Connect with Us

Jo dhe aq i pafajshëm! Burri më i pasur në botë tradhtonte bashkëshorten prej 8 muajsh me miken e familjes!

Kryesore Show Biz

Jo dhe aq i pafajshëm! Burri më i pasur në botë tradhtonte bashkëshorten prej 8 muajsh me miken e familjes!

Publikuar

-

CEO i Amazon, i njohur ndryshe si njeriu më i pasur në botë, Jeff Bezos, deklaroi divorcin e martesës së tij 25-vjeçare nëpërmjet një postimi në “Twitter” një ditë më parë.

“Familja dhe miqtë tanë të afërt janë në djeni që pas 25 vjetësh, unë dhe gruaja ime kemi vendosur të divorcohemi dhe të vazhdojmë jetën tonë si miq.”- shkroi ai.

25 vjet martesë dhe ndarja është kaq miqësore. Oh, sa bukur! Por, prisni, nuk është ashtu siç duket.

Së fundmi mësohet se Jeff, 54 vjeç, kishte një marrëdhënie prej tetë muajsh me prezantuesen televizive Lauren Sanchez, 49 vjeçe e cila gjithashtu ishte e martuar.

Jeff e takoi Lauren 6 herë në vetëm dy javë, para se të shkonte me pushime, me jahtin e tij privat prej 65 milion dollarësh.

Gazeta “The Enquirer” thotë se e kanë “ndjekur” Bezos dhe Sanchez në pesë shtete, në udhëtime me helikopterë, në hotele me pesë yje, në darka intime, përpara se të publikonin fotot komprometuese.

LEXO EDHE:  Mund të bëheni të pasur/Libri i rrallë i "Harry Potter" në ankand me shumën marramendëse

Gazeta gjithashtu, pohon se çifti një herë u takua në të njëjtin hotel në Boston, Massachusetts ku familja e Bezos qëndroi për të vizituar djalin e tyre.

Të dy çiftet thuhet se njihen me njëri-tjetrin prej vitesh , sepse të dy kanë shtëpi në Seattle. Dhe siç mund të merret me mend, ky divorc do t’i kushtojë shefit të Amazon një djall e gjysmë.

Pasuria e Jeff Bezos shkon në 140 miliardë dollarë dhe për çudi, ai dhe bashkëshortja MacKenzie Bezos nuk kishin nënshkruar një kontratë paramartesore, pasi në vitet ’90 kontrata të tilla thuajse nuk ekzistonin. Një gjë të tillë, do të thotë se me shumë gjasa, MacKenzie Bezos do të marrë gjysmën e pasurisë së bashkëshortit, duke u shndërruar në gruan më të pasur në botë. Sapo na bëri të shohim me një sy tjetër tradhtinë bashkëshortore…

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kryesore Show Biz

“Do të braktisë koncertet”/ Çfarë po ndodh me Elvana Gjatën?

Publikuar

-

Këngëtarja shqiptare Elvana Gjata, është vajza më e komentuar e showbizzit si për jetën e saj intime por edhe për atë profesionale.

Pas një heshtjeje tepër të gjatë në skenën shqiptare për shkak të një skandali të ndodhur në zonen e ish bllokut, ku u përfshi edhe ish i fejuari i saj Ervin Mata , Elvana u rikthye si aktore kryesore në një film të Ermal Mamaqit i quajtur “Dy gisht mjaltë”, i cili pati një sukses shumë të madh në Shqipëri dhe jo vetëm.

Më pas Elvana Gjata nuk u ndal me këngët e saj të cilat u bënë hite por edhe koncerteve ku më i fundit ishte ai i organizuar në sheshin “Skenderbej” ku ajo u rikthye në mes të publikut me këngët e saj të vjetra por edhe ato më të reja.

LEXO EDHE:  Zbuloi tradhtinë e partneres dhe e quajti ordinere, reagon ish-e dashura e Rezart Veleshnjës

LEXO EDHE:  Mund të bëheni të pasur/Libri i rrallë i "Harry Potter" në ankand me shumën marramendëse

Por burime të sigurta për CNA.al, thonë se këngëtarja do të braktisë koncertet dhe ky do të jetë viti i fundit që ajo i organizon ato dhe do t’i rikthehet recitaleve.

Nuk dihet arsyeja pse Elvana ka marrë këtë vendim por pritet të shohim se çfarë do të ndodhë me jetën profesionale të saj.

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

Tjetër divorc VIP/ Vajza e show-t kapet me ish-deputetin

Publikuar

-

Nga

Një tjetër divorc VIP, që vjen nga lidhja e vajzave të show-t këtë herë me një politikan.

Pas divorcit me të fundit të Grida Dumës nga bashkëshorti dhe Ervin Salianjit me të fejuarën e tij, pasi u kap në mesazhe me G.D, një tjetër ish-deputet është bërë shkak për divorc në famije.

Mediat raportojnë se ish-aktorja e Protokallisë dhe AL Pazar, së fundi moderatore e emisionit Mos i Fol Shoferit, Rudina Dembacaj, është divorcuar. Shkak i divorcit të saj është berë lidhja me një ish-deputet.

Faxweb raporton se aktorja e humorit prej disa muajsh tashmë është ndarë nga bashkëshorti i saj, dhe shkak për këtë është bërë një histori e re dashurie në jetën e saj. Dembacaj është parë shpesh në shoqërinë e një ish-deputeti të Kuvendit të Shqipërisë, romanca me të cilin duket se është shkaku kryesor i ndërprerjes së marrëdhënies me Aleksin, me të cilin ka sjellë në jetë dhe vajzën Viktoria.

LEXO EDHE:  Në lidhje me të njëjtin burrë, motrat binjake: Ju tregojmë si është marrëdhënia jonë

LEXO EDHE:  Mund të bëheni të pasur/Libri i rrallë i "Harry Potter" në ankand me shumën marramendëse

Që marrëdhënia mes tyre ka kohë që është ftohur kjo vihet re dhe në postimet e aktores në rrjetet sociale, ku prej më shumë se një viti nuk ka asnjë foto me bashkëshortin e saj, dhe dedikimet e vetme janë për të bijën. Po ashtu të gjitha pushimet e verës Rudina i kaloi bnë shoqërinë e miqve apo familjarëve të saj, ndërsa Aleks nuk u duk gjëkundi, ashtu si dhe nuk përmendet në asnjë prej intervistave që ajo ka dhënë për media të ndryshme. Ata u martuan së bashku në verën e vitit 2016, por pavarësisht dashurisë për ‘’qerosin’’ e saj, aktorja duket se i është dorëzuar një romance të re. Siç shihet dhe në fotot e mëposhtme aktorja nuk mban më as unazën në gishtin e martesës, në ndryshim nga më parë.

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

Momenti më i sikletshëm në Hollywood/ Kjo foto e Brad Pitt dhe aktores së njohur po bën xhiron e rrjetit

Publikuar

-

Premiera e filmit më të ri të Tarantinos, “Once upon a time in Hollywood” ka pasur një moment tepër të sikletshëm mes aktorëve të njohur.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve është momenti i sikletshëm i takimit të Brad Pitt me Lena Dunham-in.

Fotografëve nuk u ka shpëtuar momenti kur Lena i është afruar për t’i dhënë Brad-it një puthje mes faqes dhe buzëve, e cila me siguri ka qenë një keqkuptim.

LEXO EDHE:  Në lidhje me të njëjtin burrë, motrat binjake: Ju tregojmë si është marrëdhënia jonë

LEXO EDHE:  Mund të bëheni të pasur/Libri i rrallë i "Harry Potter" në ankand me shumën marramendëse

Kaq ka mjaftuar që fotoja e tyre të bëjë xhiron e rrjetit dhe të gjithë po diskutojnë momentin e sikletshëm mes aktorëve, të cilët më pas janë ndarë duke u sjellë sikur asgjë e tillë s’kishte ndodhur mes tyre.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: