Gjashtë mësues apel për ndihmë/ Bllokohen në shkollë nga bora – CNA
Connect with us

Aktualitet

Gjashtë mësues apel për ndihmë/ Bllokohen në shkollë nga bora

Publikuar

-

bllokim nga debora

Gjashtë mësues nga Shkodra, kanë mbetur të bllokuar në shkollën ku japin mësim në Shalë të Dukagjinit. Mësuesit, bëjnë apel për ndihmë në televizionin Fax News.

Ata iu bëjnë thirrje institucioneve shtetërore që të marrin masa të menjëhershme pasi shkolla në të cilën ndodhen, ka kushte shumë të këqia dhe rrezikon të shembet:

“Rruga që bëjmë pesë ditë të javës është shumë e vështirë. Bora ka arritur deri në një metër”, shprehen  mësuesit.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Murrizi “gjen vilën e Kryemadhit”/ 53 persona me pasuri të dyshimtë

Publikuar

-

Deputeti i opozitës parlamentare, Myslim Murrizi,  ka folur sot në seancën pleare lidhur me raportin vjetor të ILDKP-së.

Murrizi foli duke kritikuar fortë raportin duke e vënë theksin sidomos te mungesa e hetimeve të pasurive për njerëzit e politikës që kanë, sipas tij, pasuri marramendëse.

Nuk duhet të shëndërroheni në magazinë, tha ai, ndërsa shtoi se nëse disa kanë “hale edhe për mace” duke nënkuptuar pasuritë e Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës, që janë përfolur për një vilë superluksoze në Gjirin e Lalzit në të cilën kishin ndërtuar banjo edhe për macen e tyre.

Ndër të tjera ai përmendi se në raport janë edhe 53 persona me pasuri të dyshimtë të cilët, shtoi Murrizi, duhet të na i thoni nëse janë ministra, deputetë, apo drejtor drejtorish.

“10 faqe të këtij raporti ia kushtoni sinjalizuesve, ose në një farë mënyre spiunëve. Shqiptarët janë tejngopur me spiunë dhe nuk besoj se i intereson të merren më me këtë gjë.

Këtu vini për të raportuar për 2018 ndërsa vendosni shifra edhe për vitet 2013 dhe 2015. Do doja që nëse ka ardh koha për të përgatitur një ligj për të përcaktuar punën e këtij institucioni.

Nëse kthesh thjeshtë në një magazinë në të cilën dorëzohen thjesht disa formular atëherë kot që punohet.

Unë e shikoj institucionin tuaj si një paradhomë e SPAK-ut, organi pararojë i Prokurorisë. Janë vjedhur 500 milionë lek në rivjerën e jugut, ju jeni për të parë se kush i ka marrë.

Politikanët dhe këtra që janë këtu kanë pasuri marramendëse, disa kanë edhe hale dhe për mace, ndaj ky inspektoriat duhet të merret edhe me këto verifikime .

Shikoni se kush i ka ato saraje, deputet ministra, drejtor drejtorish, këta që kanë qenë dhe janë këtu, janë strehuar atje.

Me 70 punonjës ti ke mundësi të bësh një farë investigimi.

Shqiptarët shikojnë si u vidhen para nga taksat e tyre dhe ku ishim hiç gjëkundi, të jetë efiçent. Ndoshta ka ardhur koha të bëni një ligj të thjesht konkret.” ka thënë Murrizi ndër të tjera.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Jeton me injorancën”/ Këngëtarja acarohet me ndejkësin që i shau burrin

Publikuar

-

Këngëtarja Linda Halimi është një ndër personazhet e cila karrierën dhe jetën personale po i  zhvillon në Amerikë.

Në intervistat e shumta, ajo është shprehur se krah për të gjitha arritjet e saj ka patur bashkëshortin e saj me të cilin tashmë ka dhe një vajzë.

Por të shumtë janë njerëzit që e diskriminojnë për faktin që ajo ka zgjedhur partnerin e saj me ngjyrë.

Njëri nga ndjekësit e ka zemëruar këngëtaren duke e pyetur se pse e ka zgjedhur burrin të zi, ndërkaq ajo i përgjigjet: “Më vjen shumë rëndë kur shoh që gjenerata e re , ndonëse në 2019, akoma jeton me injorancë dhe mosdije!

Kjo pyetje bëhet nga dikush që ka dalë të shohë përtej oborrit dhe është i ushqyer me urrjetje dhe mllef ndaj secilit që është “NDRYSHE” nga ata! Por patjetër, ja përgjigjia: Nuk kam zgjedhur të zi, të bardhë…kam zgjedhur njeriun që dua, i cili ndonëse është etnicitet ndryshe nga unë, e që më do dhe kujdeset për mirëqënien time më shumë se për veten!

E unë secilës femër i dëshiroj dashuri të madhe në jetën e saj dhe fatin e mirë, e sidomos ty…që ke më së shumti nevojë të përjetosh një ndjenjë të tillë. “

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

E bujshme/ Sadiku shok skuadre me ish-sulmuesin e Partizanit

Publikuar

-

By

E imagjinoni një dyshe sulmi Armando Sadiku-Kaleb Ekuban? Mund të behet realitet që këtë verë, pasi oferta e fundit që ka marrë sulmuesi shqiptar, mund t’i bashkojë të dy në radhët e një ekipi.

Armando Sadiku do të kthehet në stërvitje me Levanten në ditët e para të korrikut, por menaxherët e tij janë vënë në kërkim të një sistemimi të ri, pasi ai nuk pritet të ketë hapësira në klubin spanjoll.

Futbollisti kërkon të luajë rregullisht dhe nuk është aspak çudi kërkesa e tij që të shkojë në një skuadër ku mund të gjejë hapësira, ndërsa Levante kërkon të përfitojë mbrapsht 1 milion euro që shpenzoi për kartonin e tij kur e bleu nga Legia.

Zgjidhja mund të vijë nga Turqia, ku Trabzonspor kërkon një sulmues për ta rreshtuar përkrah Ekuban në repartin e avancuar.

Klubi ka nxjerrë në shitje nigerianin Nuakaeme dhe kërkon një emër më cilësor për këtë edicion, me Sadikun që është një prej alternativave në shqyrtim.

Ashtu si me Ekuban dhe Lids, mendohet transferimi në formë huazimi të lojtarit nga Levante për një edicion, me të drejtën e blerjes së kartonit të tij nëse përmbush pritshmërinë, siç bëri ish-sulmuesi i Partizanit.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet09:04 - 17 Qershor, 2019

Humb jetën një pushuese në Vlorë

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në plazhin e vjetër të Vlorës. Viktima është identifikuar si Shoha...

Aktualitet19:36 - 16 Qershor, 2019

BE damkos Rusinë për dezinformim

Gënjeshtra, teori komplotiste, #hashtag-e me urrejtje. Në zgjedhjet europiane të majit janë përdorur instrumenta dezinformimi me origjinë në Rusi, shprehet...

Aktualitet18:11 - 16 Qershor, 2019

Operacioni “Krasta”/ Jepet vendimi për Suela Mustën

Gjykata e Elbasanit ka vendosur sot masën “Arrest shtëpie” për gazetaren Suela Musta e arrestuar nga policia gjatë operacionit të...

Aktualitet10:33 - 16 Qershor, 2019

Thaçi për L’Express/ Në Hagë shkoj vetëm si dëshmitar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur  për 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës në të përjavshmen francese “L’Express”. Ndër të...

Aktualitet10:27 - 16 Qershor, 2019

Negociatat me BE/ Zaev: Ne kërkojmë datën, jo anëtarësimin e menjëhershëm

Maqedonia e Veriut është njëri nga vendet e Ballkanit Perëndimor që mori dritën jeshile nga Komisionit Europian për të filluar...

Aktualitet12:33 - 15 Qershor, 2019

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Senatori amerikan: Vuçiç e di që do jetë e dhimbshme

Ron Johnson, senatori amerikan, ka thënë se e beson vullnetin e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe Presidentit serb Aleksandër...

Aktualitet09:06 - 15 Qershor, 2019

Ballkani dhe krimet e luftës

Radioja kombëtare e Gjermanisë „Deutschlandfunk“ (DLF) me rastin e 20 vjetorit të fundit të luftës në Kosovë transmetoi disa reportazhe...

Aktualitet22:05 - 14 Qershor, 2019

Bllokohet puna në doganën e Kapshticës/ Serverat jashtë funksioni

Prej 6 orësh pika doganore e Kapshticës është jashtë çdo funksioni. Sipas informacioneve paraprake, serverat janë jashtë funksioni, ndërsa më...

Aktualitet18:50 - 14 Qershor, 2019

Emërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale të Kosovës

Emërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale pranë Gjykatës Speciale për Krimet e Luftës në Kosovë. Prokurori me francezo-amerikan Alex...

Aktualitet19:32 - 11 Qershor, 2019

Miratohet dorëheqja e Nikolla Gruevskit nga posti i deputetit

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ia miratoi dorëheqjen nga posti i deputetit Nikolla Gruevskit, ish-kryeministrit të arratisur në Hungari. Ky...

Aktualitet09:20 - 11 Qershor, 2019

Foto-AKU bën “namin” në pikat kufitare/ Sekuestrohen lëngje frutash, pije energjike dhe kripë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon me rigorozitet kontrollet e mallrave ushqimore në Pikat e Inspektimit Kufitar me qëllim parandalimin e...

Aktualitet19:06 - 10 Qershor, 2019

Greqia në zgjedhje të parakohëshme/ Pavlopulos pranon kërkesën e Tsipras për shpërndarjen e Parlamentit

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras i ka kërkar Presidentit të Greqisë shpërbërjen e parlamentit grek për ta çuar vendin në zgjedhje...

Aktualitet23:06 - 9 Qershor, 2019

Vëllimi “Deti nuk ka portë”/ Ku mund ta gjesh heroin poetik të Aleksandër Çipës

Nga Josif Papagjoni -Për Aleksandër Çipën kam pasur një simpati, që rridhte brenda meje si ai mushti, së paku i...

Aktualitet22:49 - 9 Qershor, 2019

Nga përdorues kokaine tek gara për kryeministër/ Njihuni me Michael Gove

Pretendenti për kryeministër në Britaninë e Madhe, Michael Gove, ka dhënë një prononcim të çuditshëm për gazëtën prestigjoze “Daily Mail”....

Aktualitet21:05 - 8 Qershor, 2019

Ujë dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve/ Tensionohet situata tek Kuvendi

Është tensionuar situata tek Kuvendi. Protestuesit kanë hedhur shashka e kapsolla ndaj policisë. Ndërkohë që për të shpëndarë turmën, polica...

Aktualitet20:47 - 8 Qershor, 2019

Zhvendoset protesta/ Fillon marshimi drejt parlamentit

Dy orë nga protesta e opozitës që zhvillohet në sheshin përballë Kryeministrisë, tashmë marshimi ka nisur drejt Parlamentit. Teksa mbylli...

Aktualitet09:51 - 8 Qershor, 2019

Foto-Eksporti i produkteve shtazore/ Shqipëria nënshkruan memorandumin me Kinën

Shqipëria dhe Kina kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi mes tyre për bashkëpunimin mbi importin dhe eksportin e produkteve ushqimore dhe...

Aktualitet18:18 - 7 Qershor, 2019

Të gatshëm për rihapjen e bisedimeve/ Thaçi dhe Vuçiç përplasen në Bratislavë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha sot se procesi i bisedimeve me Serbinë ndodhet në krizë për shkak të kushtëzimeve...

Aktualitet17:33 - 7 Qershor, 2019

Pragpërplasja, SHBA-ja dhe Rusia fajësojnë njëra-tjetrën

Zyrtarët ushtarakë amerikanë e rusë ngritën akuza të ndërsjellta të premten për veprime të rrezikshme pasi një luftanije amerikane dhe...

Aktualitet12:43 - 7 Qershor, 2019

ShBA vendos raketa në Ballkan

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë një vendim të papritur duke vendosur luftanije me raketa në Ballkan. Është hera...

Aktualitet18:40 - 5 Qershor, 2019

Nuk përfilli rregullat për borxhin/ Komisioni Europian kundër Italisë

Komisioni Europian rekomandoi të mërkurën nisjen e veprimeve ligjore kundër Italisë, për shkak të mos respektimit të rregullave të BE-së...

Aktualitet18:34 - 5 Qershor, 2019

Ish zv.negociator i OKB për Kosovën/ Ndërron jetë diplomati austriak Rohan

Diplomati austriak, Albert Rohan, ish zëvendës i krye negociatorit të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, ndërroi jetë të...

Aktualitet10:34 - 5 Qershor, 2019

Ish-presidentët e rajonit thirrje BE/ Hapni negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Ish-presidentët dhe kryeministrat e rajonit kanë kërkaur nga Europa që të hap negociatat për anëtarësim në BE, për Shqipërinë dhe...

merkel haradinaj merkel haradinaj
Aktualitet20:32 - 4 Qershor, 2019

Merkel ftesë në Berlin për Haradinajn/ Zbulohet arsyeja e takimit

Pas takimit me liderët e Ballkanit Perëndimor, Kancelarja gjermane  Angela Merkel i ka dërguar një ftesë tjetër kryeminstrit të Kosovës...

Aktualitet19:36 - 4 Qershor, 2019

Maqedonia e Veriut në BE?/ Ja si përgjigjet Presidenti i KE-së

Ditë më parë Komisioni Evropian i rekomandoi Këshillit të BE-së, autorizimin për hapjen e negociatave të pranimit në BE të...

Aktualitet19:10 - 4 Qershor, 2019

Vazhdon kaosi te kombëtarja/ Pas Abrashit, dëmtohet edhe mbrojtësi kryesor

Kombëtarja shqiptare e futbollit vazhdon stërvitjen në Frankfurt dhe duket që në fund të sezonit në këmbët e kuqezinjve po...

Aktualitet15:24 - 4 Qershor, 2019

Plavë-Gucia, Eden i Parajsës Shqiptare

Aty ku flet shqip toka dhe qielli, guri dhe druri Nga AZGAN HAKLAJ Refleksion në 30- vjetorin e SHKA Maja...

Aktualitet10:42 - 4 Qershor, 2019

Pse e kujtojmë Masakrën në Tiananmen

A duhet të kujtohet sot kryengritja studentore në Kinë në vitin 1989? Kanë kaluar 30 vjet, është histori, thonë shumë...

Trending

Read previous post:
Shpërthim i fuqishëm në Paris/ 2 të vdekur 30 të plagosur

Parisi u trondit nga një shpërthim i fuqishëm mëngjesin e sotëm. Shpërthimi ndodhi si rezultat i rrjedhjes së gazit në...

Close