Studentët përzënë deputetin/ “Të gjithë politikanët jeni hipokritë” – CNA
Connect with us

Aktualitet

Studentët përzënë deputetin/ “Të gjithë politikanët jeni hipokritë”

Publikuar

-

Prej 24 orësh, studentët  janë ngujuar në ambjentet e Fakultetet e Juridikut dhe Ekonomikut në Tiranë.

Për t’i mbështetut kanë shkuar edhe deputetë të Opozitës, por studentët kanë reaguar ashpër.

Ata kanë kërkuar që të largohen dhe mos t’i bashkohen kauzës së tyre.

Përplasja ka ndodhur me deputetin demokrat Luçiano Boçi.

Studentët kanë tentuar të përzënë deputetin, duke i thënë se të gjithë se  të gjithë politikanët janë njësoj.

LEXO EDHE:  Vrasja e avokatit/ Ish-deputeti i Elbasanit: Nuk është thjesht larje hesapesh

“Jeni hipokritë, 28 vjet na keni gënjyer”, i kanë thënë  studentët.

Por, Boçi  është kundërpërgjigjur se ka shkuar për të larguar policinë nga ambientet e fakultetit.

“Erdha për të larguar policinë nga ambientet e fakultetit”, ka thënë Boçi./CNA.al

Aktualitet

Takime deri në 3 të natës/ Ja si u zgjidh kontrata me Panuccin

Publikuar

-

By

Presidenti i FSHF, Armand Duka, ka qenë deri në orën 3 të mëngjesit duke u gdhirë e shtunë në rezidencën e Kombetares në Durrës për të diskutuar me trajnerin Kristian Panuçi prishjen e kontratës. Italiani ka qenë i vendosur për të mos e dhënë dorëheqjen, por Duka e kishte marrë me kohë vendimin për ta shkarkuar.

“Panorama Sport” raporton nga burime pranë FSHF-së se është gjetur një marrëveshje mes palëve për të paguar trajnerin deri në muajin nëntor të këtij viti, periudhë kur dhe i skadonte kontrata. Dje Duka diskutoi gjatë në Shkodër edhe me trajnerin 73-vjeçar italian, Edoardo Reja, i cili duket alternativa më bindëse për momentin për t’u ulur në stolin kuqezi. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Fatmir Cici, mashtruesi i maskuar si prift që u bënte qejfin qarqeve terroriste

Publikuar

-

By

Fenomeni Fatmir (Foti) Cici do të kalonte, pa dyshimin më të vogël, pa u vënë re nga askush sikur ky njeri të mos kishte veshur raso dhe të mos përdorej si marionetë nga të tjerë pikërisht për hir të kësaj rasoje që mbante. Si njeri i paditur e i keqarsimuar, por edhe për shkak të errësimit të logjikës nga etja për të fituar sa më shpejt 30 asprat nga shitja e besimit, nuk mori parasysh asnjëherë lakuriqësinë e veprimeve të tij në një botë globale, ku shqiptarët janë të kudondodhur, ku informacioni qarkullon me shpejtësinë e dritës e ku gënjeshtra, e cila në kohë më të vjetra i kishte këmbët e shkurtra, sot nuk ka këmbë fare. Zvarritet si gjarpri, të kafshon si gjarpri, por edhe i shtypet koka si gjarprit.

E vetmja shpresë që rishfaqja e z. Fatmir Cici, pas një heshtjeje të thellë 15-vjeçare, të gëzonte reputacionin e një njeriu të ndershëm, konsekuent e të panjollë, do të ishte ose një goditje cerebrale në rang kombëtar, një humbje e kujtesës kolektive.

Por ja që, lavdi Zotit, kujtesa e shoqërisë shqiptare është plotësisht e shëndetshme dhe ne jemi në gjendje t’i kujtojmë atij prapësitë e të kaluarës. Vërtet që në këto 15 vite ka dalë një brez i ri, i cili ndoshta nuk e ka dëgjuar ndonjëherë këtë emër, as bëmat dhe veprimet e tij kundër Kishës sonë, por që i ka të gjitha mundësitë të informohet, që fenomene të tilla, si fenomeni Fatmir (Foti) Cici të mos ngrenë kurrë më kokë.

Njohja e të kaluarës është investimi më i mirë për të ardhmen. Ekziston një shprehje, që thotë se kush nuk njeh të kaluarën, është i detyruar ta rijetojë atë, e kjo nuk duhet të ndodhë, nuk do ta lejojmë që të ndodhë.

E veçanta e fenomenit Fatmir Foti Cici është se ky njeri, për të bërë të besueshme shpifjet e tij kundër të tjerëve, përpiqet të fshehë të kaluarën e vet me kaq gënjeshtra e deformime, saqë mund të them me plot gojën se, nëse ka një njeri që duhet ta padisë për shpifje këtë njeri, është vetë vetja e tij!!!

Po sjell vetëm një shembull të vogël. Në postimin tim të mëparshëm kam shkruar se ai ka kaluar kufirin me një letërnjoftim me emrin “Foti”. Në lidhje me këtë, në faqen e tij në facebook (https://ëëë.facebook.com/search/top/…epa=SEARCH_BOX), z. Fatmir Cici shkruan:

..emrin nuk e kam ndryshuar në Greqi, por në Shqipëri, në vitin 1990, para pagëzimit. Për hir të historisë, këshilli i fshatit (Nivicë) m’a rrëzoi dy herë kërkesën për ndryshim emri (1989 & 1990), derisa i bëra kërkesë Këshillit të Bashkuar të zonës, siç quhej atëbotë… Ndërsa prisja të merrja letërnjoftimin me emrin e krishterë (bashkangjitur), i cili u lëshua mbas disa muajsh nga vendimi i ndryshimit të emrit, me trazirat politike të fundvitit 1990 në Shqipëri, vendosa të largohem për në Greqi në fillim të janarit “nga mali”, pa pasaportë, me të vetmin qëllim për të studiuar teologji, siç e arrita.

Dhe më poshtë:

Përderisa u linda mbas ndalimit të fesë, emrat tradicionalë në fshatin tonë ishin ndaluar, gjë që dëshmohet edhe tek emrat e bashkmoshatarëve të mi në Nivicë. Vetëm njëri nga shokët e klasës kishte emër ortodoks, i cili e kishte siguruar me ndërhyrje, sepse ishte i fundit dhe emri i gjyshit nuk ishte marrë më parë në familjen e tij. Kështu më tha im atë, kur e pyeta se pse…

Urojmë që një ditë Kisha jonë t’i pranojë emrat shqiptarë, siç kanë bërë kisha të tjera ortodokse, për emrat në gjuhët e tyre, pa qenë e nevojshme të kalojmë në labirinthe të tilla.

Po mirë, more z. Fatmir, përse e ndryshove emrin pikërisht në 24 janar të vitit 1990, kur zotrote kishe gati një muaj që ndodheshe në Kampin e Refugjatëve të Kallpaqit? Hajde po e pranojmë që ti kishe ndërgjegje të theksuar ortodokse dhe doje me “patjetër” të vije në vend padrejtësinë që të bëri regjimi, duke mos i lejuar prindërit e tu të të vinin një emër ortodoks.

Pse nuk prite momentin e pagëzimit për ta bërë një gjë të tillë? Pse nuk bëre si mijëra ortodoksë të tjerë, që u pagëzuan me emër të krishterë, por mbajtën edhe emrin e tyre në dokumentet zyrtare (për shumë arsye). Hajde, e zëmë se edhe këtu ke të drejtë. Por nuk po kuptojmë kur ke të drejtë, kur thua se duhej të çliroheshe nga emri “Fatmir” në shenjë proteste ndaj përdhunës së sistemit komunist, apo kur thua se Kisha jonë duhet t’i pranojë emrat shqiptarë, siç kanë bërë kisha të tjera ortodokse, për emrat në gjuhët e tyre?

Nuk e di nëse ky njeri ka ndonjë njeri që i shkon pas vullnetarisht e pa ndonjë interes, por nëse ka, edhe vetëm argumenti i mësipërm arrin edhe tepron për t’u përmendur nga kjo letargji e thellë e për të kuptuar se duhet të jetë tepër trutharë që t’i zërë besë një mashtruesi të tillë.

Gjithsesi, aventura e Fatmir Cicit me emrin e tij nuk mbaron këtu. Kur OCA e dëboi nga radhët e saj, ai shfaqej në internet me emrin Fatmir Cici, pra me një emër që, sipas atyre që shkruan në faqen e tij të facebook-ut, ai vetë e kishte refuzuar si atavizëm komunist. Para se të shkarkohej nga çdo detyrë priftërore, në bazë të karakterit të postimeve, shfaqej me të dy emrat (Fatmir dhe Foti). Gjithsesi, kur u bënte qejfin qarqeve terroriste islamike, përdorte vetëm emrin Fatmir. A është në gjendje ky njeri të shpjegojë se si ka mundësi që ka përdorur emrin Fatmir, të vetëm apo të kombinuar, në një kohë që ai vetë e ka refuzuar atë me bindje të plotë, siç e pranon edhe vetë?

Tani edhe diçka të fundit për postimin e sotëm. Ky mashtrues, në faqen e tij në facebook, u referohet akuzave, që gjoja i drejtojnë klerikë ortodoksë të KOASH dhe njerëz të saj, si p.sh. se është me origjinë myslimane apo ka ikur në Amerikë me pasaportë greke. Një gjë e tillë nuk mund të jetë e vërtetë, sepse klerikë dhe teologë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë e kanë denoncuar hapur, me emër e mbiemër e me të dhëna të sakta për çdo veprim të tij antiortodoks e antishqiptar. Denoncimet e tyre janë edhe sot në arkivat e gazetës NGJALLJA dhe në arkivat e shtypit shqiptar të asaj kohe. Material mjaft i besueshëm gjendet edhe sot në këtë forum, të cilit, për faktet që sjell, nuk mund t’i hiqet asnjë presje (https://ëëë.forumishqiptar.com/threa…fera-shqiptare). Asnjëherë nuk janë shkruar gjëra të paqena, sepse etika e kësaj Kishe dhe e besimtarëve të saj nuk e lejon shpifjen. Çdo gjë që është shkruar, shkruhet e do të shkruhet, ishte, është dhe do të jetë e gjithmonë e dokumentuar, prandaj dhe e vërtetë./ Forumi shqiptar

Fenomeni Foti Cici/ Mashtruesi pa moral dhe etikë njerëzore

Fenomeni “Fatmir (Foti) Çiçi”/ Ky shpifës i paguar

Fatmir Cici apo Adhamudhi Vorio-Epiriot kundër kishës dhe shqiptarëve

Fatmir (Foti) Cici, një vrasës, përdhunues dhe dhunues që maskohet si prift?

Mëkati i pafalshëm edhe mjerimet e Fatmir Foti Cicit

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Nga vrasja e Ardit Gjoklajt, te kullat dhe korrupsioni/ Veliaj feston hajdutërinë

Publikuar

-

By

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj e ka cilësuar Kongresin e Partisë Socialiste, duke e cilësuar si festa e hajdutërisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Shehaj ka akuzuar kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Veliajt, për të cilët tha se janë njëri mësuesi e tjetri nxënësi që kërkojnë të plaçkisin çdo gjë.

“Sot është festa e hajdutërisë.

Rama dhe Veliaj, mësuesi dhe nxënësi, të rrethuar nga mijëra; ministra, drejtues, shefa, inspektorë, kontrollorë, burokratë, të gjithë hajdutë, do të festojnë mes luksit dhe shkëlqimit, vjedhjen që i kanë bërë Tiranës këto katër vjet e do të kërkojnë ta plaçkisin edhe katër të tjera.”-shkruan Shehaj.

MJë tej, Shehaj shkruan se “Në fjalimet e tyre, sot, ata nuk do të përmendin betonin dhe kullat, nuk do përmendin pastrimin e parave dhe krimin, nuk do përmëndin klientët dhe oligarkët, nuk do të përmendin qytetarët e dhunuar, nuk do përmendin Ardit Gjoklajn, nuk do përmendin aferën Teatrit apo të Unazës, nuk do përmendin 500 mijë shqiptarë që u larguan, nuk do përmendin 400 mijë të tjerë që duan të ikim me llotarinë amerikane. “.

LEXO EDHE:  Vrasja e avokatit/ Ish-deputeti i Elbasanit: Nuk është thjesht larje hesapesh

Gjithashtu Shehaj shkruan se ata janë hajdutë dhe mashtrues, të cilëve po u besuam do të lënë vendin pa të ardhme.

