LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

OSHEE lajmëron ndërprerjen e energjisë elektrike/ Ja zonat

11 Janar 2019, 19:14, Aktualitet CNA
OSHEE lajmëron ndërprerjen e energjisë elektrike/ Ja zonat

OSHEE, ka bërë publike dy njoftime, lidhur me stakimin e energjisë elektrike si rrjedhojë e punimeve që do të kryhen në nënstacionin Livadhja në Sarandë dhe në nënstacionin Rrogozhinë dhe Ballaj në Kavajë.

Ja njoftimi i plotë i OSHEE-së:

?Për shkak të punimeve të planifikuara në nënstacionin Livadhja në datën 15 janar, do të stakohet energjia elektrike në intervalin kohor 09:00-12:00.
Pa energji do të mbeten disa fshatra në Sarandë: Dobër, Mancet, Shalës, Dishat, Vervë, Çiflik, Vagalat, Shkallë, Konispol, Kodër, Dermish, Rahullë,
Aliko, Çaush, Trembul, Neohor, Jermë, Fitore, Memoraq.

Në datën 16 janar do të kryhet remont në nënstacionin Saranda 1, gjatë intervalit kohor 09:00-12:00.
Pa energji do të jenë: Metoq, Gjashtë, Shelegar, Bashkia Finiq me fshatrat: Bregas, Vrion, Vromero.?

Por stakime do të ketë edhe në Kavajë. Siç njofton OSHEE:

?Për shkak të punimeve të planifikuara nga OSHEE në nënstacionin Rrogozhinë, në datën 14 janar do të stakohet energjia gjatë intervalit kohor 10:00-12:00.

Pa energji do të mbeten këto zona në Kavajë: Rrogozhinë, Sinaballaj, Karinë, Dragonj, Rozenj, Senametaj, Bishti i Zhurit, Gosë, Kalush, Lekaj, Met?hasanaj, Hemenrai, Thartor, Rrostej, Damarkaj.

Në datat 16 dhe 18 janar do të stakohet energjia elektrike në nënstacionin Kavajë gjatë intervalit kohor 09:00-13:00.

Pa energji do të mbeten: Qerret, Stan i ri, Karpen, Çetë, Momël, Helmas, Mengaj, Lize, Vorrozen, Luz i Vogël, Luz i Madh, Hajdaraj.

Në datën 17 janar do të stakohet energjia elektrike në n/stacionin Ballaj, gjatë intervalit kohor 10:00-14:00.

Pa energji do të mbeten: Ballaj, Zhabjak, Corum, Beden, Kryevidh, Greth, Spille.?/CAN.al

Lajmet e fundit nga