Grabitet baza ushtarake në Pashaliman – CNA
Connect with us

Aktualitet

Grabitet baza ushtarake në Pashaliman

Publikuar

-

Janë vjedhur disa armë në bazën ushtarake të Pashalimanit në Orikum

Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme, ku mësohet se janë vjedhur tre armë të llojit automatike.

Ushtari që ruante armët nuk ka qenë në vendin e punës kur ka ndodhur ngjarja.

Ndërkohë, mësohet se në polici janë shoqëruar pesë ushtarakë./CNA.al

Aktualitet

Sherr mes ish-doganierëve hajdutë/ Hyseni dhe Idrizi heqin maskat

Publikuar

-

By

Mbrëmjen e djeshme, debati mes deputetit ish-doganier të PS-së, Alket Hyseni dhe kreut të PDIU-së, Shpëtim Idrizi, edhe ky ish-drejtor doganash në kohën e Fatos Nanos, ka degjeneruar në akuza të forta.

Të ftuar në emisionin “Open” të Eni Vasilit, Idrizi dhe Hyseni shaheshin si hajdutë.

Ndërkohë që në emision po flitej për vjedhjen dhe blerjen e votave, dy hajdutët e doganave u përfshinë në sherr për demokracinë dhe votën e lirë.

Duke qënë se vinin të dy nga doganat, Hyseni dhe Idrizi e treguan mbrëmë se ja dinë mirë huqet njëri-tjetrit, pasi doganierët shquhen për këtë profesionin e shitblerjes se votës dhe jo vetëm.

Njëri drejtor doganash me bëma e gjëma dhe tjetri po hajdut i shkarkuar prej tij, kanë zbuluar detaje të rënda mbrëmjen e djeshme.

Idrizi ka zbuluar se deputeti socialist nuk ka ikur nga dogana e Kakavijës, ku ka shërbyer deri në vitin 2000, duke dhënë dorëheqjen, por është pushuar prej tij nga puna. Por Idrizi i ka përmendur dhe përvetësimin e sipërfaqeve të tokës në bregdet nëpërmjet falsifikimit të shkresave.

Idrizi: Do të nxjerr edhe emailet e Ramës për ty?… Të kujtohet kur erdha në doganë..! Të kam pushuar nga puna për hajdut, kur ishe në Kakavijë…

LEXO EDHE:  Plumbat trondisin Tiranën/ Vritet një person tek sheshi “Willson”

Hyseni: Ti je mashtrues…

Idrizi: Prandaj të thash mos e kthe në personal debatin…Unë sjam akuzuar për grabitje pronash në bregtet…Të kam futur unë ke Partia Socialiste, Alket!

Hyseni: Hajdut je ti, mashtrues… Ti ke lexuar nga librat e mi edhe ke mësuar…

Më pas u desh ndërhyrja e moderatores e cila  bëri thirrje për uljen e mikrofonave të dy të ftuarve/CNA.al

Sherr mes Shpëtim Idrizit dhe deputetit socialist/ Akuzohen si hajdutë dhe të korruptuar

Alket Hyseni drejt prangave?/ Zbardhen faktet se si i grabiti pronat në bregdet

Akuzohet për grabitjen e pronave në bregdet/ “Arratiset” Alket Hyseni

Alket Hyseni “justifikon” pasurinë qindra milion dollarëshe

Avokati zbulon të dhëna të tjera lidhur me veprimtarinë mafioze të Alket Hysenit

Akuzohet për tjetërsimin e pronave/ Nisin hetimet ndaj deputetit Alket Hyseni

Krimet e rënda nisin procedim penal për deputetin socialist/ Ja për çfarë akuzohet

 

Pasurinë e denoncoi CNA.al/ Nis procedimi ndaj Alket Hysenit

Ish-doganieri deputet tregon sesi “pastrohen” paratë

Konflikte dhe lakmi/ Si u bë deputeti Alket Hyseni pronar resorti në Dhërmi

Hipokrizia e Shpëtim Idrizit me çamët

Çfarë e bashkon Dulen me Idrizin apo çamët me grekët?

