Connect with Us

Dhuna ndaj studentëve/ Kërkohet anulimi i kontratës me Safet Gjicin

Aktualitet

Dhuna ndaj studentëve/ Kërkohet anulimi i kontratës me Safet Gjicin

Publikuar

-

Koalicioni Qytetar Për Shqipërinë, duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit me studentët ka reaguar ashpër me anë të një postimi në rrjetet sociale për sigurimin e Universitetit të Tiranës.

Sipas Koalicionit qytetar për Shqipërinë duhet anuluar kontrata e universitetve me Safet Gjicin, pasi të paguash 1 milionë Euro për tu dhunuar nga mercenarët e Safet Gjicit është e papranueshme.

Reagimi i plotë:

“Tiranë 12 Janar 2019

Ja pse duhet anuluar kontrata e Universiteteve me Safet Gjicin: TË PAGUASH MBI 1 MILIONË € NGA TARFIAT E STUDENTËVE PËR T’U DHUNUAR NGA MERCENARËT E SAFET GJICIT!

Studentët kanë të drejtë t’i kërkojnë Rektorateve të Universitetit të Tiranës dhe Universitetit Politeknik NDËRPRERJEN E KONTRATËS me Kompaninë e Policisë Private “EUROGJICI” të funksionarit të lartë socialist Safet Gjici për dhunën e paligjshme ndaj studentëve protestues.

Gjatë ditëve të fundit janë raportuar raste të shumta (madje dhe me video dhe foto) të dhunës dhe tejkalimeve të tjera të kompetencave nga policët privatë të kompanisë së sigurisë EUROGJICI në pronësi të funksionarit të lartë socialist Safet Gjicit i cili ka kontratë me dy universitetet publike të lidhur respektivisht nga Rektoratet e Universitetit të Tiranës dhe Universitetit Politeknik.

Nga të dhënat e marra nga Drejtoria e Thesarit të Shtetit (burimi Open Data Albania – http://spending.data.al) rezulton se Kompania Eurogjici ka përfituar nga 2015 deri në 2018 një shumë nga buxheti i Rektoratit të Universitetit të Tiranës dhe atij Politeknik të siguruar nga tarfiat e studentëve prej 129,530,989 L (e konvertuar në Euro sipas kursit të Bankës së Shqipërisë 1.031.000 €) përkatësisht në vlerat 97,860,832 L nga tarifat e studentëve të Universitetit të Tiranës dhe 31,670,157 L nga tarifat e studentëve të Universiteti Politeknik.

Bazuar në rastet e dhunës dhe fyerjeve ndaj studentëve protestues dhe tejkalimit të kompetencave por edhe të dëmtimeve të dhunshme të karrikeve dhe tavolinave (në bazë të urdhërit për heqjen e barrikadave që kishin vënë studentët në disa fakultete) të dokumentuara me prova filmike dhe fotografike, studentët kanë të drejtë t’i kërkojnë Rektorateve ndërprerjen e menjëhershme të kontratave me Kompaninë e policisë private të militantit dhe funksionarit të lartë socialist Safet Gjici i cili vepron konform angazhimeve të tij partiake dhe jo angazhimeve që duhet të ketë një kompani që paguhet nga tarifat e studentëve për të garantuar jo vetëm sigurinë por dhe të respektojë standardet etike dhe garancitë e paprekshmërisë së studentëve dhe të mos cënimit të të drejtave të tij kushtetuese për të protestuar.

Më poshtë po ju paraqesim edhe shumat përkatëse që ka përfituar Kompania EUROGJICI nga kontratat e majme me Universitetin e Tiranës dhe Universitetin Politikeknik të Tiranës nga viti 2015 e deri më sot.”/CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Ish-futbollisti austriak del bllof/ Zbulohet e vërteta e akuzave ndaj Takaj dhe Skënderbeut

Publikuar

-

Nga

Lajmi që u përhap me shpejtësi këtë javë nga të gjitha mediat ishin akuzat e Sanel Kuljiç, ish-futbollisti i kombëtares austriake, që pretendon se drejtuesit e Skënderbeut janë të përfshirë në trukime ndeshjesh në kampionatin austriak. Madje, ai shkon dhe më tutje ku thotë se i rrezikohet jeta.

Për këtë arsye, Gerhard Takaj, djali i presidentit Ardian Takaj, ka udhëtuar drejt Austrisë dhe ka dhënë për gazetën “Krone”, e cila publikoi intervistën e Kuljiç, provat se korçarët nuk kishin gisht në këtë mes.

Takaj, përmes ndërmjetësimi të Roland Luçit, ish-futbollist shqiptar që jeton në Austri prej 30 vitesh tregon se Kuljic e ka bërë gjithë këtë gjë për interesa dhe përftim personal.

“Babai im është i frikësuar dhe ndjehet i shqetësuar për sigurinë e tij. Mohoj të kemi ndonjë kontakt apo njohje me Kjuliç. Kush e di se çfarë gjëje tjetër janë në gjendje të bëjnë njerëz si Kuljiç, me aludime të tilla? Ai akuzohet për zhvatje dhe shpifje”.

