LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Policia blindon dyert e fakulteteve/ Postbllok studentëve të rinj

11 Janar 2019, 19:32, Aktualitet CNA
Policia blindon dyert e fakulteteve/ Postbllok studentëve të rinj

Protesta e studentëve të Fakulteteve Ekonomik dhe Juridik, e nisur mbrëmjen e djeshme, vijon ende, ndërkohë që lajmet e fundit flasin për moslejim të studentëve të rinj, të cilët dëshirojnë tu bashkohen kolegëve të tyre. Po ashtu mësohet se duke përjashtuar përplasjen e djeshme të të ngujuarve me Policinë private, ditën e sotme nuk është shënuar ndonjë incident i ri. E vetmja e re, nga këto ngujime studentore është moslejimi, po nga ana e Policisë private që ruan dyert, e studentëve të tjerë.

Duke ndeshur bllokadën e Policisë private pjesa dërruese e këtyre studentëve të refuzuar kanë rendur drejt Fakultetit të Arkitekturës dhe Inxhinierisë së Ndërtimit për t?ju bashkuar grupeve të tjera të studentëve të cilët prej disa orëash gjenden të ngujuar.

?Nuk na lanë të ngujoheshim pranë Fakultetit tonë, kur rojet private ishin bërë gardh para portës. Megjithëse shkëmbyem debat me ta nuk ja dolëm të hynim brenda. Prandaj erdhëm tek Arkitektura për tu bashkuar me grupin, por edhe këtu nuk po na lënë,?- janë shprehur studentët e ndaluar për tju bashkuar kolegeve të tyre të ngujuar. /CAN.al

Lajmet e fundit nga