Në kërkim për trafik narkotikësh/ Prangosen dy të shumëkërkuarit – CNA
Connect with us

Aktualitet

Në kërkim për trafik narkotikësh/ Prangosen dy të shumëkërkuarit

Publikuar

-

Policia në Pogradec ka bërë të mundur ndalimin e dy personave të shpallur në kërkim, njëri prej të cilëve i dënuar me 12 vjet burg dhe tjetri i dënuar me 8 vite burg, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike, të kryera në bashkëpunim”.

Sipas uniformave blu, të arrestuarit janë shtetasit Nexhip Ibrahimllari, 37 vjeç, banues në Velçan, Maliq dhe Emanuel Çyçllari, 27 vjeç, banues në Porodinë, Korçë.

“Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, e ka dënuar shtetasin Nexhip Ibrahimllari me 12 vjet burg dhe shtetasin Emanuel Çyçllari me 8 vjet burg për veprat penale të mësipërme, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 30.10.2015 , ku në fshatin Velçan, Maliq, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 722.5 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

LEXO EDHE:  Tensionohet situata në Durrës/ Protestuesit përplasen me policinë

Gjithashtu për të dy shtetasit, është vendosur edhe masa e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim” në lidhje me ngjarjen e datës 20.08.2018, të ndodhur në territorin e fshatit Velçan, ku gjatë një operacioni u godit një grup kriminal në fushën e kultivimit të narkotikëve, të cilëve iu gjetën të kultivuara dhe iu asgjësuan një sasi bimësh të dyshuara Cannabis Sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.”-thuhet në njoftimin e policisë.

Aktualitet

Bashën e lëshojnë nervat/ Sulmon Klanin dhe Top Channel

Publikuar

-

By

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka sulmuar ashpër mediat, Top Channel dhe Tv Klan, duke i quajtur vegla qorre të Edi Ramës.

Basha ka dalë nga kontrolli pas pyetjes së gazetarëve, në lidhje me kërkesën e tij  drejtuar të zgjedhurve në pushtetin lokale për krijimin  e incidenteve me 30 Qershor.

Sipas tij, një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe është shpikur nga mediat vegla qorre të Ramës.

LEXO EDHE:  Tensionohet situata në Durrës/ Protestuesit përplasen me policinë

“Ku e keni marrë këtë informacion. Natyrisht që është një prodhim i mercenarëve mediatikë të Edi Ramës. Mashtrim total dhe shërbim që i bëhet Edi Ramës dhe klikës së tij. Është prodhim i veglave qorre të Edi Ramës, Tv Klan dhe Top Channel.”, është shprehur Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Shkatërrimi i zgjedhjeve/ Basha mohon udhëzimin e Gazment Bardhit

Publikuar

-

By

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një prononcimi për mediat, pas një takimi që zhvilloi me përfaqësuesen e SHBA në Tiranë, Leyla Moses Ones, ka mohuar letren e publikuar dje në media, sipas të cilit udhëzohej shkatërrimi i procesit zgjedhor.

I pyetur nëse ka kërkuar nga të zgjedhurit në pushtetin lokal që të krijojnë incidente në 30 qershor, kreu i PD tha se ky është një mashtrim.

“Ku e keni marrë këtë informacion. Natyrisht që është një prodhim i mercenarëve mediatikë të Edi Ramës. Mashtrim total dhe shërbim që i bëhet Edi Ramës dhe klikës së tij.

Ashtu sikurse e ka zakon, sërish Lulzim Basha ka tentuar të gënjejë shqiptarët. Kështu ka bërë edhe në lidhje me financiemt ruse për lobime në SHBA, të cilat i mohoi dhe më pas tha se i kanë paguar dashamirësit e PD-së dhe më pas tha se nuk e di kush i ka paguar, por me këtë dosje i ka thënë “hapu burgut”.

LEXO EDHE:  Tensionohet situata në Durrës/ Protestuesit përplasen me policinë

Së dyti kështu ka mohuar edhe zgjedhjet në PD.

Kështu ka mohuar edhe marrëveshjen me Edi Ramën por e kanë parë të gjithë shqiptarët.

Kështu ka deklaruar se nuk do të ketë më koalicion me LSI-në, por shkoi në zgjedhjet e 2017-ës, e sulmoi Ilir Metën dhe sot është në krah të Monika Kryemadhit.

