2019-ta, viti i dasmave/ Ja cilët yje të futbollit do t’i japin fund beqarisë këtë vit – CNA
Connect with us

Aktualitet

2019-ta, viti i dasmave/ Ja cilët yje të futbollit do t’i japin fund beqarisë këtë vit

Publikuar

-

2019-ta do të jetë një vit i mbushur me dasma dhe celebrime nga bota e futbollit. Shumë lojtarë dhe trajnerë do t’i japin fund beqarisë këtë verë pas mbylljes së kampionatit. Shumë prej dasmave janë kandidate për t’u shpallur dasmat e vitit (edhe kjo është një garë që kërkon përkushtim dhe energji).

Duke pasur parasysh natyrën kompetitive të Ronaldos me shumë mundësi do të jetë rivali kryesorë në këtë garë. Disa muaj më parë u zbuluan edhe disa detaje të dasmës së Georginës me Ronaldon, por u hodhën poshtë nga ylli Juventus-it.

Kevin Trapp dhe supermodelja braziliane Izabel Goulart, pritet të hedhin këtë hap pas dy vitesh lidhjeje. Pas kampionatit botëror 28 vjeçari fluturoi drejt saj për t’u ulur “në gjunjë”. Përgjigjja ishte “PO” e më tej u postua një foto e unazës së diamantit në Instagram.

“Nuk kam fjalë të përshkruaj këtë moment magjik. Të dua Izabel, bashkëshortja ime e ardhshme,”- ka shkruar Trapp.

“Se shpejti, zonja Trapp. Kur takon njeriun që të ndryshon jetën në çdo sens, je e sigurt që është i duhuri,”-ishte përgjigjia e saj.

Jo vetëm Ronaldo por edhe trajneri i tij Massimiliano Allegri do të lidhë kurorë me Ambra Angiolini-n këtë verë. Për trajnerin kjo nuk është martesa e parë pasi në 1994 është martuar me Gloria-n me të cilën ka edhe një vajzë.

Diego Simeone e ka mbyllur vitin me lajmin që ka vendosur të hedhë hapin e madh me Carla Pereyra në 2019-tën. Trajneri i Atletico Madrid i ka propozuar të dashurës për martesë gjatë pushimeve të Krishtlindjeve duke i vënë në gisht një unazë Cartier me vlerë 5.000 euro. Çifti është lidhur para katër vitesh, por ky vit nuk do të jetë special vetëm pasi do të martohen por do të sjellin në jetë vajzën e dytë.

Portieri i Chievo, Stefano Sorrentino do të martohet me të dashurën e tij Sara Ruggeri këtë vit. Stefano nuk i dhuroi vetëm zemrën, një unazë por edhe dorezat e tij mbi të cilat kishte shkruar kërkesën.

Sergio Ramos dhe Pilar Rubio janë një ndër çiftet e preferuar në median rozë në Spanjë. Dasma e tyre duhet të jetë një super event. Kapiteni i Real Madrid-it dhe prezantuesja kanë 6 vite së bashku dhe janë prindër të tre djemve (Sergio Jr, Marco dhe Alejandro).
Ramos do të martohet këtë verë, vendi nuk është specifikuar ende por Pilar ka paraprirë duke thënë se do të jetë një vend i rëndësishëm për të dy.

Dhe së fundmi lajmi më i “freskët” për martesë, ish-lojtari i Milanit Kaka do të martohet për herë të dytë, këtë herë me një Carolina tjetër, modelen Carolina Diaz. Ishte braziliani që e publikoi nëpërmjet një fotoje në Instagramin e tij duke shkruar:

“Me ke bërë mashkullin më të lumtur në botë, ti do të jesh femra më e lumtur në botë. Të dua.”

Aktualitet

Gol spektakolar nga djaloshi i Interit/ Nis nga 80 metra dhe…

Publikuar

-

By

Bordo fitoi 2-1 në fushën e Angers duke marrë tre pikë me vlerë që e largojnë nga zona e ftohtë. Samuel Kalu shënoi në pjesën e parë për miqtë, ndërsa vendasit barazuan në të dytën me Pavlovic, pak minuta pasi Reine-Adelaide kishte humbur një penallti.

Për të vulosur shifrat e këtij takimi mendoi Yann Karamoh në minutën e 90+2′-të. Talenti në pronësi të Interit nisi një kundërsulm me topin që e mori në mbrojtje e dhe e udhëhoqi deri në sulm, aty ku depërtoi në drejtim të portës dhe goditi saktë me të djathtën nga jashtë zone duke shënuar një gol të bukur dhe me shije tre-pikshi.

Sulmuesi 20-vjeçar është në formë huazimi te Bordo për këtë sezon, teksa shpreson që të arrijë formën e tij më të mirë, që të rikthehet te Inter dhe të zërë një vend titullari.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Të shtunën zgjidhet kryesia dhe sekretariati/ Basha pret listën e kandidatëve nga kunati

Publikuar

-

By

basha duke folur

Partia demokratike pritet të mbledhë të shtunën kuvendin kombëtar krejtësisht formal dhe pa asnjë gjurmë.

Lulzim Basha duke tentuar ndryshimin e PD në Republikën e Re, tashmë po bën gati edhe ndryshimet e fundit.

Dy ditë përpara ditës së zgjedhjes së kryesisë së re dhe sekretariatit e nënkryetarëve, ende Lulzim Basha nuk ka bërë asnjë emër publik.

Gjithçka mbahet shumë e fshehtë dhe emrat e vetëm i dëgjon në korridoret e PD ose jashtë saj nga disa prej gazetarëve që paguehen edhe nga bizneset e familjarët e Bashës.

Lista e kandidatëve me shumë gjasa është ende në duart e kunatit dhe bashkëshortes të Lulzim Bashës.

Njësoj si me listën e kandidatëve për deputetë, apo Këshillin dhe kryetarët e degëve, pritet që lista e fituesve ti dorëzohet Lulit të premten në mbremje dhe të shtunën të shpallen fituesit zyrtarisht.

Mësohet se lista me parë do “rrjedhë” në një nga mediat e paguara prej Lulit dhe në përfundim emrat do çohen me zarf nga kunati e do votohen nga Këshilli Kombëtar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Seancë e jashtëzakonshme/ Opozita bllokon foltoren

Publikuar

-

By

reagon opozita

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka kundërshtuar kërkesën e opozitës për zhvillimin e debatit.

Ai ka hapur votimin e prezencës dhe ka nisur me zbatimin e procedurës.

Ndërkohë, opozita ka reaguar duke bllokuar foltoren./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

ministri i jashtem rus, sergey lavrov, ne nje konferece per mediat ministri i jashtem rus, sergey lavrov, ne nje konferece per mediat
Aktualitet15:58 - 16 Janar, 2019

Ndryshimi i emrit të Maqedonisë/ Zbulohet qëndrimi i Rusisë

Rusia ka ngritur një pikëpyetje në lidhje me marrëveshjen e ndryshimit të emrit të Maqedonisë. Ministri i Jashtëm i Rusisë,...

ish-komandanti thirret nga gjykata speciale ish-komandanti thirret nga gjykata speciale
Aktualitet15:41 - 16 Janar, 2019

Akuza për krime lufte/ Ish-komandanti në Gjykatën Speciale

Komandanti i Brigadës 124 të Rahovecit, Ismet Tara, i njohur si “komandant Hoxha”, është  thirrur nga Gjykata Speciale. Tara është...

voa, zeri i amerikes ne shqip voa, zeri i amerikes ne shqip
Aktualitet10:58 - 15 Janar, 2019

E quajti kazan/ “Zëri i Amerikës” i përgjigjet Ramës

Media amerikane më e madhe dhe më jetëgjatë, në Shqipëri, “Zëri i Amerikës” mbushi  sot 75-vjet transmetim. Ditën e djeshmje...

masakra ku u vrane 45 vete ne recak masakra ku u vrane 45 vete ne recak
Aktualitet10:47 - 15 Janar, 2019

Masakra e Reçakut/ Ende nuk ka drejtësi

20-vjet kanë kaluar nga masakra në Reçak të Shtimës në Kosovë dhe asnjë shenjë nuk ka që të bëjë lidhjen...

Aktualitet13:54 - 13 Janar, 2019

Foto/ Zgjidhet ministri i ri i Mbrojtjes në Greqi

Është zgjedhur personi i cili do të drejtojë Ministrinë e Mbrojtjes në Greqi. Menjëherë pas dorëheqjes së Panos Kammenos nga...

Aktualitet13:30 - 13 Janar, 2019

Paralajmëron drejtori i Policisë/ Çfarë do ndodhë me grupet kriminale

106-vjetori i krijimit të Policisë së Shtetit është festuar edhe në Drejtorinë Vendore të qyetit të Elbasanit. Drejtori i Policisë...

Aktualitet11:43 - 13 Janar, 2019

Dorëhiqet ministri i Mbrojtjes në Greqi

Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos ka dhënë dorëheqjen. Kammenos, i cili njëkohësisht është edhe lider i partisë ANEL, ka...

Aktualitet14:49 - 12 Janar, 2019

Shpërthim i fuqishëm në Paris/ 2 të vdekur 30 të plagosur

Parisi u trondit nga një shpërthim i fuqishëm mëngjesin e sotëm. Shpërthimi ndodhi si rezultat i rrjedhjes së gazit në...

Aktualitet10:02 - 12 Janar, 2019

Shpërthim në qendër të Parisit/ Raportohet për disa të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen Opera, në Paris. Mësohet...

Aktualitet19:46 - 11 Janar, 2019

Kuvendi çan bllokadën e votave/ Miratohet emri Maqedonia e Veriut

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi sot  ndryshimin e Kushtetutës për marrëveshjen me Greqinë në lidhje me çështjen e ndryshimit...

Aktualitet18:53 - 11 Janar, 2019

Skandali në Pashaliman/ Reagon Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura ka reaguar pas vjedhjes së tre armëve automatike në bazën ushtarake të Pashalimanit...

Aktualitet15:29 - 11 Janar, 2019

Thirrja e Alia Asllanit më aktuale se kurrë/ Mbushni xhepe, mbushni arka, të “pabrek” ju gjeti dreka, milionier ju gjeti darka!

Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë, nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë! Pra, o burra, hani,...

Aktualitet13:49 - 11 Janar, 2019

Debati për Cakajn/ Albin Kurti zë ngushtë Ramën

Debati për mosdekretimin e Gent Cakaj ka përfshirë të gjithë spektrin politik në Kosovë. Pas refuzimit të Presidentit Ilir Meta,...

Aktualitet13:09 - 11 Janar, 2019

Dëbora izolon Kukësin/ Ndërhyn ushtria

Forcat e ushtrisë janë nisur drejt fshatit Tërshenë të Kukësit, ku që prej mbrëmjes së djeshme një 50-vjeçar është shumë...

Aktualitet10:10 - 11 Janar, 2019

“$525,000+ për Shqipërinë në 3 minuta”, Albanian Scholarship Effort

Nga Besart Çopa * Në moshën 15 vjecare unë isha Shqiptari i parë që iku në një nga gjimnazet më...

Kultura09:19 - 11 Janar, 2019

Konkurs poetik, për dëshmorin Bylbyl Hazir Breçani

“Botimet TROPOJA”, në nderim të emrit e veprës të Bylbyl Hazir Breçanit: “Dëshmor i Kosovës dhe i Shqipërisë”, “Qytetar Nderi”...

Aktualitet01:08 - 11 Janar, 2019

VIDEO-Përplasje në fakultetin e drejtësisë/ Policia futet në ambientet ku janë ngujuar studentët

Policia private qe ruan godinen, është futur rreth ores 00.30 minuta, në ambientet e brendëshme të Fakultetit të Drejtësisë, ku...

Aktualitet21:02 - 9 Janar, 2019

Themeluesi i Amazon ndahet nga gruaja, bien aksionet e kompanisë në bursat ndërkombëtare

Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos dhe gruaja, Mc Kenzie, do të ndahen. Ata të dy do të ndahen pas 25...

Aktualitet17:57 - 9 Janar, 2019

Administrata e Trump degradon misionin e BE në SHBA

Administrata e presidentit Donald Trump ka degraduar vitin e kaluar statusin e misionit të Bashkimit Europian pa bërë asnjë njoftim....

drejtesia, vettingu, kalimi drejtesia, vettingu, kalimi
Aktualitet11:18 - 9 Janar, 2019

Kreu i Gjykatës së Kurbinit del para Vettingut/ KPK zbulon pasurinë e fshehur

Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit, do të japë sot vendimin për Kryetarin e Gjykatës së Kurbinit, Alfred Gjonin, vendim i...

Aktualitet09:42 - 9 Janar, 2019

Video/ Festivali i akullit dhe borës

Në Kinë është hapur Festivali ndërkombëtar i Harbinit, i skulpturave të akullit dhe borës. I vendosur në provincën e Heilongjangut...

Aktualitet09:35 - 9 Janar, 2019

Epopeja e një kinemaje

Korça ka qenë një nga qytetet e para në Shqipëri që i hapi rrugë ekranit të madh të kinemasë përmes...

Aktualitet20:17 - 8 Janar, 2019

Shkatërrohet grupi i mafjes në Itali/ Shqiptarë të përfshirë, ja emrat

Një grup kriminal është shkatërruar ditën e sotme nga policia italiane. Bëhet fjalë për një grup mafjoz, të përfshirë në...

Aktualitet15:38 - 8 Janar, 2019

Në kujtim të aktorit Perika Gjezi

Perika Gjezi (1949-2010) ka lindur në vitin 1949 në qytetin e Korçës. Aktivizohet që në moshë shumë të re në...

Aktualitet09:02 - 8 Janar, 2019

Ekipi negociator i Kosovës sot në Bruksel/ Çfarë pritet të diskutohet

Për herë të parë ekipi negociues i Kosovës me Serbinë, takon sot në Bruksel Federica Mogherinin, që është ndërmjetësuese në...

Aktualitet19:36 - 7 Janar, 2019

Temperaturat e ulëta/ IGJEUM jep alarmin, tregohuni të kujdesshëm këto ditë

Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga një mot i acartë, me temperatura shumë të ulëta të cilat shpesh...

Aktualitet17:51 - 7 Janar, 2019

Negociatat me Serbinë/ Ekipi i Kosovës të martën në Bruksel

Për herë të parë ekipi negociues i Kosovës me Serbinë, takon të martën në Bruksel Federica Mogherinin, që është ndërmjetësuese...

Aktualitet16:51 - 7 Janar, 2019

42 vjeçarja rrëfen rrëmbimin dhe degradimin ndaj lëndëve narkotike/ “20 burra për…”

Një 42-vjeçare ka rrëfyer për mediat sesi u rrëmbye dhe u shit për skllave seksi në moshën 19-vjeçare. Kur ishte...

Trending

Read previous post:
Shpërthim i fuqishëm në Paris/ 2 të vdekur 30 të plagosur

Parisi u trondit nga një shpërthim i fuqishëm mëngjesin e sotëm. Shpërthimi ndodhi si rezultat i rrjedhjes së gazit në...

Close