Akuza e deputetit/ Studentët kanë arritur ta grisin imazhin karagjoz te Kryeministrit – CNA
Connect with us

Aktualitet

Akuza e deputetit/ Studentët kanë arritur ta grisin imazhin karagjoz te Kryeministrit

Publikuar

-

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi në një postim në rrjetet sociale ka reaguar për dhunën e kryer nga Policia ndaj studentëve në ambientet e Fakultetit Juridik.

Bylykbashi ka bërë një krahasim me periudhën e shembjen e sistemit komunist në një protestë të organizuar nga gjimnazistët në qytetin e Durrësit dhe ku kishte qenë vetë pjesë e saj.

‎ “As atëherë nuk guxuan të hynin në shkolla

Pothuaj 28 vite më parë, në shkurt te vitit 1991, nxënësit e gjimnazit Naim Frashëri në Durrës organizuan një marshim demonstrativ nëpër qytet bashkë me gjimnazet e tjera, ‎në mbështetje te grevës historike të urisë së studentëve ne Tiranë.

Më pas ne nxënësit, kur u mor vesh se policia mund të ndërhynte për të na penguar, u futëm në palestrën e shkollës. Ne kishim bindjen që policia nuk kishte të drejtë të futej në ambientet e shkollës dhe aty mund të vazhdonim protestën të qetë.”-shkruan Bylykbashi.

Sipas Bylykbashit, as në atë kohë Policia nuk sillej siç po sillet tani me studentët. Edhe pse akoma nën rëgjim komunist policët nuk u lejuan nga mësuesit të futeshin brenda ambjenteve të shkollës.

“Aty, me këshillën e disa mësuesve që kishin themeluar PD në shkollë dhe nën shembullin e kërkesave të studentevë, u vendos që kërkesave tona t’u jepej sfond politik dhe kërkuam heqjen e bustit të Enver Hoxhës nga shkolla, këndit të emulacionit komunist dhe cdo parrulle të Enver Hoxhës nga klasat e mësimit. Një përfaqësi nxënësish shkuam dhe ia paraqitëm kërkesat drejtoreshës komuniste te shkollës e cila u zbardh ne fytyrë.‎

LEXO EDHE:  Qëlluan me vezë Ramën/ Apeli lë në fuqi vendimin ndaj studentëve

Ne fakt, policia me forca prej disa dhjetrash, ishte afruar në oborrin e shkollës dhe ishte e gatëshme të hynte për të na shpërndarë dhe përzënë nga shkolla, por stafi i mësuesve nuk i lejoi duke marrë përsipër zgjidhjen e situatës. Më pas morëm vesh që kishim rrezikuar që të shpërndaheshim me forcë. E nënvizoj, ishte shkurti i vitit 1991, qeveria komuniste e Ramiz Alisë ishte në fuqi, dhe policia komuniste ishte po ajo xhahilja. Pak ditë më vonë u rrëzua statuja e Enver Hoxhës‎ në Tiranë.”-vijon më tej deputeti demokrat.

Sot pas 28 vitesh shkruan Bylykbashi, Edi Rama Edi Rama fut policinë e shtetit dhe forca parapolicore‎ nëpër universitete për të ndërprerë grevën e studentëve dhe shpërndarjen e tyre.

“Sot, 28 vite më pas, në një shtet gjoja demokratik, Edi Rama fut policinë e shtetit dhe forca parapolicore‎ nëpër universitete për të ndërprerë grevën e studentëve dhe shpërndarjen e tyre. Studentët kanë arritur ta grisin imazhin karagjoz te Kryeministrit. Sot ka ardhur koha për të shporrur Edi Ramën.”-mbyll shkrimin e tij Bylykbashi./CNA.al ‎

Aktualitet

Plumbat trondisin Tiranën/ Vritet një person tek sheshi “Willson”

Publikuar

-

By

Pak minuta më parë sërish Tirana është tronditur nga breshëri armësh.

Mësohet se një person ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë zjarri.

Sipas burimeve ngjarja ka ndodhur pranë sheshit “Willson”, prapa Postës nr. 8.

Vijon.. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Nga Andi Bejtja/ Ylli Dylgjeri dëshmori i parë i Zuckenberg në Shqipëri

Publikuar

-

By

andi bejtja flet per gent cakajn

Analisti, Andi Bejtja në një postim në rrjetet sociale ka reaguar për shkarkimin nga detyra i Ylli Dylgjerit, i cili mbane postin e drejtorit në Agjencinë e Trajtimit të Koncensioneve dhe PPP-ve.

Bejtja e cilëson Dylgjerin si dëshmorin e parë të Zuckenbergut në Shqipëri.

Sipas Bejtes, dikush mund të mendojë se po të mos ishte Facebook, ylli Dylgjeri nuk do të ishte pushuar nga puna.

Mirëpi, vetë analishti është i sigurtë që edhe pot ë mos ishte Facebook, Dylgjeri do të shkarkohej nga detyra e tij.

Postimi i plotë:

Deshmori I pare I Zuckerberg ne Shqiperi

Dikush mund te mendoje se po te mos kishte Facebook Ylli Dylgjeri nuk do ishte pushuar nga puna…

Zyrtarisht Dylgjeri eshte deshmori pare i Facebook ne Shqiperi..Ne shekullin 21 nuk e mendoja kurre qe administrata e nje vendi do ishte aq e pakujdeshme sa ta pushonte nje nenpunes te saj duke i renditur grimcat satirike ne Facebook…

LEXO EDHE:  Qëlluan me vezë Ramën/ Apeli lë në fuqi vendimin ndaj studentëve

Por dhe te mos kishte Facebook te jeni te sigurte Dylgjeri me mentalitetin e kesaj qeverie do te pushohej nga puna: se do e gjente nje menyre per tu tallur, se eshte bere per tu tallur.

Kshu ka bere Dylgjeri me cdo qeveri qe eshte bere per tu tallur: ka bere keshtu ne 91 92: ka bere keshtu ne 97 edhe pse te Koha Jone merej me reklame dhe Jo me shkrime: ka bere me Nanon ne tavoline edhe pse punonte per te.,.

Jam I bindur qe Ylli do vazhdoje te jete i njejti nuk mund te ndryshoje 50 e kusur: e mar me mend dhe hapin tjeter, do ankohet te Portali Shqiperia qe duam per te vertetuar edhe njehere se nuk eshte thjesht zyrtarisht deshmori i pare I Facebook, por fatkeqesisht per ne dhe demokracine tone, shume e shume me shume se nje deshmor I Zuckerberg./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Krizë në çift? Justin Bieber dhe Hailey Baldwin u japin fund gojëve të liga

Publikuar

-

Një ditë pasi u shfaqën duke debatuar në park, Justin Bieber dhe bashkëshortja e tij Hailey Baldwin dukeshin të lumtur teksa shijonin ditën në plazh.

Çifti u dallua duke shijuar rrezet e diellit, ndërsa temperaturat shënuan 27 °C në Kaliforni.

Fundjava në plazh vjen vetëm disa ditë pasi ylli i pop-it u tha fansave, sepse po kalonte disa momente të vështira.

Mes zërave se martesa e tyre po has probleme, shijimi i një fundjave në plazh ishte mënyra më e mirë për të treguar se gjërat do të rregullohen.

Ata u fotografuan duke qeshur, ndërsa qëndronin në buzë të oqeanit.

Modelja 22-vjeçarja tregonte trupin e tonifikuar me rroba banjet rozë, e cila si aksesor kishte zgjedhur vathët rreth.

Ndërsa kurrizi i Bieber ishte mbuluar nga shenja të errëta, që ngelen nga teknika e vendosjes së gotave dhe të thithjes, një nga më të përdorurat nga yjet e Hollivudit. Ky trajtim të ofron qetësi dhe ndihmon në problemet me dhimbjet dhe presionin e gjakut.

LEXO EDHE:  Qëlluan me vezë Ramën/ Apeli lë në fuqi vendimin ndaj studentëve

Më pas Hailey reagoi përmes një postimi në Insta Story, që duket se ishte lidhur me krizën në çift, ku shkroi:

“Mos besoni se çfarë lexoni në internet njerëz. Lajm i rremë”.

Justin reagoi pak ditë më parë përmes një postimi në llogarinë e tij Instagram, ku u shpreh se kishte nevojë për lutjet tona.

“Thjesht doja t’ju mbaja të informuar paksa rreth asaj që po kaloj. Kam hasur shumë vështirësi. Ndihem shumë i shkëputur nga bota dhe i çuditshëm. Shpeshherë bëj hapa pas, kështu që nuk jam i shqetësuar, thjesht doja t’ju kërkoja që të luteni për mua. Zoti është besnik dhe lutjet tona vërtet dëgjohen”, shkroi Justin.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet19:30 - 18 Mars, 2019

Franca shpall ndalimin e protestave, pas trazirave

Kryeministri i Francës shpalli të hënën ndalimin e protestave të jelekëve të verdhë në bulevardin Champs-Elysees të Parisit dhe në...

Aktualitet19:12 - 18 Mars, 2019

Holandë/ Arrestohet i dyshuari për sulmin në tramvaj

Policia holandeze arrestoi një person me origjinë turke, i dyshuar për përfshirje në incidentin me armë në një tramvaj të...

Aktualitet18:23 - 18 Mars, 2019

Për të apasionuarit e teatrit/ Korçarët sjellin “Kopracin” në Tiranë

Komedia “Kopraci” e Molierit, një nga kryeveprat botërore ka mbërritur në Tiranë. Të gjithë të apasionuarit e teatrit do të...

Aktualitet21:12 - 17 Mars, 2019

Macron dënoi “apokalipsin“ e Parisit

Protestat e “jelekëve të verdhë“ u kthyen në trazira të shtunën dhe në përleshje nëpër rrugët e kryeqytetit francez. Presidenti...

Aktualitet19:13 - 17 Mars, 2019

Fillon kthimi i trupave të viktimave në Zelandën e Re

Policia tha se numri i të vdekurve në vrasjet masive në dy xhami të qytetit Christchurch, në Zelandën e Re...

Aktualitet19:07 - 17 Mars, 2019

Terroristi neozelandes njohës i mirë i Ballkanit

Brenton Harrison Tarrant, 28-vjeçari i akuzuar për vrasjen e 49 vetëve dhe plagosjen e shumë të tjerëve në dy xhami...

protesta ne serbi protesta ne serbi
Aktualitet11:01 - 17 Mars, 2019

Grusht shteti në Serbi/ Opozita merr mediat shtetërore

President i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pritet që të flasin për serbët, një ditë pasi protestuesit u futën në ambjentet e...

Aktualitet09:01 - 16 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re ka një hero/ Kush është i riu që u përball me autorin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Zelandën e Re, ku pas një sulmi me armë...

Aktualitet19:30 - 15 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re/ Merkel: Racizmi mori jetën e njerëzve që faleshin paqësisht në xhami

Ngjarja e masakrës në Zelandën e Re, ku rreth 49 vetë u qëlluan për vdekje nga një person gjatë kohës...

Aktualitet16:56 - 15 Mars, 2019

Maqedoni/ Dënohen të akuzuarit për ngjarjet e dhunshme në Parlament

Në Shkup, 16 nga 17 të akuzuarit për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit 2017 në Parlamentin e Maqedonisë së...

Aktualitet15:39 - 15 Mars, 2019

Tragjedia në Zelandën e Re/ Rritet bilanci i viktimave

Ka shkuar në 49 numri i perosnave që kanë humbur jetën pas sulmit me armë zjarri në dy xhami në...

Aktualitet08:44 - 14 Mars, 2019

Marrëveshja e Ohrit përçan partinë shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Shpërbërja e Sekretariatit për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, përçan partinë shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoni. Përmes një...

Bota19:07 - 13 Mars, 2019

Një tjetër dënim me burg për menaxherin e fushatës Trump

Një gjykatë federale në Uashington dha të mërkurën një tjetër masë dënimi për ish-menaxherin e fushatës së presidentit Donald Trump,...

presidenti serb aleksander vucic presidenti serb aleksander vucic
Aktualitet15:55 - 13 Mars, 2019

Miratimi i platformës/ Vuçiç: Dialogu mbaroi

Aleksandër Vuçiç, President i Serbisë , ka deklaruar  ditën e sotme se  Prishtina zyrtare me miratimine e  platformës për dialogun...

Ministrja e Shendetesise, Manastirliu gjate nje deklarate per mediat Ministrja e Shendetesise, Manastirliu gjate nje deklarate per mediat
Aktualitet12:10 - 13 Mars, 2019

Manastirliu në OKB/ Zgjerojmë financimin e programeve të mbrojtjes sociale

 “Qeveria shqiptare po zgjeron financimin publik për programet e mbrojtes sociale, për herë të parë në 15% të shpenzimeve publike,...

