LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ministri Lleshaj para medias/ Studentët do të ndiqen penalisht…

11 Janar 2019, 18:42, Aktualitet CNA
Ministri Lleshaj para medias/ Studentët do të ndiqen penalisht…

I gjendur përballë mediave, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, është pyetur edhe lidhur me dhunën e pretenduar nga studentët se është ushtruar prej forcave të policisë.

?Ne kemi pasur këto ditë shqetësime sa i përket bllokimit të disa universiteteve, bllokim i cili ka çuar që një pjesë e madhe e studentëve t?u pamundësohet vijimi i studimeve. Mbrëmë ka pasur një kërkese nga drejtues të universiteteve për ndihmë, në mënyrë që të liroheshin ato mjedise që janë zënë me barrikada të improvizuara nga një grup i vogël personash. Kryesisht veprimet janë bërë nga strukturat e policisë private të këtyre universiteteve. Policia ka mbështetur nga larg këtë veprimtari. Dhe dua të them që garancia që u jepet universiteteve dhe paprekshmëria e mjediseve universitare do të thotë paprekshmëri nga çdo formë e dhunës apo e pasigurisë?,-ka thënë Lleshaj.

Gjithashtu ministri Lleshaj është pyetur lidhur me qëndrimin që do të mbahet për veprimet e kryera nga studentët dhe nëse ata do të ndiqen penalisht. Lidhur me këtë çështje, ai tha se nëse do të jetë e nevojshme, studentët do të ndiqen penalisht si individë dhe jo si ?studentë?.CNA.al

Lajmet e fundit nga