Heqja e kufirit Kosovë-Shqipëri bashkim apo lehtësim i procedurave? – CNA
Connect with us

Aktualitet

Heqja e kufirit Kosovë-Shqipëri bashkim apo lehtësim i procedurave?

Publikuar

-

Njohësit e çështjeve të Ballkanit thonë se moszgjidhja e problemit të Kosovës e Serbisë ka filluar të japë efektet e para të dështimit të iniciativave rajonale. Kosova e Shqipëria synojnë që të heqin barrierat kufitare.

Kosova dhe Shqipëria synojnë ta heqin kufirin ndërmjet dy vendeve me qëllim lehtësimin e procedurave të kalimit të njerëzve dhe mallrave. Më 29 dhjetor të vitit të shkuar, si hap i parë u nënshkrua marrëveshja dhe filloi së funksionuari një pikë e përbashkët kufitare në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, ndërsa, disa muaj më vonë pretendohet që të hiqet kontrolli kufitar. “Ajo që dikur ishte pikë kufitare e Kosovës, nuk ekziston më, është hequr në tërësi. Kemi edhe pjesën tjetër të zhvillimit të marrëveshjes të nevojshme, protokolleve të nevojshme, që të mos ndalen makinat pra këtu, por të ndalen një në disa vetëm për shkak të çështjeve të caktuara të rutinës”, deklaroi kryeministri Ramush Haradinaj, duke shtuar se pret që në një afat sa më të shkurtër, më të mos ketë fare ndalesa të veturave.

“E kemi biseduar me kryeministrin Edi Rama dhe me kolegë të tjerë, që diku në ndërrim të moteve të hapet kufiri, përfundimisht. Do të ketë kamera, do të ketë një monitorim, por nuk do të ketë barrikadë fizike, jo prezencë fizike të kontrollit”, pati thënë Haradinaj, pak kohë para vitit të ri. Kjo nuk ndodhi në ndërrimin e viteve, por, kryeministri kosovar beson se nga data 2 prill, më nuk do të ketë kontrolla fizike në kufirin Kosovë-Shqipëri.

Zemërim në Beograd

Marrëveshja ndërmjet qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Kosovës për lehtësimin e procedurave të kalimit të njerëzve dhe mallrave në kufirin ndërmjet dy vendeve i ka zemëruar zyrtarët e qeverisë në Beograd. Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandër Vulin, e interpreton ndryshe heqjen e barrierave kufitare Kosovë-Shqipëri. Ai thotë se po “krijohet Shqipëria e Madhe”, e për këtë thotë se disa herë i kërkuar Presidentit serb Aleksandër Vuçiq që ta shqyrtojë politikën ndaj Bashkimit Evropian, për shkak që Evropa “nuk po e ndalon këtë”.

“Shqipëria e madhe nuk mund të krijohet e të mos shkaktojë konflikte në Ballkan, jo vetëm me Serbinë e jo vetëm me serbët. Kryeministri shqiptar tashmë ka paralajmëruar se dëshiron t’i fshijë kufijtë me Malin e Zi, Maqedoninë e Greqinë dhe porosit se kudo që jetojnë shqiptarët nuk do të ketë kufij ndërmjet tyre. Kështu formohet “Shqipëria e madhe”, thotë ministri serb i mbrojtjes Vulin, citon agjencia e lajmeve serbe FoNet.

Kufi i hapur me Maqedoninë, Greqinë e Malin e Zi

Hapja e kufirit të Shqipërisë me Kosovën, nëpërmjet lehtësimit të procedurave të kalimit në dogana, është një nga premtimet e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka thënë se ai do të dëshironte të hiqte kufijtë edhe me Maqedoninë, Malin e Zi e Greqinë. “Së shpejti, besoj në pranverën që vjen do ta vendosim kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës në regjimin e kritereve teknike të marrëveshjes së Schengenit. Një kufi i hapur që e synojmë edhe me Maqedoninë, Malin e Zi e me Greqinë po ashtu, në një të ardhme shumë më të afërt sesa anëtarësimi ynë në BE”, tha Edi Rama në mesazhin e tij për Vitin e Ri.

E kjo ide duket se i ka pëlqyer edhe kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, i cili është shprehur, se “edhe ai do të dëshironte të bënte të njëjtën gjë”.