Foto-Shpëtim Idrizi përdor gjuhë rrugaçësh ndaj qytetarit

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Mbrojtësi i Partizanit grumbullohet me Kombëtaren/ Shokët e ekipit e urojnë por kanë dhe një këshillë

Publikuar

-

By

Orët e fundit ka pasur shumë zhvillime në kampin kuqezi, duke qenë se janë larguar disa futbollistë duke u zëvendësuar me disa të tjerë. Një ndër afrimet e reja në Kombëtare, ishte mbrojtësi i Partizanit, Lorenc Trashi i cili ka zënë vendin e Binakut që u dëmtua pak ditë më parë dhe nuk ia ka dalë që të jetë gati.

Pas pritjes së gjatë të ftesës, Trashi më në fund e ka realizuar ëndrrën e tij dhe kjo ftesë, është pritur mirë edhe nga shokët e skuadrës të cilët e kanë uruar mbrojtësin e Partizanit për ftesën që ka marrë.

LEXO EDHE:  Plumbat trondisin Tiranën/ Vritet një person tek sheshi “Willson”

Në rrjetet sociale, futbollistë të ndryshëm të Partizanit por edhe vetë klubi i kuq, kanë postuar foto të Trashit me urime, ndërkohë që nuk kanë munguar as këshillat karshi tij. “Urime vëlla! Dalsh faqebardhë dhe trego se nuk je rastësisht aty”, shkruan Asani. “Mos harro sa ke pritur për këtë ftesë”, është mbishkrimi i Telushit për shokun e tij të skuadrës. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Arrestimet e policëve në Port/ Lleshaj zbarkon në  Durrës

Publikuar

-

By

sander lleshaj deklarate

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka  zbarkuar në Durrës. Vizita e tij në qytetin bregdetar vjen pas arrestimeve të policëve kufitarë në Port.

Sipas Lleshajt, Qeveria shqiptare është angazhuar që në kuadër të përmirësimit në përgjithësi të shërbimeve, në kuadër të zhvillimit të gjithanshëm ekonomik, shoqëror, kulturor të vendit, t’i kushtojë një rëndësi të madhe portave të saj.

“Porti i Durrësit është porta kryesore në Shqipëri. Prej këtu lëviz rreth 40% e volumit të mallrave. Po kështu, po kaq përqind e të ardhurave që gjenerohen në nivelin e doganave shqiptare, kryhet përmes këtij porti dhe besoj që dalim në përfundimin, që në qoftë se këtu kalojnë rreth 40% e të mirave dhe një përqindje e problemit po ashtu kalojnë përmes këtij Porti”, ka thënë Lleshaj.

Më tej ministri është ndalur edhe tek problemet që ka Porti i Durrësit.

Sipas tij, problemi kryesor këtu në Portin e Durrësit ka të bëjë me faktin që duke qenë port i madh ka edhe shumë autoritete.

LEXO EDHE:  Plumbat trondisin Tiranën/ Vritet një person tek sheshi “Willson”

“Kemi një numër shumë të madh autoritetesh, duke filluar nga Autoriteti Portual, nga Policia e Shtetit, nga AKU, Doganat dhe struktura të tjera, të cilat e bëjnë shumë kompleks menaxhimin e këtij Porti si një entitet të tërë”, ka thënë Lleshaj.

Por, një tjetër problem i shtruar nga Lleshaj vjen dhe nga strukturat e Policisë Kufitare.

“Kohët e fundit ne kemi bërë disa sondazhe të vogla, të cilat na kanë provuar faktin që ka nevojë dhe për sondazhe dhe për ndërhyrje më të thella. Më së fundmi, gjatë një kontrolli në strukturat e policisë kufitare kemi evidentuar probleme të rëndësishme, të cilat tregojnë që nevoja për ndërhyrje të thella në drejtim të përmirësimit të standardeve të funksionimit të të gjitha institucioneve që funksionojnë në Port është e lartë”, është shprehur Lleshaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet19:30 - 18 Mars, 2019

Franca shpall ndalimin e protestave, pas trazirave

Kryeministri i Francës shpalli të hënën ndalimin e protestave të jelekëve të verdhë në bulevardin Champs-Elysees të Parisit dhe në...

Aktualitet19:12 - 18 Mars, 2019

Holandë/ Arrestohet i dyshuari për sulmin në tramvaj

Policia holandeze arrestoi një person me origjinë turke, i dyshuar për përfshirje në incidentin me armë në një tramvaj të...

Aktualitet18:23 - 18 Mars, 2019

Për të apasionuarit e teatrit/ Korçarët sjellin “Kopracin” në Tiranë

Komedia “Kopraci” e Molierit, një nga kryeveprat botërore ka mbërritur në Tiranë. Të gjithë të apasionuarit e teatrit do të...

Aktualitet21:12 - 17 Mars, 2019

Macron dënoi “apokalipsin“ e Parisit

Protestat e “jelekëve të verdhë“ u kthyen në trazira të shtunën dhe në përleshje nëpër rrugët e kryeqytetit francez. Presidenti...

Aktualitet19:13 - 17 Mars, 2019

Fillon kthimi i trupave të viktimave në Zelandën e Re

Policia tha se numri i të vdekurve në vrasjet masive në dy xhami të qytetit Christchurch, në Zelandën e Re...

Aktualitet19:07 - 17 Mars, 2019

Terroristi neozelandes njohës i mirë i Ballkanit

Brenton Harrison Tarrant, 28-vjeçari i akuzuar për vrasjen e 49 vetëve dhe plagosjen e shumë të tjerëve në dy xhami...

protesta ne serbi protesta ne serbi
Aktualitet11:01 - 17 Mars, 2019

Grusht shteti në Serbi/ Opozita merr mediat shtetërore

President i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pritet që të flasin për serbët, një ditë pasi protestuesit u futën në ambjentet e...

Aktualitet09:01 - 16 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re ka një hero/ Kush është i riu që u përball me autorin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Zelandën e Re, ku pas një sulmi me armë...

Aktualitet19:30 - 15 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re/ Merkel: Racizmi mori jetën e njerëzve që faleshin paqësisht në xhami

Ngjarja e masakrës në Zelandën e Re, ku rreth 49 vetë u qëlluan për vdekje nga një person gjatë kohës...

Aktualitet16:56 - 15 Mars, 2019

Maqedoni/ Dënohen të akuzuarit për ngjarjet e dhunshme në Parlament

Në Shkup, 16 nga 17 të akuzuarit për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit 2017 në Parlamentin e Maqedonisë së...

Aktualitet15:39 - 15 Mars, 2019

Tragjedia në Zelandën e Re/ Rritet bilanci i viktimave

Ka shkuar në 49 numri i perosnave që kanë humbur jetën pas sulmit me armë zjarri në dy xhami në...

Aktualitet08:44 - 14 Mars, 2019

Marrëveshja e Ohrit përçan partinë shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Shpërbërja e Sekretariatit për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, përçan partinë shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoni. Përmes një...

Bota19:07 - 13 Mars, 2019

Një tjetër dënim me burg për menaxherin e fushatës Trump

Një gjykatë federale në Uashington dha të mërkurën një tjetër masë dënimi për ish-menaxherin e fushatës së presidentit Donald Trump,...

presidenti serb aleksander vucic presidenti serb aleksander vucic
Aktualitet15:55 - 13 Mars, 2019

Miratimi i platformës/ Vuçiç: Dialogu mbaroi

Aleksandër Vuçiç, President i Serbisë , ka deklaruar  ditën e sotme se  Prishtina zyrtare me miratimine e  platformës për dialogun...

Ministrja e Shendetesise, Manastirliu gjate nje deklarate per mediat Ministrja e Shendetesise, Manastirliu gjate nje deklarate per mediat
Aktualitet12:10 - 13 Mars, 2019

Manastirliu në OKB/ Zgjerojmë financimin e programeve të mbrojtjes sociale

 “Qeveria shqiptare po zgjeron financimin publik për programet e mbrojtes sociale, për herë të parë në 15% të shpenzimeve publike,...

Aktualitet11:04 - 13 Mars, 2019

“Jam shumë sëmurë, nuk eci dot”/Aktorja e njohur shqiptare në gjëndje të rëndë shëndetësore

Aktorja e njohur e skenës shqiptare, Margarita Xhepa është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kësisoj do t’i nënshtrohet ditën...

Aktualitet09:16 - 12 Mars, 2019

Ivanov refuzon ligjet me emrin Maqedonia e Veriut

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Gjorge Ivanov, refuzoi të dekretojë 11 ligje që janë miratuar me emrin Republika e Maqedonisë...

haradinaj kushte serbise haradinaj kushte serbise
Aktualitet17:06 - 11 Mars, 2019

Haradinaj takim me dy këshilltarët e Merkel

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj zhvilloi një takim ditën e sotme me dy këshilltarët e kancelares gjermane Angela Merkel, Jan...

Aktualitet09:53 - 10 Mars, 2019

Pacolli thirrje Vuçiç për tu kthyer në tavolinën e dialogut

Behxhet Pacolli, zv-kryeministri i Kosovës ka ftuar presidentitne Serbisë, që të mos luaj lojra, por të ktheht na tavolinën e...

Aktualitet23:46 - 9 Mars, 2019

“A të ka ngacmuar ndonjë deputet? Ja përgjigja e papritur e Grida Dumës

Grida Duma iu përgjigj shumë pyetjeve nga Ermali sot në emisionin Xing me Ermalin. Cili deputet të ka gjuajtur më...

Aktualitet23:30 - 9 Mars, 2019

“A do zhvisheshe për një spot? “/Grida Duma jep përgjigjen befasuese

Gjatë një interviste me titull “Grida kryeministre”, Ermali e pyeti ish deputeten nëse do ishte kryeministre a do e bënte...

Aktualitet23:20 - 9 Mars, 2019

“Është sakrificë”/Grida Duma tregon çfarë ndodhi kur la mandatin

Në muajin shkurt deputetët e opozitës firmosën deklaratat për lënien e mandatit si ligjvënës të parlamentit. Të parët që firmosën...

Aktualitet22:44 - 9 Mars, 2019

Aeroplani përfshihet nga flakët në Kolumbi/ Humbin jetën 12 pasagjerët

Ditën e sotme në Kolumbi është rrëzuar një aeroplan me 12 pasagjerë. Fatkeqësisht asnjë nga personat në bord nuk ka...

Aktualitet21:59 - 9 Mars, 2019

Vulin qetëson serbët/ Ushtria është gati

President i Serbisë Aleksandër Vuçiç, ka qenë kundër miratimit të Platformës për Dialog me Kuvendin e Kosovës. Sipas tij, platforma...

presidenti serb aleksander vucic presidenti serb aleksander vucic
Aktualitet20:50 - 9 Mars, 2019

Paralajmëron Vuçiç/ Mos bëni filma me Serbinë, është shumë më e fuqishme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se Serbia është e gatshme t’i bëjë ballë çdo sfide. Sipas Vuçiç, Serbia...

Aktualitet19:18 - 9 Mars, 2019

Hand: Një marrëveshje e nxituar mes Kosovës dhe Serbisë, do të kishte pasoja

Robert Hand, këshilltar politik i Komisionit të Helsinkit thotë se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të ngusin Kosovën dhe Serbinë...

Aktualitet14:22 - 9 Mars, 2019

Gara në Tiranë/ Një grua fituese e Konkursit Ndërkombëtar të Dirigjentëve

Deliana Lazarova dirigjentja fituese e NRTA Conducting Competition. Pas drejtimit të tre konkurrentëve  juria e përbërë nga personalitete ndërkombëtare të...

Aktualitet14:00 - 9 Mars, 2019

Tarifat dhe bisedimet me Serbinë/ Zyrtari i lartë amerikan në Prishtinë

Zëvendës sekretari amerikan i shtetit, David Hale, po qëndron të shtunën në Prishtinë “për të nënvizuar mundësinë historike për të...

Trending

Read previous post:
Debati për Cakajn/ Albin Kurti zë ngushtë Ramën

Debati për mosdekretimin e Gent Cakaj ka përfshirë të gjithë spektrin politik në Kosovë. Pas refuzimit të Presidentit Ilir Meta,...

Close