Nga Elvi FUNDO/ Policia si çorbë e politikës – CNA
Connect with us

Aktualitet

Nga Elvi FUNDO/ Policia si çorbë e politikës

Publikuar

-

policia e shtetit e rreshtuar

Policia e Shtetit me lëvizjet e fundit që po bën Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj po konfirmon se është kthyer në një kazan çorbe i gatuar keq dhe shumë- shumë keq nga politika.

Këtu, mjafton të bëjmë një analizë të  thjeshtë të viteve të fundit për të kuptuar  se si politika, oficierët e karrierës i merr, i  përdor, i hedh në “kosh të plehrave” dhe  i rikthen në detyrë.

Ky është një nga veprimet më të turpshme që kastat politike në Shqipëri, kanë bërë  ndaj policisë.

Oficerë karriere me vlerë në Policinë e  Shtetit, quhen të majtë apo të djathtë, etiketohen si grupi “çiftelia” apo grupi ‘trëndelina”, si dhe akuzohen të lidhur  me drogën.

Më pas, largohen nga detyra dhe sërish, pas disa viteve, iu jepen poste  dhe grada të larta.

Por, le të analizojmë dy rastet e fundit të Sandër Lleshajt.

Rikthimin në detyrë të Tonin Vocajt, si drejtues i Departamentit të Policisë Kriminale dhe në krye të SHÇBA–së, Muhamet Rrumbullakun.

Të dy janë oficerë karriere të Policisë së Shtetit, të dy janë figura dhe vlera për uniformat blu, por  të dy janë sulmuar egërsisht nga vetë kryeministri në detyrë Edi Rama, kur ishte në opozitë.

Duke i quajtur pjesë të grupit “çiftelia”, duke  i akuzuar si njerëz për lidhje me krimin, duke  iu thënë fjalën e fundit politikisht dhe nëpër konferenca shtypi dhe më vonë pas gati gjashtë vitesh i lëpin ato që i pështyn.

Gjashtë vite më parë i shkarkoi dhe  i çoi si specialist për t’i degjeneruar në sy të kolegëve të tyre.

Më pas, kur e kuptoj vlerën e tyre dhe jo vetëm të dy zyrtarëve në fjalë, por edhe qindra e qindra të tjerëve që nuk janë në detyrë, filloj dhe i ktheu në pozicione të rëndësishme.

Tobin Vocaj është rikthyer katër ditë më parë në kupolën e Policisë së Shtetit dhe dje Sandër Lleshaj ka firmosur emërimin e Muhamet Rrumbullaku në krye të SHÇBA-së.

Le të kthehemi në një analizë tjetër.

Në vitin 2013, kur Rilindja erdhi në pushtet, Saimir Tahiri, atëherë, Ministër i Brendshëm nxori shpatën e Demokleut kundër oficerëve të lartë të Policisë së Shtetit dhe me mbështetjen kryesore të  Edi Ramës u bënë lëvizje të fuqishme.

Lëvizjet nisën nga Drejtoria qëndrore, në drejtoritë e qarqeve, deri në komisariate e deri tek  komandanti i trafikut në qytetin më periferik.

U shkërmoq Policia për  t’u kthyer tek parulla “Policia në shërbim të qytetarëve”.

Pas disa vitesh, Shqipëria u mbulua me drogë, përkatësisht në vitin 2015 dhe në vitin 2016. Ishte kjo polici në detyrë. Shumë nga drejtorët e  Policisë u akuzuan. Ndonjë prej tyre është edhe në kërkim, siç është rasti i Drejtorit të Policisë së Vlorës.

U akuzuan se kishin lidhje me drogën nga Opozita e sotme. U akuzuan më tej nga vetë Ministri i Brendshëm, pasardhësi i Saimir Tahirit, Fatmir Xhafaj, i cili çfarë nuk tha për drejtorët e policisë që kishin punuar me Saimir Tahirin. I largoi të gjithë nga detyra .

Madje, disa u çuan edhe për ndjekje penale. Më pas  njerëz dhe emra të tjerë u emëruan.

E njëjta furtunë ndodhi siç kishte ndodhur në 2013 –ën, kur Rilindja  kishte ardhur në pushtet, dhe tani pas ikjes së Xhafajt, vjen Sandër Lleshaj, i cili hedh poshtë  “sukseset: e operacionit Forca e Ligjit dhe rifillon lëvizjet në Policinë e Shtetit.

Duke kthyer  ata që ishin  larguar nga Saimir Tahiri në 2013 –ën apo edhe personazhe  të tjera të rëndësishme të Policisë së Shtetit dhe uniformave blu, të cilët janë  lëvizur edhe më përpara, qoftë  nga PD –ja  apo edhe nga Rilindja. Bëhet fjalë për oficerë karriere.

Shumë prej tyre sot mund të mos jenë në detyrë sepse janë hequr edhe padrejtësisht, edhe për  inate të luftës së klaneve të brendshme brenda uniformave blu apo pisllëqeve midis vetë drejtuesve të Policisë apo  grupimeve që  luftojnë për influencë nga partitë politike. 

LEXO EDHE:  U tall me Gent Cakajn/ Rama shkarkon Ylli Dylgjerin

Sot ka me dhjetra apo me qindra ofrocerë, specialist të cilët kanë  mbaruar studimet në shkollat më të mirat jashtë vendit dhe kanë një përgatitje të lartë, por nuk janë në detyrë sepse Rilindja i quajti bashkëpunëtore të djeshëm të Berishës.

Kështu, erdhi Saimir Tahiri i hoqi dhe  emëroi të  tijët, erdhi Fatmir Xhafaj hoqi ata të Tahirit, erdhë Sandër Lleshaj dhe po heq këta të Fatmir Xhafës, duke kthyer disa të kohës së Berishës.

Ky është krimi më i madh që i është bërë Policisë së Shtetit, që e fusin të ziejë në çorbën që gatuan politika.

Largimet sipas oreksit politik

Oficerë të karrierës  që investojnë me dhjetra e dhjetra vite keqpërdoren politikisht në emër  të gjoja të rritjes së parametrave të sigurisë dhe rendit dhe ndryshimit të performancës së Policisë së Shtetit. Në fakt, asnjëherë në asnjë rast nuk është përdorur kjo e vërtetë.

Janë hequr dhe janë lëvizur drejtuesit e lartë vetëm e vetëm për arsye të bindjeve politike që kanë drejtuesit e  tyre apo ministri i radhës, sipas oreksti që i vjen në  moment.

I pëlqen dikush e merr dhe gradon, pasi ka ndërhyrje nga miqtë e afër, nuk i pëlqen dikush e etiketojnë të djathtë, rilindas e të tjerë.

Në fakt Policia e Shtetit, nuk mund mund të jetë çorba që përzien Rama, Berisha, Basha apo Meta.

Policia e Shtetit përfundimisht duhet të ketë një ligj që t’i mbrojë oficerët e karrierës dhe t’i ruajë uniformat blu e jo t’i përdorë ata si mish për top, duke ia hedhur krimit që t’i shqyejë në momentin që  shkarkohen.

Apo siç ndodhi me ratsin e të ndjerit ish-Drejtorit të Policisë së Vlorës Artan Cuku, një oficer i shkëlqyer karriere që u vra nga një kriminel thjesht dhe vetëm për shkak të detyrës.

Por, edhe Artan Cuku ishte hedhur në “plehra”  nga Policia e Shtetit, nga çorba që kishte gatuar politika.

Prandaj me lëvizjet që po bën sot Sandër Lleshaj, duket se Edi Rama dhe Rilindja vetë, po lëpijnë atë që po pështyjnë dhe po pranojnë  gabimin që kanë bërë.

Po pranojnë se si e kanë copëtuar dhe shkatërruar  Policinë  e Shtetit.

Por,  duket se e vërteta vonon por nuk harron.

Gjithçka kanë thënë dje për policët e liruar nga detyra, gjatë kohës së Saimir Tahirit, sot  po i  korigjon, apo i ndryshon me anë të Sandër Lleshajt.

Gjithçka që është thënë për policët e Saimir Tahirit nga Fatmir Xhafa, duke se po i  korigjon dhe pritet të  ketë ndryshime të forta nga Sandër Lleshaj.

Nesër kur të ikë Sandër Lleshaj do të shohim  që do të vijë një ministër që do të “korigjojë” sërish gabimet e bëra nga Lleshaj, apo t’i etiketojë dhe t’ia  faturojë pararadhësit të tij çdo problematikë dhe  çdo dështim.

Kjo është ajo që ndodh paturpësisht në Policnë e Shtetit.

Që gati 6 vite bëhen rrokada dhe vetëm rrokada ndërkohë që  u shkatërrohet karriera me dhjetra e dhjetra oficerëve të lartë të Policisë së Shtetit, të cilët akuzohen  padrejtësisht dhe më pas kthehen në detyrë por, situata e vendit  në luftën ndaj krimit vetëm  përkeqësohet, sepse është vetë politika e lidhur me krimin dhe për hir të interesave të saj ajo godet policinë. Dhe kjo tashmë është e provuar./CNA.AL

 

“Furtunë” në Policinë e Shtetit/ “Priten kokat” e drejtuesve

Ekskluzive–Emërimi suprizë/ Muhamet Rrumbullaku në krye të SHÇBA-së

Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit/ Emërimet e reja

Aktualitet

Krimi mafioz tek sheshi “Willson”/ Identifikohet viktima

Publikuar

-

By

Një ngjarje e rëndë tronditi Tiranën pak çaste më parë.

Një person në afërsi të sheshit “Willson” është qëlluar me breshëri automatiku nga një makinë në ecje duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Mësohet se viktimë ka ngelur i riu Jurgen Kurti.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Video/ Në prag të lindjes, reperes së njohur i organizojnë festën fantastike

Publikuar

-

Reperja e njohur Gjira Kajtazi e cila prej kohësh jeton në Gjermani, së shpejti pritet të bëhet nënë për herë të parë e një vogëlushi.

Bukuroshja herë pas here ndan momente nga përditshmëria e saj me ndjekësit në llogarinë në Instagram dhe kësaj here ka vendosur të bëjë publike surprizën që mikeshat i kanë bërë në prag të lindjes.

Nga imazhet e postuara mund të themi se një festë e madhe është organizuar para pak orësh në shtëpinë e këngëtares.

LEXO EDHE:  Protesta e opozitës/ Lubonja: Nuk ishte një revoltë pallati, siç e paraqiti Rama

Ajo çka bie në sy menjëherë është ngjyra blu e cila simbolizon edhe gjininë e foshnjës që Gjira pritet të sjellë në jetë.

Tollumbace, arusha, tortë, dhurata…të gjitha këto kanë krijuar një atmosferë shumë të këndshme!

“Mikeshat e mia më njohin mua shumë mirë. Faleminderit për këtë surprizë të bukur”, mbishkruan Kajtazi e cila me siguri është kënaqur shumë.

Fundja kush nuk do gëzohej pas gjithë asaj surprize fantastike!

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Plumbat trondisin Tiranën/ Vritet një person tek sheshi “Willson”

Publikuar

-

By

Pak minuta më parë sërish Tirana është tronditur nga breshëri armësh. Të dhënat paraprake flasin se një person ka humbur jetën, pasi është qëlluar me armë zjarri.

Sipas burimeve ngjarja ka ndodhur pranë sheshit “Willson”, prapa Postës nr. 8, në rrugën “Zef Jubani”.

Policia ende nuk ka bërë identifikimin e viktimës. /CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet19:30 - 18 Mars, 2019

Franca shpall ndalimin e protestave, pas trazirave

Kryeministri i Francës shpalli të hënën ndalimin e protestave të jelekëve të verdhë në bulevardin Champs-Elysees të Parisit dhe në...

Aktualitet19:12 - 18 Mars, 2019

Holandë/ Arrestohet i dyshuari për sulmin në tramvaj

Policia holandeze arrestoi një person me origjinë turke, i dyshuar për përfshirje në incidentin me armë në një tramvaj të...

Aktualitet18:23 - 18 Mars, 2019

Për të apasionuarit e teatrit/ Korçarët sjellin “Kopracin” në Tiranë

Komedia “Kopraci” e Molierit, një nga kryeveprat botërore ka mbërritur në Tiranë. Të gjithë të apasionuarit e teatrit do të...

Aktualitet21:12 - 17 Mars, 2019

Macron dënoi “apokalipsin“ e Parisit

Protestat e “jelekëve të verdhë“ u kthyen në trazira të shtunën dhe në përleshje nëpër rrugët e kryeqytetit francez. Presidenti...

Aktualitet19:13 - 17 Mars, 2019

Fillon kthimi i trupave të viktimave në Zelandën e Re

Policia tha se numri i të vdekurve në vrasjet masive në dy xhami të qytetit Christchurch, në Zelandën e Re...

Aktualitet19:07 - 17 Mars, 2019

Terroristi neozelandes njohës i mirë i Ballkanit

Brenton Harrison Tarrant, 28-vjeçari i akuzuar për vrasjen e 49 vetëve dhe plagosjen e shumë të tjerëve në dy xhami...

protesta ne serbi protesta ne serbi
Aktualitet11:01 - 17 Mars, 2019

Grusht shteti në Serbi/ Opozita merr mediat shtetërore

President i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pritet që të flasin për serbët, një ditë pasi protestuesit u futën në ambjentet e...

Aktualitet09:01 - 16 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re ka një hero/ Kush është i riu që u përball me autorin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Zelandën e Re, ku pas një sulmi me armë...

Aktualitet19:30 - 15 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re/ Merkel: Racizmi mori jetën e njerëzve që faleshin paqësisht në xhami

Ngjarja e masakrës në Zelandën e Re, ku rreth 49 vetë u qëlluan për vdekje nga një person gjatë kohës...

Aktualitet16:56 - 15 Mars, 2019

Maqedoni/ Dënohen të akuzuarit për ngjarjet e dhunshme në Parlament

Në Shkup, 16 nga 17 të akuzuarit për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit 2017 në Parlamentin e Maqedonisë së...

Aktualitet15:39 - 15 Mars, 2019

Tragjedia në Zelandën e Re/ Rritet bilanci i viktimave

Ka shkuar në 49 numri i perosnave që kanë humbur jetën pas sulmit me armë zjarri në dy xhami në...

Aktualitet08:44 - 14 Mars, 2019

Marrëveshja e Ohrit përçan partinë shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Shpërbërja e Sekretariatit për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, përçan partinë shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoni. Përmes një...

Bota19:07 - 13 Mars, 2019

Një tjetër dënim me burg për menaxherin e fushatës Trump

Një gjykatë federale në Uashington dha të mërkurën një tjetër masë dënimi për ish-menaxherin e fushatës së presidentit Donald Trump,...

presidenti serb aleksander vucic presidenti serb aleksander vucic
Aktualitet15:55 - 13 Mars, 2019

Miratimi i platformës/ Vuçiç: Dialogu mbaroi

Aleksandër Vuçiç, President i Serbisë , ka deklaruar  ditën e sotme se  Prishtina zyrtare me miratimine e  platformës për dialogun...

Ministrja e Shendetesise, Manastirliu gjate nje deklarate per mediat Ministrja e Shendetesise, Manastirliu gjate nje deklarate per mediat
Aktualitet12:10 - 13 Mars, 2019

Manastirliu në OKB/ Zgjerojmë financimin e programeve të mbrojtjes sociale

 “Qeveria shqiptare po zgjeron financimin publik për programet e mbrojtes sociale, për herë të parë në 15% të shpenzimeve publike,...

Aktualitet11:04 - 13 Mars, 2019

“Jam shumë sëmurë, nuk eci dot”/Aktorja e njohur shqiptare në gjëndje të rëndë shëndetësore

Aktorja e njohur e skenës shqiptare, Margarita Xhepa është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kësisoj do t’i nënshtrohet ditën...

Aktualitet09:16 - 12 Mars, 2019

Ivanov refuzon ligjet me emrin Maqedonia e Veriut

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Gjorge Ivanov, refuzoi të dekretojë 11 ligje që janë miratuar me emrin Republika e Maqedonisë...

haradinaj kushte serbise haradinaj kushte serbise
Aktualitet17:06 - 11 Mars, 2019

Haradinaj takim me dy këshilltarët e Merkel

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj zhvilloi një takim ditën e sotme me dy këshilltarët e kancelares gjermane Angela Merkel, Jan...

Aktualitet09:53 - 10 Mars, 2019

Pacolli thirrje Vuçiç për tu kthyer në tavolinën e dialogut

Behxhet Pacolli, zv-kryeministri i Kosovës ka ftuar presidentitne Serbisë, që të mos luaj lojra, por të ktheht na tavolinën e...

Aktualitet23:46 - 9 Mars, 2019

“A të ka ngacmuar ndonjë deputet? Ja përgjigja e papritur e Grida Dumës

Grida Duma iu përgjigj shumë pyetjeve nga Ermali sot në emisionin Xing me Ermalin. Cili deputet të ka gjuajtur më...

Aktualitet23:30 - 9 Mars, 2019

“A do zhvisheshe për një spot? “/Grida Duma jep përgjigjen befasuese

Gjatë një interviste me titull “Grida kryeministre”, Ermali e pyeti ish deputeten nëse do ishte kryeministre a do e bënte...

Aktualitet23:20 - 9 Mars, 2019

“Është sakrificë”/Grida Duma tregon çfarë ndodhi kur la mandatin

Në muajin shkurt deputetët e opozitës firmosën deklaratat për lënien e mandatit si ligjvënës të parlamentit. Të parët që firmosën...

Aktualitet22:44 - 9 Mars, 2019

Aeroplani përfshihet nga flakët në Kolumbi/ Humbin jetën 12 pasagjerët

Ditën e sotme në Kolumbi është rrëzuar një aeroplan me 12 pasagjerë. Fatkeqësisht asnjë nga personat në bord nuk ka...

Aktualitet21:59 - 9 Mars, 2019

Vulin qetëson serbët/ Ushtria është gati

President i Serbisë Aleksandër Vuçiç, ka qenë kundër miratimit të Platformës për Dialog me Kuvendin e Kosovës. Sipas tij, platforma...

presidenti serb aleksander vucic presidenti serb aleksander vucic
Aktualitet20:50 - 9 Mars, 2019

Paralajmëron Vuçiç/ Mos bëni filma me Serbinë, është shumë më e fuqishme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se Serbia është e gatshme t’i bëjë ballë çdo sfide. Sipas Vuçiç, Serbia...

Aktualitet19:18 - 9 Mars, 2019

Hand: Një marrëveshje e nxituar mes Kosovës dhe Serbisë, do të kishte pasoja

Robert Hand, këshilltar politik i Komisionit të Helsinkit thotë se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të ngusin Kosovën dhe Serbinë...

Aktualitet14:22 - 9 Mars, 2019

Gara në Tiranë/ Një grua fituese e Konkursit Ndërkombëtar të Dirigjentëve

Deliana Lazarova dirigjentja fituese e NRTA Conducting Competition. Pas drejtimit të tre konkurrentëve  juria e përbërë nga personalitete ndërkombëtare të...

Aktualitet14:00 - 9 Mars, 2019

Tarifat dhe bisedimet me Serbinë/ Zyrtari i lartë amerikan në Prishtinë

Zëvendës sekretari amerikan i shtetit, David Hale, po qëndron të shtunën në Prishtinë “për të nënvizuar mundësinë historike për të...

Trending

Read previous post:
Thirrja e Alia Asllanit më aktuale se kurrë/ Mbushni xhepe, mbushni arka, të “pabrek” ju gjeti dreka, milionier ju gjeti darka!

Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë, nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë! Pra, o burra, hani,...

Close