LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mosdekretimi i Cakajt/ Berisha:Argatet e Beogradit u goditën rëndë

12 Janar 2019, 20:32, Aktualitet CNA
Mosdekretimi i Cakajt/ Berisha:Argatet e Beogradit u goditën

Ish kryeministri, Sali Berisha në një intervistë për televizionin ALBSE, i pyetur rreth vendimit të presidentit Ilir Meta për mos dekretimin e kandidaturës së Gent Cakaj. U shpreh se presidenti Meta e ka kthyer atë me shkaqe ligjore të pakundërshtueshme.

Sipas tij, Nuk mund të ulet në karrigen e ministrit të Jashtëm një person që është shprehur qartë për ndryshimin e kufinjëve të Kosovës.

?Në të vërtetë, zoti Meta e ka rikthyer atë me shkaqe ligjore të pakundërshtueshme. Por unë do thoja që dhe jashtë shkaqeve ligjore, një njëri i cili është shprehur qartë për ndryshimin e kufinjve të Kosovës nuk mund të ulej kurrë në karrigen e ministrit të jashtëm të Shqipërisë. Ndaj dhe ky ishte një zhvillim pozitiv, ishte një goditje e rëndë e merituar që morën planet e Beogradit dhe të argatëve të tyre në Prishtinë dhe Tiranë për krijimin e Serbisë së Madhe në kurriz dhe në kundërshtim flagrant me interesat kombëtare të shqiptarëve.?-u shpreh Berisha./CNA.al

Lajmet e fundit nga