 

“Edhe unë do të dëshiroja t’i hapnim kufijtë. Nuk shoh asgjë kontroversë në qëndrimin e kryeministrit shqiptar lidhur me hapjen e kufijve me fqinjët, përfshirë Maqedoninë. Kjo ide do të sillte edhe përfitime të mëdha ekonomike dhe do të ishte në të mirën e qytetarëve të të gjitha vendeve të rajonit” u shpreh Zoran Zaev në fjalimin e tij të fundvitit.

Por si e shohin analistët çështjen e hapjes së kufirit Kosovë-Shqipëri dhe shqetësimet e autoriteteve serbe për këtë çështje? Naim Rashiti, njohës i çështjeve ballkanike, i tha DW-së se bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri ka hyrë në një fazë të re për shkak të zhvillimeve evropiane dhe rajonale. “Serbia së bashku me Rumaninë, Bullgarinë dhe Greqinë në kuadër të agjendës evropiane po dëshiron një Adriatik tjetër, dhe kjo e ka detyruar Kosovën dhe Shqipërinë që të avancojnë bashkëpunimin ndërmjet dy qeverive. Kosova dhe Shqipëria kanë qenë realisht të penguara që të bashkëpunojnë për shkak të dy proceseve kryesore, të negociatave të Shqipërisë me BE-në dhe kritereve të liberalizimit të vizave për Kosovën dhe për aq kohë sa Kosovva nuk e merr liberalizimin e vizave, heqja e kufirit me Shqipërinë duket e pamundur”, thotë Naim Rashiti.

Efekte negative po ndjehen

Zoti Rashiti, thotë se problemi kryesor në Ballkan është ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe jo Kosovës dhe Shqipërisë apo Shqipërisë dhe Serbisë, ndërsa, moszgjidhja e problemit të Kosovës dhe Serbisë ka filluar të krijojë efektet negative: Sipas tij, “çështja e taksës e vendosur nga qeveria e Kosovës për produktet serbe po shfaq problemin kryesor në Ballkan. Të ndodhur në këtë situatë, atëherë Kosova do të detyrohet që me të tjerët përfshirë këtu edhe Maqedoninë të hapë linja të reja bashkëpunimi edhe më të madh. Telashet Kosovë-Serbi dhe bashkëpunimi bilateral Serbi-Shqipëri, po shfaq dështimin e të gjitha iniciativave rajonale të krijuara nga BE-ja”, thotë Naim Rashiti, duke shtuar se tash vijnë në pah marrëdhëniet bilaterale ndërmjet shteteve.

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë disa herë janë mbledhur një herë vit për të mbajtur mbledhje të përbashkët. Të fundit që e mbajtën eshtë ajo e datës 26 nëntor të vitit 2018, ku nënshkruan disa marrëveshje për të lehtësuar barrierat ekzistuese ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Disa nga marrëveshjet e rëndësishme të firmosura janë unifikimi doganor, heqja e tarifave roaming, njohja e ndërsjellë e patentave mes dy vendeve, e disa të tjera. Për marrëveshje të natyrës së tillë tash e disa vite zhvillojnë dialog edhe Kosova e Serbia, por rezultatet janë të pakta, ndërsa, kohët e fundit është shënuar ede kthim prapa. Është qeveria e Kosovës ajo që vendosi taksa shtesë prej 100% ndaj të gjitha produkteve të Serbisë, për shkak të “agresionit politik dhe diplomatik të Serbisë ndaj Kosovës”. Si pasojë Serbia ndërpreu dialogun me Kosovën dhe nuk do ta vazhdojë atë pa heqjen e taksës, ndërsa, Kosova thotë se taksa mund të hiqet vetëm atëherë, kur Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës. Të ndodhur në këtë situatë, Bashkimi Evropian po provon sërish të ulë në një tavolinë Kosovën de Serbinë, për të arritur një marrëveshje gjithpërfshirëse ligjerisht të obligueshme, në mënyrë që të dyja vendet ta vazhdojnë rrugën e reformave me synimin final anëtarësimin në BE, ndonëse në faza të ndryshme./DW

 

Aktualitet

Pasuria natyrore përballë varfërisë/ Dom Gjergj Meta jep alarmin: Fshatrat po zbrazen

Publikuar

-

By

I ftuari i mbrëmjes në emisionin “A Show” ishte Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, Dom Gjergj Meta, i cili foli për problemet e zonës ku shërben.

Dom Gjergji tha se njerëzit janë shumë të varfër në këto zona dhe të vetmen mënyrë që shohin si mundësi është braktisja e fshatit.

Më tej solli në vëmendje problemin e zbrazjes së fshatrave të verilindjes.

“Zona që unë përfaqësoj është shumë e varfër, pavarësisht se pasuritë nëntokësore janë të mëdha. Ky është një paradoks i frikshëm. Para se të vija në këtë studio mora një mesazh nga një banor i Bulqizës, i cili më tha ta lexoj mesazhin: Ka 70 vjet që nxjerr krom Bulqiza thuaj dhe është vendi më i varfër në Shqipëri.Varfëria e dytë përveç asaj materiale është ndjesia që ndjehen të braktisur. Është pak tragjike pasi ato zona janë të lëna pas dore, mungon infrastruktura, rrugët, fshatrat po braktisen nga njerëzit. Një fshat i bukur atje që deri para 9 vitesh kishte 100 nxënës sot ka vetëm 1 nxënës. Kur shkoj atje për meshë s’kam asnjë person të ri. Fshatrat e verilindjes po zbrazen”,- tha Dom Gjergj Meta. /CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Duka pret ambasadorin hungarez / I bën një ftesë për në “Loro Boriçi”

Publikuar

-

By

Presidenti i FSHF-së Armand Duka, takoi sot në ambjentet e institucionit të futbollit, ambasadorin e Hungarisë në Tiranë, Lorant Balla. Bashkëpunimi i mëtejshëm për futbollin ishte në qendër të bisedës mes ambasadorit, presidentit të FSHF-së dhe Sekretarit të Përgjithshëm, Ilir Shulku.

Gjatë takimit, Presidenti Duka njohu Ambasadorin Balla me zhvillimet e mëdha që ka njohur futbolli shqiptar gjatë viteve të fundit, të cilat njohën kulmin me kualifikimin historik të Shqipërisë në finalet e kampionatit Evropian “Francë 2016”. Ambasadori Balla është një njohës i mirë i gjuhës shqipe dhe shqiptarëve, pasi më herët ka shërbyer edhe si ambasador i Hungarisë në Kosovë.

Presidenti Duka falenderoi ambasadorin e Hungarisë për mbështetjen dhe për kujdesin që ai po tregon në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në aspektin sportiv, si edhe e ftoi që të jetë edhe ai në stadium për të ndjekur ndeshjen Shqipëri-Turqi në stadiumin “Loro Boriçi”.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Sherr mes Shpëtim Idrizit dhe deputetit socialist/ Akuzohen si hajdutë dhe të korruptuar

Publikuar

-

By

Pas replikave të koduara, në fillim të emisionit, Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, dhe deputeti socialist, Alket Hyseni, kanë hequr dorashkat dhe kanë shpërthyer në akuza të rënda ndaj njëri-tjetrit.

Idrizi ka zbuluar se deputeti socialist nuk ka ikur nga dogana e Kakavijës, ku ka shërbyer deri në vitin 2000, duke dhënë dorëheqjen, por është pushuar prej tij nga puna. Por Idrizi i ka përmendur dhe përvetësimin e sipërfaqeve të tokës në bregdet nëpërmjet falsifikimit të shkresave.

Idrizi: Do të nxjerr edhe emailet e Ramës për ty?… Të kujtohet kur erdha në doganë..! Të kam pushuar nga puna për hajdut, kur ishe në Kakavijë…

Hyseni: Ti je mashtrues…

Idrizi: Prandaj të thash mos e kthe në personal debatin…Unë sjam akuzuar për grabitje pronash në bregtet…Të kam futur unë ke Partia Socialiste, Alket!

Hyseni: Hajdut je ti, mashtrues… Ti ke lexuar nga librat e mi edhe ke mësuar…

Më pas u desh ndërhyrja e moderatores e cila  bëri thirrje për uljen e mikrofonave të dy të ftuarve/CNA.al

Sherr mes të ftuarve/ Deputeti socialist sulmon kreun e çamëve

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet19:30 - 18 Mars, 2019

Franca shpall ndalimin e protestave, pas trazirave

Kryeministri i Francës shpalli të hënën ndalimin e protestave të jelekëve të verdhë në bulevardin Champs-Elysees të Parisit dhe në...

Aktualitet19:12 - 18 Mars, 2019

Holandë/ Arrestohet i dyshuari për sulmin në tramvaj

Policia holandeze arrestoi një person me origjinë turke, i dyshuar për përfshirje në incidentin me armë në një tramvaj të...

Aktualitet18:23 - 18 Mars, 2019

Për të apasionuarit e teatrit/ Korçarët sjellin “Kopracin” në Tiranë

Komedia “Kopraci” e Molierit, një nga kryeveprat botërore ka mbërritur në Tiranë. Të gjithë të apasionuarit e teatrit do të...

Aktualitet21:12 - 17 Mars, 2019

Macron dënoi “apokalipsin“ e Parisit

Protestat e “jelekëve të verdhë“ u kthyen në trazira të shtunën dhe në përleshje nëpër rrugët e kryeqytetit francez. Presidenti...

Aktualitet19:13 - 17 Mars, 2019

Fillon kthimi i trupave të viktimave në Zelandën e Re

Policia tha se numri i të vdekurve në vrasjet masive në dy xhami të qytetit Christchurch, në Zelandën e Re...

Aktualitet19:07 - 17 Mars, 2019

Terroristi neozelandes njohës i mirë i Ballkanit

Brenton Harrison Tarrant, 28-vjeçari i akuzuar për vrasjen e 49 vetëve dhe plagosjen e shumë të tjerëve në dy xhami...

protesta ne serbi protesta ne serbi
Aktualitet11:01 - 17 Mars, 2019

Grusht shteti në Serbi/ Opozita merr mediat shtetërore

President i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pritet që të flasin për serbët, një ditë pasi protestuesit u futën në ambjentet e...

Aktualitet09:01 - 16 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re ka një hero/ Kush është i riu që u përball me autorin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Zelandën e Re, ku pas një sulmi me armë...

Aktualitet19:30 - 15 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re/ Merkel: Racizmi mori jetën e njerëzve që faleshin paqësisht në xhami

Ngjarja e masakrës në Zelandën e Re, ku rreth 49 vetë u qëlluan për vdekje nga një person gjatë kohës...

Aktualitet16:56 - 15 Mars, 2019

Maqedoni/ Dënohen të akuzuarit për ngjarjet e dhunshme në Parlament

Në Shkup, 16 nga 17 të akuzuarit për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit 2017 në Parlamentin e Maqedonisë së...

Aktualitet15:39 - 15 Mars, 2019

Tragjedia në Zelandën e Re/ Rritet bilanci i viktimave

Ka shkuar në 49 numri i perosnave që kanë humbur jetën pas sulmit me armë zjarri në dy xhami në...

Aktualitet08:44 - 14 Mars, 2019

Marrëveshja e Ohrit përçan partinë shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Shpërbërja e Sekretariatit për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, përçan partinë shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoni. Përmes një...

Bota19:07 - 13 Mars, 2019

Një tjetër dënim me burg për menaxherin e fushatës Trump

Një gjykatë federale në Uashington dha të mërkurën një tjetër masë dënimi për ish-menaxherin e fushatës së presidentit Donald Trump,...

presidenti serb aleksander vucic presidenti serb aleksander vucic
Aktualitet15:55 - 13 Mars, 2019

Miratimi i platformës/ Vuçiç: Dialogu mbaroi

Aleksandër Vuçiç, President i Serbisë , ka deklaruar  ditën e sotme se  Prishtina zyrtare me miratimine e  platformës për dialogun...

Ministrja e Shendetesise, Manastirliu gjate nje deklarate per mediat Ministrja e Shendetesise, Manastirliu gjate nje deklarate per mediat
Aktualitet12:10 - 13 Mars, 2019

Manastirliu në OKB/ Zgjerojmë financimin e programeve të mbrojtjes sociale

 “Qeveria shqiptare po zgjeron financimin publik për programet e mbrojtes sociale, për herë të parë në 15% të shpenzimeve publike,...

