LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto me dron/ Merr fund makthi në Qafë-Thanë

11 Janar 2019, 19:17, Aktualitet CNA

Dëbora, e cila ka mbuluar një pjesë të madhe të vendit në disa zona ka krijuar shqetësime të rënda, ndërsa në disa të tjera ka ofruar pamje të bukura.

Deri ditën e djeshme zona e Qafë-Thanës ishte zonë problematike nga bora dhe ngricat e mëdha dhe kalimi ishte mjaft i vështirë.

Ndërsa, ditën e sotme duket se situata është normalizuar dhe lëvizja e automjeteve ka qenë më e lehtë.

Nga fotot që janë bërë me dron, përveç lëvizjes normale të automjeteve, pamja duket shumë e bukur dhe e veçantë./CNA.al

Lajmet e fundit nga