“Ata janë hajdutë e mashtrues të sprovuar, ndaj sot do flasin për pemë, për sheshe, për biçikleta, për fëmijë, për të ardhme.

Po u besuam prapë, makutëria e tyre do ta lërë Tiranën pa të ardhme, si një shkretëtirë betoni ku lulëzon vetëm krimi, skamja, mungesa e shpresës.”-përfundon postimin e tij Agron Shehaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet17:05 - 22 Mars, 2019

Kosova, si Shqipëria/ Miraton rezolutën që ndalon lojrat e fatit

Me 74 vota në favor Parlamenti i Kosovës ka miratuar ditën e sotme një rezolutë, që pezullohen lojërat e fatit...

Aktualitet16:56 - 22 Mars, 2019

Ceremoni varrimi për 26 viktima të sulmit në Zelandën e Re

Mijëra njerëz u mblodhën të premten në Zelandën e Re, për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të 26...

Aktualitet15:17 - 22 Mars, 2019

Brexit do t’i kushtonte shtrenjtë Gjermanisë

Brexit-i u shty! Dhe krerëve të BE-së të mbledhur në Bruksel sërish u ra një gur nga zemra. Sepse BE-ja...

Aktualitet15:12 - 22 Mars, 2019

Bashkëpunim me Rusinë?/ Trump: Raporti të bëhet publik

Presidenti Donald Trump tha të mërkurën se raporti përfundimtar i Prokurorit të Posaçëm Robert Mueller për bashkëpunimin e mundshëm të...

Aktualitet14:14 - 22 Mars, 2019

Erdogan dhe raketat ruse/ Një krizë e re SHBA-Turqi 

Nga Franco Venturini Më shumë se asnjëherë sulltan, tani që ka superpushtet të garantuar nga ndryshimet kushtetuese, e megjithatë, presidenti...

Aktualitet14:10 - 22 Mars, 2019

Opsionet e reja për Brexit-in

Britania e Madhe do të dilte pas një jave nga BE-ja. Por ky vendim u shty edhe ca. Cilat janë...

Aktualitet09:39 - 22 Mars, 2019

Gjermania miraton ligjin e ri/ 1,3 miliardë euro për fëmijët e varfër

Bundestagu gjerman miratoi një ligj të ri për familjen. Ai do të lehtësojë prindërit me të ardhura më të pakta....

Kultura15:31 - 21 Mars, 2019

Astrit Çerma rrëfen kujtimet me kompozitorin e njohur  

Më kujtohet si tani: Mbasi pamë tërë “matrialin” e xhiruar për filmin “Në fillim të verës” në një montim “bruto”,...

qerim mata qerim mata
Aktualitet13:22 - 21 Mars, 2019

Ndahet nga jeta regjizori i njohur/ Kush ishte  artisti që fshihej pas “Lefter Lefterit”

Qerim Mata, i njohur ndryshe edhe i Lefter Lefteri personazh i luajtur prej tij në filmin “ I teti në...

Aktualitet22:19 - 20 Mars, 2019

“Deti nuk ka portë”/ Poezia e Aleksandër Çipës prezantohet në Korçë

Mesditën e sotme, në sallen e Bibliotekes së Universitetit “Fan S. Noli” të qytetit të Korçës, është promovuar libri më...

Aktualitet20:21 - 20 Mars, 2019

Vendimi i Dhomës së Apelit/ Burgim i përjetshëm për Radovan Karaxhiçin

Ish udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, u dënua më burgim të përjetshëm. Dhoma e Apelit e Mekanizmit që...

Aktualitet19:02 - 20 Mars, 2019

Rrëmben autobuzin me 51 nxënës/ Tentoi t’i digjte

Një autobuz me 51 nxënës është rrëmbyer ditën e sotme nga shoferi i saj. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në...

Aktualitet18:34 - 19 Mars, 2019

Nëna hedh vajzën nga kati i pestë/ Më pas hidhet edhe vetë

Qyteti i Athinës është tronditur ditën e sotme nga një ngjarje e rëndë, ku një nënë hodhi vajzën e mitur...

Aktualitet18:31 - 19 Mars, 2019

Qindra ushtarët amerikanë zbarkojnë në Gjermani

 Qindra ushtarë amerikanë kanë filluar të mbërrijnë në Gjermani. Prova e parë kjo e një strategjie të re të dislokimit...

Aktualitet18:26 - 19 Mars, 2019

Italia do t’i bashkohet nismës kineze të investimeve

Italia pritet t’i bashkohet nismës kineze “Një Brez, Një Rrugë” të enjten gjatë vizitës së Presidentit kinez Xi Jinping në...

Aktualitet15:25 - 19 Mars, 2019

Kur studentët detyrohen të lënë shkollën

Në pesë vitet e fundit mbi një milionë të rinj i kanë ndërprerë studimet në universitetet turke. Një shkak i...

Aktualitet15:22 - 19 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re/ IS-i kërcënon me hakmarrje

Sulmi i përgjakshëm terrorist ndaj dy xhamive në Zelandën e Re mund të shkaktojë një spirale të re dhune. Milicët...

Aktualitet14:37 - 19 Mars, 2019

Kërcënon Erdogan/ Kush sulmon muslimanët do të kthehet me arkivol

Presidenti i Turqisë paralajmëron për një Gallipoli të ri në vazhdën e sulmit terrorist të Christchurch dhe thotë se kushdo...

Aktualitet19:30 - 18 Mars, 2019

Franca shpall ndalimin e protestave, pas trazirave

Kryeministri i Francës shpalli të hënën ndalimin e protestave të jelekëve të verdhë në bulevardin Champs-Elysees të Parisit dhe në...

Aktualitet19:12 - 18 Mars, 2019

Holandë/ Arrestohet i dyshuari për sulmin në tramvaj

Policia holandeze arrestoi një person me origjinë turke, i dyshuar për përfshirje në incidentin me armë në një tramvaj të...

Aktualitet18:23 - 18 Mars, 2019

Për të apasionuarit e teatrit/ Korçarët sjellin “Kopracin” në Tiranë

Komedia “Kopraci” e Molierit, një nga kryeveprat botërore ka mbërritur në Tiranë. Të gjithë të apasionuarit e teatrit do të...

Aktualitet21:12 - 17 Mars, 2019

Macron dënoi “apokalipsin“ e Parisit

Protestat e “jelekëve të verdhë“ u kthyen në trazira të shtunën dhe në përleshje nëpër rrugët e kryeqytetit francez. Presidenti...

Aktualitet19:13 - 17 Mars, 2019

Fillon kthimi i trupave të viktimave në Zelandën e Re

Policia tha se numri i të vdekurve në vrasjet masive në dy xhami të qytetit Christchurch, në Zelandën e Re...

Aktualitet19:07 - 17 Mars, 2019

Terroristi neozelandes njohës i mirë i Ballkanit

Brenton Harrison Tarrant, 28-vjeçari i akuzuar për vrasjen e 49 vetëve dhe plagosjen e shumë të tjerëve në dy xhami...

protesta ne serbi protesta ne serbi
Aktualitet11:01 - 17 Mars, 2019

Grusht shteti në Serbi/ Opozita merr mediat shtetërore

President i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pritet që të flasin për serbët, një ditë pasi protestuesit u futën në ambjentet e...

Aktualitet09:01 - 16 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re ka një hero/ Kush është i riu që u përball me autorin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Zelandën e Re, ku pas një sulmi me armë...

Aktualitet19:30 - 15 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re/ Merkel: Racizmi mori jetën e njerëzve që faleshin paqësisht në xhami

Ngjarja e masakrës në Zelandën e Re, ku rreth 49 vetë u qëlluan për vdekje nga një person gjatë kohës...

Aktualitet16:56 - 15 Mars, 2019

Maqedoni/ Dënohen të akuzuarit për ngjarjet e dhunshme në Parlament

Në Shkup, 16 nga 17 të akuzuarit për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit 2017 në Parlamentin e Maqedonisë së...

Trending

Read previous post:
“$525,000+ për Shqipërinë në 3 minuta”, Albanian Scholarship Effort

Nga Besart Çopa * Në moshën 15 vjecare unë isha Shqiptari i parë që iku në një nga gjimnazet më...

Close