Aktualitet11:04 - 13 Mars, 2019

“Jam shumë sëmurë, nuk eci dot”/Aktorja e njohur shqiptare në gjëndje të rëndë shëndetësore

Aktorja e njohur e skenës shqiptare, Margarita Xhepa është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kësisoj do t’i nënshtrohet ditën...

Aktualitet09:16 - 12 Mars, 2019

Ivanov refuzon ligjet me emrin Maqedonia e Veriut

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Gjorge Ivanov, refuzoi të dekretojë 11 ligje që janë miratuar me emrin Republika e Maqedonisë...

haradinaj kushte serbise haradinaj kushte serbise
Aktualitet17:06 - 11 Mars, 2019

Haradinaj takim me dy këshilltarët e Merkel

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj zhvilloi një takim ditën e sotme me dy këshilltarët e kancelares gjermane Angela Merkel, Jan...

Aktualitet09:53 - 10 Mars, 2019

Pacolli thirrje Vuçiç për tu kthyer në tavolinën e dialogut

Behxhet Pacolli, zv-kryeministri i Kosovës ka ftuar presidentitne Serbisë, që të mos luaj lojra, por të ktheht na tavolinën e...

Aktualitet23:46 - 9 Mars, 2019

“A të ka ngacmuar ndonjë deputet? Ja përgjigja e papritur e Grida Dumës

Grida Duma iu përgjigj shumë pyetjeve nga Ermali sot në emisionin Xing me Ermalin. Cili deputet të ka gjuajtur më...

Aktualitet23:30 - 9 Mars, 2019

“A do zhvisheshe për një spot? “/Grida Duma jep përgjigjen befasuese

Gjatë një interviste me titull “Grida kryeministre”, Ermali e pyeti ish deputeten nëse do ishte kryeministre a do e bënte...

Aktualitet23:20 - 9 Mars, 2019

“Është sakrificë”/Grida Duma tregon çfarë ndodhi kur la mandatin

Në muajin shkurt deputetët e opozitës firmosën deklaratat për lënien e mandatit si ligjvënës të parlamentit. Të parët që firmosën...

Aktualitet22:44 - 9 Mars, 2019

Aeroplani përfshihet nga flakët në Kolumbi/ Humbin jetën 12 pasagjerët

Ditën e sotme në Kolumbi është rrëzuar një aeroplan me 12 pasagjerë. Fatkeqësisht asnjë nga personat në bord nuk ka...

Aktualitet21:59 - 9 Mars, 2019

Vulin qetëson serbët/ Ushtria është gati

President i Serbisë Aleksandër Vuçiç, ka qenë kundër miratimit të Platformës për Dialog me Kuvendin e Kosovës. Sipas tij, platforma...

presidenti serb aleksander vucic presidenti serb aleksander vucic
Aktualitet20:50 - 9 Mars, 2019

Paralajmëron Vuçiç/ Mos bëni filma me Serbinë, është shumë më e fuqishme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se Serbia është e gatshme t’i bëjë ballë çdo sfide. Sipas Vuçiç, Serbia...

Aktualitet19:18 - 9 Mars, 2019

Hand: Një marrëveshje e nxituar mes Kosovës dhe Serbisë, do të kishte pasoja

Robert Hand, këshilltar politik i Komisionit të Helsinkit thotë se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të ngusin Kosovën dhe Serbinë...

Aktualitet14:22 - 9 Mars, 2019

Gara në Tiranë/ Një grua fituese e Konkursit Ndërkombëtar të Dirigjentëve

Deliana Lazarova dirigjentja fituese e NRTA Conducting Competition. Pas drejtimit të tre konkurrentëve  juria e përbërë nga personalitete ndërkombëtare të...

Aktualitet14:00 - 9 Mars, 2019

Tarifat dhe bisedimet me Serbinë/ Zyrtari i lartë amerikan në Prishtinë

Zëvendës sekretari amerikan i shtetit, David Hale, po qëndron të shtunën në Prishtinë “për të nënvizuar mundësinë historike për të...

Trending

Read previous post:
Shpërthim i fuqishëm në Paris/ 2 të vdekur 30 të plagosur

Parisi u trondit nga një shpërthim i fuqishëm mëngjesin e sotëm. Shpërthimi ndodhi si rezultat i rrjedhjes së gazit në...

Close