Connect with Us

Kundër sistemit edhe kundër Lulit, Ramës dhe Metës

Aktualitet

Kundër sistemit edhe kundër Lulit, Ramës dhe Metës

Publikuar

-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u shfaq tepër i shqetësuar në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, pas kthimit nga pushimet e tij të gjata Hollandeze.

Luli si lider i Republikës së Re tha se “ata që kërkojnë zgjidhje jashtë sistemit, janë ata që shfajësojnë Ramën”. Në fakt me këtë qëndrim ai thjeshtë tregon gjendjen e rëndë ku ndodhet ose për herë të parë në jetën e tij është i sinqertë, pasi ka kuptuar se shqiptarët nuk e pranojnë si alternative dhe qëndron në një linjë me kryeministrin.

Gjendjen e rëndë ku ndodhet Luli pasi ai e reflekton me qëndrimin e tij, që është si kryeministri në të njëjtën linjë, dhe pas refuzimit që i bënë studentët dhe shqiptarët atyre, pra Ramës si kryeministër dhe Lulit si zgjidhje. Basha e justifikoi me Arlind Qorrin apo lëvizje neo marksiste, por thelbi nuk është aty.

Shumica e shqiptarëve ishin në mbështetje të studentëve dhe e panë si uragan shprese, por kur futi kokën Luli dhe turinjtë LSI-ja askush nuk donte të afrohej më, as vetë studentët që hodhën akuza të forta ndaj dy palëve opozitare. Luli që nuk e duan dhe nuk e besojnë e kupton, por ai bën rolin dhe pret rotacion pushteti kur të ikë Rama, megjithëse mund të ndodhë që Rama të ikë (pasi ka rënë keqazi) dhe Luli mos vijë.

LEXO EDHE:  Rasti i Alvin Berishës/ Meta bën thirrjen urgjente

Basha është në pozicionin prit gomar të mbijë bar, sepse nuk duket të dijë të bëjë tjetër gjë. Ai mund të zhvillojë protestë, mund të provokojë dhe nervozojë me tej shqiptarët, të cilët janë me shumicë kundër Ramës, por duhet ta dijë se problem që kryeministri nuk bie është vetë kryetari i Republikës së Re me emrin Lulzim Basha që nuk e beson dhe nuk e merr seriozisht askush./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Strehonin emigrantë me destinacion BE/ Gjykata jep masën e sigurisë për 5 të arrestuarit

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Gjykata e Tiranës ka caktuar ditën e sotme masën “arrest me burg” për Rigers Vejsiun, i cili dyshohet se është arrestuar për trafik dhe strehim emigrantësh.

Ndërsa për bashkëpunëtorët e tij, gjykata ka caktuar masën “arrest shtëpie”.

Janë lënë në arrest shtëpie dy motrat: Drita Shehu, 55 vjeçe, Sanije Shehi, 64 vjeçe, shoferi Sterjo Germenji dhe Anamaria Mihallari, 24 vjeçe.

Kujtojmë së grupi trafikonte  emigrantë të huaj drejt BE, të cilët vinin në Shqpëri si turistë ose me leje pune.



Koka e këtij grupi kriminal, ishin 2 motrat, Drita Shehu dhe  Sanije Shehi, pronare të hoteleve në zonën e Laprakës. Bashkëpunëtor i ngushtë i tyre ishte dhe djali i Drita Shehut, Rigers Vejsiu.

LEXO EDHE:  Ish-kreu i PD leksion Bashës/ Ka vetëm një mënyrë për të rrëzuar Ramën

LEXO EDHE:  Meta flet për takimin me Berishën/E kam pikë të dobët, kjo që po ndodh është ëndrra ime

Në funksion zbatoheshin 2 plane të mirëorganizuara, një për emigrantët që hynin në Shqipëri ilegalisht dhe një tjetër për emigrantë që vinin në vendin tonë si turistë të rregullt apo me leje pune. Qëllimi ishte destinacioni final drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Rigers Vejsiu është arrestuar në 2020 për trafik emigrantësh të paligjshëm dhe për vjedhje të parvazeve metalike dhe kangjella rrethuese për t’i shitur për skrap në pikat e grumbullimit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Video-Berisha sot do t’iu përgjigjet të gjithëve/ Intervistë në “Now”, përballë Erla Mëhillit

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Sonte starton emisioni “Now” me moderatore, Erla Mëhillin, në Euronwes Albania.

Përballë Mëhillit do të jetë ish-Presidenti dhe ish-Kryeministri Sali Berisha, lideri historik i Partisë Demokratike.

Berisha do ta flasë para ish-këshilltares së tij, pa dorashka, për çështjet më të lakuara që lidhen me emrin tij.

Dalja e Berishës, vjen ndërkohë që vetëm pak ditë na ndajnë nga fillimi i sesionit të ri parlamentar, ku ka shumë “zhurmë”, në lidhje me ish-kryeministrin Berisha, nëse do jetë apo jo në Kuvend.

LEXO EDHE:  “Qeveria e kapur nga krimi”/ Basha tregon rrugën e zgjidhjes

LEXO EDHE:  La pas Ramën/ Kush është kandidatja socialiste më e votuar në Delvinë

Nga ana tjetër, Ambasada e SHBA ka pasur qëndrime të forta e të drejtpërdrejta, që Berisha të mos jetë pjesë e Kuvendit.



Për të gjitha këto, Berisha do flasë sonte me Erla Mëhillin në Now, në Euronews Albania.

“Now” një emision tejet i ndjekur dhe i shikuar pritet të mbërthejë para ekranit, jo vetëm njohësit e çështjeve politike, por edhe një pjesë të madhe të opinionit publik, pasi Berisha është një emër me CV dhe histori të gjatë në politikën shqiptare./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Në prag të fillimit shkollor/ Rreth 30% e mësuesve të pavaksinuar në Shkodër

Publikuar

-

Nga

cna lajme sociale

Nga 1 shtatori kanë hyrë në fuqi masat e reja anti-Covid të vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, ku mes të tjerash u vendos vaksinimi i detyruar për shërbimin shëndetësor, arsimtarët dhe studentët.

Por duket se jo të gjithë pajtohen me procesin e vaksinimit të detyrueshëm. Edhe pse vetëm dy javë na ndajnë nga fillimi i vitit të ri shkollor,  rreth 30% e arsimtarëve në Shkodër janë ende të pavaksiksinuar.

Drejtoresha e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, Xheni Halili, thotë se janë 30% e sistemit arsimor parauniversitar në Shkodër të pavaksinuar.

Shkodra nuk i bindet apeleve për t’u vaksinuar as kur është me detyrim! Teksa shkollat kanë hapur dyert për nxënësit, ndërsa zyrtarisht procesi mësimor nis në datën 27 shtator, në shkodër ende jane 450 mësues të pavaksinuar



Vaksinimi ka patur ecuri të kënaqshëm në tërësi, por nuk mund t’a them të njejtën gjë për arsimtarët! Ende 30% e tyre janë të pa vaksinuar! Nese e përkthejme me shifra janë rreth 450 mësues! Tashmë ata e dinë që vaksinimet janë të detyruara ndaj apelpj drejt tyrë që të aplikojnë sa më parë dozën e parë të vaksinës në cdo qendër shëndetesore”, shprehet Halili.

LEXO EDHE:  Rama flet për deputetët që përjashtoi nga lista e kandidatëve/Ku do t’i shohim në të ardhmen ata?

LEXO EDHE:  Zv.Ministri nga Kosova - Edi Ramës: Erdogani mund të jetë vëllai yt, nëse…! (Foto)

Sa i takon studentëve, Halili thotë se ka patur një ndërgjegjësim të tyre per kryerjen e vaksinës.

“Studentët kanë nisur gjatë javës që lamë pas që të vijnë për t’u vaksinuar! Edhe për ata është e detyrueshme, nese nuk aplikojnë vaksinat duhet që të kryejnë testin PCR çdo 72 orë nese duan të jenë në auditore”!

Deri më tani janë vaksinuar në Shkodër rreth 750 arsimtarë thekson Halili./ CNA.al

LEXO TE PLOTE