i fuqishëm në Paris/ 2 të vdekur 30 të plagosur

Parisi u trondit nga një shpërthim i fuqishëm mëngjesin e sotëm. Shpërthimi ndodhi si rezultat i rrjedhjes së gazit në...

Aktualitet10:02 - 12 Janar, 2019

Shpërthim në qendër të Parisit/ Raportohet për disa të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen Opera, në Paris. Mësohet...

Aktualitet19:46 - 11 Janar, 2019

Kuvendi çan bllokadën e votave/ Miratohet emri Maqedonia e Veriut

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi sot  ndryshimin e Kushtetutës për marrëveshjen me Greqinë në lidhje me çështjen e ndryshimit...

Aktualitet18:53 - 11 Janar, 2019

Skandali në Pashaliman/ Reagon Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura ka reaguar pas vjedhjes së tre armëve automatike në bazën ushtarake të Pashalimanit...

Aktualitet15:29 - 11 Janar, 2019

Thirrja e Alia Asllanit më aktuale se kurrë/ Mbushni xhepe, mbushni arka, të “pabrek” ju gjeti dreka, milionier ju gjeti darka!

Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë, nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë! Pra, o burra, hani,...

Aktualitet13:49 - 11 Janar, 2019

Debati për Cakajn/ Albin Kurti zë ngushtë Ramën

Debati për mosdekretimin e Gent Cakaj ka përfshirë të gjithë spektrin politik në Kosovë. Pas refuzimit të Presidentit Ilir Meta,...

Aktualitet13:09 - 11 Janar, 2019

Dëbora izolon Kukësin/ Ndërhyn ushtria

Forcat e ushtrisë janë nisur drejt fshatit Tërshenë të Kukësit, ku që prej mbrëmjes së djeshme një 50-vjeçar është shumë...

Aktualitet10:10 - 11 Janar, 2019

“$525,000+ për Shqipërinë në 3 minuta”, Albanian Scholarship Effort

Nga Besart Çopa * Në moshën 15 vjecare unë isha Shqiptari i parë që iku në një nga gjimnazet më...

Kultura09:19 - 11 Janar, 2019

Konkurs poetik, për dëshmorin Bylbyl Hazir Breçani

“Botimet TROPOJA”, në nderim të emrit e veprës të Bylbyl Hazir Breçanit: “Dëshmor i Kosovës dhe i Shqipërisë”, “Qytetar Nderi”...

Aktualitet01:08 - 11 Janar, 2019

VIDEO-Përplasje në fakultetin e drejtësisë/ Policia futet në ambientet ku janë ngujuar studentët

Policia private qe ruan godinen, është futur rreth ores 00.30 minuta, në ambientet e brendëshme të Fakultetit të Drejtësisë, ku...

Aktualitet21:02 - 9 Janar, 2019

Themeluesi i Amazon ndahet nga gruaja, bien aksionet e kompanisë në bursat ndërkombëtare

Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos dhe gruaja, Mc Kenzie, do të ndahen. Ata të dy do të ndahen pas 25...

Aktualitet17:57 - 9 Janar, 2019

Administrata e Trump degradon misionin e BE në SHBA

Administrata e presidentit Donald Trump ka degraduar vitin e kaluar statusin e misionit të Bashkimit Europian pa bërë asnjë njoftim....

drejtesia, vettingu, kalimi drejtesia, vettingu, kalimi
Aktualitet11:18 - 9 Janar, 2019

Kreu i Gjykatës së Kurbinit del para Vettingut/ KPK zbulon pasurinë e fshehur

Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit, do të japë sot vendimin për Kryetarin e Gjykatës së Kurbinit, Alfred Gjonin, vendim i...

Aktualitet09:42 - 9 Janar, 2019

Video/ Festivali i akullit dhe borës

Në Kinë është hapur Festivali ndërkombëtar i Harbinit, i skulpturave të akullit dhe borës. I vendosur në provincën e Heilongjangut...

Aktualitet09:35 - 9 Janar, 2019

Epopeja e një kinemaje

Korça ka qenë një nga qytetet e para në Shqipëri që i hapi rrugë ekranit të madh të kinemasë përmes...

Aktualitet20:17 - 8 Janar, 2019

Shkatërrohet grupi i mafjes në Itali/ Shqiptarë të përfshirë, ja emrat

Një grup kriminal është shkatërruar ditën e sotme nga policia italiane. Bëhet fjalë për një grup mafjoz, të përfshirë në...

Aktualitet15:38 - 8 Janar, 2019

Në kujtim të aktorit Perika Gjezi

Perika Gjezi (1949-2010) ka lindur në vitin 1949 në qytetin e Korçës. Aktivizohet që në moshë shumë të re në...

Aktualitet09:02 - 8 Janar, 2019

Ekipi negociator i Kosovës sot në Bruksel/ Çfarë pritet të diskutohet

Për herë të parë ekipi negociues i Kosovës me Serbinë, takon sot në Bruksel Federica Mogherinin, që është ndërmjetësuese në...

Aktualitet19:36 - 7 Janar, 2019

Temperaturat e ulëta/ IGJEUM jep alarmin, tregohuni të kujdesshëm këto ditë

Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga një mot i acartë, me temperatura shumë të ulëta të cilat shpesh...

Aktualitet17:51 - 7 Janar, 2019

Negociatat me Serbinë/ Ekipi i Kosovës të martën në Bruksel

Për herë të parë ekipi negociues i Kosovës me Serbinë, takon të martën në Bruksel Federica Mogherinin, që është ndërmjetësuese...

Aktualitet16:51 - 7 Janar, 2019

42 vjeçarja rrëfen rrëmbimin dhe degradimin ndaj lëndëve narkotike/ “20 burra për…”

Një 42-vjeçare ka rrëfyer për mediat sesi u rrëmbye dhe u shit për skllave seksi në moshën 19-vjeçare. Kur ishte...

Trending

Read previous post:
Kuvendi çan bllokadën e votave/ Miratohet emri Maqedonia e Veriut

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi sot  ndryshimin e Kushtetutës për marrëveshjen me Greqinë në lidhje me çështjen e ndryshimit...

Close