Aktualitet11:04 - 13 Mars, 2019

“Jam shumë sëmurë, nuk eci dot”/Aktorja e njohur shqiptare në gjëndje të rëndë shëndetësore

Aktorja e njohur e skenës shqiptare, Margarita Xhepa është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kësisoj do t’i nënshtrohet ditën...

Aktualitet09:16 - 12 Mars, 2019

Ivanov refuzon ligjet me emrin Maqedonia e Veriut

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Gjorge Ivanov, refuzoi të dekretojë 11 ligje që janë miratuar me emrin Republika e Maqedonisë...

haradinaj kushte serbise haradinaj kushte serbise
Aktualitet17:06 - 11 Mars, 2019

Haradinaj takim me dy këshilltarët e Merkel

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj zhvilloi një takim ditën e sotme me dy këshilltarët e kancelares gjermane Angela Merkel, Jan...

Aktualitet09:53 - 10 Mars, 2019

Pacolli thirrje Vuçiç për tu kthyer në tavolinën e dialogut

Behxhet Pacolli, zv-kryeministri i Kosovës ka ftuar presidentitne Serbisë, që të mos luaj lojra, por të ktheht na tavolinën e...

Aktualitet23:46 - 9 Mars, 2019

“A të ka ngacmuar ndonjë deputet? Ja përgjigja e papritur e Grida Dumës

Grida Duma iu përgjigj shumë pyetjeve nga Ermali sot në emisionin Xing me Ermalin. Cili deputet të ka gjuajtur më...

Aktualitet23:30 - 9 Mars, 2019

“A do zhvisheshe për një spot? “/Grida Duma jep përgjigjen befasuese

Gjatë një interviste me titull “Grida kryeministre”, Ermali e pyeti ish deputeten nëse do ishte kryeministre a do e bënte...

Aktualitet23:20 - 9 Mars, 2019

“Është sakrificë”/Grida Duma tregon çfarë ndodhi kur la mandatin

Në muajin shkurt deputetët e opozitës firmosën deklaratat për lënien e mandatit si ligjvënës të parlamentit. Të parët që firmosën...

Aktualitet22:44 - 9 Mars, 2019

Aeroplani përfshihet nga flakët në Kolumbi/ Humbin jetën 12 pasagjerët

Ditën e sotme në Kolumbi është rrëzuar një aeroplan me 12 pasagjerë. Fatkeqësisht asnjë nga personat në bord nuk ka...

Aktualitet21:59 - 9 Mars, 2019

Vulin qetëson serbët/ Ushtria është gati

President i Serbisë Aleksandër Vuçiç, ka qenë kundër miratimit të Platformës për Dialog me Kuvendin e Kosovës. Sipas tij, platforma...

presidenti serb aleksander vucic presidenti serb aleksander vucic
Aktualitet20:50 - 9 Mars, 2019

Paralajmëron Vuçiç/ Mos bëni filma me Serbinë, është shumë më e fuqishme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se Serbia është e gatshme t’i bëjë ballë çdo sfide. Sipas Vuçiç, Serbia...

Aktualitet19:18 - 9 Mars, 2019

Hand: Një marrëveshje e nxituar mes Kosovës dhe Serbisë, do të kishte pasoja

Robert Hand, këshilltar politik i Komisionit të Helsinkit thotë se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të ngusin Kosovën dhe Serbinë...

Aktualitet14:22 - 9 Mars, 2019

Gara në Tiranë/ Një grua fituese e Konkursit Ndërkombëtar të Dirigjentëve

Deliana Lazarova dirigjentja fituese e NRTA Conducting Competition. Pas drejtimit të tre konkurrentëve  juria e përbërë nga personalitete ndërkombëtare të...

Aktualitet14:00 - 9 Mars, 2019

Tarifat dhe bisedimet me Serbinë/ Zyrtari i lartë amerikan në Prishtinë

Zëvendës sekretari amerikan i shtetit, David Hale, po qëndron të shtunën në Prishtinë “për të nënvizuar mundësinë historike për të...

Trending

Read previous post:
Shpërthim i fuqishëm në Paris/ 2 të vdekur 30 të plagosur

Parisi u trondit nga një shpërthim i fuqishëm mëngjesin e sotëm. Shpërthimi ndodhi si rezultat i rrjedhjes së gazit në...

Close