LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kuvendi çan bllokadën e votave/ Miratohet emri Maqedonia e Veriut

11 Janar 2019, 18:46, Aktualitet CNA
Kuvendi çan bllokadën e votave/ Miratohet emri Maqedonia e Veriut

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi sot  ndryshimin e Kushtetutës për marrëveshjen me Greqinë në lidhje me çështjen e ndryshimit të emrit.

Me anë të 81 votave u vendos që të zgjidhje ky problem 27-vjeçar që qëndron midis këtyre dy shteteve raportojnë mediat maqedonase.

Miratimi i këtyre ndryshimeve është bërë i mundur pas negociatave të gjata me opozitën shqiptare lidhur me disa amendamente për pozitën e shqiptarëve në Kushtetutën e Maqedonisë.

Kreu i qeverisë Zoran Zaev dhe kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, morën këtë vendiom pas katër ditësh negociata me njeri-tjetrin.

Nga opozita shqiptare ishte kundërshtuar varianti i parë i emrit, i cili sipas tyre nënkuptonte përkatësinë etnike të shqiptarëve si maqedonas.

Vendimin e Kuvendit, Zaev e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm për të ardhmen vendit, pasi me këtë mbyllet kontesti 27 -vjeçar me Greqinë për çështjen e emrit, që ka mbajtur për aq kohë të bllokuar edhe anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian.

?Kuvendi i Maqedonisë që nga pavarësia ka sjell vendime të shumta, vendime të mira për të mirë e vendit, por vendimi i sotëm është ndër më të rëndësishmit. Është vendim i rënd, por vendimi më i mirë i mundshëm me Greqinë për të ardhmen e vendit. Edhe VMRO DPMNE-ja e dinë se vendim më të mirë nuk mund të arrihej. Ajo gjithashtu e dinë se pa një marrëveshje me Greqinë nuk mund të ketë as NATO e as Bashkim Evropian?-deklaroi kryeministri i Maqedonisë së Veriut./CNA.al

Lajmet e fundit nga