LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dhuna ndaj punonjësve në Elbasan/ Reagon Konfederata e Sindikatave

12 Janar 2019, 18:49, Aktualitet CNA
Dhuna ndaj punonjësve në Elbasan/ Reagon Konfederata e Sindikatave

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka reaguar ndaj dhunës së ushtruar ndaj dy punonjësve në një kompani fasonesh në Elbasan.

Në një njoftim për mediat, Konfederata ka thënë se ky rast është vetëm maja e ajsbergut të barbarisë në këtë sektor.

?Dhuna ndaj 2 punonjësve fasone në një kompani në Elbasan është vetëm maja e ajsbergut e barbarisë  në këtë sektor që po skllavëron gratë shqiptare.?-thuhet në njoftim.

Më tej, konfederata  solidarizohet me dy gratë e dhunuara, si edhe kërkon vënien në punë të inspektoriatit të këtij sektori.

?Konfiderata e Sindikatave të Shqipërisë solidarizohet me 2 gratë e dhunura në fasonerinë në Elbasan dhe përshendet vendimin për pezullimin e aktivitetit të fasonerise As Calzatura në Elbasan.

Inspektoriati I Punës duhet të vihet në lëvizje pasi fasoneritë janë ndërmarrjet që po skllavërojnë me paga qesharake femrat shqiptare në të gjithë vendin?-vijohet në reagim.

Në këtë njoftim, shtohet se pronarët e fasonerive nuk paguajën as pagën minimale, ndërsa theksohet se grave shtatzëna nuk u paguhet as leja e lindjes.

?Shumë pronarë fasonerish nuk paguajnë pagën minimale. Ndonëse ua kalojnë në bankë pagën minimale ne bankë fasoneritë I detyrojnë punonjëset e tyre të rikthejnë dorazi paratë tek pronarët.

Të flasësh për kontrata kolektive në këtë sektor është e pamundur, teksa pronarët kanë lidhje të forta politike.

Punonjësve fasone u kërkohet të mos mbeten shtatzane me arsyen nihiliste se humbasin rendimentin në punë.

Grave shtatzëna nuk u paguhet leja e shtatzanisë dhe kontributet për vitet në këtë sektor nuk u paguhen të plota.

Ky fenomen vijon prej vitesh dhe KSSH e ka denoncuar këtë fakt mediatikisht.?-theksohet në njoftim.

Duke renditur edhe kushtet e sigurisë në këtë  sektorë, Konfederata e Sindikatave Shqiptare shprehet se po shkelen të drejtat e punëtorëve.

?Orët jashtë orarit zyrtar nuk u paguhen madje as ditët e diela në punë.

Në kompanitë fasone nuk ka as infermier as mjek e punonjësit nuk bëjnë kontroll periodike mjekësore.

Prokuroria duhet të nisë hetim për shkeljen e të drejtave të punëtorëve në fasoneri.?-shkruhet në njoftimin për mediat./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga