LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Konventa Kombëtare e LSI-së/ Miratohet rezoluta me shtatë pika

12 Janar 2019, 15:55, Aktualitet CNA
Konventa Kombëtare e LSI-së/ Miratohet rezoluta me shtatë pika

Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi sot Konventën Kombëtare.

Delegatët e LSI nga e gjithë Shqipëria votuan me unanimitet rezolutën me 7 Pika të propozuar për votim, në të cilën shprehej angazhimi i plotë i LSI për të dhënë të gjithë kontributin e saj në rrugëtimin europian të Shqipërisë dhe që Qershori të jetë muaji i çeljes së negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian. Përveç Rezolutës, Konventa Kombëtare e LSI prezantoi dhe sloganin që LSI do të ketë gjatë gjithë kësaj periudhe në prag të zgjedhjeve lokale.

?Shqipëria, shtëpia juaj? do të jetë tashmë slogani i LSI-së, i cili ashtu sikurse u theksua edhe në fjalën e Kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi,  misioni i LSI-së është i qartë:  ?Të kthejmë shqiptarët në Shqipëri. Të kthejmë shqiptarët në Shqipëri që të ndërtojmë Shqipërinë. Të ndërtojmë Shqipërinë europiane, të ndërtojmë atë Shqipëri për të cilën kemi aspiruar. Shtëpia e shqiptarëve është Shqipëria dhe vetëm duke u kthyer në Shqipëri për të ndërtuar prosperitetin dhe integritetin e vendit tonë.

Ky është misioni kombëtar i të gjithë të rinjve dhe të rejave shqiptarë kudo që janë. Ky është misioni ynë kombëtar, i nënave shqiptare. Ky është misioni ynë për të kthyer besimin te vajzat e reja. Ky është misioni ynë për të kthyer të ardhmen e Shqipërisë në Shqipëri.

E ardhmja e Shqipërisë janë djem dhe vajzat e shqiptarëve. E ardhmja e Shqipërisë janë ata studentë. E ardhmja e Shqipërisë janë ata gjimnazistë, e ardhmja e Shqipërisë janë me qindra, mijëra të rinj e të reja që e duan Shqipërinë. Shqipëria është e shqiptarëve. Shqipëria është e para për ne. Shqipëria është ajo për të cilën kemi të gjithë nevojë?- tha Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

Gjatë fjalës së saj në Konventën Kombëtare të LSI-së, Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi renditi 27 premtimet e pambajtura të qeverisë së Rilindjes, dështimi për hapjen e 300 mijë vendeve të reja të punës, ulja e TVSH-së për energjinë elektrike, shëndetësia falas, arsimi falas.

Lajmet e fundit nga