Kuljic, në tetor të vitit 2014 u përfshi në skandalin më të madh të basteve në Austri. Ai akuzua për mashtrime, zhvatje dhe për kërcënime. Në fund te hetimeve dhe gjykimit u dënua me 5 vite burg.

“Ai e di se ne ende po luftojmë kundër vendimit të UEFA-s, e di se çdo gjë që ku përmendemi negativisht është e keqe për ne. Ai dhe personat që e mbështetin deshën të përdorin këtë metodë për të na zhvatur para. Ndaj ne po flasim me avokatë në Austri, duam ta padisim për zhvatje dhe shpifje dhe prishje imazhi”, vazhdon Takaj.

Gjithashtu ai foli edhe për videon ku dukej Kjuliç në “Tropikal Resort”.

“Si mund të jetë i frikësuar një person kur vjen në hotelin e Presidentit dhe stadiumin e tij? Kjo është apsolutisht qesharake”, shprehet Takaj.

CNA.al publikon ekskluzivisht dy videot në fjalë, ku duket qartë që askush nuk i ka bërë presion apo kërcënuar siç pretendon ai.

Kjo nuk është hera e parë që ekipin e Skënderbeut dhe drejtuesit e tij mundohen t’i përbaltin sa më shumë brenda dhe jashtë vendin, për suksesin që arritën në Kupat e Europës duke bërë krenar gjithë shqiptarët, por duke zemëruar edhe disa të të tjerë. Nuk duhet shumë për të kuptuar që qëllimi i këtyre gazetave, mediave dhe personazheve të tyrë komikë është të zhvatin ku dhe sa të mundin para, pa pyetur për dëmin moral, monetar dhe jo vetëm mbi palët e përmendura në to. /CNA.al

https://sport.cna.al/2019/09/12/akuzat-per-kercenim-nga-austria-reagon-ardjan-takaj/

https://sport.cna.al/2019/09/12/skandali-i-trukimeve-media-austriake-permend-presidentin-e-skenderbeut/

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Denoncimi: Drejtori makinën e shkollës ja ka dhënë gruas

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka denoncuar drejtorin e një shkolle në Durrës që sipas qytetarit dixhital makinën e shkollës ja ka dhënë gruas.

Postimi i plote i Berishes:

Drejtori i shkolles se mesme profesionale ben te lumtur nusen me nje makine te shkolles.
Akuzohet per vjedhje dhe shperdorime te tjera.

Lexoni mesazhin e mesuesit dixhital. sb

Zoti berisha pershendetje.jam nje mesues qe jap mesim ne shkollen profesionale beqir cela durres.doja te ndaja me ju dhe me publikun disa mangesi te qellimshme ne kete shkolle.kjo shkolle qe nxjerr nxenes profesionist qe i sherbejne tregut te punes ne shqiperi dhe jashte saj .ka 3 vite qe drejtohet nga nje drejtor z fatmir merkuri i cili eshte nje militant i partise socialiste qe nuk ka arsim perkates per kete fetyre ose me sakt nuk e ka mbaruar akoma shkollen e larte.eksperienca e tij ne arsim eshte 0.ai u vu ne detyre pasi sherbeu si ushtare i betuar i Vangjush Dakos .puna e tij e meparshme ka qene shiste kepuce ne tregun e durresit.keto vite ai e ka kthyer kete shkolle ne baze te partise socialiste.ku ka punesuar ne vende te mesuesve profesionist militante partie pa arsimin perkates dhe pa njohuri ne lenden qe ato japin mesim.kuptohet vet sa te pregatitur po dalin nxenesit keto vitet e fundit.nje tem tjeter eshte vjedhja e fondeve qe vijne per kete shkolle .posi asaj i duhet nje baze materiale e konsiderueshme per cdo vit shkollor.keto materiale qe blihe i ngarkohen mrsuesve te praktikes me 6 apo 8 fishin e vleres reale.domethene nje kif kamje makine nga 23.000 leke tereja vjen ne shkolle me nje vlere 90. 000 leke te reja .keto manipulime apo vjedhje sido qe te quhen.ai i kryen me magazijeten e shkolles dhe me ndrejtoren Z M Zh dhe keto te dyja militante ke partise socialiste.pervec ketyre te larte permendura drejtori i shkolles ka nxjerr n ga shkolla nje makine golf 5 dhe ja ka dhene ne perdorim nuses se tij.gje qe absolutishte nuk lejohet.nje sasi e konsiderueshme nafte dhe benzine duhet te vije ne shkolle.por tollonat shiten rruges .shume mesues te lidhur me drejtorine kryejne mit marrje nxenesve per te kaluar klasen.etj me respekte doktor dhe te lutem anonim .besoj ky mesazh nuk do bjeri ne vesh te shurdher.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Makina përplas këmbësoren/ Në gjëndje të rëndë 47-vjeçarja

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë  ka ndodhur ditën e sotme  në “Patos fshat”.

Një mjet tip “Audi” ka përplasur këmbësoren A.M 47-vjeçe.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.

Mësohet se A.M ndodhet në gjëndje të rëndë në spital./CNA.al

LEXO TE PLOTE