Përdorimi i substancave narkotike/ Kryemadhi: Rama në gjendje të rëndë – CNA
Connect with us

Aktualitet

Përdorimi i substancave narkotike/ Kryemadhi: Rama në gjendje të rëndë

Publikuar

-

kryetarja e lsi monika kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në një deklaratë për mediat thas se kryeministri Edi Rama po tenton të shkatërrojë të gjitha institucionet në vend.

“Janë përballë një të sëmuri, krimineli, i cili mbasi shkatërroi institucionet, policinë, gjykatat dhe prokurorinë që i kishte palë në krimin e tij.  Fshehu drejtorët e kriminalizuar të cilët janë me pushime.

Duhet të kuptohet se po ai njeri tenton të shkatërrojë edhe arsimin. Ai ka vetëm një qëllim, shkatërrimin e të gjitha instituicioneve të vendit tonë.”-tha ajo.

Më tej, Kryemadhi deklaroi se Rama është në një gjendje shumë të rëndë nga përdorimi i subusdtancave narkotike, ndaj sipas saj ai duhet të shërohet.

“Duhet të kuptohet se ai është në një situatë shumë të rëndë psiqike, e them këtë si doktoreshë po në qoftë se nuk më beson mund të pyesë pedagogët e shkencave, të cilët i ka palë në krimin e tij.”-u shpreh kryetarja e LSI-së.

Ajo u bëri thirrje pedagogëve dhe mjekëve që të marrin në dorë fatin e tyre.

“U bëj thirrje pedagogëve të Shkencave të Natyrës dhe atyre mjekë që janë palë në PS të marrin fatet në dorë sepse nuk është vetëm fati i Shqipërisë por i të gjithë atyre.”-vijon Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së më tej,  i bëri thirrje doktorit të kreut të shtetit që ta fusa Ramën në një qendër rehabilitimi për të droguar

“I bëj thirrje doktorit personal që ta ndalojnë Ramën në rrugën e tij të përdorimit të subsdtancave, që ta largojnë nga ky drejtim dhe ta fusin në një qendër rehabilitim sepse me azmën dhe mushkëritë nuk e ka të gjatë.”-deklaroi ajo.

Monika Kryemadhi, nu fund tha se të rinjtë do e rrëzojnë Ramën nga pushtet, pasi po se bënë nesër do të rrihen të tjerë studnetë.

“Po nuk u tërhoq ai do ta tërheqin ata të rinj, djem dhe vajza që protestojnë. Sepse sot janë rrahur ata studentë nesër do të rrihen fëmijë të tjerë.”- mbylli deklaratën për mediat Monika Kryemadhi.

Deklarata e plotë:

Sot nga selia e LSI-së, jam e detyruar që t’i bëj një thirrje Prokurorisë së Përgjithshme për ndalimin e menjëhershëm të ritenderimit të projektit famëkeq dhe vjedhës të Edi Ramës për Unazën e Re. Klientët e Don Agaçit me urdhër të Edi Ramës, po kërkojnë që paratë të cilat u zbuluan nga institucionet ndërkombëtare dhe u denoncuan në emisionin “Të Paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi, kërkon që ta ritenderojë edhe një herë nëpër rrugë të ndryshme të inkriminuara për t’jua dhënë kompanive të tjera, të cilat janë të implikuara në afera korruptive dhe dhënie koncesionare të Edi Ramës, në kundërshtim me ligjin e Shqipërisë.

Ndërkohë i bëj thirrje Prokurorisë, i bëj thirrje Prokurores së Përgjithshme Arta Marku, Prokurores së Tiranës, të cilët kanë mbi tryezat e tyre dosjen e “Unazës së Re”, ku jo vetëm është një vepër korruptive, falsifikuese dhe denigruese e shtetit shqiptar, se si institucionet shqiptare falsifikojnë në mënyrë permanente jo vetëm dokumentet e institucioneve shqiptare, por falsifikojnë edhe në mënyrë permanente dhe dokumente dhe shkresa të nxjerra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Prokuroria duhet të bëjë me dije se ku ecën me këtë projekt famëkeqe prej 40 milion eurosh të vjedhura nga xhepat e shqiptarëve dhe të futura në xhepin e Edi Ramës nëpërmjet kompanive offshore fantazëm, të cilat tregojnë edhe njëherë vendosmërinë e Edi Ramës për të vjedhur këto para dhe për ti kaluar edhe njëherë këto para në xhepin e tij, nëpërmjet kompanive të tjera të ndërtimit të rrugëve.

I bëj thirrje të gjitha kompanive, apo edhe të gjithë atyre individëve që përfshihen në këtë korrupsion galopant, të kenë kujdes të mos cenojnë të ardhmen e bizneseve të tyre, të familjeve të tyre, të fëmijëve të tyre, duke shkatërruar historikun e kompanive të tyre dhe duke u përfshirë në një krim, qoftë ky ekonomik, por edhe në një krim, i cili nuk do të ndalet më për të shpaguar veprën e tyre penale.

“Unaza e Re” është një nga mijëra afera korruptive të Edi Ramës, ku 40 milion euro të cilat kërkon ti “riinvestojë”,  për t’i vjedhur për të ashtuquajturën projekt, janë para që shumë mirë Edi Rama mund ti çonte për studentët shqiptarë, të cilët sot dhunohen në mënyrën më të turpshme nga policë rrugaçë, nga policë kriminelë, nga policë që e kanë marrë certifikatën e DSIK-së, që është kthyer në një dyqan gjobash dhe në një institucion falsifikues të certifikatave të sigurisë, për të goditur fëmijët e shqiptarëve. Këta policë harrojnë që nesër do të kenë fëmijët e tyre dhe një polic tjetër do t’ju rrahë fëmijët. Këta policë harrojnë që paguhen më paratë e qytetarëve shqiptarë ose sjellja e tyre e turpshme në fakultetin Juridik apo edhe në fakultetin Ekonomik, nuk tregon gjë tjetër vetëm se këta policë paguhen me paratë e drogës.

I bëj thirrje Ministrit të Brendshëm si dhe si praktikant i Kishës Katolike që beson në Zot të mos lejojë policët të vendosin dorë mbi fëmijët e shqiptarëve, të besojë vërtetë në Zot, ashtu siç kërkojmë falje në kishë për mëkatet tona që bëjmë me fjalë, me vepra dhe me mendime, por edhe më lëshime, lëshime z. Lleshi janë që të mos veprosh ndaj këtyre kriminelëve që godasin fëmijët e shqiptarëve.

LEXO EDHE:  Arrestimi i Spahisë/ Luçiano Boçi shthur gojën kundër Ramës

I bëj thirrje rektoratit dhe dekanateve që të kenë kujdes me sjelljen e tyre, sepse sot ata mund të jenë bashkëpunëtorë të Edi Ramës, por nesër ato do të jenë viktimat e para të thertores së Edi Ramës. Edhe ai pedagog që sot është në prag pensioni, që mendon se duke bërë një marrëveshje me Edi Ramën apo me stafin hartues të Kryeministrisë të VKM-së famëkeqe, ku kthen inkuizicionin dhe thertoren ndaj integritetit të Universitetit shqiptar, duhet të jenë shumë të kujdesshëm sepse ata do të jenë viktimat e para. Dhe jo vetëm që do të humbasin historikun e tyre akademik në universitetet shqiptare,  por do të humbasin dhe pensionin e famshëm, të cilët nga një pension profesori do të përfundojnë në një pension social, në mos edhe me përballjen penale.

I bëj thirrje të gjithë atyre pedagogëve me integritet dhe dinjitet, ashtu siç i kanë përkrahur dhe vazhdojnë ti përkrahin studentët. Është detyra e tyre dhe është misioni i tyre, për të përkrahur studentët jo vetëm në protestat e tyre, por t’i përkrahin ata, ti ndihmojnë ata, për të qenë studentë të ditur, për të qenë studentë që meritojnë që të ketë Shqipëria një rini me të ardhme të ndritur dhe me të ardhme të sigurt.

Pedagogët shqiptar sot më shumë se kurrë janë përballë një të sëmuri, janë përballë një krimineli i cili, mbasi shkatërroi institucionet shqiptare, mbasi shkatërroi Policinë e Shtetit, mbasi shkatërroi gjykatat dhe prokuroritë, të cilat i kishte palë në krimin e tij për të fshehur të gjithë drejtorët e policisë që kanabizuan Shqipërinë dhe që sot asnjëri nuk është në bankën e të akuzuarve, por verojnë në vendet ekzotike të botës, edhe pse janë në kërkim nga Interpoli në bashkëpunim me qeverinë e Edi Ramës dhe segmentet kriminale të tij, duhet të kuptojnë që shumë shpejt do të shkatërrojë dhe Universitetin shqiptar.

Ai ka vetëm një qëllim, qëllimi i tij është që çdo segment i institucioneve shqiptare, të shkatërrohet dhe të kthehet në funksion të grupeve kriminale dhe qarqeve antishqiptare, për sa i përket përdoruesit të certifikuar të alkaloidëve natyrore

Përsa i përket përdoruesit të certifikuar të alkooloideve natyrore, hipnotike dhe haluçinante të cilat tani po kalon nga faza organike në fazën e substancave sintetike duhet të kuptojmë që është në një situatë shumë të rëndë psikike dhe klinike. E them këtë si doktoreshë, por nëse nuk më beson mua si doktoreshë mund të pyesi pedagogët e Fakultetit të Shkencave në Natyrës, që i ka anëtarë të Partisë Socialiste, i ka edhe pjesëtarë të Grupit Parlamentar, që alkooloidet organike kanë të njëjtën formulë si alkooloidet sintetike, por me një ndryshim shumë të vogël, të cilat nuk duken në pamjen e tyre të jashtme dhe në formulat e tyre kimike, por është me të dhënat e tyre në bazë të izotopeve. Izotopet e alkooloideve që janë drogërat, të alkooloideve organike kanë efekt në trupin e njeriut nga 5 minuta deri në 90 minuta, ndërsa izotopet e alkooloideve sintetike ose të drogërave sintetike kanë efekt të përjetshëm, të cilat nguliten mirë në trurin e njeriut dhe nuk ikin më. Kryeministri ynë është nën drejtimin dhe efektin tashmë për të gjithë jetën e tij ndaj këtyre izotopeve. Prandaj u bëj thirrje të gjithë mjekëve që janë anëtarë të Partisë Socialiste, pedagogëve të Fakultetit të Shkencave të Natyrës që janë anëtarë të Partisë Socialiste dhe atyre deputetëve që janë mjek dhe pedagogë në Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste të marrin fatet në dorë, sepse jo vetëm fatet e Shqipërisë, por edhe fatet e tyre dhe të familjarëve të tyre janë në dorën e një të sëmuri psikik dhe klinik. Sot përfundimisht ne kemi përballë një njeri, që përveçse është peng i krimit të organizuar, është peng i substancave sintetike që tashmë nuk kanë më kthim mbrapa për të. I bëj thirrje doktorit personal dhe doktoreshës personale të z.Rama, zonjës Mira Rakaçolli dhe doktor Perlatit që ta ndalojnë Edi Ramën në rrugën e tij të përdorimit të substancave, ta fusin në një qendër detoksifikimi, në mënyrë të tillë që të shpëtojë ato pak vite që i kanë ngelur, ose në të kundërt ai e di shumë mirë që me sëmundjen e tij që ka, të azmës dhe të mushkërisë, përdorimi i këtyre substancave narkotike-sintetike do të shkatërrojë çdo ind dhe çdo nerv të mushkërive të tij dhe nuk më kthim mbrapa. Duke pasur parasysh që ky njeri i çmendur që tashmë ka marrë peng të ardhmen e Shqipërisë, duhet të kuptojë njëherë e mirë që duhet të tërhiqet. Nëse nuk tërhiqet ai, do ta tërheqin studentët shqiptarë, do ta tërheqin ato djem dhe ato vajza që segmentet e tij kriminale të policisë së shtetit i rrahën dhe i goditën. Sot, më shumë se kurrë Shqipëria ka nevojë për solidaritet kombëtar, por edhe prindëror sepse sot janë rrahur ata studentë, nesër do të rrihen fëmijët e tjerë. Faleminderit./CNA.al

Aktualitet

Braktisi kombëtaren shqiptare pa lejë, nuk do e besoni ç’i ndodhi sot Eros Grezdës

Publikuar

-

By

Eros Grezda nuk do të jetë pjesë e fazës përgatitore të Rejnxhërs tani në verë dhe kjo praktikisht do të thotë se futbollistit i përfaqësueses shqiptare është nxjerrë në shitje nga klubi skocez.

Grezda shkoi me një pritshmëri të lartë në Skoci, por për një arsye apo një tjetër, që kur ka shkuar atje karriera e tij ka marrë të tatëpjetën dhe në vend të shpërthimit, ai është kthyer në një dështim të madh.

Menaxheri i tij, Ives Cakarun, insiston se lojtari do të vazhdojë të jetë nën urdhrat e Xherard te Rejnxhërs, por fjalët e tij lënë të kuptohet qartësisht se për Grezdën nuk parashikohet një verë e lehtë.

“Ai është ende pjesë e Rejnxhërs, por për momentin, meqë ishte me ekipin kombëtar dhe kishte disa probleme në javën e kaluar, ai nuk do t’i bashkohet skuadrës në fazën përgatitore”, theksoi menaxheri.

LEXO EDHE:  Nuk i dha leje për mitingun/ Rama i kundërpërgjigjet Voltana Ademit

Ky i fundit kishte deklaruar disa javë më parë se do të kishte një takim mes klubit e lojtarit për të qartësuar të ardhmen, por për momentin nuk duket se ka diçka konkrete rreth futbollistit i cili këto ditë dukej i shpenguar duke shijuar pushimet e tij, edhe pse e ardhmja si futbollist në elitë është vënë në dyshim.

“Kemi folur me klubin dhe për momentin ai është ende pjesë e Rejnxhërs. Të shohim se çfarë do të ndodhë gjatë dritares së merkatos, por për momentin nuk ka ndonjë të re”, theksoi menaxheri.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Dyndje narkopolicësh”/ Berisha-Ramës: Larg duart nga Shkodra

Publikuar

-

Shkodra është blinduar nga forca të shumta policie për mbarëvjatjen e takimit elektoral që pritet të zhvillojë kryeministri Edi Rama pak orë më vonë.

Lidhur mbi këtë ka reaguar dhe ish kryeministri Sali Berisha i cili përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se Rama duhet të mbajë duart larg nga Shkodra, ndërsa ka publikuar edhe një video.

LEXO EDHE:  Meta letër Drejtorisë së Burgjeve/ Rama: E dërgove në adresën e gabuar

“Dyndje narkopolicesh drejt Shkodres. Larg duart nga Shkodra. Rama Ik! Fitore! Sb”./CNA.al

Dyndje narkopolicesh drejt Shkodres. Larg duart nga Shkodra. Rama Ik! Fitore! sb

Gepostet von Sali Berisha am Donnerstag, 20. Juni 2019

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Shënoi super gol, Karagandi surprizon Donjet Shkodrën me gjestin e papritur

Publikuar

-

By

Donjet Shkodra po kalon një formë të shkëlqyer me Shaktar Karagandin në Kazakistan, teksa ka shënuar dy gola në tri ndeshjet e fundit.

Kjo formë që po kalon ish-futbollisti i Kukësit, ka bërë që drejtuesit kazak ta shpërblejnë me rinovimin e kontratës, shkruan “Sport Ekspres”.

Pak momente më parë klubi i Shaktarit ka zyrtarizuar gjithçka në faqen zyrtare.  Kontrata e re do të jetë e vlefshme deri në fund të sezonit të ardhshëm.

LEXO EDHE:  Nuk i dha leje për mitingun/ Rama i kundërpërgjigjet Voltana Ademit

Deri tani, Shkodra ka zhvilluar 10 ndeshje me fanellën e Karagandit, me këta të fundit që renditen në vendin e shtatë në kampionat.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet20:48 - 19 Qershor, 2019

Trump premton dëbime masive të imigrantëve të paligjshëm

Presidenti Donald Trump, i cili nisi zyrtarisht fushatën për rizgjedhje, thotë se autoritetet amerikane të emigracionit do të fillojnë deportimin...

Aktualitet20:38 - 19 Qershor, 2019

Kapet sasia më e madhe e drogës në historinë e SHBA

Autoritetet federale njoftuan të martën se kanë sekuestruar sasinë më të madhe të drogës në historinë e SHBA. Bëhet fjalë...

Aktualitet19:08 - 18 Qershor, 2019

A i ka mbajtur Presidenti Trump premtimet e bëra?

Ndërsa demokratët vazhdojnë përplasjen njëvjeçare për të parë se kush do të sfidojë Presidentin Donald Trump në zgjedhjet 2020, presidenti...

Aktualitet18:47 - 18 Qershor, 2019

Erdogan e quan “martir”/ Funerali i ish presidentit egjiptian, Mohamed Morsi

Ish presidenti egjiptian Mohamed Morsi, udhëheqësi i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në vend, i cili u detyrua më...

Aktualitet18:39 - 18 Qershor, 2019

Shtetet e Bashkuara ratifikojnë marrëveshjen e ekstradimit me Kosovën

Ministri i Drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahiri, tha të martën se ka marrë një letër të nënshkruar presidenti i Shteteve...

Aktualitet18:26 - 18 Qershor, 2019

Gjoka bën deklaratën që nuk pritej: Më mirë që na ra Debreceni

Kukësi do të përballet me Debrecenin në turin e parë të Europa League dhe në kampin verilindor e kanë pritur...

Aktualitet19:48 - 17 Qershor, 2019

Ndërron jetë në sallën e gjyqit ish Presidenti i “Pranverës Arabe”

Mohamed Morsi, ish presidenti i  Egjiptit, i dalë pas lëvizjes së njohur si “Pranvera Arabe”, që rrëzoi nga froni presidencial...

Aktualitet19:04 - 17 Qershor, 2019

Vizitë në Sarajevë/ Palmer: Rusia po bllokon Ballkanin Perëndimor

Zëvendësi i ndihmësit të Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën, Matthew Palmer ka deklaruar se SHBA angazhohet për një raport...

Aktualitet18:37 - 17 Qershor, 2019

Vendimi pritet të shtyhet/ Mogherini: Çelja e negociatave të bëhet sa më shpejt

Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme edhe njëherë ka kërkuar nga vendet anëtare të BE...

Aktualitet18:31 - 17 Qershor, 2019

Maqedoni e Veriut, hidhet poshtë varianti i zgjedhjeve të parakohëshme

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev bëri të ditur të dielën në mbrëmje se nuk do të ketë zgjedhje të parakohëshme parlamentare...

Aktualitet18:18 - 17 Qershor, 2019

“I ke dhënë ndonjë gjë a si ke dhënë”/ Qytetari i ankohet drejtorit të Ramës se nuk ka marrë lekët e votave

Në audiopërgjimin nr.5, publikuar nga gazetari i “Bild”, zbulohet biseda mes drejtorit në ministrinë e Brendshme Arben Keshi me dy persona...

Aktualitet14:13 - 17 Qershor, 2019

Lëvizja pa viza/ Avramopoulos: Kujdes, BE do të marrë masa

Numri i hyrjeve legale të azilkërkuesve në BE po rritet. Veçanërisht persona nga Amerika Latine dhe Ballkani Perëndimor e kanë...

Aktualitet12:00 - 17 Qershor, 2019

Presionet dhe sinjalet/ Grindje serioze mes Iranit dhe Britanisë së Madhe

Edhe Britania e Madhe beson se Irani qëndron pas sulmeve ndaj dy anijeve. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi në Teheran, i...

Aktualitet09:04 - 17 Qershor, 2019

Humb jetën një pushuese në Vlorë

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në plazhin e vjetër të Vlorës. Viktima është identifikuar si Shoha...

Aktualitet19:36 - 16 Qershor, 2019

BE damkos Rusinë për dezinformim

Gënjeshtra, teori komplotiste, #hashtag-e me urrejtje. Në zgjedhjet europiane të majit janë përdorur instrumenta dezinformimi me origjinë në Rusi, shprehet...

Aktualitet18:11 - 16 Qershor, 2019

Operacioni “Krasta”/ Jepet vendimi për Suela Mustën

Gjykata e Elbasanit ka vendosur sot masën “Arrest shtëpie” për gazetaren Suela Musta e arrestuar nga policia gjatë operacionit të...

Aktualitet10:33 - 16 Qershor, 2019

Thaçi për L’Express/ Në Hagë shkoj vetëm si dëshmitar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur  për 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës në të përjavshmen francese “L’Express”. Ndër të...

Aktualitet10:27 - 16 Qershor, 2019

Negociatat me BE/ Zaev: Ne kërkojmë datën, jo anëtarësimin e menjëhershëm

Maqedonia e Veriut është njëri nga vendet e Ballkanit Perëndimor që mori dritën jeshile nga Komisionit Europian për të filluar...

Aktualitet12:33 - 15 Qershor, 2019

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Senatori amerikan: Vuçiç e di që do jetë e dhimbshme

Ron Johnson, senatori amerikan, ka thënë se e beson vullnetin e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe Presidentit serb Aleksandër...

Aktualitet09:06 - 15 Qershor, 2019

Ballkani dhe krimet e luftës

Radioja kombëtare e Gjermanisë „Deutschlandfunk“ (DLF) me rastin e 20 vjetorit të fundit të luftës në Kosovë transmetoi disa reportazhe...

Aktualitet22:05 - 14 Qershor, 2019

Bllokohet puna në doganën e Kapshticës/ Serverat jashtë funksioni

Prej 6 orësh pika doganore e Kapshticës është jashtë çdo funksioni. Sipas informacioneve paraprake, serverat janë jashtë funksioni, ndërsa më...

Aktualitet18:50 - 14 Qershor, 2019

Emërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale të Kosovës

Emërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale pranë Gjykatës Speciale për Krimet e Luftës në Kosovë. Prokurori me francezo-amerikan Alex...

Aktualitet19:32 - 11 Qershor, 2019

Miratohet dorëheqja e Nikolla Gruevskit nga posti i deputetit

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ia miratoi dorëheqjen nga posti i deputetit Nikolla Gruevskit, ish-kryeministrit të arratisur në Hungari. Ky...

Aktualitet09:20 - 11 Qershor, 2019

Foto-AKU bën “namin” në pikat kufitare/ Sekuestrohen lëngje frutash, pije energjike dhe kripë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon me rigorozitet kontrollet e mallrave ushqimore në Pikat e Inspektimit Kufitar me qëllim parandalimin e...

Aktualitet19:06 - 10 Qershor, 2019

Greqia në zgjedhje të parakohëshme/ Pavlopulos pranon kërkesën e Tsipras për shpërndarjen e Parlamentit

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras i ka kërkar Presidentit të Greqisë shpërbërjen e parlamentit grek për ta çuar vendin në zgjedhje...

Aktualitet23:06 - 9 Qershor, 2019

Vëllimi “Deti nuk ka portë”/ Ku mund ta gjesh heroin poetik të Aleksandër Çipës

Nga Josif Papagjoni -Për Aleksandër Çipën kam pasur një simpati, që rridhte brenda meje si ai mushti, së paku i...

Aktualitet22:49 - 9 Qershor, 2019

Nga përdorues kokaine tek gara për kryeministër/ Njihuni me Michael Gove

Pretendenti për kryeministër në Britaninë e Madhe, Michael Gove, ka dhënë një prononcim të çuditshëm për gazëtën prestigjoze “Daily Mail”....

Aktualitet21:05 - 8 Qershor, 2019

Ujë dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve/ Tensionohet situata tek Kuvendi

Është tensionuar situata tek Kuvendi. Protestuesit kanë hedhur shashka e kapsolla ndaj policisë. Ndërkohë që për të shpëndarë turmën, polica...

Trending

Read previous post:
Debati për Cakajn/ Albin Kurti zë ngushtë Ramën

Debati për mosdekretimin e Gent Cakaj ka përfshirë të gjithë spektrin politik në Kosovë. Pas refuzimit të Presidentit Ilir Meta,...

Close