LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryeministri Rama zbulon ngatërrestarin në stafin e Presidentit

11 Janar 2019, 21:00, Aktualitet CNA
Kryeministri Rama zbulon ngatërrestarin në stafin e Presidentit

Ka një dorë të fshehtë në presidencë, që ngatërron gjithçka dhe e fut Presidentin në qorsokakun e bërjes së gafave, që vijnë në kundërshtim me Kushtetutën për të cilën Presidenti është garant.

Ka qenë një tjetër koment që kryeministri Edi Rama e ka bërë lidhur me gafat e një pas njëshme të bëra nga presidenti në detyrë Ilir Meta.

Në fillim me mosdekretimin e kandidaturës së Sandër Lleshajt, si ministër i Brendshëm, tani me Gent Cakajn, për ministër  të Jashtëm? Janë dy praktika që vijnë në kundërshtim të hapur me Kushtetutën e cila nuk e parashikon praktikën e kthimit të akteve propozuese të Kryeministrit pa patur motive që e përligjin aktin. Ka qenë komenti i bërë prej Kryeministrit në vijim të bisedës që po zhvillon në studion e emisionit ?Zonë e Lirë?.

? Ka një dorë të fshehtë, që e fut në qorrsokak antikushtetues Presidentin. Ruajtja  e Kushtetusës është në themel të detyrës së Presidentit dhe, për hatër të asaj dorës së fshehtë që fshihet në presidencë, Ilir Meta nuk po e kryen siç duhet këtë funksion,?- ka vlerësuar kryeministri Edi Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga