Maya rrëfehet për mëmësinë : “Djali im si aristokrat, ja kuptimi i emrit të tij” – CNA
Connect with us

Kryesore Show Biz

Maya rrëfehet për mëmësinë : “Djali im si aristokrat, ja kuptimi i emrit të tij”

Publikuar

-

Këngëtarja e muzikës së lehtë dhe asaj popullore, Maya, më në fund ka treguar për jetën e saj private, ndjesinë të qënurit nënë si dhe ka ndarë me fansat e saj kuptimin e emrit të djalit të saj të vogël.

Para pak kohësh, Maya, është bërë nënë e një djali.  Këto detaje, Maya i ka ndarë në intërvistën e dhënë në emisionin “Pasditja ime”.

Maya u shpreh se emri i djalit të saj është Jonas, një emër në modë në Gjermani, por që ajo e lidh me detin Jon, duke e ndërthurur edhe me Shqipërinë.

“Jonas në fakt ja ka vënë vetë emrin vetes, sepse unë kisha disa emra dhe ky ishte njëri nga ata. Unë i bëra lidhjen kur ma thanë Jonas, më pëlqeu dhe një mikja ime më tha se është deti “Jon” dhe njësh prapashtesa ‘as’ edhe mua më tingëlloi bukur. Ndërkohë edhe në Gjermani ky emër ishte në modë, sepse edhe njeriu që ma tha vinte nga andej. Plus edhe njëra nga motrat e mia e kishte dëgjuar si emër të bukur edhe unë e lidha me detin Jon. Në të vërtetë është një profet.

Në listë kisha edhe disa emra të tjerë si Mirtjan, që ishte një gërshetim i emrit të babait dhe i vëllait tim. Ishte emri Brisan, një vend në vendlindjen time. Ishte emri Valon që ma tha një miku im. Një emër tjetër ishte edhe Damian, ose i fuqishëm në shqip.

Unë thashë kur të lindi djali do të marri një nga këta emra. Çfarë ti shkojë portretit të tij atë do marri. Kur lindi ai me sytë bojëqielli, që i ka ende, edhe mendova si fëmijë aristokrat, mu duk ky më i përshtatshmi, prandaj edhe thashë që ja vuri vetë emrin”, u shpreh Maya.

Aktualitet

Pranon publikisht ndërhyrjen estetike/ Koreografja shqiptare tregon detajet pa asnjë kompleks

Publikuar

-

Koreografja e njohur shqiptare Kozeta Bakiu është bërë pjesë e emisionit “Doktor Plastik”.

Gjatë promos së emisionit koreografja pa asnjë lloj kompleksi është shprehur se do të kryejë një ndërhyrje në bark, për të hequr kilet e tepërta.

Javën e ardhshme do të publikohet hap pas hap i gjithë procesi dhe në fund do të shohim ndryshimin pas ndërhyrjes.

LEXO EDHE:  “Nuk dua…”/ Pas lindjes së vajzës, Rudina Xhunga merr vendimin e rëndësishëm

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Cristiano Ronaldo pozon vetëm me të brendshme/ Tregon fizikun e tij magjepsës

Publikuar

-

Ylli i Juventus, Cristiano Ronaldo vazhdon të japë maksimumin e tij përsa i përket reklamimit të të brendshmeve për meshkuj, të linjës “CR7”.

Në promovimi i koleksionit më të ri të firmës “CR7”, Cristiano tregon format e tij të shkëlqyera fizike në një ambient me ngjyra të ndezura.

34 vjeçari shfaqet vetëm me të brendshme dhe ka çmendur fansat me pozat seksi mbi shtrat./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Nuk dua…”/ Pas lindjes së vajzës, Rudina Xhunga merr vendimin e rëndësishëm

Publikuar

-

Gazetarja e njohur Rudina Xhunga ka rrëfyer si asnjëherë tjetër detaje rreth jetës së saj private. Gjatë një interviste për “Panorama”, Rudina ka treguar se pas lindjes së vajzës së saj Alanës nuk do të ketë më fëmijë të tjerë.

Pjesë e shkëputur nga intervista

Bruna: Ndërkohë po mendon që mund të ketë  një tjetër fëmjë në familjen tuaj ?

Rudina: Jo, ne kemi mbyllur me Alanën. Bruna: Alana dëshiron një fëmijë tjetër apo dhe ajo do të jetë qëndra e vëmendjes, qëndra e botës.

LEXO EDHE:  “Nuk dua…”/ Pas lindjes së vajzës, Rudina Xhunga merr vendimin e rëndësishëm

Rudina: Në fillim donte dhe e kishte me qejf, por tani ka hequr dorë dhe ajo, dhe nuk diskutohet. Ndonjëherë kur unë kam më shumë bark, si sot psh. Më thotë,- Mendoj që je shëndoshur.  Po pse- i them unë,-  mund të kem një beb. Jo nuk besoj- thotë ajo.

Bruna: është e bindur që kjo gjë nuk do të ndodhë.

Rudina: Po nuk do të vijë bebi.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending