LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dosja hetimore/ Zbulohet se çfarë armësh u grabitën në bazën e Pashalimanit

12 Janar 2019, 19:46, Aktualitet CNA
Dosja hetimore/ Zbulohet se çfarë armësh u grabitën

Janë zbuluar detaje nga vjedhja e ndodhur dy ditë më parë në bazën e Pashalimanit në Vlorë. Mes armatimit të vjedhur është edhe një armë, tip pushkë, amerikane me Dylbi M4, një sasi prej 5 mijë fishekësh si dhe disa kallashnikovë.

Këto informacione janë bërë të ditura nga Report Tv, e cila gjithashtu ka sigurar edhe dosjen hetimore për vjedhjen e bërë ditën e sotme. në bazën e Pashalimanit.

Në pranga janë vendosur  2 roje sigurimi si dhe dy përgjegjës , të cilët kanë shkelur rregulloren ushtarake.

Më poshtë mund të lexoni të plotë listën e materialeve të vjedhura në bazën e Pashalimanit:

2 armë luftarake automatike model 56 me bajonet shtizë

700 fishekë luftarakë 7.62m që përdoren nga armë luftarake pistoletë TT model 54

3691 fishek luftakar që përdoren nga armët luftarake automatik blindshpues djegës

40 granata dore luftarake

40 ndëzesa për granata dorë luftarake

1 kreher hark automatik luftarake

1 pushkë M-4 karabinë luftarake model 14.5 me barrel 5x56x45mm

1000 fishekë luftarake model 5.56mm x 45mm me majë të rrubullakët normal

4 krehera reserve për 30 fishekë luftarake 5.56mm./CNA.al

Lajmet e fundit nga