LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Këto janë shenjat e horoskopit që nuk falin dhe nuk harrojnë

11 Janar 2019, 21:52, Aktualitet CNA
Këto janë shenjat e horoskopit që nuk falin dhe nuk harrojnë

Demi mban vetëm pak miq rreth vetes. Është e vështirë që të pranojë tradhëtinë,apo mungesën e besnikërisë. Duhet ta dini që të lindurit nën shenjën e Demit e kanë të vështirë që të të falin dhe të harrojnë. Nëse ke pasur të bësh me një Dem në jetën tënde tashmë duhet ta dish shumë mirë se deri ku shkon dëshira e tyre për hakmarrje. Demi është i hapur për të pranuar justifikimet e tua por nuk mundet ta bëjë për shkak të kokfortësisë.

Të lindurit në shenjën e Luanit janë personat e fundit që duhet të zhgënjesh. Janë shumë krenarë dhe krenaria e tyre i bën që të lëndohen shumë shpejt. Ata reagojnë në mënyrë agresive, pasi janë shumë krenarë për ta pranuar që janë lënduar. Nëse i ke zëvendësuar me dikë tjetër, ose nëse i ke gënjyer dhe mbi të gjitha nëse  ke bërë diçka të gabuar, ata do ta kujtojnë për gjithë jetën. Ata jo vetëm që nuk dinë të falin, por mund të mbajnë inat me vite.

Peshorja

Peshorja nuk do të falë kurrë, sepse di të të shmangë deri në atë pikë, sa  të mos kesh mundësi as që të kërkosh falje. Nëse ke tradhëtuar besimin e tyre nuk do të mund ta fitosh më kurrë atë. Ata nuk arrijnë që të kontrollojnë dot shprehjet e fytyrës dhe të bëjnë të kuptosh menjëherë kur diçka i bezdis, apo i bën të ndjehen keq. Zakonisht të lindurit nën shenjën e Peshores bëjnë mirë, por nëse ekzagjeroni do të shihni një fytyrë tjetër të saj./Cna.al

 

Lajmet e fundit nga