LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Konkurs poetik, për dëshmorin Bylbyl Hazir Breçani

11 Janar 2019, 08:19, Kulturë CNA
Konkurs poetik, për dëshmorin Bylbyl Hazir Breçani

?Botimet TROPOJA?, në nderim të emrit e veprës të Bylbyl Hazir Breçanit: ?Dëshmor i Kosovës dhe i Shqipërisë?, ?Qytetar Nderi? i Tropojës, do të organizojmë një:

KONKURS  POETIK 

Me krijimtari poetike për jetën e veprimtarinë e tij në 20 vjetorin e rënies së tij në Kosovë

Ky Konkurs poetik do të ketë tre çmime: Çmimi i Parë, Çmimi i dytë, Çmimi i tretë dhe për të gjithë krijuesit do të jepet Çertifikatë pjesmarrjeje në këtë veprimtari letrare, të cilët kanë të drejtë të marrin pjesë dhe me dy apo ma shumë krijime poetike.

Me poezitë më të mira të këtij Konkursi Poetik do të botohet një vëllim poetik në qershor 2019.

Konkursi Poetik do të mbyllet të premten e 31 majit 2019.

Shpallja zyrtare e fituesve të këtij Konkursi Poetik për Dëshmorin Bylbyl Hazir Breçani do të jetë në Akademinë Përkujtimore të 24 qershorit 2019 në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, ku do të recitohen dhe disa nga këto krijime poetike.

Pjesmarrësit në Konkursin Poetik për Dëshmorin Bylbyl Hazir Breçani duhet të dërgojnë poezitë, poemat e kangët e tyre në adresat postare: Botimet Tropoja ? Kutia Postare 96. Tirana ? Albania. E-mail: [email protected]

Secili pjesmarrës në këtë Konkurs Poetik duhet të sjellin së bashku me poezitë dhe një CV të shkurtër të tij, e cila do të botohet (së bashku me poezinë, poemën, këngën tuaj) në librin poetik për Dëshmorin Bylbyl Hazir Breçani i Tropojës, i Shqipërisë e i Kosovës.

Lajmet e fundit nga