LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hesht për suksesin tënd, nuk do të gëzohet askush

11 Janar 2019, 21:20, Aktualitet CNA
Hesht për suksesin tënd, nuk do të gëzohet askush

Kushedi sa e sa herë kemi planifikuar diçka dhe na është dukur e pamundur që ta mbajmë sekret dhe vetëm për vete. Kemi ndonjëherë një dëshirë të pakontrolluar për t?i treguar të tjerëve se çfarë jemi duke bërë, apo çfarë planesh kemi dhe kjo është gabim.

Me maturimimin do të mësojmë që të qetësohemi dhe të mendojmë nëse ja vlen që të ndajmë arritjet tona me çdokënd.

Për fat të keq në këtë botë nuk mund t?i besojmë çdokujt, jo të gjithë do të lumturohen për sukseset tona dhe jo të gjithë na duan të mirën.

Duhet të kesh shumë kujdes me atë që thua dhe kujt ja thua, mos i thuaj diçka të rëndësishme për ty dikujt që nuk ka asnjë interes, apo që dëshiron të të shohë keq.

Duke qenë se jetojmë në një ambient të mbushur me njerëz që nuk na japin kurajo, bëjmë mirë që shumicën e mendimeve ta mbajmë për vete, shumë të paktë do të jenë ata që do të gëzohen për ne./Cna.al

 

Lajmet e fundit nga