Sa i pafat që është ky njeri!/ Ylli i Kombëtares dëmtohet sërish dhe “shfaqet” me paterica – CNA
Connect with us

Aktualitet

Sa i pafat që është ky njeri!/ Ylli i Kombëtares dëmtohet sërish dhe “shfaqet” me paterica

Publikuar

-

Eros Grezda është rikthyer në stërvitje pas pushimeve te Rangersi, por gjërat nuk kanë shkuar mirë për sulmuesin e kombëtares sonë. Nga Spanja, ku ekipi skocez po kryen fazën përgatitore nuk kanë ardhur aspak lajme të mira.

Sulmuesi është dëmtuar në stërvitje dhe është fotografuar me paterica. Raportimet e lidhin atë me një dëmtim të përpara disa kohëve kur luante ende në Kroaci, megjithëse, nuk dihet periudha e riaftësimit. Sipas asaj që raporton “Daily Record”, Grezda ka probleme me kyçin e këmbës. /CNA.al

Aktualitet

“Meksikane lind, nuk bëhesh”/ Modelja shqiptare poston foton kur ka qënë e vogël dhe i habiti të gjithë

Publikuar

-

Reperi Fero pak ditë më parë publikoi këngën e re kushtuar partneres së tij, Arbenita Ismajli, e cila quhej “Ride or die”  dhe që i kushtohej vajzës së tij “meksikane”.

Sot Arbenita na ka treguar provat se meksikane lind nuk bëhesh.

Në një foto kur ka qenë e vogël, modelja simpatike duket sikur nuk është fare shqiptare.

“Meksikane lind, s’bohesh”, shkruan ajo në foton ku pozon vite më parë.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Pasuri të patundshme dhuratë/ Përfitimet e Gazment Bardhit, nga Ministria e Drejtësisë

Publikuar

-

By

Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, duket se ia ka parë përfitimet politikës.

Bardhi rezulton ta ketë shtuar pasurinë gjatë  kohës që PD është në Opozitë.

Sipas të dhënave që CNA.al ka marrë pranë ILDKPI-së, Bardhi e ka shtuar -pasurinë e luajtshme dhe  të paluajtshme si dhe të ardhurat gjatë viteve 2013 dhe 2014 dhe 2015.

Në vitin 2013, ai deklaron gjashtë burime të ardhurash, nëpër komisione të ndryshme.

Pasurinë e patundshme një shtëpi banimi me sipërfaqe 99 m2, një dyqan me sipërfaqe  46 m2 si dhe një tjetër pasuri me sip 12 m2, në vitin 2014, për të cilat thotë se ia ka dhuruar nëna.

Ndërsa në vitin 2012, ai deklaronte se këto pasuri i kishte në bashkëpronësi me nënën dhe motrat.

Në vitin 2014 ai ka blerë një apartamentit me sipërfaqe 103.63 m2 në  Tiranë, në shumën 50 000 euro

Në vitin 2015 ai deklaron se ka blerë një automjeti të llojit “Golf 4”, viti i prodhimit 2001,  1500 euro.

Kur ishte në pozicionin e Ministrit të Drejtësisë, në vitin 2017 ai deklaron të ardhura edhe nga  qiraja e një pasurie, në shumën 285,000 lekë, por nuk e specifikon se çfarë pasurie është.

Por ai ka përfituar të ardhura nga Ministria e Drejtëisë edhe kur nuk e drejtonte atë.

Pavarësisht, këtyre që ka deklaruar, Bardhi pretendon se ka një pasuri modeste.

A thua se të gjithë qytetarët e kanë mundësi të blejnë apartament në Tiranë me sipërfaqe mbi 100 m2, dhe të kenë burime të shumta të ardhurash.

Nuk dihet se çfarë nënkupton Bardhi me pasuri marramendëse, me luks, ndoshta do si  prona gjysmën e Tiranës, apo që të ketë dhjetra biznese.

Pak kohë më parë  i pyetur nga moderatori Adi Krasta se sa para ka në llogarinë e tij bankare,  Bardhi  tha se ka një pasuri modeste .

