Kasta politike dhe sistemi/ Berisha, Rama, Basha dhe Meta së bashku kanë 90 vjet në politikë dhe 54 vite në pushtet – CNA
Connect with us

Aktualitet

Kasta politike dhe sistemi/ Berisha, Rama, Basha dhe Meta së bashku kanë 90 vjet në politikë dhe 54 vite në pushtet

Publikuar

-

Kryetari i PD, Lulzim Basha, dje në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, ndezi një debat, por shfaqi edhe një argument duke justifikuar refuzimin që i bënë studentët.

Basha tha se: “Ata që kërkojnë zgjidhje jashtë sistemit, janë ata që shfajësojnë Ramën”,- duke ngritur dorën ndaj studentëve dhe duke u justifikuar me disa segmente brenda tyre (Arlind Qorri me shokë) që në fakt ata i nxorën me shqelma jashtë njësoj si Lulin.

Në fakt studentët ngriten dorën ndaj sistemit, ndaj kastës politike 30-vjeçare në Shqipëri, që fillon me Sali Berishën, shkon tek Lulizim Basha me trashëgiminë që i la Doktori, tek Ilir Meta i kudondodhur dhe mbyllet me Edi Ramën.

Por sa vite kanë ngrohur kolltuqe dhe janë paguar nga taksat e shqiptarëve këta të katër?

CNA.al sjell me detaje se cilët janë kasta dominuese e sistemit dhe përgjegjësit kryesore të një tranzicioni të lodhshëm 30-vjeçar për shqiptarët.

Në një mbledhje të thjeshtë rezulton se Berisha, Meta, Rama dhe Basha kanë së bashku 90 vite në politkë dhe 54 vite në pushtet, nga vetëm 28 vite demokraci në Shqipëri. Kaq mjafton për të kuptuar kush është sistemi dhe kasta e tij në Shqipëri.

Më një përshkrim të shkurtër rezulton se Ilir Meta ka 14 vite në poste të rëndësishme shtetërore dhe 27 vite në politikë, deputet nga 1992. Sali Berisha ka 27 vite në politikë, 13 vite në poste shtetërore, deputet nga 1992. Lulzim Basha ka 14 vite në politikë dhe 10 vite në poste shtetërore. Edi Rama ka 22 vite në politike dhe 17 vite në poste shtetërore.

Më poshte të detajuara:

Sali Berisha në 28 vite në politike ka qenë 13 vite në pushtet, 5 vite si president dhe 8 të tjera si kryeministër, në këtë post është me jetëgjati nga të gjithë.

 

Edi Rama rifutet në politikë si ministër në vitin 1998, ka qenë 2 vite ministër Kulture, 11 vjet kryetar bashkie dhe 6 vite kryeministër, është nga 2005, pra prej 14 vitesh kryetar i PS i  rizgjedhur. Në kolltuqe pushteti 19 vite, nga të cilat ka qenë vetëm dy vite pa post shtetëror.

LEXO EDHE:  Ish-ministri nxjerr "zbuluar" Ramën/ Ky është mashtrim publik

Lulzim Basha është futur në politikë në dimrin e vitit 2004, gati 6 vite pas Ramës dhe si raport i kohës në politikë me pushtetin, është njësoj me Ramën dhe Metën.

Basha me vetëm 6 muaj në politikë bëhet ministër Transportesh, më pas ministër i Jashtëm, më tej emërohet nga Sali Berisha, ministër i Brendshëm.

Në 2011 humbet garën për kryebashkiak i Tiranës me 10 vota, por me rinumërim nga KQZ-ja zgjidhet në detyrë, ku qëndron deri në 2015. Nga 2013 është kryetar i PD. Basha në 13 vite në politikë ka 10 vite në pushtet dhe vetëm 3 vite pa post shtetëror.

Ilir Meta është me jetë gjati nga të gjithë. Ai ka qenë Sekretar Shteti për Integrimin Europian në Ministrinë e Punëve të Jashtme në mars-tetor 1998 dhe më pas Zv/Kryeministër dhe Ministër i Koordinimit Qeveritar (tetor 1998-tetor 1999). Gjatë periudhës nëntor 1999-shkurt 2002 ka qenë Kryeministër i Shqipërisë, i rikonfirmuar edhe pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2001.

Më pas Ilir Meta u zgjodh Zv/Kryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme (korrik 2002-korrik 2003). Në periudhën shtator 2009-shtator 2010, Ilir Meta ka qenë Zv/Kryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme e më pas Zv/Kryeministër dhe Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (shtator 2010-janar 2011).

Nga viti 1992 Ilir Meta, është zgjedhur pa ndërprerje deputet në të gjitha legjislaturat e Kuvendit të Shqipërisë. Në shtator të vitit 2013 Ilir Meta u zgjodh Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, pozicion të cilin e mbajti deri më 28 prill 2017, ditë kur u zgjodh President i Republikës së Shqipërisë.

Pra Ilir Meta është me jetëgjati nga të gjithë në pushtet dhe s’ka lënë kolltuk pa provuar./ CNA.al

Aktualitet

Agron Duka nuk i ndahet Polit të Tretë/ Në zgjedhje kundër PS-PD

Publikuar

-

By

“I bëj ftesë çdo partie për të bërë ndoshta një Pol të Tretë për ta ndryshuar këtë situate, në zgjedhjet e 30 Qershorit në si parti do të hyjme, nëse në politikë do të lihen tre agallarë vendi nuk ka për të ndryshuar kurrë”, deklaroi Agron Duka gjate emisionit “Arena”.

 “ Duke lënë tre agallarë në politikë asnjëherë nuk ka për të ndryshuar Shqipëria. Nuk kam asgjë personale me Lulzim Bashën. Në çdo tryezë më ka ftuar pavarësisht se nuk jam parti parlamentare. Unë i bëj ftesë çdo partie për të bërë ndoshta një pol të tretë për të ndryshuar këtë situate”,- është shprehur Duke deklaruar se në zgjedhjet e pritëshme vendore PAA do të hyjë dhe do të jetë kundër të dyja forcave politike të maxhrancës dhe opozitës./CAN.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

48 mijë dosje dhe 600 mijë dokumente /Hapen arkivat sekrete të komunizmit

Publikuar

-

By

Mijëra dosje dhe dokumenta janë në dispozicion të kujtdo që do të dëshiroj të zbuloj sekrete të kohës kur vendi drejtohej nga udhëheqësit e sistemit komunist. Sikurse ka konfirmuar Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, procesi masiv i deklasifikimit të dokumenteve, që kanë qënë sekret deri më sot, ka përfunduar tërësisht.

Duke nisur prej ditës së sotme të interesurit mundet të aksesojnë lirisht në më shumë se 48 mijë dosje dhe 600 mijë dokumente, që nisin nga viti 1945-1993. Bëhet fjalë për dokumenta të nxjerra nga fondet e Presidiumit të Kuvendit Popullor, Kryeministrisë, fondet personale të Enver Hoxhës dhe Hysni Kapos. Por edhe fondet e ish-arkivit të partisë, fondet e ministrive, të Prokurorisë së Përgjithshme, Gjykatës së Lartë dhe të organeve të tjera qendrore të asaj kohe.

LEXO EDHE:  Cakaj në krye të Ministrisë së Jashtme/ Vetëvendosje plas “bombën”

Por duke qene se perfshijne dhe periudhen e viteve te para te themelimit te PD dhe ardhjes se saj ne pushtet, pritet te dalin nga arkivat dhe dokumentet që dëshmojnë se  kush dhe me urdhër të kujt u themelua PD dhe si erdhën drejtuesit e saj në krye të shtetit./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Kjo analizë gjaku, do t’ju ndihmojë të konfirmoni shtatzëninë që në ditën e parë

Publikuar

-

shtatzeni eko-test

Shumë gra duan të kenë një fëmijë, ndërsa disa të tjera thjesht nuk janë gati.Pyetja më e zakonshme në këto rastë është: Si mund ta kuptoj që kam mbetur shtatzënë pas një marrëdhënie të pambrojur? Përgjigja është pak e komplikuar. Për ata që nuk e dinë ende, një grua mbetet shtatzënë kur një spermatozoid dhe një vezë takohen dhe bashkohen, duke formuar zigotën.

Për të dalluar një shtatzëni në fazat  hershme do të jetë pak e vështirë. Simptomat e një shtatzanie të mundshme, janë të ngjashme me simptomat e ditëve të para  të ciklit menstrual.  Kështu që shpesh mundet dhe të ngatërrohen me njëra-tjetrën. Nga ana tjetër testet e shtatzënisë që shiten në farmaci, shpesh mund të dalin jo të saktë.

LEXO EDHE:  Qeveri teknike PD-PS?/ Ja si përgjigjet Taulant Balla

Gjithsesi ekziston një analizë e cila tregon qartë dhe me nje nivel të papërfillshëm gabimi nëse jeni shtatzënë apo jo. Analiza beta HCG, lidhet me horomin e shtatzënisë dhe HCG-ja rritet në nivele me rritjen e fëmijës në bark. Kjo analizë në fazat e mëvonshme të shtatzënisë mund të tregojë dhe zhvillimin e fëmijës. Nëse më vonë gjatë shtatzënisë niveli i hormonit beta HCG nuk është rritut shumë,kjo tregon se fëmija juaj nuk po zhvillohet si duhet brenda jush./CNA.al  

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet20:04 - 23 Janar, 2019

Punime në nënstacion/ Këto zona do mbesin pa energji për dy ditë

Energjia elektrike do të ndërpritet gjatë intervalit kohor 08:00-15:00 në datat 24-25 janar, në disa lagje të qytetit të Laçit....

politikat e brexit politikat e brexit
Aktualitet19:41 - 23 Janar, 2019

Azil në Britaninë e Madhe/ Politikat që do ndiqen deri në Brexit

Deri në Brexit Britania e Madhe do të jetë pjesë e BE dhe do të mbetet me këtë pjesë e...

takimi i vladimir putin me rexhep tayp erdogan takimi i vladimir putin me rexhep tayp erdogan
Aktualitet18:16 - 23 Janar, 2019

Çështja e Sirisë/ Erdogan takim me Putin në Moskë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin u takuan në Moskë për të biseduat mbi...

godina e fakultetit te shkencave te natyres godina e fakultetit te shkencave te natyres
Aktualitet17:04 - 23 Janar, 2019

Protestat/ Pedagogët e FSHN bashkohen me studentët

Pedagogët e Shkecave të Natyrës kanë dalë sot në mbështetje të protestave të studentëve. Ata kanë kërkuar hartim të ri...

hashim thaci per isa boletinin hashim thaci per isa boletinin
Aktualitet16:52 - 23 Janar, 2019

Thaçi: Bashkimi kombëtar, amaneti i Isa Boletinit

Sot janë bërë 103 vjet që nga vrasja e Isa Boletinit, njërit nga udhëheqësit kryesorë të kryengritjeve shqiptare. Me anë...

debaqt ne parlamentin grek debaqt ne parlamentin grek
Aktualitet14:18 - 23 Janar, 2019

“Maqedonia Veriore”/ Plasin debatet në Parlamentin grek

Çështja e emrit të Maqedonisë ose e njohur ndryshe si “Marrëveshja e Prespës” ka shkaktuar debate të forta në Parlamentin...

Aktualitet10:05 - 23 Janar, 2019

Studentët nuk dorëzohen/ Vijon bojkoti masiv

Studentët e universiteteve publike në vend vijojnë qëndresën e tyre, duke mos u tërhequr deri në plotësimin e të gjitha...

Aktualitet09:22 - 23 Janar, 2019

Humb betejën me kancerin/ Ndërron jetë gazetari i njohur

Gazetari inovativ, krijues dhe botues i gazetës Proto Thema në Greqi, Themis Anastasiadis, ka ndërruar jetë në moshën 61-vjeçare, pas...

Aktualitet17:35 - 22 Janar, 2019

Ukrainë/ Timoshenko, kandidate për Presidente

Ish-kryemisnitrja Julia Tymoshenko, ka njoftuar sot kandidaturën për Presidente. Tymoshenko e cila ka qenë kryeministri në vitet 2007 e 2010...

Aktualitet15:14 - 22 Janar, 2019

Shpërthim në minierë/ Bllokohen 100 punëtorë  

Pas një shpërthimi që ka ndodhur në një dalje që furnizon minierën e kompleksit metalurgjik “Trepça”, në Stantërg, rreth 100...

presidenti i shba, donald trump presidenti i shba, donald trump
Aktualitet16:26 - 21 Janar, 2019

Zgjedhjet e 2020 / Zbulohet kush do përballet me Trump

Demokratët amerikanë kanë bërë publike se cila do jetë kandidatura e tyre për zgjedhjet presidenciale 2020. Senatorja amerikane, Kamala Harris...

protesta para parlamentit grek protesta para parlamentit grek
Aktualitet15:14 - 21 Janar, 2019

Protesta e dhunshme në Athinë/ Plagosen dhjetra vetë

Protesta e dhunshme që u zhvillua ditën e djeshme në Athinë ka përfundura me dhjetëra të plagosur. Mediat e huaja...

hashim thaci per isa boletinin hashim thaci per isa boletinin
Aktualitet12:25 - 21 Janar, 2019

Familja Jashari akuza Thaçit/ Serbia dhe Greqia ju pagoi për propagandë

Murat Jashari, vëllai i Ismetit – komandant “Kumanovës”, në vazhdimin e pyetjeve për Hashim Thaçi thotë se, ky ka krijuar...

Ish-presidenti i Kosoves, Ibrahim Rugova Ish-presidenti i Kosoves, Ibrahim Rugova
Aktualitet10:27 - 21 Janar, 2019

13-vjetori i vdekjes së Rugovës/ Kosova nderon ish-presidentin

Sot shënohet 13-vjetori i vdekjes së ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova. Në nderim të ish-presidentit, në Kosovë do të mbahen homazhe në varrin e tij...

Aktualitet10:19 - 21 Janar, 2019

Ish-këshilltari i Ramës kundër taksës ndaj Serbisë/ Pezullimi është i domosdoshëm

Analisti politik Shkëlzen Maliqi, ish-këshilltari i kryeministrit Rama, ka thënë se është e domosdoshme që të pezullohet taksa 100% e...

Aktualitet09:55 - 21 Janar, 2019

 “Kamerat”/ Mitro Çela rrëfen historinë e padëgjuar

 Nga Mitro Çela * Teknologjia ka ecur përpara. Në shumë dyer ka kamera. Por çdo e mirë e ka një...

protesta para parlamentit grek protesta para parlamentit grek
Aktualitet14:01 - 20 Janar, 2019

“Marrëveshja e Prespës”/ Greqia përfshihet në protestë masive

Me mijëra qytetarë grekë janë duke protestuar përpara Parlamentit në Athinë. Kjo protestë është iniciuar nga “Marrëveshja e Prespës”. Me...

el chapo dashnore grua el chapo dashnore grua
Aktualitet11:43 - 20 Janar, 2019

“Kishim marrëdhënie miks”, gruaja e lordit të drogës dëgjon rrëfimin e dashnores në sallën e gjyqit

Që gruaja dhe dashnorja të përballen në gjykatë, duket si një skenë filmash apo telenovelash, por në rastin e lordit...

zjarrr ne nje resort turistik zjarrr ne nje resort turistik
Aktualitet10:11 - 20 Janar, 2019

Merr flakë resorti turistik/ Ndërrojnë jetë dy persona plagosen disa të tjerë

Një zjarr i madh ka rënë në një resort skish në Courchevel, në Alpet e Francës. Mediat ndërkombëtare raportojnë se...

presidenti i shba donald trump presidenti i shba donald trump
Aktualitet09:18 - 20 Janar, 2019

Dy vite Donald Trump/ Dy vite shokim për miqtë e SHBA

Më 20 Janar Donald Trump mbush dy vite në postin e presidentit – Në dy vitet e mandatit ai ka...

presidenti serb aleksander vucic presidenti serb aleksander vucic
Aktualitet09:09 - 20 Janar, 2019

“Vuçiç largohu”/ Protesta masive në Beograd

Me mijëra qytetarë serbë protestuan në rrugët e Beogradit kundër sundimit autokratik të presidentit të tyre Aleksandër Vuçiç. Kjo protestë...

vendosja e gjuhes shqipe ne maqedoni vendosja e gjuhes shqipe ne maqedoni
Aktualitet19:25 - 19 Janar, 2019

Vendosja e gjuhës shqipe/ Sfidat e institucioneve të Maqedonisë

Hyrja në fuqi e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, qytetarëve shqiptarë të Maqedonisë u mundëson një komunikim të zgjeruar me...

protesta per mbrojtjen e teatrit protesta per mbrojtjen e teatrit
Aktualitet19:04 - 19 Janar, 2019

Protesta e Teatrit/ Ambientalisti thirrje për bashkim

Ambientalisti Sazan Guri ka marrë pjesë mbrëmjen e sotme te portesta që zhvillohet për mbrojtjen e Teatrit. Ai u ka...

presidenti i shba donald trump, udheheqesi i korese se veriut kim jong un presidenti i shba donald trump, udheheqesi i korese se veriut kim jong un
Aktualitet17:19 - 19 Janar, 2019

Çarmatimi bërthamor/ Trump takohet me Kim Jong Un

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un do të takohen do të takohen...

mbytet gomonia me emigrante ne detin mesdhe mbytet gomonia me emigrante ne detin mesdhe
Aktualitet15:09 - 19 Janar, 2019

Tragjike/ Mbytet gomonia me 117 emigrantë

Një tragjedi tjetër ka ndodhur në Detin Mesdhe. Një gomone me rreth 117 emigrantë është mbytur dhe si pasojë të...

Aktualitet15:09 - 19 Janar, 2019

Shpërthim në Meksikë/ 20 të vdekur, 71 të plagosur

Një ngarje e rëndë ka tronditur Meksikën, ku pas një shpërthimi të një gypi karburantësh, 20 persona kanë mbetur të...

Aktualitet18:20 - 17 Janar, 2019

Vizita e Putin në Serbi/ Tregon dy gabimet e Kosovës

Presidenti rus, Vladimir Putin i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Serbi. Nga konferenca me homologun e tij serb...

Aktualitet16:11 - 17 Janar, 2019

Kaos në Universitetin e Durrësit/ Pedagogët bashkohen me studentët

Pedagogët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës kanë firmosur një peticion për të mbështetur protestën e studentëve. Ndërsa, studentët prej...

Trending

Read previous post:
“$525,000+ për Shqipërinë në 3 minuta”, Albanian Scholarship Effort

Nga Besart Çopa * Në moshën 15 vjecare unë isha Shqiptari i parë që iku në një nga gjimnazet më...

Close