Studimi: Ja pse është gjë e mirë që foshnjat të zgjohen disa herë gjatë natës – CNA
Connect with us

Aktualitet

Studimi: Ja pse është gjë e mirë që foshnjat të zgjohen disa herë gjatë natës

Publikuar

-

Shkencëtarët në Universitetin e Bristol-it kanë dalë në përfundimin që zgjimi i shpeshtë i foshnjave gjatë natës është një indikator i mirë.

Kështu, ata i kanë këshilluar prindërit e rinj që të mos shqetësohen se pse fëmija i tyre ngrihet disa herë dhe qan natën. Dhe, të mos shqetësohen se ata nuk janë duke fjetur mjaftueshëm.

Peter Fleming, profesor i Shëndetit të Foshnjave dhe Psikologjisë Zhvillimore në Universitetin e Bristol, tha për Buzzfeed se nga pikëpamja biologjike “ajo që fëmija po bën është plotësisht normale dhe e arsyeshme”.

Ai shpjegon se foshnjat njerëzore nuk duhet të flenë për periudha të gjata, pra gjatë gjithë natës, dhe se kjo nuk është në fakt një gjë e mirë për to.

Sipas tij, bebet zgjohen shpesh gjatë gjithë natës, sepse ato kanë stomak të vogël dhe kështu kërkojnë ushqim të vazhdueshëm gjatë një periudhe 24-orëshe.

Prandaj, një fëmijë që rri zgjuar është edhe më i shëndetshëm, sepse do të thotë se ka të ngjarë të marrë sasinë e duhur të ushqimit gjatë gjithë ditës.

Veç stomakut, bebet nuk kanë as orë biologjike. Që do të thotë që ato nuk e kanë mekanizmin që na bën ne të qëndrojmë zgjuar gjatë ditës dhe të flemë gjatë natës. Për foshnjat nuk ka dallim mes natës dhe ditës.

Aktualitet

Kujtimet dhe Liverpool / Maldini flet për brengat e karrierës

Publikuar

-

By

Në prag të ndeshjes së legjendave të Liverpool dhe Milan, Paolo Maldini ka dhënë një intervistë për DAZN ku reflekton për disa momente të karrierës; duke përfshirë disfatën ndaj Liverpool në vitin 2005 në finalen e Champions League.

“Kam humbur një finale të Kupës së Botës dhe një Kupë Europe në sekondën e fundit; dy prej zhgënjimeve më të mëdha që kam pasur.Në karrierën time kam humbur tre finale të Champions League, të gjitha ishin të dhimbshme, ajo në Smaboll ishte mbase pak më tepër pasi mendova se do të ishte e fundit për mua”.

“Fjala Liverpool më bën të mendoj për finalen ku ishim 3-0; kam shënuar pas 40 sekondave dhe kemi dominuar për 110 nga 120 minuta. Kjo më bën të mendoj se sa i çuditshëm është futbolli. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Vrasja e avokatit të “të fortëve” / Policia e Shtetit jep informacionet paraprake

Publikuar

-

By

Policia e Shtetit ka dhënë sqarimet e nevojshme rreth vrasjes së avokatit Ravik Gurra.

Në njoftimin e policisë shkruhet se viktima është vrarë në një lokal në qendër të Elbasanit.

Avokati Gurra njihet edhe si avokat i Emiljano Shullazit dhe Çapjave.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rreth orës 19:35, në një lokal në Elbasan, nga persona ende të paidentifikuar është vrarë me armë zjarri shtetasi R.G., 50 vjeç, banues në Elbasan.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët në hyrje e dalje si dhe po krehin zonën ku dyshohet se janë larguar autorët.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po grumbullon e fikson çdo provë që do shërbejë për zbardhjen e ngjarjes.

Një grup ekspertësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policisë e Shtetit është nisur menjëherë në ndihmë të grupit hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e shpejtë të ngjarjes. / CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Detaje/ Zyrtari i lartë që shoqëronte avokatin e Shullazit

Publikuar

-

By

Avokati Ravik Gurra u ekzekutua pak çaste më parë në një bar në qytetin e Elbasanit.

Mësohet se Gurra ndodhej në bar “Kondi”në afërësi të qendrës së qytetit.

Mendohet se avokati ka qenë në kafe me një përfaqësues të lartë të Avokatit të Popullit.

Në momentin e të shtënave ka pasur një numër të madh klientësh por shënjestra e autorëve ka qenë e drejtpërdrejtë tek avokat Gurra.

Avokati i Shullazit dhe i Çapjave është ekzekutuar me tre plumba nga një pistoletë me silenciator nga një person që është afruar në këmbë dhe e ka qëlluar./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet17:05 - 22 Mars, 2019

Kosova, si Shqipëria/ Miraton rezolutën që ndalon lojrat e fatit

Me 74 vota në favor Parlamenti i Kosovës ka miratuar ditën e sotme një rezolutë, që pezullohen lojërat e fatit...

Aktualitet16:56 - 22 Mars, 2019

Ceremoni varrimi për 26 viktima të sulmit në Zelandën e Re

Mijëra njerëz u mblodhën të premten në Zelandën e Re, për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të 26...

Aktualitet15:17 - 22 Mars, 2019

Brexit do t’i kushtonte shtrenjtë Gjermanisë

Brexit-i u shty! Dhe krerëve të BE-së të mbledhur në Bruksel sërish u ra një gur nga zemra. Sepse BE-ja...

Aktualitet15:12 - 22 Mars, 2019

Bashkëpunim me Rusinë?/ Trump: Raporti të bëhet publik

Presidenti Donald Trump tha të mërkurën se raporti përfundimtar i Prokurorit të Posaçëm Robert Mueller për bashkëpunimin e mundshëm të...

Aktualitet14:14 - 22 Mars, 2019

Erdogan dhe raketat ruse/ Një krizë e re SHBA-Turqi 

Nga Franco Venturini Më shumë se asnjëherë sulltan, tani që ka superpushtet të garantuar nga ndryshimet kushtetuese, e megjithatë, presidenti...

Aktualitet14:10 - 22 Mars, 2019

Opsionet e reja për Brexit-in

Britania e Madhe do të dilte pas një jave nga BE-ja. Por ky vendim u shty edhe ca. Cilat janë...

Aktualitet09:39 - 22 Mars, 2019

Gjermania miraton ligjin e ri/ 1,3 miliardë euro për fëmijët e varfër

Bundestagu gjerman miratoi një ligj të ri për familjen. Ai do të lehtësojë prindërit me të ardhura më të pakta....

Kultura15:31 - 21 Mars, 2019

Astrit Çerma rrëfen kujtimet me kompozitorin e njohur  

Më kujtohet si tani: Mbasi pamë tërë “matrialin” e xhiruar për filmin “Në fillim të verës” në një montim “bruto”,...

qerim mata qerim mata
Aktualitet13:22 - 21 Mars, 2019

Ndahet nga jeta regjizori i njohur/ Kush ishte  artisti që fshihej pas “Lefter Lefterit”

Qerim Mata, i njohur ndryshe edhe i Lefter Lefteri personazh i luajtur prej tij në filmin “ I teti në...

Aktualitet22:19 - 20 Mars, 2019

“Deti nuk ka portë”/ Poezia e Aleksandër Çipës prezantohet në Korçë

Mesditën e sotme, në sallen e Bibliotekes së Universitetit “Fan S. Noli” të qytetit të Korçës, është promovuar libri më...

Aktualitet20:21 - 20 Mars, 2019

Vendimi i Dhomës së Apelit/ Burgim i përjetshëm për Radovan Karaxhiçin

Ish udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, u dënua më burgim të përjetshëm. Dhoma e Apelit e Mekanizmit që...

Aktualitet19:02 - 20 Mars, 2019

Rrëmben autobuzin me 51 nxënës/ Tentoi t’i digjte

Një autobuz me 51 nxënës është rrëmbyer ditën e sotme nga shoferi i saj. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në...

Aktualitet18:34 - 19 Mars, 2019

Nëna hedh vajzën nga kati i pestë/ Më pas hidhet edhe vetë

Qyteti i Athinës është tronditur ditën e sotme nga një ngjarje e rëndë, ku një nënë hodhi vajzën e mitur...

Aktualitet18:31 - 19 Mars, 2019

Qindra ushtarët amerikanë zbarkojnë në Gjermani

 Qindra ushtarë amerikanë kanë filluar të mbërrijnë në Gjermani. Prova e parë kjo e një strategjie të re të dislokimit...

Aktualitet18:26 - 19 Mars, 2019

Italia do t’i bashkohet nismës kineze të investimeve

Italia pritet t’i bashkohet nismës kineze “Një Brez, Një Rrugë” të enjten gjatë vizitës së Presidentit kinez Xi Jinping në...

Aktualitet15:25 - 19 Mars, 2019

Kur studentët detyrohen të lënë shkollën

Në pesë vitet e fundit mbi një milionë të rinj i kanë ndërprerë studimet në universitetet turke. Një shkak i...

Aktualitet15:22 - 19 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re/ IS-i kërcënon me hakmarrje

Sulmi i përgjakshëm terrorist ndaj dy xhamive në Zelandën e Re mund të shkaktojë një spirale të re dhune. Milicët...

Aktualitet14:37 - 19 Mars, 2019

Kërcënon Erdogan/ Kush sulmon muslimanët do të kthehet me arkivol

Presidenti i Turqisë paralajmëron për një Gallipoli të ri në vazhdën e sulmit terrorist të Christchurch dhe thotë se kushdo...

Aktualitet19:30 - 18 Mars, 2019

Franca shpall ndalimin e protestave, pas trazirave

Kryeministri i Francës shpalli të hënën ndalimin e protestave të jelekëve të verdhë në bulevardin Champs-Elysees të Parisit dhe në...

Aktualitet19:12 - 18 Mars, 2019

Holandë/ Arrestohet i dyshuari për sulmin në tramvaj

Policia holandeze arrestoi një person me origjinë turke, i dyshuar për përfshirje në incidentin me armë në një tramvaj të...

Aktualitet18:23 - 18 Mars, 2019

Për të apasionuarit e teatrit/ Korçarët sjellin “Kopracin” në Tiranë

Komedia “Kopraci” e Molierit, një nga kryeveprat botërore ka mbërritur në Tiranë. Të gjithë të apasionuarit e teatrit do të...

Aktualitet21:12 - 17 Mars, 2019

Macron dënoi “apokalipsin“ e Parisit

Protestat e “jelekëve të verdhë“ u kthyen në trazira të shtunën dhe në përleshje nëpër rrugët e kryeqytetit francez. Presidenti...

Aktualitet19:13 - 17 Mars, 2019

Fillon kthimi i trupave të viktimave në Zelandën e Re

Policia tha se numri i të vdekurve në vrasjet masive në dy xhami të qytetit Christchurch, në Zelandën e Re...

Aktualitet19:07 - 17 Mars, 2019

Terroristi neozelandes njohës i mirë i Ballkanit

Brenton Harrison Tarrant, 28-vjeçari i akuzuar për vrasjen e 49 vetëve dhe plagosjen e shumë të tjerëve në dy xhami...

protesta ne serbi protesta ne serbi
Aktualitet11:01 - 17 Mars, 2019

Grusht shteti në Serbi/ Opozita merr mediat shtetërore

President i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pritet që të flasin për serbët, një ditë pasi protestuesit u futën në ambjentet e...

Aktualitet09:01 - 16 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re ka një hero/ Kush është i riu që u përball me autorin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Zelandën e Re, ku pas një sulmi me armë...

Aktualitet19:30 - 15 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re/ Merkel: Racizmi mori jetën e njerëzve që faleshin paqësisht në xhami

Ngjarja e masakrës në Zelandën e Re, ku rreth 49 vetë u qëlluan për vdekje nga një person gjatë kohës...

Aktualitet16:56 - 15 Mars, 2019

Maqedoni/ Dënohen të akuzuarit për ngjarjet e dhunshme në Parlament

Në Shkup, 16 nga 17 të akuzuarit për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit 2017 në Parlamentin e Maqedonisë së...

Trending

Read previous post:
Skandali në Pashaliman/ Reagon Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura ka reaguar pas vjedhjes së tre armëve automatike në bazën ushtarake të Pashalimanit...

Close