“Unë tani jam një person i angazhuar në politikë dhe kam detyrimin të jem transparent për çdo qindarkë që kam, ndaj qytetarëve shqiptarë. Jam subjekt i deklarimit të pasurisë, për shkak të pozicionit që kam mbajtur prej vitesh, dhe pasuria ime është publike e fituar në mënyrë të ndershme”, ka thënë Bardhi.

Viti 2012 (Deklarata fillestare)

Shtëpi banimi me sipërfaqe 99 m2, pasuria me sip totale, 176 m2, në bashkëpronësi me nënën dhe motrat.

Dyqan me sip 46 m2, në bashkëpronësi me nënën dhe motrat.

Pasuri e paluajtshme me sip 12 m2, në bashkëpronësi me nënën dhe motrat.

Llogari bankare në emër të nënës, 5 000 000 lekë.

Llogari bankare në emër të nënës, 5 000 000 lekë.

Të ardhura nga paga në Ministrinë e Drejtësisë, 333 431 lekë.

Kredi bankare me qëllim blerje mallrash në shumën 88 000 lekë, me këst mujor, 52 966 65 lekë.

Viti 2012 (Deklarata vjetore)

Të ardhura nga paga mujore si këshilltar i Ministrit të Drejtësisë, Drejtor i Oponencës, 631 128 lekë.

Të ardhura nga Dhoma kombëtare e Avokatisë, 300 000 lekë.

Viti 2013

Depozitë bankare, transfertë nga nëna, 4 956 595 05 lekë.

Llogari rrjedhëse me të ardhurat nga paga, 237 590 31 lekë.

Pjesëmarrje në dy komisione vlerësimi të kandidatëve për avokat, 600 000 lekë.

Të ardhura nga MInistria e Drejtësisë, dhe Parlament, 855 136.

Të ardhura si anëtar i Komitetit disiplinor pranë Dhomës së Avokatisë, 229 500 lekë.

Të ardhura si anëtar i Bordit Drejtues në hipotekë, 157 500 lekë.

Të ardhura nga pjesëmarrja në komisione të ndryshme në MD, 90 000 lekë.

Të ardhura si anëtar i Komisionit të Licensimit të Administratorëve  të Falimentit, 9 000 lekë.

Viti 2014

Blerja e apartamentit me sipërfaqe 103.63 m2 në  Tiranë, në shumën 50 000 euro. Pagesa është bërë në tre këste.

Nëna i ka dhuruar pasuri të patundshme me sip. 46 m2 dhe 12 m2 si dhe  shtëpi banimi me sipërfaqe 99 m2. Pasuria me sip totale, 176 m2.

Llogari rrjedhëse, 194 199 lekë.

Depozitë bankare, 101 740 lekë.

Paga si sipërmarrës në Kuvendin e Shqipërisë, në detyrën e këshilltarit ligjor të PD, 1 000 263 lekë.

Kredi bankare 3 000 000 lekë.

Viti 2015

Blerja e një automjeti të llojit “Golf 4”. Viti i prodhimit 2001

Burimi: Kursim nga të ardhurat e mija 1500 Euro.

LLogari Bankare Rrjedhëse, Gjendja me datë 31.12.2015,  6 Euro.

Llogari Bankare Rrjedhëse.Gjendja me datë 31.12.2015 — 135.829 135,829  Lekë.

Paga si punëmarrës në Kuvendin e Shqipërisë në detyrën e Këshilltarit të Partise Demokratike 470,146 lekë.

Të ardhura nga pjesëmarrja si ekspert pranë Komisionit të Posacëm për Reformën në Drejtësië, 426,700 lekë.

Viti 2016

Llogari bankare rrjedhëse, 438 874 92 lekë.

Paga si punëmarrës në Kuvendin e Shqipërisë në detyrën e Këshilltarit Ligjor të Grupit Parlamentar të Partise Demokrratike, në shumën 1,144,946 lekë.

Të ardhura nga pjesëmarrja si eksperte pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi, 665,720 lekë.

Viti 2017

Llogari bankare, 154 205 lekë.

Paga si punëmarrës në Kuvendin e Shqipërisë në detyrën e Këshilltarit Ligjor të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, në shumën 816,721 lekë.

Paga në Ministrinë e Drejtësisë në detyrën e Ministrit, 475,640 lekë.

Të ardhura nga kontrata e qirasë datë 3 Qershor 2016, për periudhën 1 Qershor 2016 — 31 Dhjetor 2017, në shumën 285,000 lekë.

Viti 2018

Llogari rrjedhëse, 187 531 lekë.

Paga si punëmarrës në Kuvendin e Shqipërisë në detyrën e Këshilltarit Ligjor të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, në shumën, 1 337 761 lekë.

Pagesë për pjesëmarrjen në mbledhjen e KLD, 8 500 lekë.

Pagesë e mëhershme kalimtare,  pas largimi si Ministër i Drejtësisë, 445 638 lekë.

Viti 2019

Llogari rrjedhëse, 35 742.

Paga si punëmarrës në Kuvendin e Shqipërisë në detyrën e Këshilltarit Ligjor të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, në shumën, 308 385 lekë./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Skandal/ Shalqini me hormone, gazetarja publikon fotot

Publikuar

-

Cilësia e produkteve ushqimore në Shqipëri është një nga problemet më emergjente për momentin. Duket se kontrolli ushqimor është zëre se inekzistent pasi kushdo mund të gjej dhe publikoj çdo ditë foto nga produkte ushqimore që janë të pakontrolluara dhe burim sëmundjesh.

Një rast të tillë ka publikuar edhe gazetarja e News 24, Klodjana Haxhiaj e cila ka nxjerrë fotot e një shalqini të kalbur dhe me hormone.

Në foto duket qartë se shalqini ka dëmtime dhe është i prishur nga brenda, gjë që vë në rrezik të madh jetën e njerëzve.

“O fermer që ke rritur këtë monster, ty të marrtë dritën e syve monstra që ke rritur!” është shprehur gazetarja në rrjetet sociale. Klodjana është duke pritur një fëmijë prandaj dhe indinjata e saj është kaq e madhe duke qenë se me ushqimin që konsumon, ushqen edhe beben e saj.

Ndër të tjera, Klodjana Haxhiaj sqaron se shalqini është si dru në pjesën e brendshme dhe ka ngjyra të ndryshme, ndërsa te bishti ka një njollë të zezë.

“A ka kontroll në këtë vend, në fermat ku mbillet e rritet vdekja, në tregjet ku shitet vdekje, nga fermerët mostra, e nga strukrurat bërë palë me ta? Ai ligji që te dënohen me tre vjet burg ku është?“ përfundon Hazhiaj shkrimin e saj.

Postimi i plotë i Klodjana Haxhiajt

Shalqini I pare i ketij sezoni qe hapa kete mengjes 😱.
O fermer qe ke rritur kete monster, ty të marrte driten e syve monstra qe ke rritur! Une e bleva me lekë aq sa ja vë ti çmimin !
O fermer te zente haku i bebes time qe ushqej akoma ne bark o monster qe me shtive ne mallkime qe ne pike te mengjesit! Me radhe i zente qe nga fermeri, agronomi , ai i Aku-se, e deri tek me i madhi qe del e me thote se produktet e vendit jane te sigurta! Shalqini eshte si dru brenda ne pjese te ndryshme me ngjyra te ndryshme! Tek bishti ka nje njolle te zeze qe e zeza ju mbulofte syte mostra!
A ka kontroll ne kete vend, ne fermat ku mbillet e rritet vdekja, ne tregjet ku shitet vdekje, nga fermeret mostra, e nga strukrurat bere palë me ta? Ai ligji qe te denohen me tre vjet burg ku eshte??/CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet10:33 - 16 Qershor, 2019

Thaçi për L’Express/ Në Hagë shkoj vetëm si dëshmitar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur  për 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës në të përjavshmen francese “L’Express”. Ndër të...

Aktualitet10:27 - 16 Qershor, 2019

Negociatat me BE/ Zaev: Ne kërkojmë datën, jo anëtarësimin e menjëhershëm

Maqedonia e Veriut është njëri nga vendet e Ballkanit Perëndimor që mori dritën jeshile nga Komisionit Europian për të filluar...

Aktualitet12:33 - 15 Qershor, 2019

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Senatori amerikan: Vuçiç e di që do jetë e dhimbshme

Ron Johnson, senatori amerikan, ka thënë se e beson vullnetin e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe Presidentit serb Aleksandër...

Aktualitet09:06 - 15 Qershor, 2019

Ballkani dhe krimet e luftës

Radioja kombëtare e Gjermanisë „Deutschlandfunk“ (DLF) me rastin e 20 vjetorit të fundit të luftës në Kosovë transmetoi disa reportazhe...

Aktualitet22:05 - 14 Qershor, 2019

Bllokohet puna në doganën e Kapshticës/ Serverat jashtë funksioni

Prej 6 orësh pika doganore e Kapshticës është jashtë çdo funksioni. Sipas informacioneve paraprake, serverat janë jashtë funksioni, ndërsa më...

Aktualitet18:50 - 14 Qershor, 2019

Emërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale të Kosovës

Emërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale pranë Gjykatës Speciale për Krimet e Luftës në Kosovë. Prokurori me francezo-amerikan Alex...

Aktualitet19:32 - 11 Qershor, 2019

Miratohet dorëheqja e Nikolla Gruevskit nga posti i deputetit

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ia miratoi dorëheqjen nga posti i deputetit Nikolla Gruevskit, ish-kryeministrit të arratisur në Hungari. Ky...

Aktualitet09:20 - 11 Qershor, 2019

Foto-AKU bën “namin” në pikat kufitare/ Sekuestrohen lëngje frutash, pije energjike dhe kripë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon me rigorozitet kontrollet e mallrave ushqimore në Pikat e Inspektimit Kufitar me qëllim parandalimin e...

Aktualitet19:06 - 10 Qershor, 2019

Greqia në zgjedhje të parakohëshme/ Pavlopulos pranon kërkesën e Tsipras për shpërndarjen e Parlamentit

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras i ka kërkar Presidentit të Greqisë shpërbërjen e parlamentit grek për ta çuar vendin në zgjedhje...

Aktualitet23:06 - 9 Qershor, 2019

Vëllimi “Deti nuk ka portë”/ Ku mund ta gjesh heroin poetik të Aleksandër Çipës

Nga Josif Papagjoni -Për Aleksandër Çipën kam pasur një simpati, që rridhte brenda meje si ai mushti, së paku i...

Aktualitet22:49 - 9 Qershor, 2019

Nga përdorues kokaine tek gara për kryeministër/ Njihuni me Michael Gove

Pretendenti për kryeministër në Britaninë e Madhe, Michael Gove, ka dhënë një prononcim të çuditshëm për gazëtën prestigjoze “Daily Mail”....

Aktualitet21:05 - 8 Qershor, 2019

Ujë dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve/ Tensionohet situata tek Kuvendi

Është tensionuar situata tek Kuvendi. Protestuesit kanë hedhur shashka e kapsolla ndaj policisë. Ndërkohë që për të shpëndarë turmën, polica...

Aktualitet20:47 - 8 Qershor, 2019

Zhvendoset protesta/ Fillon marshimi drejt parlamentit

Dy orë nga protesta e opozitës që zhvillohet në sheshin përballë Kryeministrisë, tashmë marshimi ka nisur drejt Parlamentit. Teksa mbylli...

Aktualitet09:51 - 8 Qershor, 2019

Foto-Eksporti i produkteve shtazore/ Shqipëria nënshkruan memorandumin me Kinën

Shqipëria dhe Kina kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi mes tyre për bashkëpunimin mbi importin dhe eksportin e produkteve ushqimore dhe...

Aktualitet18:18 - 7 Qershor, 2019

Të gatshëm për rihapjen e bisedimeve/ Thaçi dhe Vuçiç përplasen në Bratislavë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha sot se procesi i bisedimeve me Serbinë ndodhet në krizë për shkak të kushtëzimeve...

Aktualitet17:33 - 7 Qershor, 2019

Pragpërplasja, SHBA-ja dhe Rusia fajësojnë njëra-tjetrën

Zyrtarët ushtarakë amerikanë e rusë ngritën akuza të ndërsjellta të premten për veprime të rrezikshme pasi një luftanije amerikane dhe...

Aktualitet12:43 - 7 Qershor, 2019

ShBA vendos raketa në Ballkan

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë një vendim të papritur duke vendosur luftanije me raketa në Ballkan. Është hera...

Aktualitet18:40 - 5 Qershor, 2019

Nuk përfilli rregullat për borxhin/ Komisioni Europian kundër Italisë

Komisioni Europian rekomandoi të mërkurën nisjen e veprimeve ligjore kundër Italisë, për shkak të mos respektimit të rregullave të BE-së...

Aktualitet18:34 - 5 Qershor, 2019

Ish zv.negociator i OKB për Kosovën/ Ndërron jetë diplomati austriak Rohan

Diplomati austriak, Albert Rohan, ish zëvendës i krye negociatorit të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, ndërroi jetë të...

Aktualitet10:34 - 5 Qershor, 2019

Ish-presidentët e rajonit thirrje BE/ Hapni negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Ish-presidentët dhe kryeministrat e rajonit kanë kërkaur nga Europa që të hap negociatat për anëtarësim në BE, për Shqipërinë dhe...

merkel haradinaj merkel haradinaj
Aktualitet20:32 - 4 Qershor, 2019

Merkel ftesë në Berlin për Haradinajn/ Zbulohet arsyeja e takimit

Pas takimit me liderët e Ballkanit Perëndimor, Kancelarja gjermane  Angela Merkel i ka dërguar një ftesë tjetër kryeminstrit të Kosovës...

Aktualitet19:36 - 4 Qershor, 2019

Maqedonia e Veriut në BE?/ Ja si përgjigjet Presidenti i KE-së

Ditë më parë Komisioni Evropian i rekomandoi Këshillit të BE-së, autorizimin për hapjen e negociatave të pranimit në BE të...

Aktualitet19:10 - 4 Qershor, 2019

Vazhdon kaosi te kombëtarja/ Pas Abrashit, dëmtohet edhe mbrojtësi kryesor

Kombëtarja shqiptare e futbollit vazhdon stërvitjen në Frankfurt dhe duket që në fund të sezonit në këmbët e kuqezinjve po...

Aktualitet15:24 - 4 Qershor, 2019

Plavë-Gucia, Eden i Parajsës Shqiptare

Aty ku flet shqip toka dhe qielli, guri dhe druri Nga AZGAN HAKLAJ Refleksion në 30- vjetorin e SHKA Maja...

Aktualitet10:42 - 4 Qershor, 2019

Pse e kujtojmë Masakrën në Tiananmen

A duhet të kujtohet sot kryengritja studentore në Kinë në vitin 1989? Kanë kaluar 30 vjet, është histori, thonë shumë...

Aktualitet09:26 - 4 Qershor, 2019

Beogradi nuk heq dorë/ Veriu i Kosovës i takon Serbisë

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç ka konfirmuar ambiciet e Serbisë për ndarjen e Kosovës. Në një intervistë...

Aktualitet08:27 - 4 Qershor, 2019

Brenda “dhomës së luftës”/ Kundër lajmeve të rreme

Nga Emma Graham-Harrison Dublin- Më shumë se 3 vite më parë, shefi ekzekutiv i Facebook, Mark Zukerberg, e hodhi poshtë...

Aktualitet12:28 - 3 Qershor, 2019

Thaçi delegacionit franko-gjerman/ Nuk pranojmë kërkesa të tjera për vizat

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takaur sot delegacionin e këshilltarëve të presidentit francez Macron dhe të Kancelares...

Trending

Read previous post:
“$525,000+ për Shqipërinë në 3 minuta”, Albanian Scholarship Effort

Nga Besart Çopa * Në moshën 15 vjecare unë isha Shqiptari i parë që iku në një nga gjimnazet më...

Close