Ilir Meta kërcënon/ Shpall aksionin për rivendosjen e rendit kushtetues – CNA
Connect with us

Aktualitet

Ilir Meta kërcënon/ Shpall aksionin për rivendosjen e rendit kushtetues

Publikuar

-

Këshilltari për Mediat dhe Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Ilir Meta, Tedi Blushi ka reaguar për sulmet ndaj vendimit të kreut të shtetit për Gent Cakajn.

Në një postim në rrjetet sociale, Blushi shkruan se nuk ka komision garancish statutore që mund ta ndalojë Presidentin në ushtrimin e kompetencave të tij.

“Nuk ka komision garancish statutore që ndalon Presidentin e Republikës të ushtrojë kompetencat e tij të qarta kushtetuese për emërim e shkarkim ministrash.”-shprehet ai.

LEXO EDHE:  Aksioni opozitar/ Basha zbardh takimin me Metën dhe aleatët

Zëdhënësi i Metës, ndër të tjera deklaron se pengmarrësi i Reformës në Drejtësi, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama, duhet ta dijë se aksioni për rivendosjen e rendit kushtetues nuk do të ndalet.

“Duhet të jetë e qartë për pengmarrësin e Reformës në Drejtësi: Aksioni për rivendosjen e plotë të rendit kushtetues e ligjshmërisë nuk ndalet!”-shkruan Tedi Blushi./CNA.al

Aktualitet

E bujshme nga Italia/ Milan kërkon të transferojë fituesin e “Topit të Artë”

Publikuar

-

Luka Modric ka qenë një nga ëndrrat më të bukura të verës se kaluar për tifozët e Interit. Një ëndërr e cila mund të bëhet realitet nga… Milani. Lajmi i bujshëm vjen nga “Sky Sport” në Itali ku është mësuar se ka diçka konkrete mes kuqezinjve dhe fituesit në fuqi të “Topit të Artë”, i cili refuzoi transferimin në verën e kaluar drejt Serisë A, por sheh situatën me një sy tjetër pas vitit të dështuar te Reali.

Sipas këtij burimi, drejtuesit kuqezinj sot janë takuar për këtë çështje me menaxherin kroat Vlado Lemic, për të pyetur me saktësi nëse Modric është gati që të ndryshojë ambient dhe për të bërë të qartë se do t’i kishte dyert e hapura të kuqezinjtë ku Boban e njeh shumë mirë dhe beson se do të ishte personi i duhur për rolin e liderit për të rinjtë që po afrohen në klub.

LEXO EDHE:  “Lufta” Qeveri-Presidencë/ Zbardhet roli i Metës në shkatërrimin e Kushtetueses

Në ndihmë të Milanit vjen fakti se te Reali nuk shohin më me sy të mirë rrogën prej 12 milionë eurosh që përfiton kroati, i cili në moshën 34 vjeçare ka humbur pak nga shkëlqimi i tij.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Mbledhja e Asamblesë/ Kryesia e PS merr vendimin e papritur

Publikuar

-

By

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot kryesinë e Partisë Socialiste, ku në qendër të diskutimeve janë disa nga çështjet kryesore të politikës.

Por, në fillim të kësaj mbledhje, mësohet se kryesia e PS-së, ka vendosur të ndryshojë datën për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të socialistëve, duke e shtyrë atë me një ditë.

Burimet bëjnë të ditur se Asambleja e PS nuk do të zhvillohet me datë 22 korrik, sikurse ishte paralajmëruar, por me 23 korrik, në orën 18:00.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Kasapi” iu bën “gjëmen” dy hajdutëve/ Zbardhen një sërë vjedhjesh

Publikuar

-

By

Policia e Lezhës ka finalizuar një operacion, ku ka vënë në pranga dy shtetas, të akuzuar për vjedhje.

Mësohet se në kuadër të operacionit të koduar “Kasapi”, janë zbardhur një sërë vjedhjesh të bagëtive të trasha të ndodhura në Lezhë dhe Shijak.

Si rezultat janë prangosur 2 shtetas për veprat penale “Vjedhja” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga veprimtaria kriminale”, si dhe është sekuestruar një mjet fugon që shërbente për transportimin e bagëtive të trasha të vjedhura.

Njoftimi i policisë:

Lezhë

Zbardhen një sërë vjedhjesh të bagëtive të trasha të ndodhura në Lezhë dhe Shijak.

Finalizohet operacioni “Kasapi”, i zhvilluar nga Policia e Lezhës dhe ajo e Shijakut.

Arrestohen 2 shtetas për veprat penale “Vjedhja” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga veprimtaria kriminale”.

Sekuestrohet një mjet fugon që shërbente për transportimin e bagëtive të trasha të vjedhura.

Nga efektivët e policisë të Komisariatit të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me efektivët e Komisariatit të Policisë Shijak, me qëllim evidentimin dhe vendosjen para përgjegjësisë të autorëve të dyshuar të veprave të ndryshme penale, pas një punë hetimore të mirëorganizuar bazuar në informacione policore, është finalizuar operacioni “Kasapi”, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit:
-A.N., 32 vjeç, banues në Kurbin;
-E.L., 38 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë;

LEXO EDHE:  Berisha zbardh gënjeshtrat e Ramës/ Zbulon kërkesën e kryeministrit për Vuçiçin

Shtetasi A.N. dyshohet se në harkun kohor prill – korrik 2019, ka kryer 7 vjedhje, konkretisht në fshatin Barbullojë, Tale e Baqel në Lezhë dhe në Karpen, Fllakë, Shijak e Maminas, ku ka vjedhur gjithsej 11 krerë bagëti të trasha, vjedhje këto të dokumentuara në mënyrë ligjore.

Gjatë operacionit, Policia gjeti dhe sekuestroi edhe një mjet fugon, i marrë me qera nga shtetasi A.N, që shërbente për të transportuar bagëtitë e vjedhura..

Ndërsa arrestimi në flagrancë i shtetasit E.L., u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në stallën e tij në Paskuqan, iu gjetën dy krerë bagëti të trasha të vjedhura në Tale, Lezhë dhe në Maminas.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja”, në ngarkim të shtetasit A.N. dhe për veprën penale ”Përvetësimi i parave që rrjedhin nga veprimtaria kriminale ” në ngarkim të shtetasit E.L./ CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending