Ja cilin futbollist kërkon Manchesteri për të lënë të lirë Pogban/ Përgatituni për shkëmbimin më të bujshëm – CNA
Connect with us

Aktualitet

Ja cilin futbollist kërkon Manchesteri për të lënë të lirë Pogban/ Përgatituni për shkëmbimin më të bujshëm

Publikuar

-

Te skuadra e Manchester United është rikthyer qetësia pas ardhjes së trajnerit Ole Gunnar Solskjaer, çka bëri që përpjekjet e Juventusit për të rikthyer në Torino mesfushorin francez Paul Pogba të pakësohen. Por në të vërtetë nuk ka ndodhur kështu, pasi “zonja e vjetër”, nuk është tërhequr asnjëherë nga ideja për të marrë Pogba.

Sipas të përditshmes italiane “Tuttosport”, bardhezinjtë kanë punuar ditët e fundit nën rrogoz, duke biseduar me drejtuesit e Manchester United për të realizuar një shkëmbim. Duke i lënë skuadrës së “djajve të kuq” të drejtën e zgjedhjes dhe sot, nga Anglia, ka ardhur propozimi. Solskjaer i ka kërkuar Juventusit mefushorin brazilian Douglas Costa në shëkmbim te Paul Pogba, duke ofruar një shkëmbim “kokë më kokë”, dhe gjasat janë që shkëmbimi të realizohet që në merkaton e janarit.

Aktualitet

Paralajmërojnë ekspertët/Mos përdorni fisha publike për karikim, ja çfarë i ndodh telefonit tuaj

Publikuar

-

“Të përdorësh një fishë publike karikimi është njëlloj si të gjesh një furçë dhëmbësh në mes të rrugës dhe ta fusësh në gojë”. Kështu është shprehur për Forbes, zv.presidenti i X-Force Threat Intelligence, Caleb Barlow.

Nëse ju ndodh që nuk keni karikim dhe e vendosni telefonin në vende publike ekspertët paralajmërojnë se nuk duhet ta bëni.

Sipas tyre, portat USB të rimbushësve publikë mund të jenë të modifikuara nga njerëz që kanë qëllime të këqia.

Në një rast të quajtur “juice jacking” kriminelët e kibernetikës mund t’i modifikojnë portat USB dhe t’u instalojnë viruse të cilët mund t’ju vjedhin të dhënat tuaja personale.

Pas komprometimit të portës së karikimit hakerat mund të vjedhin lehtësisht një gamë të gjerë të të dhënave, duke përfshirë këtu mesazhet tuaja, postën elektronike, fotot dhe kontaktet.

 

 

Burimi:https://www.dailymail.co.uk/sciencetech/article-7068881/Airport-charging-stations-risk-juice-jacking-experts-warn.html?ito=social-facebook&fbclid=IwAR28t54pYE7fB99DWHf6sw9xjDaiv8YGkVheff6TtPqEFag_KEcry7dr05g

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Do derdhet gjak në protestë”/ OSBE jep alarmin

Publikuar

-

dhune ne proteste

Përfaqësia e OSBE në Tiranë, në një deklarat për mediat, ka bërë thirrje përsëri për një protestë të qetë dhe jo të dhunshme.

Ashtu sikurse dy javë më parë, më 11 maj, kur opozita zhvilloi një nga protestat kombëtare, e cila ishte e dhunshme dhe me incidente të shumta, përfaqësia e OSBE në Tiranë bëri thirrje për distancim nga dhuna duke e quajtur të papranueshme.

“Përmendja e derdhjes së gjakut, pak ditë përpara një proteste publike, është e papërputhshme me demokracinë moderne dhe me protestat demokratike.” shkruhet në deklaratën e OSBE-së për mediat.

Deklaratë e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri

E tërë familja e OSBE-së — Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, Kryetari i Radhës i OSBE-së dhe ministri i Jashtëm e për Evropën i Sllovakisë, Miroslav Lajčak, Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger, Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, George Tsereteli dhe Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Roberto Montella — e dënuan fuqishëm përdorimin e dhunës, nga ana e protestuesve, në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, më 11 maj 2019. Ata theksuan të drejtën për t’u tubuar dhe për të protestuar në mënyrë paqësore, por nënvizuan se dhuna është e papranueshme dhe se trazirat nuk mund të zëvendësojnë angazhimin politik demokratik. E sjellim në vëmendje këtë deklaratë përpara protestës së 25 majit 2019. Deklarata mbetet po aq e vlefshme sa edhe dy javë më parë. Koktejet e molotovit, hedhja e gurëve dhe e shashkave janë të paligjshme; reagimi i tepruar i forcave të rendit nuk mund të pranohet. I nxitim pjesëmarrësit dhe drejtuesit e protestës së sotme të jenë të përmbajtur. Përmendja e derdhjes së gjakut, pak ditë përpara një proteste publike, është e papërputhshme me demokracinë moderne dhe me protestat demokratike./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Çfarë po ndodh me Kukësin?/ Pas Hallaçit, Gjici nxjerr në rrugë yllin kryesor të ekipit

Publikuar

-

Rraman Hallaçi nuk është i vetmi që e mbyll me Kukësin, pasi mësohet se ka edhe një lëvizje tjetër që mbetet vetëm të bëhet zyrtare. Ylli Shameti është ai që nuk do të jetë pjesë e Kukësit në vazhdim. SportEkspres.com raporton se vetë presidenti Safet Gjici i ka komunikuar qendërmbrojtësit mbylljen e bashkëpunimit.

Shameti gjatë këtyre viteve ka qenë një nga shtyllat e skuadrës së Kukësit dhe jo më kot është graduar edhe kapiten. Pjesa e dytë e këtij sezoni ka qenë e pafat për gjirokastritin, i cili është dëmtuar disa herë.

Shpesh ka ndodhur prej faktit që i është dashur të jetë në fushë, për shkak të mungesave të mëdha në ekip. Këto sakrifica e kanë penalizuar Shametin, i cili në fakt që në fillim të kampionatit ka pasur një problem në gju dhe pa u rikuperuar plotësisht ka luajtur.

Qendërmbrojtësi ka fituar gjithçka me fanellën e Kukësit, Kupë, kampionat dhe Superkupë. Shameti është pjesë e sukseseve të verilindorëve edhe në kupat e Europës.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

kryeministri edi rama ne zyre kryeministri edi rama ne zyre
Aktualitet11:07 - 25 Maj, 2019

“Rama nuk ndalon së vjedhuri”/ Ish-deputeti denoncon skandalin me koncensionet

Ish-deputeti demokrat Agron Shehaj, ka reaguar sot lidhur me dy koncesione që sipas tij, po përdoren për vjedhje të mëdha...

Aktualitet20:34 - 24 Maj, 2019

Profecia e Presidentit serb: “Shqiptarët do të përballen me probleme të shumta”

Aleksandër Vuçiç, presidenti në detyrë i Serbisë ka thënë sot gjatë një konference shtypi se është i gatshëm të nëshkruajë...

Aktualitet19:51 - 24 Maj, 2019

Senati i SHBA konfirmon emërimin e Ambasadores së re në Shkup

Senati i SHBA-së votoi mbrëmë emërimin e Kejt Mari Bërns si ambasadore e re në Maqedoninë e Veriut. Kandidatura e...

kryeprokurorja arta marku kryeprokurorja arta marku
Aktualitet19:44 - 24 Maj, 2019

Siguria në burgje/ Arta Marku firmos zbatimin e regjimit 41/bis

Në burgjet shqiptare do të fillojë të zbatohet regjimi 41-biz, i cili i ndalon të denuarit të komunikojnë me persona...

Aktualitet18:35 - 24 Maj, 2019

Njëzet akuza të reja në rastin “veteranët” në Kosovë

Prokuroria Themelore në qytetin e Pejës në Kosovën perëndimore, tha të premten se ka ngritur 20 aktakuza ndaj 21 personave...

Aktualitet15:54 - 24 Maj, 2019

Protesta e nesërme/ Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka bërë thirrje qytetarëve të saj të distancohen nga protesta e nesërme...

Aktualitet19:17 - 23 Maj, 2019

Kryetari i Parlamentit të Kosovës mohon çdo përfshirje në veprime kriminale

Kryetari i parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, hodhi poshtë të enjten çdo mundësi për përfshirje të tij në ndonjë rast...

Aktualitet20:57 - 22 Maj, 2019

Kosova kërcënon edhe Shqipërinë me taksë 100%

Ndërkohë që prej muajsh Kosova ka vendosur taksën 100 % për mallrat serbe, duke sjellë kështu një goditje në të...

policia e shtetit policia e shtetit
Aktualitet20:22 - 22 Maj, 2019

Foto/ “Aksioni” i çuditshëm kundër Policisë së Shtetit

Shpeshherë jemi mësuar të shohim aksione të Policisë së Shtetit në kapjen e personave të shpallur në kërkim. Në njoftimet...

Aktualitet19:42 - 22 Maj, 2019

Beogradi rol kyç në zgjedhjet në Veri të Kosovës

Beogradi ka luajtur rol vendimtar në zgjedhjet lokale në Veri të Kosovës. Por a ka gjasa për dorëheqje të reja?...

Aktualitet19:37 - 22 Maj, 2019

LDK dhe Vetëvendosje, bashkërendohen për të rrëzuar qeverinë Haradinaj

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe lëvizja Vetëvendosje paralajmëruan të mërkurën se kanë filluar përgatitjet për një mocion mosbesimi ndaj qeverisë...

Aktualitet08:53 - 22 Maj, 2019

Zgjedhjet europiane/ Nervozitet në Berlin

Partitë në pushtet në Gjermani i ka zënë nervoziteti. Në zgjedhjet europiane ato do të humbasin. E qartë është kush...

Aktualitet19:44 - 21 Maj, 2019

Skandali i videos në”Ibiza”/ Kancelari i Austrisë përballë votës së mosbesimit

Kancelari Sebastian Kurz është duke u përgatitur për një votë mosbesimi. Oferta e tij për të shkarkuar ministrin e Brendshëm...

Aktualitet19:26 - 21 Maj, 2019

QUINT: Zgjedhjet në veri të Kosovës të qeta, por me problemet e së kaluarës

QUINT-i, ku bëjnë pjesë Franca, Gjermania, Italia, Britania e Madhe e SHBA thotë se në komunat me shumicë serbe shqetësues...

Aktualitet19:02 - 21 Maj, 2019

Presidenti Trump kërcënon Iranin me asgjësim

Për shkak të konfliktit mes Uashingtonit dhe Teheranit, situata në rajonin e Gjirit aktualisht është shumë e tensionuar. Tani Presidenti...

Aktualitet18:55 - 21 Maj, 2019

Kongresi nderon familjen e shqiptaro-amerikanit Harry Bajraktari

Një flamur që valoi një ditë mbi kupolën e Kongresit amerikan, iu dhurua veprimtarit shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari. Kjo ishte pjesë...

Aktualitet15:27 - 21 Maj, 2019

Shqipëria nuk duhet të ketë Akademi Shkencore

Profesor dr. Dritan Spahiu ka reaguar sot me një shkrim lidhur me çështjen e Akademisë së Shkencave në Shqipëri. Spahiu...

Aktualitet15:20 - 21 Maj, 2019

Skandali i Ibiza-s në Austri/ Sebastian Kurz përballet me votëbesim

Kancelari Sebastian Kurz është duke u përgatitur për një votëbesimi. Oferta e tij për të shkarkuar ministrin e Brendshëm ekstremist...

Aktualitet14:26 - 21 Maj, 2019

Frika nga një luftë e padëshiruar

Presidenti amerikan, Trump e kërcënon Iranin me asgjësim. Njerëzit në Iran kanë frikë nga shpërthimi i një lufte aksidentalisht. Atmosfera...

Aktualitet12:22 - 21 Maj, 2019

Integrimi drejt BE-së/ Hahn: Maqedonia e Veriut duhet të shpërblehet

Komisioneri për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn në konferencën e bisedimeve ekonomike të Vienës, “Perspektiva e re për Maqedoninë e...

Aktualitet22:30 - 20 Maj, 2019

Korrigjimi i kufijve/ Thaçi: Nuk do të lejojmë të preket territori i Kosovës

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka sqaruar idenë e tij për korrigjimin e kufijve. Në studion e emisionit “Open” ai...

Aktualitet18:43 - 20 Maj, 2019

Humbën mbrëmë në Theth/ Gjenden turistët e huaj

Janë gjetur sot, tre turistët anglez, të humbur mbrëmjen e djeshmë në Theth. Ata ishin duke eksploruar zonat turistike malore...

Aktualitet16:55 - 20 Maj, 2019

Bllokohet 2.3 ton qumësht pluhur në Divjakë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 2.3 ton qumësht pluhur dhe 21 ton vaj palme në Divjakë. Sipas njoftimit të...

Aktualitet16:31 - 20 Maj, 2019

Anullohen fluturimet ajrore drejt Italisë, ja shkaku

Të gjithë pasagjerët të cilët kanë prerë biletat për të udhëtuar nesër drejt Italisë, duhet ta shtyjnë fluturimin e tyre...

Aktualitet15:40 - 20 Maj, 2019

“Linda 4 fëmijë, burri s’më donte se nuk bëja djalë”/25-vjeçarja rrëqeth me historinë e saj

Edhe pse është vetëm 25 vjeçe, ajo është nëna e katër fëmijëve, tre vajzave dhe një djalë. Vajza nga Tirana...

Aktualitet21:28 - 19 Maj, 2019

Përfunduan zgjedhjet e jashtëzakonshme në veriun e Kosovës

Rreth 24 mijë e 600 votues nga rreth 58 mijë të regjistruar, apo 4 apo mbi 42 për qind e...

Aktualitet18:15 - 19 Maj, 2019

Amerikanët dhe talebanët shkëmbejnë akuza për situatën në Afganistan

Talibanët dhe zyrtarët ushtarakë amerikanë kanë akuzuar njëri-tjetrin në median sociale, për veprime kundër vendosjes së paqes në Afganistanin e...

Aktualitet14:37 - 19 Maj, 2019

Danas: Pushteti aktual i Serbisë do ta njohë Kosovën

Gazeta e Beogradit “danas” përmes një ankete të zhvilluar me qytetarë në Serbi, ka ardhur në përfundim se pushteti aktual...

Trending

Read previous post:
Thirrja e Alia Asllanit më aktuale se kurrë/ Mbushni xhepe, mbushni arka, të “pabrek” ju gjeti dreka, milionier ju gjeti darka!

Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë, nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë! Pra, o burra, hani,...

Close