Kështu e ka mohuar çdo gjë, strukturat e PD-së, bashkëpunëtorët e tij, etj. Por, gjithmonë e vërteta është e kundërta. Në momentin që e mohon Lulzim Basha është për t’u besuar më shumë se kurrë tek e vërteta. Mjafton që ta mohojë Luli, që ta besojmë./ CNA.al

Zbulohen detajet/ Kush e përgatiti shkresën skandaloze për shkatërrimin e zgjedhjeve

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Futbollisti i Realit fut “në sherr” Zidane me Perez/ Njëri do largimin, tjetri jo

Publikuar

-

Mesfushori i Real Madrid-it, Dani Ceballos, nuk ka patur shumë hapësira, pasi ka luajtur vetëm 23 ndeshje nga të cilat 13 i ka nisur si titullar me fanellën e “Los Blancos”. 22-vjeçari nuk është në planet e Zinedine Zidane dhe francezi ja ka bërë të qartë yllit të Spanjës U-21.

Florentino Perez ishte dakord me vendimin e trajnerit, por paraqitjet e Ceballos në Europianin U-21 me Spanjën kanë bërë që presidenti të lëkundet. Rendiment i lartë, dy gola dhe në ndeshjen kundër Belgjikës u shpall futbollisti më i mirë.

LEXO EDHE:  Kontrabandë në Doganën e Qafë-Thanës/ Arrestohet kandidati socialist

Trajneri dhe Perez janë në drejtime të ndryshme, por në fund vendimi i mbetet Zidane. Perez ka bërë vetëm një “bllokadë”, nuk e lëshon 22-vjeçarin pa 50 milionë euro. Tottenham është ekipi i interesuar për të dhe në Madrid presin ofertën e kërkuar për ta mbyllur si çështje.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet15:14 - 24 Qershor, 2019

Kukësi lë me gisht në gojë Partizanin, i “rrëmben” nga duart Azdren Llullakun

Kukësi nuk ia doli dot që ta mundë Partizanin në kampionat, por shpreson ta bëjë një gjë të tillë në…...

Aktualitet20:54 - 23 Qershor, 2019

Zaev vulos zvendësimet/ Tre shqiptarë, ministra në qeverinë e “re”

 Kryeministri Zoran Zaev, sot vulosi përbërjen e re Qeveritare, ku  gjashtë ministri do të pësojnë ndryshime. Kështu, sikurse raportojnë mediat vendore:...

Aktualitet20:10 - 23 Qershor, 2019

Gara për Bashkinë e Stambollit/ Humb për të dytë herë i preferuari i Erdogan

Kandidati i partisë në pushtet në zgjedhjet e përsëritura për Kryetar Bashkie në Stamboll, Binali Yildirim, pranoi humbjen ndaj kandidatit...

Aktualitet17:01 - 23 Qershor, 2019

Zgjedhjet për kryebashkiakun e Stambollit

Pas një ankese të kreut të shtetit turk, Erdogan, zgjedhjet për postin e bashkisë së Stambollit u anuluan. Kandidati AKP,...

Aktualitet16:48 - 23 Qershor, 2019

Dështimi i takimit në Paris/ Kosova dhe Serbia në kërkim të “fajtorit”

Nisma e kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emanuel Macron, për një takim në Paris në përpjekje për të zhbllokuar bisedimet...

Aktualitet10:19 - 22 Qershor, 2019

Zjarr në Paris/ Tre të vdekur, 28 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Paris, ku tre persona kanë vdekur, ndërsa 28 të tjerë janë plagosur si...

Aktualitet13:13 - 21 Qershor, 2019

Tërmeti shkund Francën/ Dëmtohen ndërtesat

Franca është tronditur nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës Rihter mëngjesin e sotëm. Tërmeti ka...

Aktualitet11:20 - 21 Qershor, 2019

Protesta e opozitës/ Blindohet Kryeministria e Parlamenti

Opozita do të zhvillojë sonte në orën 20:00 protestën e nëntë kombëtare e përpara Kryeministrisë kundër qeverisë Rama. Për mbarëvjatjen...

Aktualitet20:28 - 20 Qershor, 2019

Turqi, 151 të dënuar me burgim përjetshëm

Një gjykatë turke në Ankara dënoi të enjten 151 persona me burgim të përjetshëm nën akuzat për grusht shteti në...

Aktualitet18:34 - 20 Qershor, 2019

Rrugët e ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor përmes medias satelite

Një studim i Fondit Marshall Gjerman në Shtetet e Bashkuara, vë në pah se zhgënjimi i përgjithshëm me Perëndimin në...

Aktualitet18:26 - 20 Qershor, 2019

Viktimë e përgjimeve/ Jep dorëheqje ministri i Inovacionit

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në qeverinë e Kosovës, Besim Beqaj, dha sot dorëheqje nga posti i tij. Dorëheqja e...

Aktualitet20:48 - 19 Qershor, 2019

Trump premton dëbime masive të imigrantëve të paligjshëm

Presidenti Donald Trump, i cili nisi zyrtarisht fushatën për rizgjedhje, thotë se autoritetet amerikane të emigracionit do të fillojnë deportimin...

Aktualitet20:38 - 19 Qershor, 2019

Kapet sasia më e madhe e drogës në historinë e SHBA

Autoritetet federale njoftuan të martën se kanë sekuestruar sasinë më të madhe të drogës në historinë e SHBA. Bëhet fjalë...

Aktualitet19:08 - 18 Qershor, 2019

A i ka mbajtur Presidenti Trump premtimet e bëra?

Ndërsa demokratët vazhdojnë përplasjen njëvjeçare për të parë se kush do të sfidojë Presidentin Donald Trump në zgjedhjet 2020, presidenti...

Aktualitet18:47 - 18 Qershor, 2019

Erdogan e quan “martir”/ Funerali i ish presidentit egjiptian, Mohamed Morsi

Ish presidenti egjiptian Mohamed Morsi, udhëheqësi i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në vend, i cili u detyrua më...

Aktualitet18:39 - 18 Qershor, 2019

Shtetet e Bashkuara ratifikojnë marrëveshjen e ekstradimit me Kosovën

Ministri i Drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahiri, tha të martën se ka marrë një letër të nënshkruar presidenti i Shteteve...

Aktualitet18:26 - 18 Qershor, 2019

Gjoka bën deklaratën që nuk pritej: Më mirë që na ra Debreceni

Kukësi do të përballet me Debrecenin në turin e parë të Europa League dhe në kampin verilindor e kanë pritur...

Aktualitet19:48 - 17 Qershor, 2019

Ndërron jetë në sallën e gjyqit ish Presidenti i “Pranverës Arabe”

Mohamed Morsi, ish presidenti i  Egjiptit, i dalë pas lëvizjes së njohur si “Pranvera Arabe”, që rrëzoi nga froni presidencial...

Aktualitet19:04 - 17 Qershor, 2019

Vizitë në Sarajevë/ Palmer: Rusia po bllokon Ballkanin Perëndimor

Zëvendësi i ndihmësit të Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën, Matthew Palmer ka deklaruar se SHBA angazhohet për një raport...

Aktualitet18:37 - 17 Qershor, 2019

Vendimi pritet të shtyhet/ Mogherini: Çelja e negociatave të bëhet sa më shpejt

Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme edhe njëherë ka kërkuar nga vendet anëtare të BE...

Aktualitet18:31 - 17 Qershor, 2019

Maqedoni e Veriut, hidhet poshtë varianti i zgjedhjeve të parakohëshme

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev bëri të ditur të dielën në mbrëmje se nuk do të ketë zgjedhje të parakohëshme parlamentare...

Aktualitet18:18 - 17 Qershor, 2019

“I ke dhënë ndonjë gjë a si ke dhënë”/ Qytetari i ankohet drejtorit të Ramës se nuk ka marrë lekët e votave

Në audiopërgjimin nr.5, publikuar nga gazetari i “Bild”, zbulohet biseda mes drejtorit në ministrinë e Brendshme Arben Keshi me dy persona...

Aktualitet14:13 - 17 Qershor, 2019

Lëvizja pa viza/ Avramopoulos: Kujdes, BE do të marrë masa

Numri i hyrjeve legale të azilkërkuesve në BE po rritet. Veçanërisht persona nga Amerika Latine dhe Ballkani Perëndimor e kanë...

Aktualitet12:00 - 17 Qershor, 2019

Presionet dhe sinjalet/ Grindje serioze mes Iranit dhe Britanisë së Madhe

Edhe Britania e Madhe beson se Irani qëndron pas sulmeve ndaj dy anijeve. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi në Teheran, i...

Aktualitet09:04 - 17 Qershor, 2019

Humb jetën një pushuese në Vlorë

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në plazhin e vjetër të Vlorës. Viktima është identifikuar si Shoha...

Aktualitet19:36 - 16 Qershor, 2019

BE damkos Rusinë për dezinformim

Gënjeshtra, teori komplotiste, #hashtag-e me urrejtje. Në zgjedhjet europiane të majit janë përdorur instrumenta dezinformimi me origjinë në Rusi, shprehet...

Aktualitet18:11 - 16 Qershor, 2019

Operacioni “Krasta”/ Jepet vendimi për Suela Mustën

Gjykata e Elbasanit ka vendosur sot masën “Arrest shtëpie” për gazetaren Suela Musta e arrestuar nga policia gjatë operacionit të...

Aktualitet10:33 - 16 Qershor, 2019

Thaçi për L’Express/ Në Hagë shkoj vetëm si dëshmitar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur  për 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës në të përjavshmen francese “L’Express”. Ndër të...

Trending