Connect with Us

Moti i keq/ Autoriteti rrugor tregon akset problematike

Aktualitet

Moti i keq/ Autoriteti rrugor tregon akset problematike

Publikuar

-

Shqipëria është përfshirë nga moti i keq. Zona të tëra kryesisht malore janë nën pushtetin e dëborës.

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, në krahasim më një ditë më parë situata është përmirësuar, pasi reshjet e dëborës dhe shiut kanë qenë me intensitet të ulët.

Kështu, në Rajonin Jugor Gjirokastër: Gjate natës ka pasur reshje shiu. Situata në akset e këtij Qarku është përmirësuar ndjeshëm. Qarkullimi kryhet normalisht.

Të gjitha akset qarkullohen pa zinxhir, vetëm në segmentin Erind–Çajup, qarkullohet pjesërisht me zinxhir.

Në Qarkun e Korçës, ka pasur reshje të dobëta bore. Është punuar pa ndërprerje nga kontraktorët e mirëmbajtjes për përmirësimin e gjendjes në akse.

Në aksin Qafë Thanë – Pogradec – Korçë – Kapshticë, është punuar gjatë orëve të para të mëngjesit për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës. Qarkullimi kryhet pa zinxhir.

Në aksin Boboshticë-Dardhë, nga km 5-14, qarkullohet me zinxhir.

Në rrugën Ersekë-Leskovik, në zonën e Gërmenjit, qarkullohet me zinxhir.

Në Rajonin Qendror Tiranë: Gjatë gjithë natës dhe deri tani ka reshje shiu dhe ne akset e Dajtit ka rreshje bore.

Po vazhdon puna per pastrimin dhe hedhjen e kripës nga kontraktori. Segmentet Qafë Priskë – Qafë Mollë-Shëngjergj qarkullohet me zinxhir. Në Trau Dajt-Teleferik është punuar për pastrim dhe shpërndarjen e kripës. Qarkullimi bëhet me zinxhir.

Akset e Dajtit, qarkullohen të gjithë me zinxhir.

Në Rajonin Verior Shkodër: Ka pasur reshje me intensitet të lartë. Në aksin Nyjë Fushë Dukagjin-Lidhja me Rrugën e Kombit, Hyrje Kukës-Krumë-Qafë Prush, Plepa-Kam, ka pasur reshje bore. Trashësia e borës shkon 60 cm. Vazhdon puna për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës. Qarkullimi pjesërisht me zinxhir.

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Pasditja sjell "surpriza", bëhuni gati për shtrëngata

Në segmentin Kukës-Ura e Zapodit, Kukës-Bushtricë, dhe K/Domaj-Draj Reç. Në punë janë 4 borëpastruese dhe 2 fadroma.

Qarkullimi kryhet me zinxhir.

Në aksin Kukës-Bushtricë, njoftohemi për situata të rënduar nga reshjet. Trashësia e borës ka shkuar 1 m. Tani sapo është bërë e mundur hapja e rrugës dhe mjetet po kalojnë.

Aksi Mjedë-Pukë-Fushë Arrëz-Kukës, Kukës-Krumë-Qafë Prush dhe Plepa-Kam qarkullohet me zinxhir.

Në aksin Skuraj-Burrel-Klos-Peshkopi, po punohet me mjete borëpastruese për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës. Rruga është e kalueshme me zinxhir.

Në rrugën Ura e Cerenecit-Steblevë trashësia e borës shkon 100 cm. Po punohet me 2 mjete borëpastruese. Qarkullimi me zinxhir.

Në rrugët Qafë Bualli-Krastë, Burrel-Komsi, Ura e Matit – Lis, K/Ulëz-Ulëz, Peshkopi-Qafë Draje dhe Peshkopi – Ushtelenxe ka pasur reshje me intensitet gjatë natës. Trashësia e borës shkon 50 cm. Po punohet për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës. Qarkullimi rekomandohet me zinxhir.

Peshkopi-Maqellare dhe Maqellare-Dogana Bllatë qarkullohen me zinxhir.

Po vazhdon pastrimi i segmentit Bulqizë-Shupenze nga kontraktori. Qarkullimi me zinxhir.

Në rrugët Dedaj-Razëm, Koplik-Bogë, Qafë Mali-Fierzë, Pukë-Fushe Arrëz-Fushë Dukagjin. Është punuar pa ndërprerje nga kontraktori gjatë gjithë natës. Ne këto rrugë duhet të përdoren zinxhirët.

Në akset e Tropojës Bajram Curri-Valbonë, Ura e Bujanit-Qafë Morinë, Sopot-Kernaje, Mejdan-Tropojë-Bucaj, ka pasur reshje bore me intensitet, dhe vazhdojnë edhe tani. Qarkullimi bëhet pjesërisht me zinxhir.

Në rrugën Fierë-B. Curri-Kam, qarkullimi bëhet pjesërisht me zinxhir.

Në Qafë Laç-Koman ka pasur rreth 50 cm bore, qarkullohet me zinxhir.

Në akset Shkodër-Hani i Hotit dhe Hani i Hotit-Tamarë, qarkullimi bëhet pjesërisht me zinxhir dhe me kujdes./CNA.al

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Shit-blerja e votave/ Këllçi: Ja kompania që shpërndan ushqime për fushatën e PS

Publikuar

-

Nga

“Tallen me qytetarët për rindërtimin e shtëpive”/ Këlliçi sfidon publikisht bashkinë

Kandidati për demokrat i Partisë socialiste, Belind Këlliçi, ka denoncuar një kompani që sipas tij shpërndan ushqime për fushatën e Partisë Socialiste.

Më tej, në një postim në rrjetet sociale Këlliçi ka treguar kompaninë që shpërndan ushqime në këmbim të kontratave nga Rilindja.

“Politika e barkut bosh! Shpigel Glass, kompania që po shpërndan ushqime për fushatën e PS, në këmbim të kontratave nga Rilindja. Me një dorë të japin kafshatën e mjerimit, me tjetrën të vjedhin të ardhmen.”, shkruan Këllici./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“I duket rruga fushë me lule”/ Rama ‘thumba’ Bashës nga Gjirokastra: Vetëm mund ta bëjmë këtë vend

Publikuar

-

Nga

“Vetëm mund ta bëjmë këtë vend”/ Rama ‘thumba’ Bashës nga Gjirokastra: I duket rruga fushë me lule

Kryeministri Eda Rama, nuk i ka ndalur sulmet ndaj kreut të PD sot në Gjirokastuar, ku është ndalur në kuadër të fushatës elektorale.

Rama tha se Basha u tha shqiptarëve që hajdeni në rrugën e shkurtër se është fushë me lule dhe i hodhi në greminë.

Ai bëri thirrje që të votojnë për PS, pasi sipas tij, ata janë të vetmit që mund ta bëjnë Shqipërinë.

Sot në të gjitha familjet, që ka nisur lehtësimi i virusit, sot janë mbi 300 mijë të vaksinuar. Rreziku i jetës nuk është më i pranishëm. Shqetësimi më i kuptushëm i jetës është larguar dhe është e nesërmja dhe mirëqenia.

Sot ka më shumë arsye se ky vend jo vetëm bëhet, por do ta bëjmë ne që jemi këtu dhe ata që po na ndjekin tani.

Ai zëri i brendshëm që e ka çdo njeri që i thotë ulu kur vjen lodhja, që i thotë ndalo kur e ndjen se po i merret fryma, është një zë që shqiptarët e kanë dhe që në momente të ndryshme merr formën e disave dhe u del përpara cdo kujt.

U ka dalë në formën e Haxhi Qamilit që në moment stresi u tha shqiptarëve që hajdeni në rrugën e shkurtër se është fushë me lule, ku i hodhi në greminë dhe iu desh shumë e shumë vite për tu ngritur.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“25 prilli përcakton fatin e Shqipërisë”/ Pendavinji tregon objektivin e PS në Korçë

Publikuar

-

Nga

“25 prilli përcakton fatin e Shqipërisë”/ Pendavinji tregon objektivin e PS në Korçë

Partia Socialiste ka ndezur motorët për të triumfuar në zgjedhjet e 25 prillit dhe për të “rrëmbyer” mandatin e tretë.

Qarku i Korçës i ka dhënë “dritën jeshile” PS dhe këtë qark mazhoranca e ka betejën më të lehtë.

Ilirjan Pendavinji, i dyti në listën për Korçën u shpreh se përfaqëson qytetarët e Bashkisë së Maliqit, ndërsa shtoi se nga ana e qytetarëve është pritur shumë mirë.

Në një intervistë për CNA.al, Pendavinji theksoi se 25 prillit do të jetë një sfidë që përcakton fatin e vendit tonë përtej mandatit të tretë të PS.

Fillimisht do doja të thoja që ndjehem krenar, i vlerësuar dhe i lumtur njëkohësisht, që jam sërisht pjesë e skuadrës të Partisë Socialiste në Qarkun Korçë!

Ndërkaq, në përgjigje të pyetjes tuaj, vlen të sjell në vëmendjen të çdo lexuesi, se ashtu si në mandatin e dytë edhe për këtë mandat unë përfaqësoj qytetarët e bashkisë Maliq. Mes të cilëve gjej çdo ditë jo vetëm mbështetje për mua dhe Partinë Socialiste, por gjej edhe kurajon, energjinë dhe forcën e duhur, për t’ia dalë me sukses sfidës së 25 Prillit, një sfidë e cila përcakton fatin e vendit tonë përtej mandati të tretë të Partisë Socialiste të Shqipërisë”, tha Pendavinji.

Kandidati i PS shtoi më tej në në zonën e Maliqit qeveria ka arritur tu përgjigjet nevojave komunitare, gjë që sipas tij është kthyer në terren të mirë për tu kërkuar votbesimin banorëve.

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Pasditja sjell “surpriza”, bëhuni gati për shtrëngata

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Mos dilni pa çadër nga shtëpia 

Në fakt, për të qenë i vërtetë dhe i sinqertë në territorin e komunitetit që përfaqësoj, qeveria dhe bashkia kanë bërë punë të mira dhe të përditëshme, të gjitha në përgjigje të nevojave komunitare.

Falë të gjithë punëve të realizuara, banorët kanë mundur të adresojnë dhe zgjidhin në kohë problematikat e tyre, duke na sjellë kështu një terren të lehtësuar nga masa e gjerë e problematikave që jemi mësuar të kemi në kohë fushatash elektorale dhe një terren shumë më të favorshëm për të kërkuar sërisht votëbesim”, deklaroi ai.

I pyetur se sa mandate synon PS në qarkun e Korçës, Pendavinji deklaroi se kanë si objektiv maksimal 7 mandate, ndërsa në total mazhoranca aktuale synon të arrijë normalisht 74 mandate dhe si objektiv maksimal 78 mandate.

Ashtu si edhe është bërë publike, objektivi bazë në Qarkun Korçë përkon me 6 mandate dhe objektivi maksimal 7 mandate. Ndërkaq, për sa lidhet me mandatet në total në të gjithë Shqipërinë objektivi bazë është 74 mandate dhe 78 mandate maksimalisht.

Objektivi bazë është i padiskutueshëm për ne, ndërkohë që vazhdojmë punën me shumë përkushtim, për të jetësuar objektivin maksimal si për qarkun Korçë ashtu edhe për realizimin e objektivit maksimal të mandateve në të gjithë Shqipërinë”, u shpreh Ilir Pendavinji në një intervistë për CNA.al.

LEXO TE PLOTE