Basha ultimatum Ramës/ Ndalo dhunën ndaj studentëve – CNA
Connect with us

Aktualitet

Basha ultimatum Ramës/ Ndalo dhunën ndaj studentëve

Publikuar

-

Kryetari i PD, Lulzim Basha gjate nje konference per mediat nga selia blu

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar sërish sot në lidhje me protestën studentore, ndërsa ka hedhur akuza të forta në drejtim të kryeministrit Rama.

Gjatë një deklarate për mediat nga selia blu, Rama i ka dhënë ultimatum kryeministrit Rama të ndalë menjëherë dhunën ndaj studentëve.

“Nuk mund të pranojmë që paratë e taksapaguesve të vidhen.  I bëj thirrje Edi Ramës të ndalë represionin ndaj studentëve, ndal dhunën psiqike e fizike ndaj tyre. Cdo shtyrje e mëtejshme në këtë drejtim do të shtyjë vendin në konflikt civil.”-iu drejtua kreu i opozitës, kryeministrit të vendit./CNA.al

Aktualitet

Shtypi i ditës, 17 korrik 2019

Publikuar

-

By

Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar për ditën e sotme, datë 17 korrik 2019:

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin “Basha takon Meten: Do të garantojmë votën e lirë”, ndërsa një tjetër titull vijon “Dhunohet” Francesk Radi, vajza: Injorantë”.

“Panorama” ka si titull kryesor “Shtesa e pensionit, lista e profesioneve që përfitojnë”, ndërsa një tjetër titull vijon “Nusja e Bllokut flirte me francezin, Bashkim Shehu: C’më tha babai për lidhjen e gruas sime me diplomatin”.

LEXO EDHE:  “Ka vjedhur në shtëpinë e tij”/ Demokratët “masakrojnë” Bashën: Ik Luli, që të ikë Rama    

“Shekulli” hapet me titullin “Koorporata e investimeve, rrëzohet ligji i oligarkëve”, ndërsa një tjetër titull vijon “Ish-të përndjekurit, gati kësti i tretë për 520 trashëgimtarë”.

“Koha Jonë” hapet me titullin “Arben Malaj shkatërron imazhin e Edi Ramës në PS”, ndërsa një tjetër titull vijon “Presidenti Ilir Meta: Ja si Ramaforma e la vendin pa Gjykatë Kushtetuese”.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Dyfishohen importet e vajit të palmës/ Ja për çfarë përdoret

Publikuar

-

By

Pas një rënie të importeve të vajit të palmës në tregun shqiptar për vitin 2017,  kur u regjistruan vetëm 712 mijë kilogramë, në vitin 2018 trendi ka ndryshuar sërish. Të dhënat zyrtare të doganave tregojnë se grupi i vajit të palmës dhe fraksioneve të tij është dyfishuar duke prekur nivelin 1.5 milionë kilogramë. Po kështu sipas këtyre shifrave në pesë vitet e fundit nivelin më të lartë të importeve për vajin e palmës e mban viti 2016 me 2.7 milionë kilogramë kurse viti 2015 kishte një import në nivelet 2.4 milionë kilogramë.

Vaji i palmës është kthyer në shqetësim të vazhdueshëm për tregun shqiptar po të kemi parasysh që jo në pak raste janë denoncuar precedentë të përfshirjes së tij në produkte të ndryshme të bulmetit por jo vetëm.

Qëndrimet për vajin e palmës janë të ndara akoma. Përdorimi i gjerë i saj është lidhur me probleme të tilla shëndetësore si tensioni i lartë apo zemra ndërkohë që sot në botë ka nutricionistë që rekomandojnë përdorimin e vajit të palmës më shumë sesa atë të gjalpit. Një studim i fundit i Harvard nënvizon se krahasuar me gjalpin vaji i palmës përmban yndyra më pak të dëmshme. Sigurisht ai mund të përdoret nëse nuk keni një opsion tjetër më të shëndetshëm siç është vaji i ullirit.

LEXO EDHE:  Emërimi i koordinatorëve/ Kaos në PD, fillojnë përplasjet

Në anën tjetër ka të tjerë nutricionistë që shkojnë edhe më tej në këmbënguljen e tyre duke vënë në pah pasurimin me vitaminën E që ka ky vaj.

Përdorimi i vajit të palmës gjendet gjerësisht në grupe ushqimesh të tilla si buka, akulloret, por edhe në kozmetikë si në sapune apo make up. Vaji nxirret nga fruti ose nga fara brenda frutit dhe përmban karakteristika me pak ndryshim nga njëri tjetri. Vaji i palmës prodhohej masivisht në vende të tilla si Afrika por që tashmë plantacionet gjenden në Azi, Amerikën e Veriut dhe atë të Jugut diçka që përkon me rritjen e kërkesës në tregje. Jetëgjatësia e një palme është nga 28 në 30 vjet, pas kësaj lartësia është dukshëm e madhe dhe vendi që zë nuk justifikon prodhimin duke bërë që pema të pritet dhe të zëvendësohet me të reja./ Monitor 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Kapriçot e motit/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

Publikuar

-

By

Moti për ditën e sotme do të jetë me kthjellime në ultësirën Perëndimore dhe vranësira mesatare në Juglindje ku do të dhe rreshje shiu të izoluara.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 20 / 28 °C
në vendet e ulëta: 17 / 31 °C
në vendet malore: 12 / 20 °C

LEXO EDHE:  Pas takimit me Metën/ Basha takim urgjent me aleatët

Era do të  jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi  8- 10 m/sek në bregdet. Valëzimi  i forcës 34 me lartësi vale 0,5–1,0  metër në det të hapur.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending