Nga Artur Ajazi/ Janari i acartë Lulzimit – CNA
Connect with us

Aktualitet

Nga Artur Ajazi/ Janari i acartë Lulzimit

Publikuar

-

basha

Janari  i 2019 ka hyrë i ftohtë, ashtu siç ka gjetur të acartë ky  janar edhe opozitën e këtij vendi.

Ngrirja e gjithçkaje që ka në dispozicion  opozita politike në Tiranë, e ka shpjegimin tek sinjalet e fikura, tek mungesa e seriozitetit që ka përçarë dhe po shkërrmoq  kupolën drejtuese të saj.

Po të kthehemi  mbrapa në kohë, kujtojmë se Lulzim  Basha u rikonfirmua në detyrën e kryetarit  të PD, mes debatesh dhe dyshimesh të shumta që vinin më së shumti nga brënda partisë tij, nga kontestuesit e tij, dhe jo vetëm.

Por me gjithë kontestimet e shumta,  Lulzim Basha  arriti të fitonte, dhe nisi një “betejë”  me gjoja pretendimin se “do të ringirnte  PD”, por që deri sot ajo ka rezultuar se nuk ka qenë as betejë dhe as mision politik.

Personalisht nuk kam besuar dhe  nuk besoj se Partia Demokratike  mund të ringrihet nga beteja të tipit “Basha”, ndërkohë që mendoj se  ringritja  dhe  ribashkimi  i saj, do të ishte gjëja e duhur për një opozitë të çorientuar. Lulzim  Basha vazhdimisht ka menduar dhe deklaruar se “ringritja e PD do të ishte  graduale  duke motivuar militantët e saj”, gjë e cila  deri sot ka rezultuar tentativë e dështuar.

Brenda PD besoj se ka mjaft  deputetë dhe jo vetëm, që mendojnë se mënyra e vetme e ringitjes  së partisë është “deberishizimi i saj”, pavarsisht se asnjë prej tyre nuk guxon ta shprehë atë hapur.

Lulzimi  nuk ka gjasa të spastrojë PD nga berishistët, për sa kohë që edhe vetë ai merr  “bekimin”  e Doktorit gjithmonë  kur gjendet  gafil.

Një  tjetër problem komik që ka sot PD,  mbetet edhe përçarja  e brendshme, pasi  edhe vetë kundërshtarët e Bashës kanë  zgjedhësit e tyre në bazë, duke sjellë të paktën në votimin e fundit  demotivim masiv ndaj asaj partie.

Votuesit e PD-së janë  akoma  berishistë dhe  asgjë tjetër, ndërkohë  që Lulzimi nuk  ka arritur  të bëjë  “bashistë” as gjysmën e tyre.

Fillimisht Lulzimi  kishte pas vehtes  një grup njerëzish, prej të cilëve sot nuk i ka mbetur askush  veç deputetëve servilë. Madje këta të fundit, (të kthyer thjesht në rrogëtarë të rëndomtë) ja kanë bërë partinë Lulzimit  një postiqe të madhe, ku veç fshijnë  këmbët dhe përplasin duart  kur është nevoja.

Përsa i përket aleancave, fillimisht është menduar se “bashkëpunimi me LSI-në do të ishte  e vetmja gjë që i kishte  mbetur Bashës”, por shumë  shpejt  ka rezultuar se ky bashkëpunim nuk ishte aq i lehtë.

Kjo për faktin se se dy partitë opozitariste, kanë kohë që kanë nisur  garën  për t’i marrë  njëra-tjetrës votuesit e lëkundur nga qendra në bazë. Viti 2018 u mbyll me histori dhe bilance negative për opozitën politike në Tiranë, ndërkohë që  janari i 2019 ka nisur i acartë.

E ndarë mes kërkesave të studentëve dhe  pamundësisë së organizimit të protestave “popullore”, opozita  e Lulzim Bashës  (pa aleatët) gjendet sot e “ngrirë” mes Unazës së Madhe tek Astiri, në pritje të pranverës.

Ky  do të jetë  janari  i  ankthit  dhe sprova  më e madhe e një kryetari  opozite , që mes dilemash dhe pamundësish të pafundme që ka për betejën e madhe që e pret në qershor të 2019, pritet të  gjejë ose  të zgjedhë rrugë  të “pashkelura”, deri në zbulimin e skenarave  me ervinë, “vjedhje votash” apo dhe “tradhëtarë të blerë nga Rama”.

 

 

 

 

Aktualitet

Basha paralajmëron Ramën/ 30 qershori është fundi i regjimit kriminal

Publikuar

-

By

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një prononcimi për mediat, pas takimit me përfaqësuesen e SHBA në Tiranë, Leyla Moses Ones, është shprehur i prerë në qëndrimin kundër mbajtjes së zgjedhjeve në 30 qershor.

“30 qershori nuk është datë zgjedhjesh, kjo nuk ka për të ndodhur. Shqiptarët janë të vendosur për të mbrojtur demokracinë.”-tha Basha.

Gjithashtu ai i ka drejtuar edhe një paralajmërim të fortë kryeministrit Rama, ndërsa theksoi se “Sado të zgjasë kjo betejë, e ka të sigurtë fundin e regjimit të Edi Ramës. 30 qershori është dita kur nis fundi i regjimit autokratiko-kriminal të Edi Ramës. Një proces fals votimi, Rama po tenton ta shesë si zgjedhje”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

3 milionë dollarë nga taksapaguesit britanikë/ Meghan Markle dhe Princi Harry e teprojnë me shpenzimet luksoze

Publikuar

-

Pasi u larguan nga pallati Kensington sepse u tha se kishte një përçarje mes William dhe Kate, Princi Harry dhe Meghan kanë shpenzuar 2.4 milion paund ose 3 milionë dollarë, para publike, për të rikonstruktuar shtëpinë e tyre në bazën e Windsor Castle.Kritikët e kanë quajtur shpenzimin ‘të egër’ , por miqtë e Harry dhe Meghan, të cilët thuhet se kanë punësuar dizajnuesin e famshëm të Soho Farmhouse në Oxfordshire, këmbëngulin se nuk kemi të bëjmë me shpenzime aq të mëdha sa njerëzit mund të mendojnë.

Si dhuratë nga mbretëresha, prona e shekullit të 19-të ishte konvertuar në pesë shtëpi të vogla dhe duhej të kthehej në një shtëpi të vetme. Tavanet dhe dyshemetë u zëvendësuan së bashku me shtimin e banjove të reja, dhomave të gjumit dhe një kuzhinë.

Kur punimet ishin planifikuar para se të mbërrinte në jetë djali Archie, ekspertët parashikonin se kostoja e tatimpaguesve mund të kushtonte më shumë se 3 milionë paund, por ekipi i çiftit mbretëror këmbënguli se kishte të ngjarë të ishte sa gjysma e atij.

Por duke qenë se projekti ende nuk është i plotë – thuhet se do të kushtojë shumë më tepër se 2.4 milionë paund.

Burimi:https://www.bbc.com/news/uk-48746609

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Zgjedhjet e 30 qershorit/ Basha replika me gazetarët

Publikuar

-

By

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas një takimi që zhvilloi sot me të ngarkuarën me punë të SHBA në Tiranë, Lyela Moses Ones, në një prononcim për gazetarët nuk ka pranuar të japë detaje nga takimi në fjalë.

I pyetur nga gazetarët se çfarë u fol në takim, Basha tha se “Takimet që unë kam me diplomatët e huaj nuk kanë qënë kurrë objekt i bisedave të mia me shtypin”.

Gjithashtu Basha ka replikuar me gazetarët, ndërsa ka mohuar letrën e shpërndarë në media, sipas së cilës PD jepte udhëzime për shkatërrimin e procesit zgjedhor.

I pyetur nga gazetarët nëse është i vërtetë një lajm i tillë Basha e mohoi dhe për më tepër sulmoi mediat.

Basha: Ku e ke marrë këtë informacion?

Gazetarja: Qarkullon në media

Basha: Cilat media? Është prodhim i mercenarëve mediatikë të Edi Ramës që paguhen me taksat e shqiptarëve. Është një skemë mafioze”.

Ndërsa i pyetur sesi do të pamundësin zgjedhjet?

Basha tha “Cila zgjedhje? Nuk ka zgjedhje. Votime bën edhe Koreja e veriut. Nuk ka zgjedhje. Është një standart ndërkombëtar. Procesi zgjedhor pa opozitën nuk është proces zgjedhor. Nuk ka dhe nuk do të ketë zgjedhje. Nuk do të lejohen, nuk do të pranohen, nuk do të njihen”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet15:14 - 24 Qershor, 2019

Kukësi lë me gisht në gojë Partizanin, i “rrëmben” nga duart Azdren Llullakun

Kukësi nuk ia doli dot që ta mundë Partizanin në kampionat, por shpreson ta bëjë një gjë të tillë në…...

Aktualitet20:54 - 23 Qershor, 2019

Zaev vulos zvendësimet/ Tre shqiptarë, ministra në qeverinë e “re”

 Kryeministri Zoran Zaev, sot vulosi përbërjen e re Qeveritare, ku  gjashtë ministri do të pësojnë ndryshime. Kështu, sikurse raportojnë mediat vendore:...

Aktualitet20:10 - 23 Qershor, 2019

Gara për Bashkinë e Stambollit/ Humb për të dytë herë i preferuari i Erdogan

Kandidati i partisë në pushtet në zgjedhjet e përsëritura për Kryetar Bashkie në Stamboll, Binali Yildirim, pranoi humbjen ndaj kandidatit...

Aktualitet17:01 - 23 Qershor, 2019

Zgjedhjet për kryebashkiakun e Stambollit

Pas një ankese të kreut të shtetit turk, Erdogan, zgjedhjet për postin e bashkisë së Stambollit u anuluan. Kandidati AKP,...

Aktualitet16:48 - 23 Qershor, 2019

Dështimi i takimit në Paris/ Kosova dhe Serbia në kërkim të “fajtorit”

Nisma e kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emanuel Macron, për një takim në Paris në përpjekje për të zhbllokuar bisedimet...

Aktualitet10:19 - 22 Qershor, 2019

Zjarr në Paris/ Tre të vdekur, 28 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Paris, ku tre persona kanë vdekur, ndërsa 28 të tjerë janë plagosur si...

Aktualitet13:13 - 21 Qershor, 2019

Tërmeti shkund Francën/ Dëmtohen ndërtesat

Franca është tronditur nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës Rihter mëngjesin e sotëm. Tërmeti ka...

Aktualitet11:20 - 21 Qershor, 2019

Protesta e opozitës/ Blindohet Kryeministria e Parlamenti

Opozita do të zhvillojë sonte në orën 20:00 protestën e nëntë kombëtare e përpara Kryeministrisë kundër qeverisë Rama. Për mbarëvjatjen...

Aktualitet20:28 - 20 Qershor, 2019

Turqi, 151 të dënuar me burgim përjetshëm

Një gjykatë turke në Ankara dënoi të enjten 151 persona me burgim të përjetshëm nën akuzat për grusht shteti në...

Aktualitet18:34 - 20 Qershor, 2019

Rrugët e ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor përmes medias satelite

Një studim i Fondit Marshall Gjerman në Shtetet e Bashkuara, vë në pah se zhgënjimi i përgjithshëm me Perëndimin në...

Aktualitet18:26 - 20 Qershor, 2019

Viktimë e përgjimeve/ Jep dorëheqje ministri i Inovacionit

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në qeverinë e Kosovës, Besim Beqaj, dha sot dorëheqje nga posti i tij. Dorëheqja e...

Aktualitet20:48 - 19 Qershor, 2019

Trump premton dëbime masive të imigrantëve të paligjshëm

Presidenti Donald Trump, i cili nisi zyrtarisht fushatën për rizgjedhje, thotë se autoritetet amerikane të emigracionit do të fillojnë deportimin...

Aktualitet20:38 - 19 Qershor, 2019

Kapet sasia më e madhe e drogës në historinë e SHBA

Autoritetet federale njoftuan të martën se kanë sekuestruar sasinë më të madhe të drogës në historinë e SHBA. Bëhet fjalë...

Aktualitet19:08 - 18 Qershor, 2019

A i ka mbajtur Presidenti Trump premtimet e bëra?

Ndërsa demokratët vazhdojnë përplasjen njëvjeçare për të parë se kush do të sfidojë Presidentin Donald Trump në zgjedhjet 2020, presidenti...

Aktualitet18:47 - 18 Qershor, 2019

Erdogan e quan “martir”/ Funerali i ish presidentit egjiptian, Mohamed Morsi

Ish presidenti egjiptian Mohamed Morsi, udhëheqësi i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në vend, i cili u detyrua më...

Aktualitet18:39 - 18 Qershor, 2019

Shtetet e Bashkuara ratifikojnë marrëveshjen e ekstradimit me Kosovën

Ministri i Drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahiri, tha të martën se ka marrë një letër të nënshkruar presidenti i Shteteve...

Aktualitet18:26 - 18 Qershor, 2019

Gjoka bën deklaratën që nuk pritej: Më mirë që na ra Debreceni

Kukësi do të përballet me Debrecenin në turin e parë të Europa League dhe në kampin verilindor e kanë pritur...

Aktualitet19:48 - 17 Qershor, 2019

Ndërron jetë në sallën e gjyqit ish Presidenti i “Pranverës Arabe”

Mohamed Morsi, ish presidenti i  Egjiptit, i dalë pas lëvizjes së njohur si “Pranvera Arabe”, që rrëzoi nga froni presidencial...

Aktualitet19:04 - 17 Qershor, 2019

Vizitë në Sarajevë/ Palmer: Rusia po bllokon Ballkanin Perëndimor

Zëvendësi i ndihmësit të Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën, Matthew Palmer ka deklaruar se SHBA angazhohet për një raport...

Aktualitet18:37 - 17 Qershor, 2019

Vendimi pritet të shtyhet/ Mogherini: Çelja e negociatave të bëhet sa më shpejt

Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme edhe njëherë ka kërkuar nga vendet anëtare të BE...

Aktualitet18:31 - 17 Qershor, 2019

Maqedoni e Veriut, hidhet poshtë varianti i zgjedhjeve të parakohëshme

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev bëri të ditur të dielën në mbrëmje se nuk do të ketë zgjedhje të parakohëshme parlamentare...

Aktualitet18:18 - 17 Qershor, 2019

“I ke dhënë ndonjë gjë a si ke dhënë”/ Qytetari i ankohet drejtorit të Ramës se nuk ka marrë lekët e votave

Në audiopërgjimin nr.5, publikuar nga gazetari i “Bild”, zbulohet biseda mes drejtorit në ministrinë e Brendshme Arben Keshi me dy persona...

Aktualitet14:13 - 17 Qershor, 2019

Lëvizja pa viza/ Avramopoulos: Kujdes, BE do të marrë masa

Numri i hyrjeve legale të azilkërkuesve në BE po rritet. Veçanërisht persona nga Amerika Latine dhe Ballkani Perëndimor e kanë...

Aktualitet12:00 - 17 Qershor, 2019

Presionet dhe sinjalet/ Grindje serioze mes Iranit dhe Britanisë së Madhe

Edhe Britania e Madhe beson se Irani qëndron pas sulmeve ndaj dy anijeve. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi në Teheran, i...

Aktualitet09:04 - 17 Qershor, 2019

Humb jetën një pushuese në Vlorë

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në plazhin e vjetër të Vlorës. Viktima është identifikuar si Shoha...

Aktualitet19:36 - 16 Qershor, 2019

BE damkos Rusinë për dezinformim

Gënjeshtra, teori komplotiste, #hashtag-e me urrejtje. Në zgjedhjet europiane të majit janë përdorur instrumenta dezinformimi me origjinë në Rusi, shprehet...

Aktualitet18:11 - 16 Qershor, 2019

Operacioni “Krasta”/ Jepet vendimi për Suela Mustën

Gjykata e Elbasanit ka vendosur sot masën “Arrest shtëpie” për gazetaren Suela Musta e arrestuar nga policia gjatë operacionit të...

Aktualitet10:33 - 16 Qershor, 2019

Thaçi për L’Express/ Në Hagë shkoj vetëm si dëshmitar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur  për 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës në të përjavshmen francese “L’Express”. Ndër të...

Trending