LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A nuk do bëhej nuse? Samanta Karavella flet për martesën “e shumëpritur”

12 Janar 2019, 10:40, Lifestyle CNA
A nuk do bëhej nuse? Samanta Karavella flet për martesën “e

Edhe pse para një viti, Samanta Karavella, u shpreh në llogarinë e saj në Instagram se do të martohej verën e ardhshme, duket se planet për të veshur vellon e bardhë, këngëtarja bukuroshe i ka shtyrë sërish.

Këtë herë Samanta nuk ka treguar afat se kur fansat e saj do ta shikojnë të veshur nuse, por tha që ka hequr dorë nga martesa. Madje, Samanta nuk ka pranuar të pohojë nëse është në ndonjë lidhje serioze, apo jo.

E ftuar në emisionin ?Wake Up?, Samanta tha duke qeshur se edhe fisi i saj ka hequr dorë nga kërkesa për ta martuar, pasi ajo e ka mendjen tek muzika. Edhe pse shpesh herë këngët e saj kanë qenë hite duke arritur majat e suksesit, Samanta nuk ka dhënë detaje për jetën e saj personale.

Ajo ka zgjedhur gjithmonë t?i mbajë sekret lidhjet e dashurisë. Kujtojmë se para disa vitesh, ajo u nda nga i dashuri që kishte lidhje prej afro 2-vjeçare. Ndërkohë, para një viti, në media u përhap lajmi se Samanta Karavella, ishte në prag të martesës. Kjo e indinjoi Samantën, e cila i quajti mediat si ?ngatërrestare? dhe ironizoi se do të martohej verën që vinte (2018).

Epo, mesa duket Samanta ka një lidhje më serioze sesa ajo e dashurisë: projektet e reja në muzikë!

Lajmet e fundit nga