Connect with Us

Korçë/ Gjendet i vdekur 65 vjeçari

Aktualitet

Korçë/ Gjendet i vdekur 65 vjeçari

Publikuar

-

Një 65 vjeçar është gjetur i vdekur ditën e sotme në fshatin Çiflig të Korçës. Bëhet fjalë për shtetasin Vasil Mati.

Nga të dhënat e para raportohet se 65 vjeçarit i janë gjetur shenja dhune në trup, çka shton dyshimet për një vrasje.

Grupi hetimor ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Paralajmërimi “bombë” i Harxhit/ “Do të ketë dorëheqje më të forta në PD”

Publikuar

-

Nga

Paralajmërimi “bombë” i Harxhit/ "Do të ketë dorëheqje më të forta në PD"

Ish-kandidatja për kreun e PD-së, Edith Harxhi ka bërë paralajmërimin e fortë duke u shprehur se do të ketë dorëheqje edhe nga degët e tjera të PD në rrethe dhe nga ato më të rëndësisshme.

E ftuar në emisionin “Breaking” ajo deklaroi se kreu i PD, Lulzim Basha është i vetmi përgjegjës për dorëhqejet masive në Korçë.

Ajo theksoi se kjo është dhe arsyeja pse ai në konferencën për media anashkaloi çështjen duke mos u përgjigjur.

Ai anashkaloi rastin e Korçës, pse ai është përgjegjës në rastin e Korçës dhe për situatën e PD. Do të kemi dorëheqje të tjera edhe nga degët e tjera të PD-së. Të rëndësishme, anëtarësia e PD po vlon, e kjo vjen menjëherë pas Kuvendit”, tha Harxhi.

Ajo akuzoi Bashën se po zbaton prej kohësh marrëveshjen politike të katër vite më parë të 17 majit.

LEXO EDHE:  Kryetari i Shoqatës së Bizeseve thirrje subjekteve, për protestë

LEXO EDHE:  Barbarët shkatërrojnë vakëfin e Kishës në Korçë

Situata është e rëndë, PD po zhbëhet çdo ditë e më tepër, grupe e njerëz po largohen dhe vetëflijohen, Korça nuk është i vetmi rast, por është rasti më flagrant. Situata në Korçë vlonte për shumë kohë, jo vetëm para e pas fushatës. Kjo tregon se PD po shkon drejt një vetëshkatërrimi, e askush nuk merr masa dhe kjo për mua është shqetësuese”, vijoi më tej Harxhi.

Gjithashtu nënvizioi se do të jetë reagime të tjera pasi sipas saj Basha nuk ka kohezion politik brenda PD./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Rrezik për jetën e pasagjerëve/ Bllokohen 3 mjete lundruese në Liqenin e Komanit

Publikuar

-

Nga

Policia e Shkodrës ka ushtruar një kontroll në liqenin e Komanit për mjetet lundruese pa licensë në këtë liqen.

Nga kontrolli i forcave të policisë bashkë me efektivët e kufirit dhe struktura tjera policore janë bllokuar tri mjete lundruese.

Po ashtu policia vendore e Shkodrës ka proceduar në gjendje të lirë tre shtetas për ushtrim të aktivitetit pa licensë të mjeteve lundruese.

Liqeni i Komanit në këtë kohë ka një dyndje të madhe turistësh të huaj, por edhe pushues vendas të cilët i drejtohen kryesisht lumit të Shalës por edhe drejt Valbonës në Tropojë duke kaluar nga liqeni i Komanit në Fierzë apo edhe pika të tjera turistike që janë rreth këtyre ujrave.

LEXO EDHE:  Polici në Korçë rezulton pozitiv nga Covid-19/ Dyshohet se u infektua nga kolegu i tij

LEXO EDHE:  PS kryeson në Korçë/ LSI e shpartalluar

Shpesh herë është ngritur alarmi i transportimit të pushuesve dhe turistëve nga mjete lundruese të pasigurta dhe që janë kthyer në një rrezik duke bërë që policia të ushtrojë këto kontrolle dhe të bllokojë tri prej mjeteve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

VIDEO-Katastrofa mjedisore në Fier/ Qyteti bllokohet nga tymi

Publikuar

-

Nga

Një ditë më parë qyteti i Fierit është mbuluar nga një mjegull tymi nga zjarri në fushën e mbetjeve urbane.

Në videot e siguruara nga CNA.al , shihet një re e dendur tymi që ka mbuluar qytetin e Fierit duke shkaktuar kështu një katastrofë mjedisore.

Ndërkohë CNA.al ka siguruar një tjetër video ku shihen pasojat që ka lënë zjarri i  mbetjeve në Fier. Qyteti po përjeton një koas, i mbytur nga tymi që duket si mjegull që ka pushtuar gjithë qytetin.

LEXO EDHE:  PS kryeson në Korçë/ LSI e shpartalluar

Sipas denoncimeve pranë redaksisë së CNA.al, mësohet se makinat ecin me dritat e gjata ndezur për shkak se prej tymit të dendur thuajse nuk shihet asgjë dhe era e blozës po shqetëson banorët./ CNA.al

 


LEXO TE PLOTE