LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Letra e Baton Haxhiut/ “Rama flet si e ëma e Zeqos në majë të thanës”

12 Janar 2019, 10:50, Aktualitet CNA
Letra e Baton Haxhiut/ “Rama flet si e ëma e Zeqos në majë

Në debatin për mosdekretimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm mes Kryeministrisë dhe Presidencës është përfshirë edhe ish- ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale ai i kundërvihet kryeministrit Rama. Manjani thotë se nuk është në kopetencat e Kryeministrit ?shpjegimi? i funksionit të Kushtetutës: ?Pa asnjë dyshim Kryeministri nuk është institucioni që gjykon e as ngre dot akuzë për shkelje të Kushtetutës. Por pavarësisht këtij kostatimi formal, në esencë Presidenti është në rolin e tij Kushtetues: të emërimit të ministrave. Pra e theksoj emërimit,?-shkruan Manjani.

Sipas tij të thuash që Presidenti nuk pranoi Gent Cakën bashkë me letrën idiote të Batonit po na ndan me Kosovën është të flasësh si e ëma e Zeqos në maj të thanes. ?Teza është qesharake në substancën e vet, pa dyshim! Mos dekretimi i propozimit të Kryeministrit nuk i intereson aspak opozitës. Kjo e fundit ka betejë me Ramën dhe modelin e tij, jo me Gent Cakën,?-shkruan Manjani.

Lajmet e fundit nga